en
Feedback
“Keuther”-Platforma online e Kur’anit (sektori i femrave )

“Keuther”-Platforma online e Kur’anit (sektori i femrave )

Closed channel

Show more
The country is not specifiedReligion & Spirituality49 417
1 243
Subscribers
+824 hours
+97 days
+4330 days
Posts Archive
〰﷽〰 Esselamu alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuh! Falënderimi i takon Allahut, salavatet dhe selami qofshin mbi të Dërguarin e Tij! ✨ Motra të nderuara, ju njoftojmë se sektorit të hifdhit në Platformën e Kuranit “Keuther” do t’i shtohet një klasë e re për memorizimin e Kuranit. Të Martën  hapet konkursi në Platformën “Keuther” për regjistrimin në këtë klasë, e cila do të fillojë me xhuzin ‘Amme. Në këtë klasë mund të aplikojnë nxënëset nga mosha 18 vjeçare e lart. Falënderojmë Allahun për çdo mirësi dhe e lusim që të na japë sukses të vazhdueshëm!

✨✨✨✨✨✨✨✨✨✨

Punim i dy haditheve tek klasa: "Durimi, përmes haditheve". Nxënësia: Ardonisa Pllana
Punim i dy haditheve tek klasa: "Durimi, përmes haditheve". Nxënësia: Ardonisa Pllana

⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️

✨✨✨✨✨✨✨✨✨

✨ Fëmijët tanë lexojnë! "Leximi për mendjen është si ushqimi për trupin." Esselamu alejkum! E lusim Allahun që të jeni mirë!
✨ Fëmijët tanë lexojnë! "Leximi për mendjen është si ushqimi për trupin." Esselamu alejkum! E lusim Allahun që të jeni mirë! 🌱 Klasës së leximit nga Sektori i FëmijëvePlatformën Keuther, po i shtohen me radhë libra të rinj e të dobishëm! Pas librit “Lulishtja e dritave – Jeta e Profetit Muhamed (salAllahu alejhi ue selem)” nga prof. Safijurrahman El-Mubarekfuri, kemi përfunduar me sukses edhe leximin e: 📘 “Komenti i tri parimeve” – nga dijetari Muhamed ibën Salih El-Uthejmin. Elhamdulilah për këtë mirësi dhe përkushtim që po i dhurohet fëmijëve tanë! 📚 Gjatë leximit: ✅ Fëmijët janë angazhuar çdo ditë me detyra dhe kuize javore për përforcim. ✍️ Kanë mësuar si të marrin shënime të dobishme dhe janë motivuar për vlerën e leximit të kombinuar me të shkruarin. Lajm i mirë për prindërit dhe fëmijët! 📅 Nga sot deri të shtunën (me namazin e akshamit), hapet aplikimi për regjistrim në grupin e radhës për leximin e librit: 📗 “Shpjegimi i 40 haditheve të Imam Neveviut – me shtesën e Ibn Rexhebit” nga dijetari Abdulmuhsin El Abad (Allahu e ruajttë). (Libri është dhuruar fëmijëve me rastin e Fitër Bajramit nga Platforma Keuther) Kush mund të aplikojë? 💎 Djem dhe vajza 💎 Mosha: 8 – 12 vjeç Kur fillojmë?In sha Allah, të hënën nisim leximin! Për të aplikuar: Ju lutemi plotësoni formularin më poshtë: https://forms.gle/9yvWHq7n3u9A8vAZ9 ⚠️ Kujdes: Numri i telefonit i prindit duhet të ketë qasje në aplikacionin Telegram. Allahu i ruajttë fëmijët tanë dhe i bëftë lexues të dobishëm për mbarë shoqërinë! Amin!

Esselamu alejkum ue rahmetullah. 🌸Elhamdulilah. Në këtë video nxënësja jonë e dashur, Alba, Allahu e ruajtë, e ka paraqitur rrugëtimin e saj në klasën e lëndës së akides, me librin e Teuhidit, lëndë kjo që po mësohet këtë semestër në dy klasa. Allahu na dhëntë suksese.

"Kursi i haditheve" – Poezi nga Hana Haziri dhe nëna e saj | Projekti “Fëmija Musliman” & Platforma “Keuther” Kjo video është një paraqitje e veçantë e përkushtimit, bashkëpunimit dhe dashurisë për dijen. Nxënësja e klasës së parë, Hana Haziri, së bashku me nënën e saj, ka përgatitur një poezi të ndjerë kushtuar kursit të haditheve – një projekt i përbashkët mes “Fëmija Musliman” dhe Platformës “Keuther”. Poezia u recitua nga Hana në programin e festës së fundit të Fitër Bajramit. Ajo përshkruan emocionet e një fëmije gjatë rrugëtimit të saj në mësimin e haditheve, dashurinë për të Dërguarin, përkushtimin ndaj mësimit dhe mirënjohjen për mësuesit dhe prindërit. Ky projekt ka përfshirë katër klasa të përkushtuara, të cilat kanë mësuar 300 hadithe përgjatë 15 muajve, duke i përsëritur ato me metoda tërheqëse si loja "Rendit fjalët" në aplikacionin Fëmija Musliman, dhe duke i incizuar për kanalin tonë në YouTube – për të shërbyer si burim frymëzimi dhe dobie për të gjithë. Allahu i shpërbleftë Hanën dhe të gjithë fëmijët e përkushtuar, si dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt! Na ndiqni për më shumë video me mësime të dobishme! Shikoni videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=pT2GqZKESA8

𝐃𝐲 𝐭𝐢𝐭𝐮𝐣 𝐭𝐞 𝐬𝐚𝐩𝐨𝐛𝐨𝐭𝐮𝐚𝐫! 💡Edhe kësaj here, Platforma "𝕂𝕖𝕦𝕥𝕙𝕖𝕣" me rastin e festës së Bajramit, soll
+1
𝐃𝐲 𝐭𝐢𝐭𝐮𝐣 𝐭𝐞 𝐬𝐚𝐩𝐨𝐛𝐨𝐭𝐮𝐚𝐫! 💡Edhe kësaj here, Platforma "𝕂𝕖𝕦𝕥𝕙𝕖𝕣" me rastin e festës së Bajramit, solli dy botime të reja për xhematin e muslimanëve. ➡️" Komentimi sures Fatiha" ➡️ "15 lutje përmbledhëse" 🏅Ky i dyti, ka qenë rezultat i një klase të hapur para Ramazani, te platforma jonë, me mbi 100 nxënëse, ku u mësuan lutje nga Kurani dhe suneti. Libat janë transkriptime nga ligjëratat ferare. ✨Ligjëroi: Hoxhë Lulzim Perçuku (Allahu e ruajttë!). ✨Transkriptoi: Albiona Olluri. ✨Kopertina&dizajni: Denisa Zeqiri. 🍯Ne e falënderojmë Allahun për mirësinë e këtyre botimeve! Allahu i shpërbleftë të gjithë kontribuesit! 🟡Takohemi së shpejti me botime të tjera të reja inshAllah.

𝐃𝐲 𝐭𝐢𝐭𝐮𝐣 𝐭𝐞 𝐬𝐚𝐩𝐨𝐛𝐨𝐭𝐮𝐚𝐫! 💡Edhe kësaj here, Platforma "𝕂𝕖𝕦𝕥𝕙𝕖𝕣" me rastin e festës së Bajramit, soll
+1
𝐃𝐲 𝐭𝐢𝐭𝐮𝐣 𝐭𝐞 𝐬𝐚𝐩𝐨𝐛𝐨𝐭𝐮𝐚𝐫! 💡Edhe kësaj here, Platforma "𝕂𝕖𝕦𝕥𝕙𝕖𝕣" me rastin e festës së Bajramit, solli dy botime të reja për xhematin e muslimanëve. ➡️" Komentimi sures Fatiha" ➡️ "15 lutje përmbledhëse" 🏅Ky i dyti, ka qenë rezultat i një klase të hapur para Ramazani, te platforma jonë, me mbi 100 nxënëse, ku u mësuan lutje nga Kurani dhe suneti. Libat janë transkriptime nga ligjëratat ferare. 🤎Ligjëroi: Hoxhë Lulzim Perçuku (Allahu e ruajttë!). 🤎Transkriptoi: Albiona Olluri. 🤎Kopertina&dizajni: Denisa Zeqiri. 🤩Ne e falënderojmë Allahun për mirësinë e këtyre botimeve! Allahu i shpërbleftë të gjithë kontribuesit! 🟡Takohemi së shpejti me botime të tjera të reja inshAllah.

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu! Me zemër plot falënderim e gëzim, po ndajmë me ju një pasqyrë nga një ndër aktivitetet më të bukura të realizuara nga Platforma “Keuther”: festimi i Fitër Bajramit për nxënësit tanë! Një festë që nuk ishte thjesht festë... Në përkushtimin tonë për të ndërthurur diturinë me hare, festa e Bajramit u organizua në një ambient të gëzueshëm, ku fëmijët u pritën me dekorime festive, lojëra, ushqime e dhurata – por mbi të gjitha, me kujdes të veçantë për aspektin edukativ dhe shpirtëror. Programi nisi me recitim Kurani, dhe u pasua nga një paraqitje e klasave të haditheve – nxënës që për 15 muaj me radhë mësuan me përkushtim 300 hadithe. Këta fëmijë përdorën lojën kreative “Rendit fjalët” nga aplikacioni “Fëmija Musliman”, që i ndihmoi në përvetësimin e haditheve me gëzim e lehtësi. Nxënësit më të dalluar regjistruan hadithet e mësuara dhe ato tashmë janë pjesë e një thesari të çmuar në kanalin “Fëmija Musliman” në YouTube. Një poezi e veçantë e përgatitur nga nxënësja Hana Haziri dhe nëna e saj solli emocion dhe ngrohtësi në këtë ngjarje. Në këtë festë u prezantua edhe “Libri i Kujtimeve”: çdo nxënës përzgjodhi dy momente nga rrugëtimi i mësimit të haditheve për t’i ndarë si përvojë. Nxënëset tona adoleshente ndërkohë realizuan 10 lojëra atraktive me fëmijët më të vegjël, duke e bërë atmosferën edhe më të gjallë dhe të paharrueshme. Pas dy orësh me recitime, lojëra e buzëqeshje, u shpërndanë dhuratat e përgatitura me shumë dashuri. Dhurata më e veçantë brenda tyre ishte libri “Shpjegimi i 40 haditheve të Imam Neveviut me shtesën e Ibn Rexhebit”, ribotuar enkas për këtë festë — si libri i tretë që do të lexohet nga nxënësit e klasës së leximit në Platformën Keuther! Një mësim përtej dhuratave... Të gjitha shpenzimet dhe dhuratat janë mbuluar nga vetë pjesëmarrësit — një vendim i qëllimshëm, për të mësuar fëmijët që dhurimi dhe përkushtimi janë pjesë e rëndësishme e personalitetit të besimtarit. Myslimani mundohet të jetë i dobishëm për të tjerët dhe të japë nga vetja për hir të Allahut. Si një kujtim i veçantë për këtë ngjarje, përveç dhuratave për fëmijët, janë shpërndarë edhe dy libra të botuar posaçërisht për këtë festë për motrat pjesëmarrëse, së bashku me një laps kimik të personalizuar me logon e Platformës "Keuther" — një kujtim simbolik, por me shumë domethënie. Lusim Allahun që ta pranojë këtë punë si një adhurim dhe të na mundësojë gjithmonë të festojmë me devotshmëri, dije dhe gëzim të sinqertë!

🤩🤩🤩🤩🤩🤩🤩

Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu! Të dashura nxënëse të Platformës Keuther, Me zemër plot gëzim dhe mirënjohje ndaj Allahut, ju urojmë Fitër Bajramin, festën e mëshirës dhe shpërblimit! Ramazani ishte një udhëtim shpirtëror, një mundësi për t’u afruar me Fjalën e Allahut, për të ushqyer shpirtin me dritën e Kur’anit dhe për të kultivuar vlerat e devotshmërisë, mirësisë dhe durimit. Sot, në këtë ditë feste, le të jetë gëzimi juaj i pastër, zemrat tuaja të mbushura me paqe dhe lutjet tuaja të pranuara. Allahu ju bekoftë me dije të dobishme, vepra të mira dhe një zemër të ndriçuar nga Kur’ani! Vazhdoni rrugëtimin tuaj në mësimin dhe kuptimin e Fjalës së Tij, duke qenë fener drite për të tjerët. Gëzuar Fitër Bajramin!  Allahu ju dhëntë paqe, begati dhe suksese në këtë dhe botën tjetër!

🤩🤩🤩🤩🤩🤩🤩🤩