“Keuther”-Platforma online e Kur’anit (sektori i femrave )
Closed channel
Show more
The country is not specifiedReligion & Spirituality49 399
1 243
Subscribers
No data24 hours
+67 days
+4330 days
Posts Archive
+3
🍓✨️Esselamu alejkum!
🏆✨️Me këto katër foto të vendit të parë, nga tri vendet, për dy javët e fundit po tregojmë një arritje shumë të veçantë, që shton akoma këtë ëmbëlsinë tek dy klasat e dhikrit.
🪻•Në këto dy klasa bëhen bashkë dy gjenerata:
🌼✨️1. E nxënësëve më të vegjël të Platformës, ku kanë mësuar 17 lutje/dhikre, dhe
🌼✨️2. e mësueseve të ardhshme, të cilat edhe pse ende nxënëse i kemi angazhuar në rolin e mësueseve duke i ndihmuar në këtë detyrë.
☆🌹Merjem Gjikolli dhe Selma Vehapi, mësueset e këtyre dy klasave, morën këtë iniciativë vet duke i punuar edhe këto ilustrime me shumë përkushtim.☆🌹
E lusim Allahun t'i forcojë mësueset dhe nxënësit në këtë rrugëtim aq të bukur që kanë marrë 🌸✨️
+1
🎁✨️Dhuratat për klasën e leximit me rastin e përfundimit të librit të parë "Lulishtja e dritave", të cilat i janë përshtatur natyrës së klasës.
📚✨️Për këtë libër kanë qëndruar deri në fund të tij dhjetë vajza dhe shtatë djem, ku në fund i janë nënshtruar një testimi me shkrim me të cilin është synuar t'iu ndihmohet se si të bëhet një përmbledhje e librit.
🪸🌸Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut për çdo gjë.
🌼🌺Allahu dhëntë suksese të vazhdueshme!
✨️Esselamu alejkum!
E lusim Allahun që të jeni mirë!
🌹✨️Të hënën ka qenë detyra e fundit për leximin e librit “Lulishtja e dritave”, që është libri i parë në “Klasa e leximit” tek “Sektori i fëmijëve”, elhamdulilah.
📖✨️Përgjatë leximit nxënësit kanë marrë konstruksione rreth marrjes së shënimeve, por ndonjëherë edhe ndonjë këshillë për rëndësinë e madhe që ka leximi, të shkruarit e marrja e shënimeve. Gjithashtu ka pasur ndonjë testim të lehtë, ku përparësi për këtë libër e kemi pasur lojën "Kuizi" tek aplikacioni "Fëmija musliman".
🪻✨️Allahu e lehtësoftë dhe dhëntë sukses për të qenë i vazhdueshëm të lexuarit produktiv tek fëmijët tanë!
📃✨️Ne ju njoftojmë që sot dhe nesër pranojmë fëmijë djem dhe vajza të moshës 8 deri 12 vjeçare për këtë klasë që të lexojmë së bashku librin "Komenti i tri parimeve" nga dijetari Muhamed ibën Salih El-Uthejmin.
In sha Allah të hënën fillojmë me leximin e librit. Allahu i ruajttë të gjithë fëmijët muslimanë!
Ju lutemi ta plotësoni këtë formular⬇️
https://forms.gle/x8nGHQsLNhr11Bfk7
❄️Esselamu alejkum!❄️
💦Tek klasat e fëmijëve “Tregimet më të bukura” krahas mësimeve së bashku me detyra e ushtrime të shumta, nxënësit kanë dhe teste gjatë vitit arsimor. Në teste përveç pyetjeve në formë të kuizit vend të rëndësishëm kanë pyetjet me shkrim, sidomos në fund të viti arsimor por dhe në gjysmë të tij tek niveli i tretë.
💥Allahumme barik për rezultatin e klasës së nivelit të dytë dhe tretë që iu nënshtruar testit këtë javë për gjysmën e mësimeve. Elhamdulilah që kemi fëmijë në shoqërinë tonë kaq të pashembullt si gjatë gjithë vitit me mësime e detyra, por dhe testet e plotësuara. Allahu i ruajttë nga çdo e keqe!
💎Nuk e kemi pasur plan për ndonjë publikim rreth tyre, mirëpo duke i kontrolluar këto teste të këtyre vajzave kaq punëtore e të zellshme këtë entuziazëm po e ndajmë dhe me ju.
🌷Allahu dhëntë bereqet në edukimin e mirëfilltë islam të fëmijëve tanë!🌻
Numri është mbushur. Mbyllet aplikimi.
Allahu i shpërbleftë me të mira të gjitha të interesuarat dhe Allahu i Madhërishëm u dhëntë suksese në rrugëtimin e dijes!
﷽
Esselamu alejkum ue rahmetullah motra të nderuara,
A ndjeheni sikur jeni pjesë e ndonjërës nga përshkrimet më poshtë?
-Keni disa muaj apo vite në Islam, dhe ende nuk po ia dilni ta lexoni Kuranin shqip fund e krye?
-Keni disa muaj apo vite në Islam dhe shumë herë e keni filluar leximin e Kur’anit shqip dhe e keni lënë në gjysmë?
-Keni planifikuar shumë herë të filloni, por keni mbetur pa filluar, duke e lënë “jo sot”, “por nesër”?
Për t’ua lehtësuar të gjitha motrave, nënave, gjysheve e vajzave, po e hapim një grup të ri inshaAllah me shpresën që ta formojmë një shprehi leximi të paktë të përditshëm të Kur’anit shqpi, si dhe të motivohemi duke e parë njëra tjetrën duke lexuar përditë.
Leximi bëhet individualisht nga secila nxënëse, në faqet që ne i caktojmë (p.sh. sot: faqet 1 deri 5). Raportohet në grup për kryerjen e detyrës brenda 24 orësh dhe përmbyllet lista nga administruesja e grupit, e nderuara Fatime Bujupi e cila do ta bëjë rregullimin e listave.
Të gjitha jeni me angazhime të shumta, por me lejen e Allahut ky grup nuk do t’ju marrë kohë më shumë se 10 minuta në ditë, prandaj mendojeni mirë, dhe na u bashkangjitni. E lusim Allahun të përfitojmë nga kjo klasë dhe pas disa javësh, ta përfundojmë leximit e Kuranit shqip prej faqes së parë e deri tek e fundit.
Për të aplikuar keni kohë nga tani e deri të martën inshaAllah, ndërsa klasa fillon punën e saj të mërkurën inshaAllah me 8 janar 2025.
Allahu dhëntë suksese çdoherë!
🩵السلام عليكم ورحمة وبركاته 🩵
✨Nxënëse të nderuara tani do ti shpallim rezultatet nga testimi i nxënëseve për kalimin e semestrit nga niveli Masatar A në B, dhe nga Mesatar B në C.
Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Lusim Allahun e Madhëruar që ju dhe familjet tuaja të jeni në shëndet dhe mirëqenie!
Ju njoftojmë se Platforma Online e Kuranit “Keuther” – Sektori i femrave do të ndërpresë mësimin për shkak të pushimeve dimërore, duke filluar nga data 23 dhjetor 2024 deri më 5 janar 2025.
Mësimi do të rifillojë të hënën, më 6 janar 2025.
Lusim Allahun që t'ju japë sukses dhe bereqet të gjithëve!
Me respekt,
Platforma Online e Kuranit “Keuther”
Platforma "Keuther"
Sektori i dijes fetare
🎉 𝑻𝒂𝒌𝒊𝒎𝒊 𝒎𝒆 𝒏𝒙𝒆𝒏𝒆𝒔𝒆 🎉
Motra të nderuara! Sot u mbajtë takimi mes mësueseve dhe nxënëseve të dijes fetare, me gjithsej pesë klasa.
Gjatë këtij takimi, u shpërndan lëvdata dhe dhurata për nxënëset më të mira:
Me mësuese Vjosë Retkoceri:
○ Erika Bytyqi
○ Anisa Dibrani
○ Afrora Hoti
○ Arnisa Lekaj
Me mësuese Abiona Olluri:
○ Mabejna Aliji
○ Arnisa Lekaj
○ Donika Ademi
○ Dafinë Osmani
Për nxënëset e klasës së mësueses Doruntina Bunjaku, u dhurua dhuratë modeste.
Gjithashtu platforma "Keuther" e falënderoi me mirënjohje dhe dhuratë mësuesen Albiona Olluri, për kontributin në transkriptimin e serive të ligjëratave të hoxhallarëve.
Një falënderim të veçantë për të gjitha motrat dhe nxënëset për kintributin financiar për këtë takim kaq të rëndësishëm.
Bukuria e takimit ishte njohja dhe dashuria për hir të Allahut mes mësueseve dhe nxënëseve.
Ju njoftojmë gjithashtu se u botuan këto libra:
-𝑩𝒆𝒔𝒊𝒎𝒊 𝒏𝒆 𝒔𝒉𝒆𝒏𝒋𝒂 𝒐𝒈𝒖𝒓𝒛𝒆𝒛𝒂 𝒅𝒉𝒆 𝒐𝒈𝒖𝒓𝒃𝒂𝒓𝒅𝒉𝒂 - Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.
-𝑪𝒆𝒔𝒉𝒕𝒋𝒆 𝒓𝒓𝒆𝒕𝒉 𝒗𝒆𝒑𝒓𝒂𝒗𝒆 𝒕𝒆 𝒎𝒊𝒓𝒂 𝒅𝒉𝒆 𝒕𝒆 𝒌𝒆𝒒𝒊𝒋𝒂 - Hoxhë Dr. Gazmend Mehmeti
- 𝑹𝒐𝒍𝒊 𝒊 𝒈𝒓𝒖𝒂𝒔 𝒏𝒆 𝒆𝒅𝒖𝒌𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒇𝒂𝒎𝒊𝒍𝒋𝒆𝒔 - Shejh Feuzan - Perkthim nga Vjosë Retkoceri
-𝑫𝒉𝒊𝒌𝒓𝒊 𝒑𝒂𝒔 𝒏𝒂𝒎𝒂𝒛𝒊𝒕 𝒇𝒂𝒓𝒛 - Hoxhë Petrit Perçuku - Transkriptim.
I falenderojmë shumë motrat e ekipit organizativ për punën e palodhshme. Allahu ju shpërbleftë: Mabejna, Ardonisa, Qendresa, Lirie dhe Fatime.
Allahu dhëntë suksese!
Esselamu alejkum!
Ma sha Allah teberakAllah kanë vazhduar postimet edhe të dy derseve 3 dhe 4 të serisë “Fragmente nga jeta e Profetit (salAllahu alejhi ue selem)" që janë transkriptuar nga nxënëset Jusra Bozhlani dhe Mimoza Millaku, klasa e transikriptit.
Lusim Allahun që kjo punë të bëhet nga sadakaja rrjedhëse për to dhe të gjithë pjesëmarrësit! Amin!
*Transkripti është kontrolluar dhe korrigjuar nga mësuesja e klasës.
https://udhezimi.com/nga-lindja-e-profetit-deri-te-vdekja-e-gjyshit-te-tij-abdul-muttalibit/
https://udhezimi.com/nga-kujdesi-i-ebu-talibit-per-profetin-e-deri-te-martesa-e-tij-me-hadixhen/
بسم الله الرحمن الرحيم
Elhamdulilah, përfundoi mësimi ne tri klasët e Akides me serinë “Katër rregullat e shirkut”, në sektorin e dijes fetare.
Allahu i shpërbleftë me të mira nxënëset për punën e tyre të palodhshme, dhe i shtoftë shembujt si ato. Allahu ua zbardhtë fytyrat.
+3
Esselamu alejkum!
Në tri klasat "Tregimet më të bukura" nxënësit kanë detyra gati çdo ditë, por që janë shumë të lehta e thjeshta. Prandaj shumica e nxënëseve tona, Allahumme barik, punojnë shumë shpesh
më shumë se që ka qenë detyra. Allahu i ruajttë nga çdo e keqe se vërtetë neve na bëjnë shumë krenare me punën e tyre.
Ne kësaj here kemi zgjedhur vetëm nga një nxënëse nga tri klasat.
Allahu e lehtësoftë të ndajmë më shpesh nga puna e nxënëseve tona që ta ndajmë lumturinë tonë edhe me tjerët!