en
Feedback
“Keuther”-Platforma online e Kur’anit (sektori i femrave )

“Keuther”-Platforma online e Kur’anit (sektori i femrave )

Closed channel

Show more
The country is not specifiedReligion & Spirituality49 632
1 243
Subscribers
-224 hours
+17 days
+3530 days
Posts Archive
💛Mirënjohjet për nxënëset e tjera pjesëmarrëse🌸
+5
💛Mirënjohjet për nxënëset e tjera pjesëmarrëse🌸

بسم الله الرحمن الرحيم Platforma “Keuther” – Sektori i dijes fetare Me ndihmën e Allahut, e përfunduam me sukses serinë e ligjëratave të librit “Mëkatet e mëdha” të autorit Muhamed et-Temimi, Allahu e mëshiroftë. Ky libër është ligjëruar dhe komentuar nga hoxha i nderuar Jeton Bozhlani, Allahu e ruajttë atë dhe familjen e tij. Në një kohë kur mëkatet e mëdha nënvlerësohen dhe injorohen, kjo seri ligjëratash hapi horizontin drejt njohjes më të thellë të mëkateve të mëdha, rrezikut të tyre dhe rëndësisë së pendimit të sinqertë. Nxënësja më e dalluar përgjatë kësaj serie u shpall: Sueda Gjikolli – nxënëse e përkushtuar me seriozitet dhe dashuri ndaj dijes për fenë tonë. Allahu e ruajttë atë dhe familjen e saj. Allahu na bëftë neve dhe juve prej atyre që e mësojnë fenë për ta jetuar dhe përhapur me sinqeritet.

Platforma “Keuther” – Sektori i dijes fetare Një nga klasat më të rëndësishme, pas klasës Kitabu Teuhid, te platforma jonë, p
+3
Platforma “Keuther” – Sektori i dijes fetare Një nga klasat më të rëndësishme, pas klasës Kitabu Teuhid, te platforma jonë, për këto katër muaj, ishte edhe klasa “Durimi përmes haditheve”, e cila u përmbyll sot, nën kujdesin e mësueses Albiona Olluri. Falënderimi i takon Allahut për dobitë e shumta që janë përfituar nga ato hadithe, të cilat i takojnë librit “Rijadu Salihin”, ligjëruar nga hoxhë Lulzim Perçuku. Suksesi i nxënëseve Klasa 1: --Elvedina Shala Nxënësja më e dalluar --Vildane Berisha Fituesja e testit përfundimtar Klasa 2: --Erblina Shala Nxënësja më e dalluar --Abetare Demiri – Fituesja e testit përfundimtar Ndër nxënëset që treguan sukses gjatë këtij kursi ishin edhe: Behare Tahiraj, Donika Ademi, Qëndresa Mulaku, Arnisa Lekaj, Xheneta Shala etj. I falënderojmë të gjitha nxënëset e tjera për përkushtimin dhe rregullsinë! Shpresojmë tek Allahu për botimin e këtyre haditheve (me shpjegimin e tyre) në një të ardhme të afërt! Për të gjitha nxënëset u ndanë lëvdata në bazë të suksesit!

Vildane Berisha- fituesja e testit përfundimtarë
Vildane Berisha- fituesja e testit përfundimtarë

Platforma “Keuther” – Sektori i dijes fetare Një nga klasat më të rëndësishme, pas klasës Kitabu Teuhid, te platforma jonë, për këto katër muaj, ishte edhe klasa “Durimi përmes haditheve”, e cila u përmbyll sot, nën kujdesin e mësueses Albiona Olluri. Falënderimi i takon Allahut për dobitë e shumta që janë përfituar nga ato hadithe, të cilat i takojnë librit “Rijadu Salihin”, ligjëruar nga hoxhë Lulzim Perçuku. Suksesi i nxënëseve Klasa 1: --Elvedina Shala – Nxënësja më e dalluar --Vildane Berisha – Fituesja e testit përfundimtar Klasa 2: --Erblina Shala – Nxënësja më e dalluar --Abetare Demiri – Fituesja e testit përfundimtar Ndër nxënëset që treguan sukses gjatë këtij kursi ishin edhe: Behare Tahiraj, Donika Ademi, Qëndresa Mulaku, Arnisa Lekaj, Xheneta Shala etj. I falënderojmë të gjitha nxënëset e tjera për përkushtimin dhe rregullsinë! Shpresojmë tek Allahu për botimin e këtyre haditheve (me shpjegimin e tyre) në një të ardhme të afërt!

بسم الله الرحمن الرحيم 🌻Elhamdulilah, përfundoi semestri/mësimi në klasët e akides, me "Librin e Teuhidit". 📚Mësimi i nxënë
بسم الله الرحمن الرحيم 🌻Elhamdulilah, përfundoi semestri/mësimi në klasët e akides, me "Librin e Teuhidit". 📚Mësimi i nxënëseve është bazuar në ligjëratat e "Librit të Teuhidit" të mbajtura nga hoxhë dr.Gazmend Mehmeti, Allahu e shpërbleftë, që njëherit është edhe drejtor i platformës Keuther. 🌙Nxënëset kanë edhe dy semestra tjerë për ta mbaruar gjithë librin dhe ligjëratat. Allahu u dhëntë suksese! ✏️Por, dëshirojmë të potencojmë një gjë rreth këtyre nxënëseve, me shpresën që ato do të jenë inspirim për gratë tjera. Gjatë semestrit, shumë prej nxënëseve patën shtatzani, lindje, lehoni, martesë, operime, qëndrime në spital, disa u bënë gjyshe e disa martuan fëmijët e tyre, e disa udhëtuan për umra, por prapë se prapë, nuk u shkëputën nga mësimi, dhe me çdo kusht tentuan të qëndrojnë në mësime. 🌸Qofshin shembull për gratë tjera. Allahu i shpërbleftë të gjitha me të mirat e Tij. ⭐️Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: Fjala e teuhidit është (dëshmia) ‘La ilahe il-lAllah/nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut.’ Nuk ka dyshim se kjo fjalë është baza e Islamit. Me respekt, Sektori i Dijes Fetare 🖊

🤩🤩🤩🤩🤩🤩🤩🤩

🤩 Këshilla ime për të gjitha nxënëset në platformë: Mos u dorëzoni kurrë në rrugën e Kuranit. Edhe nëse fillimi është i vështirë, çdo hap që bëni me sinqeritet është një hap drejt dritës, mëshirës dhe afërsisë me Allahun. Lutjuni Atij që t’jua hap zemrën për Kuranin, dhe që dija të bëhet dritë për ju dhe për të tjerët përmes jush. Ruani sinqeritetin, kërkoni dijen me qëllim të pastër dhe mos harroni: edhe një shkronjë që lexoni, është shpërblim i madh tek Zoti. 💛 Le të jemi brezi që e mëson Kuranin, e jeton atë dhe e përcjell me dashuri. Allahu ju forcoftë në këtë rrugë të begatë!

🌺🤩🌺🤩🌺🤩🌺

Ariana Vokshi Sahara🌸: Letër falënderimi dhe mirënjohjeje Me zemër të mbushur me mirënjohje dhe sy që shohin prapa një rrugëtim të gjatë, dua të ndaj disa fjalë nga zemra për udhëtimin tim në platformën e Kuranit (Keuther)që nga viti 2019 e deri sot. Fillova si një nxënëse e pasigurt, me lexim të dobët, me zemër të hapur por me shumë mangësi. Ishte mësuesja Mirlinda ajo që më priti me butësi dhe më mësoi rregullat e texhvidit. Ajo më hapi derën drejt rrugës së bukur të Kuranit dhe më udhëhoqi që nga hapat e parë. Më pas, në këtë rrugëtim u bashkua mësuesja Lira Berisha, e cila me durim dhe përkushtim, më ndihmoi të përmirësoj leximin tim dhe të gjej besim tek vetja. Me mësuesen Sebahate përjetova një kthesë të madhe – ajo më ndihmoi të arrij përparim të madh, sa që në një testim kalova dy nivele përnjëherë. Më pas, mësuesja Shkurta më frymëzoi me seriozitetin dhe dashurinë e saj për Kuranin dhe mësimdhënien. Mësuesja Antigona më ndihmoi të forcoj më tej aftësitë e mia, ndërsa mësuesja Valmira me butësinë dhe përkushtimin e saj, më dha krahë të mos ndalem asnjëherë. Në fund, si kurorë e këtij rrugëtimi, u riktheva sërish te mësuesja ime e parë – Mirlinda, në nivelin më të lartë, Avanc B. Kjo arritje për mua nuk është vetëm një përmbyllje, por edhe një fillim i ri. 🕊️ Synimi im tani është që një ditë, me lejen dhe ndihmën e Allahut, të bëhem edhe vetë një mësuese e Kuranit – për ta shpërndarë këtë dritë që mësueset e mia e ndezën në zemrën time. Nga zemra faleminderit për çdo mësim, çdo buzëqeshje, çdo përkrahje dhe çdo lutje të heshtur. Allahu ju shpërbleftë me të mirat më të mëdha në dynja dhe ahiret. Amin. 🤍 Me mirënjohje dhe dashuri, Ariana Vokshi Përshkrimi i mësueseve Mësuesja Mirlinda🌹 Një mësuese e përkushtuar dhe e dashur, që jo vetëm më mësoi rregullat e texhvidit, por edhe më hapi dyert e udhëtimit tim në rrugën e Kuranit. Ajo ishte dhe mbetet një dritë udhëzuese për mua, që më inkurajoi edhe kur isha në hapat më të parë. Aftësia e saj për të ndihmuar çdo nxënëse të ndjejë siguri dhe dashuri për Kuranin është e veçantë dhe e rrallë. Mësuesja Lira Berisha🌹 E qetë, e durueshme dhe mbështetëse – mësuesja që më ndihmoi të ndërtoj themelet e leximit tim. Me butësinë dhe qasjen e saj, ajo më ndihmoi të kaloj pasiguritë e mia dhe të besoj në vetvete. Përmes saj ndjeva për herë të parë se po e kapërceja vështirësinë në lexim. Mësuesja Sebahate🌹 Një mësuese që më la mbresa me përkushtimin e saj dhe me metodën e mrekullueshme të mësimdhënies. Tek ajo ndjeva rritje të shpejtë në lexim dhe testimi që kalova me sukses falë saj do të mbetet gjithmonë kujtim i veçantë për mua. Mësuesja Shkurta🌹 Mësuesja që më dha motivimin për të vazhduar përpara me gjithë zemër. Ajo ishte inspiruese dhe shumë profesionale – tek ajo ndjeva se po arrija nivele më të larta, jo vetëm në lexim, por edhe në dashurinë për Kuranin. Mësuesja Antigona🌹 E urtë, pozitive dhe gjithmonë inkurajuese – mësuesja që më ndihmoi të përforcoj leximin tim me siguri dhe përkushtim. Me qetësinë e saj të bukur dhe fjalët e buta, më frymëzoi të jem më e përkushtuar. Mësuesja Valmira🌹 Me një zemër të madhe dhe dashuri të sinqertë për mësimdhënie, ajo më ndihmoi të konsolidoj dijen time dhe të ndjej që çdo hap përpara është një sukses i madh. Me të ndihesha gjithmonë e kuptuar dhe e vlerësuar.

🤩🤩🤩🤩🤩🤩🤩🤩

Platforma "Keuther" - Sektori i dijes fetare Tashmë janë përmbyllur edhe klasat "Dy ajetet e fundit të sures el Bekare". Në këto klasa u memorizuan këto dy ajete dhe pastaj nxënëset testuan këndimin e tyre pranë mësueseve: Antigona Rahimi dhe Valmira Zabërgja. Pas kësaj, mësuan tefsirin (përmes transkriptimit që u është ofruar nxënëseve) dhe iu nënshtruan kuizeve në shenjë vlerësimi, nën kujdesin e mësueses Albiona Olluri. Allahu i shpërbleftë me të mira të gjitha nxënëset që ishin pjesë e këtyre dy klasave, e sidomos ato që treguan sukses maksimal! Nxënëset me të gjitha kuizet e sakta morën edhe lëvdata nga platforma, siç vijon: 🌟Ajnur Kurtishi 🌟Vildane Berisha 🌟Liridona Haziri 🏅 Vjollca Lipovica - Umu Kais 🏅 Festina Peci 🏅 Blerta Morina 🏅 Vjollca Lipovica Shpresojmë të takohemi përsëri me projekte të tilla!

🌺🌺🌺🌺🌺🌺🌺🌺

Ndërsa tani po ndajmë me ju përshtypjet e dy nxënëseve tona të nderuara, Allahu ua shtoftë të mirat!