“Keuther”-Platforma online e Kur’anit (sektori i femrave )
Closed channel
Show more
The country is not specifiedReligion & Spirituality49 632
1 243
Subscribers
-224 hours
+17 days
+3530 days
Posts Archive
📢Njoftim
Aplikimet për klasën e hifdhit/memorizimit hapet nesër!
Klasa e disponueshme:
●Mësimi i Kur'anit duke fillu nga surja En-Nas
● Detyra ditore
● Klasë online(vetëm për vajza)
Aplikimi hapet nësër
Mosha: mbi 7-20 vjeç
Vëmendje: Numri i vendeve është i kufizuar, prandaj nxitoni!
Ju mirëpresim!
Me respekt,
Platforma Keuther, Sektori i hifdhit
Esselamu alejkum ue rahmetullah!
🎆Platforma “Keuther” – Sektori i dijes fetare🎆
Një ditë e veçantë për sektorin tonë të dijes fetare, ngase pikërisht sot iu gëzua takimit me nxënëset e klasave të dijes fetare. 👑
Në këtë organizim ishin pjesëmarrëse rreth 100 nxënëse, po ashtu mësueset e platformës dhe musafire të tjera (gra të hoxhallarëve). Falënderojmë secilën për pjesëmarrjen!
Gjatë këtij takimi i cili mbahet një herë në vit, ishte kënaqësi takimi mes nxënëseve dhe mësueseve, pastaj përfitimi i disa motivimeve dhe inkurajimeve për vazhdimin e tyre nëpër klasat e dijes dhe gjithashtu leximi i dy përjetimeve të dy nxënëseve lidhur me klasat e dijes ku dhe janë nxënëse.
Përveç tjerash, nga ngjarjet që karakterizuan këtë takim, ishte dhe ndarja e mirënjohjes për mësuesen Vjosë Retkoceri, në emër të Platformës “Keuther” për mundin dhe mësimet që zhvillon në klasat e saj.
Si gjithmonë, e për këtë falënderimi i takon Allahut, pjesëmarrëset u njohën dhe u pajisën dhe me 4 tituj librash, të botuar posaçërisht për këtë takim, siç vijon:
1⃣.”Kur besimi është i saktë” – Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim
2⃣. “Besimi ndaj sahabëve” – Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim
3⃣. “Mbështetja tek Allahu” - Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim
4⃣. “Normat e shitblerjes” – Hoxhë Bajram Sefedini
Një falënderim të veçantë për nxënëset që kontribuan materialisht për organizimin e këtij takimi kaq të rëndësishëm dhe për motrat e tjera kontribuuese!🌹
📗 Libri i radhës për lexim
Libri i radhës që do të lexojmë së bashku është:
📖 “Histori Kuranore – mësime, këshilla dhe dobi”
nga Ebu Islam Salih bin Taha Abdulvahid.
📅✨️Leximi i këtij libri fillon të hënën, 17 nëntor 2025, dhe përfundon më 16 janar 2026, in shaa Allah.
Pas përfundimit të tij, do të fillojmë menjëherë leximin e librit:
📖 “NDEJAT E MUAJIT RAMAZAN” të shejh Uthejmin (rahimehullah) të ligjëruar nga hoxhë Lulzim Perçuku.
📞✨️ Të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen klasës sonë të leximit të librave, sot dhe nesër mund të lajmërohen në numrin: +383 49 242 420.
🌸 Allahu ju ruajttë dhe e bëftë të bereqetshëm këtë lexim!
📚✨️Leximi vazhdon me përkushtim e dashuri për Librin e Allahut!✨️📚
🕯✨️ “Kurani është dritë që ndriçon zemrat, udhërrëfyes për jetën dhe shpresë për shpëtim.”
Esselamu alejkum të nderuar prindër dhe ndjekës të kanalit! 🌸
Me ndihmën dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar, ju njoftojmë për përfundimin e leximit të librit:
📖 “Komentar i Xhuzit ‘Amme” të shejh Uthejmit
nga nxënësit e "Klasës së Leximit" në "Sektorin e Fëmijëve" të Platformës "Keuther".
Ky libër i çmuar, me shpjegime të qarta dhe mësime të dobishme nga kaptinat e fundit të Kuranit, i ka ndihmuar fëmijët tanë të kuptojnë më mirë fjalën e Allahut, vlerat morale dhe mesazhet e përjetshme të Islamit.
⚡️Ky është viti i dytë që kjo klasë vazhdon me përkushtim ciklin e leximeve, duke ndërtuar dashurinë për dijen dhe librin si shok të përditshëm.
Gjatë këtij udhëtimi, fëmijët patën:
📊 kuize javore gjatë fundjavave, për të përforcuar dijen dhe për ta bërë mësimin më tërheqës;
💡 këshilla rreth rëndësisë së leximit me kuptim;
📝 ushtrime për marrjen e shënimeve.
🤲✨️ Falënderimi i takon Allahut për këtë mundësi dhe çdo nxënësi që mori pjesë me zell e dashuri për Librin e Zotit.
🏆 Nxënësit që përfunduan leximin e librit “Komentar i Xhuzit ‘Amme'”:
1. Aisha Spahiu
2. Aishe Perçuku
3. Ajla Sejdini
4. Amar Shala
5. Amër Avdyli
6. Asja Sula
7. Atika Morina
8. Azra Avdyli
9. Belkisa Mehmeti
10. Erina Shala
11. Esma Xhema
12. Hanen Morina
13. Hasen Abdullahi
14. Husejn Abdullahi
15. Isra Bujupi
16. Malik Hajrizi
17. Medina Kajtazi
18. Merjem Zeka
19. Mimoza Millaku
20. Muadh Abdullahi
21. Muhamed Ferati
22. Muhamed Jahja
23. Muhamed Perçuku
24. Omer Pllana
25. Orgesa Retkoceri
26. Rumejsa Hoxha
27. Sekina Xhemajlaj
28. Selma Krasniqi
29. Sidra Krasniqi
30. Sidra Ramadani
31. Suada Abdullahi
32. Suhejla Zhdrella
33. Sumeja Perçuku
34. Ubejd Jahja
💎✨️ Vlerësim i veçantë
Me gëzim njoftojmë se Isra Bujupi është shpallur nxënësja më e zellshme për leximin e këtij libri, pasi ka mbajtur shënime të rregullta për çdo sure, duke treguar përkushtim të veçantë dhe dashuri për dijen.
🎁 ✨️Ajo do të shpërblehet me një dhuratë domethënëse, në shenjë mirënjohjeje dhe inkurajimi për punën e saj të palodhshme. ✨️🌷
🌼Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuh,
💎Falenderimi i takon vetëm Allahut për çdo mirësi. Grupi i “Leximit të librit” i sektorit të dijes fetare përfundoi me sukses leximin e librit të parë.
Afërsisht 90 nxënëse përfunduan leximin e librit “Përmirësimi i zemrës”.
Allahumme zid ue barik!
Allahu i shpërbleftë me të mira nxënëset punëtore dhe motrat ndihmëse për mbajtjen e evidencave.
📒 Nga e hëna, inshaaAllah, vazhdojmë me librin e ri: “Ëmbëlsia e dhikrit.”
🌸 Allahu dhëntë suksese të gjithave!
Sektori i dijes fetare 💎
🎀 Seminari i parë i zhvilluar te Platforma "Keuther" - Sektori i dijes fetare 🎀
Sot, me mirësinë e Allahut, u mbajtë një seminar me temën: "Mbështetja tek Allahu" – një temë thelbësore dhe shumë domethënëse për çdo besimtarë.
Seminari ishte një kënaqësi e veçantë dhe një përvojë shumë e dobishme, ku u trajtuan aspektet shpirtërore dhe praktike të mbështetjes tek Allahu në jetën e përditshme.
Pjesëmarrëse në këtë aktivitet ishin disa prej nxënëseve të sektorit të dijes dhe bordi drejtues i platformes.
Falënderojmë të gjitha pjesëmarrëset për angazhimin dhe seriozitetin e treguar!
Lusim Allahun t’ua shtojë dobinë dhe ta bëjë këtë dituri një dritë në jetën e tyre!
Vazhdojmë së bashku në rrugën e dijes dhe davetit!🪶
Aplikimi mbyllet!
Allahu jua shpërbleftë me të mira!
Esselamu alejkum motra të nderuara! 🌿
Elhamdulilah, këtë vit në Platformën "Keuther" – sektori i fëmijëve për herë të parë organizohet mësimi në pesë klasa me librin “Tregimet më të bukura – niveli i parë”. Deri tani, për gjashtë gjenerata rresht këto mësime janë mbajtur vetëm në një klasë, kurse tash Allahu na ka dhënë mundësinë ta zgjerojmë këtë punë të hajrit.
Mësuese të klasave janë motrat që kanë ndjekur me sukses trajnimin njëvjeçar, me:
• orë mësimore,
• detyra me shkrim e mësim përmendsh,
• testime,
• përgatitje të planifikimeve të orës,
• si dhe detyra shtesë gjatë muajit Ramazan.
👉 Mësueset e këtij viti janë:
Blerta Morina, Filloreta Haziri, Labinota Rahimi, Lavdije Molliqaj dhe Verona Gashi.
Allahu i shpërbleftë dhe u dhëntë suksese në këtë mision fisnik! 🌸
📌 Sa i përket numrit të nxënësve, ka qenë i caktuar që në fillim. Mirëpo, për shkak të parregullsive apo pakujdesisë gjatë aplikimeve, klasa e mësuese Verona me orar të hënën nga ora 18:00 ka mbetur me më pak nxënës se klasat e tjera.
Prandaj, njoftojmë se mund të pranojmë edhe disa nxënës shtesë në këtë klasë. Mësimi sapo ka filluar, sot është ora për zhvillimin e mësimit të parë, tregimit "Allahu i Lartësuar".
Nëse ka të interesuar që nuk kanë arritur të aplikojnë në afat ose nuk kanë qenë të informuar me kohë, ju mirëpresim të na kontaktoni. Në numrin +38344341875
📚✨ Platforma Keuther – Sektori i Fëmijëve ✨📚
🌿 Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu! 🌿
🌷 Bismilah. 🤲 I urojmë nxënësit dhe prindërit e klasave të sektorit të fëmijëve për fillimin e vitit të ri shkollor! Lusim Allahun të na japë sinqeritet dhe suksese të vazhdueshme! 🌸
💐 Jemi së bashku në këto klasa për të marrë dijen e saktë dhe bazike të fesë sonë në një mënyrë shumë të dashur e të lehtë për ju. 📖 Prandaj presim seriozitet dhe punë edhe më të madhe sesa që kërkohet, duke e bërë këtë për hir të Allahut, duke e lutur Atë të na e pranojë dhe të na hapë dyert e sukseseve të njëpasnjëshme. 🌟
💎 Vepra e mirë sjell një tjetër vepër të mirë, si një zinxhir i begatë. 🔗✨ Le të jetë ky fillim i ri një hallkë e fortë në atë zinxhir, që të na çojë drejt diturive më të mëdha, sjelljeve më të bukura dhe shpërblimit tek Allahu i Madhëruar. 🌼
🌸 Allahu ua begatoftë vitin e ri shkollor! 🌸
