“Keuther”-Platforma online e Kur’anit (sektori i femrave )
Closed channel
Show more
The country is not specifiedReligion & Spirituality49 632
1 243
Subscribers
-224 hours
+17 days
+3530 days
Posts Archive
📖“Ai që lexon Kuran në gjuhën shqipe ka shpërblim. Çdokush që kërkon dije për fenë e Allahut, në çfarëdo forme, ai ka shpërblim.” (Këshillë nga hoxhallarët).
🌷Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue beraketuh, motra të nderuara, anëtare dhe nxënëse të Platformës “Keuther”.
Falënderimi i takon vetëm Allahut, me mirësinë e të Cilit plotësohen punët e mira. Elhamdulilah, përfundoi rrugëtimi prej pesë muajsh i nxënëseve tona të zellshme në tri klasat e “leximit të Kuranit shqip”.
🗒Dhjetëra nxënëse, prej të cilave vajza të reja, nëna e gjyshe, e përfunduan leximin e plotë të Kuranit me përkthim shqip.
💘Allahu i shpërbleftë me të mirat e Tij për punën e tyre, dhe motrën Fatime për vendosjen e detyrave dhe menaxhimin e listave.
💫Por, kjo nuk përfundon këtu inshaAllah. Qëndroni të informuara në kanalin kryesor të Platformës “Keuther” për konkurset e radhës, sepse, inshaAllah, nga shtatori do të hapet klasë e rregullt e leximit të librave për motrat tona të rritura, të të gjitha moshave. 📚
Me respekt,
🖌Sektori i dijes fetare i Platformës “Keuther”.
🤩“Ai që lexon Kuran në gjuhën shqipe ka shpërblim. Çdokush që kërkon dije për fenë e Allahut, në çfarëdo forme, ai ka shpërblim.” (Këshillë nga hoxhallarët).
🌷Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue beraketuh, motra të nderuara, anëtare dhe nxënëse të Platformës “Keuther”.
Falënderimi i takon vetëm Allahut, me mirësinë e të Cilit plotësohen punët e mira. Elhamdulilah, përfundoi rrugëtimi prej pesë muajsh i nxënëseve tona të zellshme në tri klasat e “leximit të Kuranit shqip”.
🗒️Dhjetëra nxënëse, prej të cilave vajza të reja, nëna e gjyshe, e përfunduan leximin e plotë të Kuranit me përkthim shqip.
⭐Allahu i shpërbleftë me të mirat e Tij për punën e tyre, dhe motrën Fatime për vendosjen e detyrave dhe menaxhimin e listave.
💫Por, kjo nuk përfundon këtu inshaAllah. Qëndroni të informuara në kanalin kryesor të Platformës “Keuther” për konkurset e radhës, sepse, inshaAllah, nga shtatori do të hapet klasë e rregullt e leximit të librave për motrat tona të rritura, të të gjitha moshave. 📚
Me respekt,
🖌Sektori i dijes fetare i Platformës “Keuther”.
📣 Aplikimi për nxënës të rinj është i hapur!
💡 Me qëllim që më shumë fëmijë të përfitojnë nga kjo përvojë leximi dhe edukimi, hapim mundësinë për nxënës të rinjë që dëshirojnë të bëhen pjesë e klasës.
Kush mund të aplikojë?
🔹 Djem dhe vajza
🔹 Mosha: 8 – 16 vjeç
🗓 Aplikimi është i hapur vetëm sot dhe nesër.
📝 Aplikoni duke e plotësuar formularin 👇
https://forms.gle/G1dD4jccycdBUZtD7
⚠️ Kujdes: Numri i prindit duhet të ketë qasje në Telegram, ku zhvillohet komunikimi dhe dërgimi i detyrave.
🌱 Le të jetë kjo verë një hap përpara në udhëtimin e dijes dhe afrimit me Librin e Allahut.
Allahu i bëftë fëmijët tanë lexues të devotshëm dhe të dobishëm për umetin! Amin!
📚 Leximi vazhdon edhe gjatë verës!
"Dija fitohet me lexim, por rritet me përkushtim."
Esselamu alejkum të nderuar prindër dhe ndjekës të kanalit!
Me ndihmën dhe mëshirën e Allahut, sot – e diel, 15 qershor 2025 – përmbyllet një etapë shumë e rëndësishme për nxënësit tanë të klasës së leximit në Platformën "Keuther".
Gjatë këtij viti, me përkushtim dhe dashuri për dijen, u lexuan tre libra të përzgjedhur që i ndihmuan fëmijët të njohin më mirë fenë, Profetin ﷺ dhe mësimet e dobishme islame:
1. “Lulishtja e dritave – Jeta e Profetit Muhamed ﷺ” – nga prof. Safijurrahman El-Mubarekfuri
2. “Komenti i tri parimeve” – nga dijetari Muhamed ibën Salih El-Uthejmin
3. “Shpjegimi i 40 haditheve të Imam Neveviut – me shtesën e Ibn Rexhebit” – nga dijetari Abdulmuhsin El-Abad
🤲 Falënderimi i takon Allahut për këtë mundësi!
📌 Nxënësit e rregullt që përfunduan me sukses librin e fundit:
1. Afra Bujupi
2. Aisha Spahiu
3. Aishe Sherifi
4. Aishe Perçuku
5. Ajla Sejdini
6. Akil Berisha
7. Atika Morina
8. Azra Avdyli
9. Belkisa Mehmeti
10. Enesa Ajvazi
11. Erina Shala
12. Esma Xhema
13. Fatime Gjikolli
14. Malik Hajrizi
15. Merjem Ulqinaku
16. Merjem Zeka
17. Muhamed Lestrani
18. Muhamed Perçuku
19. Omer Pllana
20. Owejsi Hasangjekaj
21. Reina Maliqi
22. Rejana Ajvazi
23. Rejana Shala
24. Rumejsa Rizvanolli
25. Rumejsa Hoxha
26. Seid Kastrati
27. Sekina Xhemajlaj
28. Selma Krasniqi
29. Sidra Krasniqi
30. Sidra Ramadani
31. Suada Abdullahi
32. Suhejla Zhdrella
33. Sufjan Krasniqi
34. Unejsa Imishti
35. Uvejs Imishti
☀️ Përgatitje për verën me Librin e Allahut, Kuranin
Për të mos ndërprerë lidhjen me dijen gjatë pushimeve verore, nga kjo javë e deri në shtator, detyra për nxënësit aktualë do të jetë:
📖 Leximi i së paku një faqe në ditë nga përkthimi i Kuranit të Madhërishëm.
✅ Detyra ditore duhet të raportohet si e përfunduar.
📘 Në shtator, fillojmë leximin e librit të radhës:
"Komentar i xhuzit Amme – mësime të mbajtura nga Muhamed ibën Salih El-Uthejmin"
💖Poezi nga nxënësja Selma Dalipi kushtuar mësuesës së saj të klasës”Tregimet më të Bukura” në përfundim të semestrit.
Ky është një punim nga nxënësja Antigona Kozi, i bërë me shumë përkushtim dhe durim.
Nëse të tjerët i nxjerrin në ankand veprat e tyre (që sa e sa herë nuk përkojnë me të duhurën), ne kemi këto vlera të fuqishme që lidhen me mësimet e bukura të fesë sonë.
Pesëmbëdhjetë hadithe që kanë të bëjnë me durimin - të mësuara gjatë kursit disa mujor nga derset lidhur me komentimin e librit "Rijadu salihin" nën temën e durimit.
📝 Ms. Albiona Olluri.
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu,
Në ditën e tretë të Kurban Bajramit, ndërkohë që shumë besimtarë – përfshirë edhe prindër të nxënësve tanë – ndodheshin në Meke për të përmbushur një nga shtyllat e fesë sonë, Allahu na mundësoi të festojmë në natyrë së bashku – në parkun e Gërmisë.
I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Ditët e teshrikut janë ditë ngrënieje, pirjeje dhe përmendjeje të Allahut.”
Në këtë atmosferë të hareshme, u mblodhëm jo vetëm për të festuar, por edhe për të ndarë disa nga arritjet e nxënësve tanë – frut i punës së përkushtuar të mësueseve dhe familjeve të tyre.
🎉 Filluam me një lajm shumë të gëzueshëm:
Mësuesja Antigona Rahimi, udhëheqëse e “Sektorit të Hivzit”, na njoftoi për përfundimin e hivzit të Kuranit nga nxënësja Hafsa Abdurrahmani, e dyta që e arrin këtë sukses në Platformën “Keuther”. Ajo përcolli fjalë këshilluese dhe lutje për të gjithë fëmijët.
Elhamdulilah u përmend me gëzim se shumë afër përfundimit të hivzit janë edhe nxënëse të tjera.
📖 Hafsa recitoi pjesën e fundit të mësuar nga Kurani, duke prekur zemrat tona me atë recitim të ëmbël e plot ndjenjë.
🌟 Më pas, me emocion dhe krenari, prezantuam klasën që pas 3 vitesh mësim e përkushtim, po përmbyllte kapitullin e lëndëve të “Tregimet më të bukura”, të cilat përfshijnë:
– tregime, kryesisht nga jeta e profetëve,
– emrat e bukur të Allahut,
– mësime nga akideja,
– hadithet e Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selem).
Në këtë ditë festive, këto nxënëse të dalluara shfaqën njohuritë e tyre me një aktivitet tërheqës pyetje-përgjigje për profetët që kanë mësuar.
Pas tyre, nxënësja Selma Dalipi recitoi poezinë e shkruar posaçërisht për këtë rrugëtim.
Lusim Allahun t’i begatojë me dije, devotshmëri dhe punë të dobishme!
💎 Një tjetër lajm i bukur: këtë vit, për herë të parë, u mbajtën edhe klasa për fëmijët parashkollorë, klasën e parë dhe të dytë, ku u mësuan lutjet dhe dhikret kryesore të ditës dhe jetës së muslimanit.
Këto klasa u udhëhoqën me përkushtim nga katër nxënëse të dalluara të Platformës, të cilat – edhe pse ende të reja – e kryen këtë detyrë me përgjegjësi dhe sukses.
Megjithëse shumë fëmijë munguan për shkak vendbanimit jashtë Kosovës, ata që ishin prezent, na gëzuan me recitime të ëmbla dhe plot dashuri.
🌹Platforma ndau dhurata për hafëzen e re, për klasën “Tregimet më të bukura – niveli i tretë” dhe për klasat e dhikrit (dhuratat e klasave me vetëfinancim nga prindërit).
🎁 Festa u pasurua me lojëra, ushqime, ëmbëlsira dhe dhuratat e Bajramit për të gjithë fëmijët.
🌺 Allahu ju shpërbleftë të gjithëve me të mira të pafundme, ju ruajttë dhe na bashkoftë në projekte të mëdha e gëzime të sinqerta!
Allahu na mundësoftë të përfitojmë vazhdimisht nga puna e Platformës dhe ua lehtësoftë edhe atyre që ende nuk janë pjesë e saj, që të bëhen pjesë sa më parë!
Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Të dashura nxënëse të platformës Keuther,
Në këtë ditë të bekuar të Kurban Bajramit, ju urojmë nga zemra, dhe lusim Allahun që:
🌺 Ta pranojë përkushtimin tuaj në mësimin e Fjalës së Tij,
🤩 T’ju shpërblejë për çdo shkronjë të lexuar e të kuptuar,
🤩 T’ju rrisë në dituri, devotshmëri dhe sukses në këtë botë dhe në tjetrën,
🌿 Dhe t’ju bëjë nga ato që Kurani do t’i udhëheqë drejt Xhenetit.
Gëzuar festa e Kurban Bajramit! Allahu ju dhuroftë mirësi e begati juve dhe familjeve tuaja!
Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Të dashura motra, lusim Allahun e Lartësuar të jeni mirë së bashku me familjet tuaja!
Ju njoftojmë se për shkak të festës së Kurban Bajramit, mësimi në Platformën online të Kuranit “Keuther” do të ndërpritet duke filluar nga dita e hënë, me 2/6/2025 deri në ditën e diel, me 8/6/2025
Mësimi rifillon të hënën me 9/6/2025
Numri është mbushur. Mbyllet aplikimi.
Allahu i shpërbleftë me të mira të gjitha të interesuarat dhe Allahu i Madhërishëm u dhëntë suksese në rrugëtimin e dijes!
Dëgjimi i këndimit të nxënëseve apo korrigjimi i këndimit, do të bëhet pas memorizimit, nga dy mësuese tona të nderuara.
Linku për aplikim:
https://forms.gle/bzoEjes7j2WBCfE86
NJOFTIM PËR KONKURS PËR KLASËN E RE:
"Dy ajetet e fundit të sures Bekare- Memorizim dhe njohje me tefsirin"
🤩Hadith: “Kush e lexon Suren Bekare, tre ditë nuk i afrohet shejtani asaj shtëpie.” Dijetarët kanë thënë: Qoftë nëse lexohet komplet surja Bekare apo vetëm dy ajetet e fundit të saj.
⭐️Platforma "Keuther" shpall hapjen e një klase të re në kuadër të programeve të saj për mësimin e dijes fetare!
Ftojmë të gjithë të interesuarat të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj klase që do të ofrojë:
✅ Mësim cilësor nga burime autentike.
✅ Metoda të përshtatshme.
✅ Afrim me dijen fisnike fetare.
🗓 Aplikimi hapet nesër!
🟢Klasa perfundohet brenda 1 muaji.
📍 Mos e humbisni këtë mundësi – vendet janë të kufizuara!
Numri është mbushur. Mbyllet aplikimi.
Allahu i shpërbleftë me të mira të gjitha të interesuarat dhe Allahu i Madhërishëm u dhëntë suksese në rrugëtimin e dijes!
