en
Feedback
“Keuther”-Platforma online e Kur’anit (sektori i femrave )

“Keuther”-Platforma online e Kur’anit (sektori i femrave )

Closed channel

Show more
The country is not specifiedReligion & Spirituality49 632
1 243
Subscribers
-224 hours
+17 days
+3530 days
Posts Archive
❀﷽❀ ✨🦋Platforma online e Kuranit “Keuther” – Sektori i femrave🦋✨ LAJMRIM Esselamu alejkum ue rahmetullah! 🤍 Për nxënëset e sektorit të dijes fetare! Ju njoftojmë prej sot do të nisin mësimet në klasat e dijes fetare në platformën Keuther, periudha Shtator-Korrik, 2025. Të gjitha klasat do të zhvillohen sipas orarit të përcaktuar dhe në mënyrë të organizuar, për të siguruar një përvojë të dobishme dhe frytdhënëse për të gjithë pjesëmarrësit. 📚 Këshillë për përkushtim: Dija është dritë dhe udhëzim për zemrat tona. Qasuni mësimit me sinqeritet, durim dhe përkushtim. Çdo orë e kaluar me dije është një hap më afër së vërtetës. ✨ Inkurajim: Mos u lodhni në kërkimin e dijes — çdo hap i vogël është një investim i madh për besimin tuaj. Ju jeni në një udhëtim vërtet të begatë. Me respekt, sektori i dijes fetare!

❀﷽❀ ✨🦋Platforma online e Kuranit “Keuther” – Sektori i femrave🦋✨ Për nxënëset e sektorit të Kuranit Nxënëse/motra të nderuara, sot do të fillojë mësimi i rregullt në Platformën online të Kuranit “Keuther”. Andaj ta ndihmojmë dhe përkrahim njëra-tjetrën në punë të hajrit, me të cilat synojmë drejtë Xhenneteve të larta. Allahu na bëftë rrisk atë! Platforma jonë dhe e juaj, me disa përkujtime të vlefshme, ju uron një fillim të mbarë të këtij semestri 2025/2026! Lusim Allahun e Plotfuqishëm t’ua lehtësojë rrugën në përfitimin e dijes nga Kurani! 🌿Ta përkujtojmë vlerën e mësimit të Kuranit: ✨Allahu i Madhërishëm na ligjësoi leximin e Kuranit dhe e bëri prej adhurimeve më madhështore. ✨Kush angazhohet me leximin e Kuranit, me kuptimin e domethënieve të tij dhe me mësimin e shkencave që janë në të, ai është njeriu më i vlefshëm dhe më i mirë. ✨Një motiv dhe stimulim për motrat tona që fillojnë t’i mësojnë shkronjat e Kuranit për herë të parë: Gjatë mësimit kur ndjeni vështirësi dhe lodhje ta përkujtoni fjalën e Profetit tonë. E çfarë na tregoi e premtoi Profeti ynë i dashur lidhur me këtë gjë?! ✨Profeti salAllahu alejhi ue selem na tregoi për shpërblimin e madh që është në leximin e Kuranit dhe tha: “Kush e lexon një shkronjë nga libri i Allahut, atij i shkruhet një sevap dhe sevapi shpërblehet dhjetëfish.” (Tirmidhiu). ✨Edhe motrat/nxënëset tona të cilave Allahu i Gjithëdijshëm ua mundësoi të hyjnë në leximin e Kuranit gjatë orëve mësimore, mos të mërzitën nga kohëzgjatja dhe fjalët e tepërta të mësueses, por të kujtojnë fjalën e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ku thotë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve.” (Transmeton Buhariu). ✨Kush e lexon Kuranin me texhuid dhe ashtu siç është më së miri, dhe e përsërit vazhdimisht atë që e di përmendsh prej tij, duke e perfeksionuar këtë, ai renditet në gradën e engjëjve. I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Ai që e lexon rrjedhshëm Kuranin (dhe vepron sipas tij) është me engjëjt e ndershëm dhe fisnik.” (Buhariu dhe Muslimi). 🌿NË FUND NJË LUTJE!🌿 O Allah, bëje Kuranin Madhështor shërim për zemrat tona dhe largues të brengave e pikëllimeve tona! Nëpërmjet tij na kujto gjërat që i kemi harruar, na mëso ato që nuk i dimë dhe na mundëso ta lexojmë atë ditë e natë! ══❀❤️❀═

🌸 Njoftim nga Klasa e Leximit të Librave Fetarë dhe Klasa e Transkriptimit 🌸 📖 Edhe gjatë pushimit veror, nxënësit tanë nuk e ndalën rrugëtimin e dijes. Ata vazhduan me përkushtim leximin e përditshëm, duke lexuar së paku një faqe çdo ditë nga përkthimi i Kuranit fisnik. 🌿 Ky pushim aktiv u bë një dëshmi e bukur se leximi është shprehi që nuk ndalet me pushime, por vazhdon të ushqejë mendjen dhe zemrën e fëmijëve tanë. 👑 Nxënësit që lexuan me rregull dhe përkushtim në këtë lexim veror janë: Afra Bujupi · Aisha Spahiu · Aishe Perçuku · Ajla Sejdini · Amar Shala · Azra Avdyli · Belkisa Mehmeti · Erina Shala · Esma Krasniqi · Hanen Morina · Hasen Abdullahi · Humejra Krasniqi · Husejn Abdullahi · Isra Bujupi · Malik Hajrizi · Medina Kajtazi · Merjem Mehmeti · Muadh Abdullahi · Muhamed Perçuku · Omer Pllana · Omer Sejdini · Reina Maliqi · Rejana Shala · Rumejsa Hoxha · Seid Kastrati · Sekina Xhemajli · Selma Krasniqi · Sidra Krasniqi · Sidra Ramadani · Suada Abdullahi · Suhejla Zhdrella · Sumeja Perçuku · Ubejd Jahja. ✨ Një arritje e veçantë është se disa prej nxënësve arritën të përfundojnë tërësisht leximin e Kuranit fisnik gjatë verës: 🏆 Sidra Ramadani 🏆 Sumeja Perçuku 🏆 Medina Kajtazi 🏆 Muhamed Perçuku 📜 Po ashtu, edhe në "Klasën e Transkriptimit", gjatë pushimit veror dy nxënëse u dalluan për rregullsinë dhe përkushtimin e tyre në detyra: 🌸 Jusra Bozhlani 🌸 Aisha Spahiu 🤲 Allahu i bekoftë të gjithë nxënësit tanë, ua shtoftë dashurinë për dije dhe ua bëftë këtë përkushtim dritë në këtë botë dhe shpërblim të madh në ahiret! Amin!

🤩🤩🤩🤩🤩🤩🤩🤩🤩🤩🤩

Aplikimi mbyllet! Allahu jua shpërbleftë me të mira!

Hapet programi i memorizimit të sures El-Bekare, me mësimin e 1 faqe në javë përmendësh, të shoqëruar me shpjegimin e rubave. 📚 Përfshirja në program: • Tema dhe boshti kryesor i sures. • Ajetet e veçanta dhe kuptimi i tyre. • Ajetet e ngjashme (muteshebihet) dhe kuptimi i tyre. • Elemente tjera ndihmëse për hifdh dhe kuptim. Pse shpjegimi i rubave? • Të ndihmon ta mësosh më lehtë suren. • Të mundëson ta kuptosh më mirë përmbajtjen e ajetëve në shqip. • Të forcon kujtesën afatgjatë të hifdhit. ⸻ 🗓 Fillimi: 15 shtator 2025 🕒 Orari i mësimit: E hënë: 06:00 – 07:30 📌 Detaje: • Detyra ditore me raportime. • Mësimi zhvillohet në aplikacionin Telegram. • Vetëm për femra (mosha 18 – 45 vjeç). • Kërkohet: • Njohura bazë e rregullave të texhvidit. • Lexim i rrjedhshëm i Kuranit. • Nuk lejohet ndjekja e programeve të tjera të memorizimit paralelisht. • Kërkohet seriozitet dhe përkushtim. • Përparësi kanë ato që: • Dinë përmendësh 2 xhuzat e fundit dhe kanë lexim të avancuar. ⸻ 📍 Informacione për aplikim: • Afati i aplikimit: derin më 06 shtator 2025 • 🌐 Aplikoni në: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfEroPN2w02b1qmHdrcRAmEkUf1wbPY3WhSv4fIl0gHB8s0AA/viewform?usp=header • 📞 Për informata shtesë: +383 4521 5343

📖 Program i ri për memorizimin e Kuranit خيرُكُم مَن تعلَّمَ القرآنَ وعلَّمَهُ “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kura
📖 Program i ri për memorizimin e Kuranit خيرُكُم مَن تعلَّمَ القرآنَ وعلَّمَهُ “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” (Hadith i transmetuar nga Buhariu)

Vetëm edhe disa vende të lira për klasën e leximit. Allahu ju dhënte suksese!

Esselamu alejkum të nderuara motra, Ju ftojmë të aplikoni në klasën e leximit të librit, në të cilën do të kalojmë bashkë një
Esselamu alejkum të nderuara motra, Ju ftojmë të aplikoni në klasën e leximit të librit, në të cilën do të kalojmë bashkë një rrugëtim të bukur dhe të lehtë. Detyrat janë të tilla që arrihen lehtë nga një nënë e zënë, gjyshe më e vjetër, apo nga një vajzë e re e zënë me shumë mësime tjera. 📏Metodologjia: 1⃣. Nga e hëna deri të enjten, çdo ditë mësuesja i cakton faqet për lexim, dhe secila i lexon vetë ato. Raportimi bëhet nga ora 06:00 në mëngjes deri në 00:00 natën vonë në formën: E përfundova leximin. 2⃣. E premte: Një kuiz me një pyetje, që përfshin diçka nga njohuritë e marra për katër ditë. 3⃣. Pushim në fundjavë 🌸 Me 5 mungesa në raportime (✖️)  nxënësja detyrohet të largohet nga klasa nga administruesja për shkak të mbarëvajtjes së klasës. 🔍Konkursi është i hapur sot (3 shtator) gjithë ditën inshaAllah, dhe mbyllet në ora 00:00. 🕛 ⌨️ LINKU PËR APLIKIM: https://forms.gle/bfeMsWp6i1oTEemX6 Allahu na bashkoftë në hajr! 🌻

Aplikimi mbyllet! Allahu jua shpërbleftë me të mira!

Vetëm edhe katër vende të lira për klasën "Derse të përgjithshme". Allahu ju dhënte suksese!

Klasë e re! RREGULLAT: 🎙 Një ligjëratë në javë përmes linkut nga youtube - Dërgohet në ditën e Hënë 1⃣. Raportimi për dëgjim
Klasë e re! RREGULLAT: 🎙 Një ligjëratë në javë përmes linkut nga youtube - Dërgohet në ditën e Hënë 1⃣. Raportimi për dëgjimin e ligjëratës - I detyrueshëm - Dita e Shtune 2⃣. Testimi javor - I detyrueshëm - Dita e Shtune (në mbrëmje) - Përmes Google Forms Me 5 mungesa në raportime, nxënësja detyrohet të largohet për shkak të mbarëvajtjes së klasës. Kjo klasë është ideale për gratë dhe nënat që nuk kanë shumë mundësi të kërkojnë dije dhe të cilat kanë nevojë për këshilla e motivime. Kjo klasë është e përshtatshme gjithashtu për adoleshentet! Ju mirëpresim! LINKU PËR APLIKIM: https://forms.gle/tbwVGJMcX8AEjdsP6

Aplikimi mbyllet! Numri është mbushur. Allahu ju dhente suksese! Mos e harroni amanetin e mbajtjes së klasave deri në fund. Në momentin që aplikoni, me këtë keni marrë përgjegjësi që duhet të zbatohen në lidhje me rregullat! Vazhdojmë nesër inshAllah me klasën tjetër të re.