“Keuther”-Platforma online e Kur’anit (sektori i femrave )
Closed channel
Show more
The country is not specifiedReligion & Spirituality49 399
1 243
Subscribers
No data24 hours
+67 days
+4330 days
Posts Archive
Njëri prej punimeve lidhur me detyrën javore,nga nxënësja Denisa Zeqiri te klasat "Kur besimi është i saktë...", të udhëhequr nga mësuese Albiona Olluri (Allahu e ruajttë)!
🩵السلام عليكم ورحمة وبركاته 🩵
✨Nxënëse të nderuara!
Në vazhdim do ti paraqesim disa video-mësime nga lënda e texhuidit bazë, të punuar nga hoxha i nderuar Enes Latifi(Allahu e ruajttë), mësues i lëndeve të Kuranit,në sektorin e meshkujve platforma “Keuther”.
Ju lutemi të na përkraheni duke bëre subscribe kanalin tonë në YouTube!
🌐 https://youtube.com/@platformakeuther?si=gk0_CwMzsL0WAHct
✨Lus Allahun për sinqeritet dhe sukses!
Esselamu alejkum!
Në njoftimet e më hershme kemi ndarë pjesë të punës së klasëve të reja nga “Sektori i fëmijëve” përveç “Klasës së transkriptimit”. Dhe sot po ia kushtojmë vetëm kësaj klase, respektivisht publikimit të dy derseve të para nga nxënëset më të zellshme të kësaj klase Diola Brajshori dhe Aisha Spahiu për të vazhduar me nxënëset tjera për derset e radhës. Duke e lutur Allahun të bëhet nga sadakaja rrjedhëse për to dhe të gjithë pjesëmarrësit! Amin!
*Transkripti është kontrolluar dhe korrigjuar nga mësuesja e klasës.
https://udhezimi.com/rendesia-e-biografise-se-profetit/
https://udhezimi.com/qellimet-dhe-dobite-e-studimit-te-biografise-se-profetit/
+5
﷽
السلام عليكم ورحمة الله وبركاته
Falënderimi i takon Allahut për çdo mirësi! U bë muaji i dytë i mësimit. Po vazhdon mësimi në tri klasë në lëndën e Akides me “Katër rregullat e shirkut”. Allahu i shpërbeftë me të mira nxënëset për punën e tyre dhe kujdesin e zellin e treguar gjithë këtë kohë.
Disa nga punimet e nxënëseve në këto klasa:
+4
﷽
السلام عليكم ورحمة الله وبركاته
Falënderimi i takon Allahut për çdo mirësi! U bë muaji i dytë i mësimit. Po vazhdon mësimi në tri klasë në lëndën e Akides me “Katër rregullat e shirkut”. Allahu i shpërbeftë me të mira nxënëset për punën e tyre dhe kujdesin e zellin e treguar gjithë këtë kohë.
Disa nga punimet e nxënëseve në këto klasa:
🍯✨Esselamu alejkum!
🍂✨Elhmadulilah dy klasat për mësimin e dhikreve, të cilat përbëhen nga kategoria më e ëmbël e shoqërisë sonë, fëmijët parashkollor dhe klasa e parë kanë filluar të mësojnë lutjen/dhikrin e gjashtë.
🌱✨Në këtë javë është mbajtur ora e dytë online me ta për lutjet e mësuara. Mirëpo e veçanta tek klasa e dhikrit në grupin 1 (mosha e fëmijëve 4-6 vjeç) është që këtë orën online po e mbajnë me njërën nga nxënëset e gjeneratës së parë të klasës “Tregimet më të bukura” Selma Vehapi për të vazhduar në muajt e ardhshëm me nxënëset më të suksesshme, in sha Allah.
💎Botimi i librit është bërë me rastin e manifestimit të garës së Kuranit, e cila është e 4-tërta me rradhë. Libri është shpërndarë në manifestimin e kësaj gare për nxënëset, mësueset dhe musafiret prezente.
💎Allahu e shpërbleftë me të mirat e Tij të shumta mësuesen Doruntina Bunjaku për faqosjen dhe dizajnimin e këtij libri, si dhe motrën tonë Majlinda Asllani për financimin e botimit të këtij libri.
Falënderimi i takon Allahut, me mirësinë e të Cilit plotësohen veprat e mira!
Ju lajmërojmë se ka dalë nga botimi libri "Porosi të zgjedhura nga brezat e parë të Islamit drejtuar rinisë" me autor Aburrezak El Bedër (Allahu e ruajttë!).
Duke qenë se faza e rinisë është fazë e artë gjatë të cilës robi - po qe se Allahu ia mundëson - arrin maja të larta në nxënien e diturisë dhe fortifikimin e besimit, libri u dedikohet pikërisht kësaj kategorie; pra përmban këshilla për të rinjtë në nxitje për kërkimin dhe nxënien e diturisë, shtimin e adhurimeve, përkujtimin e ahiretit etj., duke mos i lënë anash pa përfituar nga këto këshilla as të tjerët! Në fjalë të shkurta, sillen kuptime të mëdha. Të thjeshta, jo të gjata, por të arta po qe se futen në praktikë.
Allahu i shpërbleftë të gjithë që kontribuan në botimin e këtij libri!
Libri shpërndahet falas dhe mund ta gjeni në lokalin e qendrës "Udhëzimi" - Prishtinë.
