✏️ dobifikh
Open in Telegram
Ky kanal i bazuar në Kur'an dhe Sunet synon ardhjen në ndihmë të mësimit të dispozitave dhe dobive të Fikhut ne çështje që hasim çdo ditë.
Show moreThe country is not specifiedThe category is not specified
920
Subscribers
No data24 hours
No data7 days
No data30 days
Posts Archive
920
☘️ Disa dobi rreth Ashurasë
✨ Ibnu Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) ka thënë: "Nuk e kam parë Profetin (salallahu alejhi ue selem) të përkujdesej për agjërimin e një dite, që e preferonte mbi të tjerat, sesa për këtë ditë, ditën e Ashurasë" [Buhariu].
✨ Në Sahihun e Muslimit shënohet hadithi profetik: "Shpresoj që me agjërimin e ditës së Ashurasë, Allahu të shlyej gjynahet e vitit të mëparshëm".
💫 Zuhriu ka theksuar veçanërisht për agjërimin e kësaj dite në udhëtim: "Ditët e Ramazanit mund të agjërohen kaza dhe në kohë tjetër, ndërsa ditën e Ashurasë nuk mundet".
🌱 Imam Ahmedi ka cituar se pëlqehet të agjërohet në udhëtim.
📚 Lataiful me'arif (fq 52)
🌱 Ibnu Abdulberi ka përcjellur ixhmain se agjërimi i saj është i pëlqyer.
📚 Fet'hul Bari (4/289)
🌱 Ibnu Tejmije ka thënë: "Agjërimi i ditës së Ashurasë shlyen gjynahet e një viti dhe veçimi i saj me agjërim nuk është i papëlqyer".
📚 El Fetaual kubra (4/461)
🌱 Ibnu Rexhebi ka thënë:
"Të gjitha hadithet që janë përcjellur për mirësinë e përdorimit të kuhlit, lyerjes së mjekrës dhe marrjes së gusulit për Ashuranë janë të shpikura, nuk saktësohen".
📚 Lataiful me'arif (fq 52) http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
920
☘️ Agjërimi i ditës së Ashuras
🍃 Dita e Ashurasë, apo siç njihet e Ashures, është dita e dhjetë e muajit Muharrem. Ky emërtim vjen nga fjala arabe (ashera) që do të thotë: dhjetë. Agjërimi i kësaj dite është shumë i pëlqyeshëm. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Shpresoj që me agjërimin e ditës së Ashurasë Allahu të shlyejë gjunahet e vitit të kaluar" [Muslimi]. Dijetarët kanë sqaruar se ky agjërim fshin gjunahet e vogla, sepse gjunahet e mëdha kanë nevojë për pendim.
🍃 Si bëhet ky agjërim?
✨ I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) kur emigroi në Medine pa që jehudët e agjëronin këtë ditë dhe pyeti: "Çfarë është kjo?" I thanë: "Kjo është ditë e mirë. Është dita në të cilën Allahu i shpëtoi benu israilët prej armikut të tyre, ndaj e agjëroi Musai". Tha: "Unë jam më parësor se ju që të gëzoj për Musain" [Buhariu]. Po kështu ka thënë: "Vitin tjetër – inshaAllah – do ta agjërojmë dhe ditën e nëntë" [Muslimi].
🔸 Për këtë arsye është e pëlqyer që të agjërohet dita e nëntë dhe e dhjetë, si kundërshtim i traditës së jehudëve. Dhe kjo është më e mira.
🔸 Nëse nuk e agjëron ditën e nëntë, mund të agjërojë ditën e njëmbëdhjetë bashkë me të dhjetën e në këtë mënyrë arrihet qëllimi i larpërmendur.
🔸 Lejohet agjërimi vetëm i ditës së dhjetë që është dita e Ashurasë, sepse Profeti (salallahu alejhi ue selem) e ka agjëruar këtë ditë të vetme.
💫 Ibnu Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: 🚫 "Ndërsa kthimi i kësaj dite në ditë zie, sikurse veprojnë rafidat (shiat), për shkak të vrasjes së Husejnit djalit të Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me ta) është vepër e atyre që përpjekjet i kanë humbur në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendojnë se veprojnë mirë. As Allahu dhe as i Dërguari i Tij nuk kanë urdhëruar që ditët e fatkeqësive apo të vdekjes së Profetëve t'i kthejnë në ditë zie, e aq më tepër për ata që janë më poshtë se ta në gradë" [Lataiful mearif fq 54]. ✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues: http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
920
☘️ Agjërimi i muajit të Allahut, Muharremit, dhe ditës së Ashurasë
🔹 Muaji më i mirë që pëlqehet të agjërohet pas Ramazanit është muaji Muharrem; ✨ sipas hadithit: "Agjërimi më i mirë pas muajit të Ramazanit është agjërimi i muajit të Allahut, Muharremi" [Muslimi].
🔹 Nga ditët më të mira që pëlqehen të agjërohen vullnetarisht është dita e dhjetë e muajit Muharrem (dita e Ashurasë) me ixhmain e dijetarëve; ✨ sipas hadithit të ebu Katades: "Agjërimi i ditës së Arafatit fshin gjynahet e dy viteve, të mëparshmit dhe të ardhshmit dhe agjërimi i ditës së Ashurasë fshin gjynahet e vitit të mëparshëm" [Muslimi].
🔹 Më e mira në rast dyshimi të përcaktimit të ditës së dhjetë është agjërimi i një dite para ose pas ditës së Ashurasë, kështu që pëlqehet agjërimi i ditës së nëntë ose të njëmbëdhjetë me agjërimin e të dhjetës, në mënyrë që muslimani ta agjërojë ditën e dhjetë e të nëntë me siguri.
Nëse nuk dyshohet në përcaktimin e ditës së dhjetë më e mira është agjërimi i ditës së nëntë dhe të dhjetë me ixhmain e dijetarëve; ✨ sipas hadithit të rrëfyer prej Muslimit nga Abdullah ibnu Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve) se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Nëse do të jem gjallë vitin tjetër do ta agjëroj ditën e nëntë", d.m.th. me të dhjetën.
📚 Lehtësimi i fikhut, pr. dr. Abdullah Xhibrin, 7/526 - 528 ✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues: http://telegram.me/Dobifikh https://instagram.com/dobi_fikh?igshid=ycjtkokgosis https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
920
☘️ Agjërimi më i mirë pas agjërimit të Ramazanit:
🌿 Tashmë kemi hyrë në muajin e Muharremit, muaji i parë i kalendarit musliman, i cili është një prej katër muajve të shenjtë.
✨ I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka nxitur për agjërimin vullnetar të këtij muaji duke thënë: "Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është agjërimi i muajit të Allahut, Muharremi" [Muslimi]. Pjesë e tij është dhe agjërimi i ditës së dhjetë, i njohur si agjërimi i ditës së Ashures.
🔸 Begauiu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: "Bashkangjitja e muajit Muharrem Allahut është si shenjë e madhështisë së këtij muaji edhe pse të gjithë muajt janë të Allahut, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: {devenë e Allahut}" [Sherhus-suneh 6/341].
🔸 Ibnu Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: "Agjërimi vullnetar është dy llojesh: Njëri prej tyre është agjërimi vullnetar në përgjithësi, më i miri i të cilit është agjërimi i Muharremit, ashtu sikurse namazi më i mirë nafile është namazi i natës" (Lataiful mearif: fq 33, 34).
🍂 Kështu që të garojmë në mirësinë e agjërimit vullnetar, qoftë dhe një pjesë të këtij muaji. ✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues: http://telegram.me/Dobifikh https://instagram.com/dobi_fikh?igshid=ycjtkokgosis https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
920
☘️ Llojet e veprimeve të të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem)
💫 Ibnu Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
🌱 "Cfarë e ka vepruar për t'iu afruar Zotit është adhurim, ndaj ajo punë veprohet si adhurim.
🌱 Çfarë e ka lënë dhe nuk e ka vepruar, megjithëse ka patur shkak për ta vepruar, gjë që tregon se nuk është as adhurim dhe as e pëlqyer.
🌱 Cfarë e ka vepruar në bazë të lejimit pa patur qëllimin e adhurimit, kjo është e lejuar. Ka dijetarë që e pëlqejnë ndjekjen e kësaj pune sikur vepronte ibnu Umeri, por shumica e tyre thonë: Ndjekja është e ligjëruar nëse kemi për qëllim atë që ka patur për qëllim.
🌱 Ndërsa ndjekja në formë por jo në qëllim dhe nijet, nuk është ndjekje.
🌱 Atë punë që e ka vepruar jo për adhurim, nuk është e pëlqyer të veprohet si adhurim, kjo gjë nuk konsiderohet ndjekje, por kundërshtim".
📚 Mexhmmul fetaua, ibnu Tejmije, (27/422)
💫 Gjithashtu ka thënë, Allahu e mëshiroftë:
"Ndjekja e shembullit të tij është të veprohet sikurse ka vepruar, sipas mënyrës që e ka vepruar, sepse ai e ka vepruar".
📚 Mexhmuul fetaua (10/409) http://telegram.me/Dobifikh https://www.facebook.com/DobiFikh/
920
☘️ Llojet e veprimeve të të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem)
💫 Ibnu Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
🌱 "Cfarë e ka vepruar për t'iu afruar Zotit është adhurim, ndaj ajo punë veprohet si adhurim.
🌱 Çfarë e ka lënë dhe nuk e ka vepruar, megjithëse ka patur shkak për ta vepruar, gjë që tregon se nuk është as adhurim dhe as e pëlqyer.
🌱 Cfarë e ka vepruar në bazë të lejimit pa patur qëllimin e adhurimit, kjo është e lejuar. Ka dijetarë që e pëlqejnë ndjekjen e kësaj pune sikur vepronte ibnu Umeri, por shumica e tyre thonë: Ndjekja është e ligjëruar nëse kemi për qëllim atë që ka patur për qëllim.
🌱 Ndërsa ndjekja në formë por jo në qëllim dhe nijet, nuk është ndjekje.
🌱 Atë punë që e ka vepruar jo për adhurim, nuk është e pëlqyer të veprohet si adhurim, kjo gjë nuk konsiderohet ndjekje, por kundërshtim".
📚 Mexhmmul fetaua, ibnu Tejmije, (27/422)
💫 Gjithashtu ka thënë, Allahu e mëshiroftë:
"Ndjekja e shembullit të tij është të verohet sikurse ka vepruar, sipas mënyrës që e ka vepruar, sepse ai e ka vepruar".
📚 Mexhmuul fetaua (10/409) http://telegram.me/Dobifikh https://www.facebook.com/DobiFikh/
920
☘️ Ibnu Rexhebi thotë duke përgëzuar dhe ngushëlluar atë që nuk i është lehtësuar kryerja e haxhit:
💫 "Dita e Arafatit është dita e lirimit prej zjarrit, Allahu liron prej zjarrit atë që qëndron në Arafat dhe ata muslimanë të vendeve të ndryshme që nuk qëndrojnë në të.
Për këtë arsye dita pas saj është festë për të gjithë muslimanët në të gjitha vendet, ata që prezantojnë në haxh dhe ata që nuk prezantojnë, meqenëse i përfshin lirimi dhe falja".
📚 Lataiful mearif (fq276)
☘️ Në Sahihun e Muslimit përcillet:
✨ "Nuk ka ndonjë ditë në të cilën Allahu liron më shumë robër prej zjarrit se sa ditën e Arafatit, Ai afrohet, pastaj u krenohet me ta melaikeve, thotë: Çfarë kanë dashur këta?". http://telegram.me/Dobifikh https://www.facebook.com/DobiFikh/
920
☘️ Nuk përbën problem agjërimi vetëm i ditës së xhuma nëse i bie ditë e Arafatit
💫 Shejh ibnu Uthejmini ka thënë:
"Agjërimin e ditës së xhuma vetëm e ka ndaluar Profeti (salallahu alejhi ue selem), por nëse dita e Arafatit përkon me ditën e xhuma për shembull, dhe e agjëron të vetme, nuk ka problem, sepse ai po e agjëron si ditë të Arafatit e jo se është ditë e xhuma. Po kështu nëse dikush ka ditë për të agjëruar kaza nga Ramazani, dhe nuk mundet që t'i agjërojë vetëm se ditën e xhuma, nuk ka problem nëse e veçon atë ditë me agjërim".
📚 Fetaua Nur ala derb, kaseta 283 http://telegram.me/Dobifikh https://www.facebook.com/DobiFikh/
920
💫 "Agjërimi i ditës së Arafatit vetëm nuk është i papëlqyer nëse i bie ditën e xhuma, sepse agjëruesi nuk ka për qëllim madhërimin e ditës së xhuma me agjërim, por ka për qëllim agjërimin e ditës së Arafatit që i bie ditën e xhuma.
Por nëse e shoqëron me agjërimin e të enjtes kjo gjë është dhe më mirë, meqenëse është ditë që pëlqehet të agjërohet gjithmonë dhe se është pjesë e dhjetëditëshit, si dhe në përputhshmëri me Sunetin në agjërimin vullnetar të ditës së xhuma me ditën para saj".
📚 Shejh Salih Usejmi http://telegram.me/Dobifikh https://www.facebook.com/DobiFikh/
920
💫 "Agjërimi i ditës së Arafatit nuk është i papëlqyer nëse i bie ditën e xhuma, sepse agjëruesi nuk ka për qëllim madhërimin e ditës së xhuma me agjërim, por ka për qëllim agjërimin e ditës së Arafatit që i bie e xhuma.
Por nëse e shoqëron me agjërimin e të enjtes kjo gjë është dhe më mirë, meqenëse është ditë që pëlqehet të agjërohet gjithmonë dhe se është pjesë e dhjetëditëshit, si dhe në përputhshmëri me Sunetin në agjërimin vullnetar të ditës së xhuma me ditën para saj".
📚 Shejh Salih Usejmi http://telegram.me/Dobifikh https://www.facebook.com/DobiFikh/
920
☘️ Punët që nuk i vepron ai që bën kurban
✨ Ibnu Rexhebi ka thënë: "Ai që dëshron të bëjë kurban kur hyn dhjetëditëshi, mos të presë asgjë prej flokëve dhe thonjve", sikurse e ka transmetuar Ummu Seleme nga Profeti (salallahu alejhi ue selem). Hadithin e shënon Muslimi, sipas tij ka dhënë fetva Shafiiu, Ahmedi dhe fukahatë e hadithit.
📚 Lataiful mearif (fq271)
💫 Ibnu Kudame ka thënë: "Duhet të mos presë flokët dhe thonjtë, nëse e bën i kërkon falje Allahut të Lartësuar, por në këtë rast nuk ka shpagim me ixhma', qoftë veprimi i tij i qëllimshëm apo në harresë".
📚 El Mugni (9/437)
🍂 "Urtësia e ndalimit është që të mbetet me gjymtyrë të plota që të shpëtojë prej zjarrit, po kështu është thënë: përngjasimi me haxhinjtë në gjendjen e Ihramit".
📚 Sherhul Muslim (13/138)
💫 Shejh Uthejmini ka thënë: "Ai për të cilin e bën kurbanin nuk ka problem.
Kështu që, nëse njeriu do që të bëjë kurban për veten dhe pjesëtarët e familjes sikur është Suneti, pjesëtarët e shtëpisë nuk e kanë detyrë të ndalohen prej heqjes së qimeve, thonjve dhe lëkurës, por ai që e ka detyrë është ai që e bën kurbanin, pra babai".
📚 El Likau esh-shehrij (fq63) http://telegram.me/Dobifikh https://www.facebook.com/DobiFikh/
920
☘️ Punët që nuk i vepron ai që bën kurban
✨ Ibnu Rexhebi ka thënë: "Ai që dëshron të bëjë kurban kur hyn dhjetëditëshi, mos të presë asgjë prej flokëve dhe thonjve", sikurse e ka transmetuar Ummu Seleme nga Profeti (salallahu alejhi ue selem). Hadithin e shënon Muslimi, sipas tij ka dhënë fetva Shafiiu, Ahmedi dhe fukahatë e hadithit.
📚 Lataiful mearif (fq271)
💫 Ibnu Kudame ka thënë: "Duhet të mos presë flokët dhe thonjtë, nëse e bën i kërkon falje Allahut të Lartësuar, por në këtë rast nuk ka shpagim me ixhma', qoftë veprimi i tij i qëllimshëm apo në harresë".
📚 El Mugni (9/437)
🍂 "Urtësia e ndalimit është që të mbetet me gjymtyrë të plota që të shpëtojë prej zjarrit, po kështu është thënë: përngjasimi me haxhinjtë në gjendjen e Ihramit".
📚 Sherhul Muslim (13/138)
💫 Shejh Uthejmini ka thënë: "Ai për të cilin e bën kurbanin nuk ka problem.
Kështu që, nëse njeriu do që të bëjë kurban për veten dhe pjesëtarët e familjes sikur është Suneti, pjesëtarët e shtëpisë nuk e kanë detyrë të ndalohen prej heqjes së qimeve, thonjve dhe lëkurës, por ai ka që e ka detyrë është ai që e bën kurbanin, pra babai".
📚 El Likau esh-shehrij (fq63) http://telegram.me/Dobifikh https://www.facebook.com/DobiFikh/
920
☘️ Punët që nuk i vepron ai që bën kurban
✨ Ibnu Rexhebi ka thënë: "Ai që dëshron të bëjë kurban kur hyn dhjetëditëshi, mos të presë asgjë prej flokëve dhe thonjve", sikurse e ka transmetuar Ummu Seleme nga Profeti (salallahu alejhi ue selem). Hadithin e shënon Muslimi, sipas tij ka dhënë fetva Shafiiu, Ahmedi dhe fukahatë e hadithit.
📚 Lataiful mearif (fq271)
💫 Ibnu Kudame ka thënë: "Duhet të mos presë flokët dhe thonjtë, nëse e bën i kërkon falje Allahut të Lartësuar, por në këtë rast nuk ka shpagim me ixhma', qoftë veprimi i tij i qëllimshëm apo në harresë".
📚 El Mugni (9/437)
🍂 "Urtësia e ndalimit është që të mbetet me gjymtyrë të plota që të shpëtojë prej zjarrit, po kështu është thënë: përngjasimi me haxhinjtë në gjendjen e Ihramit".
📚 Sherhul Muslim (13/138)
💫 Shejh Uthejmini ka thënë: "Ai për të cilin e bën kurbanin nuk ka problem.
Kështu që, nëse njeriu do që të bëjë kurban për veten dhe pjesëtarët e familjes sikur është Suneti, pjesëtarët e shtëpisë nuk e kanë detyrë të ndalohet prej heqjes së qimeve, thonjve dhe lëkurës, por ai ka që e ka detyrë është ai që e bën kurbanin pra babai".
📚 El Likau esh-shehrij (fq63) http://telegram.me/Dobifikh https://www.facebook.com/DobiFikh/
920
☘️ Ibnu Rexhebi ka thënë:
💫 "Nafilet e dhejtëditëshit të Dhul Hixhes janë më të mira se nafilet e dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit, po kështu farzet e dhjetëditëshit të Dhul Hixhes shumëfishohen më tepër se farzet në kohë të tjera".
📚 Fet'hul Bari (9/16) http://telegram.me/Dobifikh https://www.facebook.com/DobiFikh/
920
🌴 Shtyllat e Haxhit:
Haxhi ka katër shtylla:
1- Ihrami i cili është nijeti i hyrjes në adhurim. 🔸 I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Punët janë sipas qëllimeve dhe çdo njeriu i takon ajo që ka patur për qëllim" [Buhariu e Muslimi].
2- Qëndrimi në Arafat; 🔸 sipas fjalës së Profetit (salallahu alejhi ue selem): "Haxhi është qëndrimi në Arafat" [hadith i saktë]. Në çfarëdo pjese të Arafatit të qëndrojë kjo i mjafton; 🔸 sipas fjalës së tij (salallahu alejhi ue selem): "Arafati është i gjithi vendqëndrim dhe unë qëndrova këtu" [Muslimi].
3- Tauafi i Ifadës; 🔸 sipas Fjalës së të Lartësuarit: {Pastaj le të heqin papastërtinë e tyre, t'i përmbushin zotimet e tyre dhe të bëjnë tauaf rreth Shtëpisë së lashtë} [Haxh: 29].
4- Sa'ji mes Safas dhe Merues; 🔸 sipas fjalës së tij (salallahu alejhi ue selem): "Bëjeni Sa'jin, sepse Allahu ua ka bërë obligim" [e saktëson Albani]. 🔸 Po kështu Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) ka thënë: "Allahu nuk ia përmbush Haxhin atij që nuk bën Sa'jin mes Safas dhe
Merues" [Muslimi].
Ky është Sa'ji i Haxhit. Kohën e ka pas qëndrimit në Arafat e Muzdelife dhe tauafit të Ifadës për atë që bën haxh temetu', ndërsa ai që bën haxh kiran apo ifrad mund ta bëjë pas tauafit të mbërritjes (kudumit).
✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues:
http://telegram.me/Dobifikh
https://www.facebook.com/DobiFikh/
