ch
Feedback

不要被骗子欺骗!Telemetrio 会找到并标记这些频道 👉 如果想查看标记,请订阅

✏️ dobifikh

✏️ dobifikh

前往频道在 Telegram

Ky kanal i bazuar në Kur'an dhe Sunet synon ardhjen në ndihmë të mësimit të dispozitave dhe dobive të Fikhut ne çështje që hasim çdo ditë.

显示更多
未指定国家未指定类别
921
订阅者
无数据24 小时
+87 天
+830 天
帖子存档
Repost from ✏️ dobifikh

🌿📚 DOBI E BUKUR NË FIKH 📚🌿 ✨ الْيَقِينُ لَا يَزُولُ بِالشَّكِّ ✨ 📖 Bindja e sigurt nuk largohet nga dyshimi. 🌸 Kuptimi i rregullit: Kur njeriu është i sigurt për një çështje dhe më pas i lind dyshimi, ai nuk e braktis bindjen e sigurt vetëm për shkak të dyshimit. 📖 Argument nga Suneti i Profetit ﷺ Transmetohet nga Abdullah ibn Zejd (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se një burrë iu ankua të Dërguarit të Allahut ﷺ për faktin se gjatë namazit i dukej sikur kishte nxjerrë diçka (kishte prishur abdesin). Atëherë Profeti ﷺ tha: «لَا يَنْصَرِفْ حَتَّى يَسْمَعَ صَوْتًا أَوْ يَجِدَ رِيحًا». “Të mos largohet derisa të dëgjojë një zë ose të ndiejë një erë.” 📚 Transmetojnë Buhariu (137) dhe Muslimi (361). 🌿 Kuptimi: Ai që është i sigurt se ka abdes, por dyshon nëse e ka prishur atë, nuk duhet ta ndërpresë namazin vetëm për shkak të dyshimit, derisa të jetë i sigurt se i është prishur abdesi. 🌿 ZBATIME PRAKTIKE 💧 Ai që është i sigurt se ka abdes, por dyshon nëse e ka prishur atë, vazhdon të konsiderohet me abdes. 👕 Ai që është i sigurt se rrobat janë të pastra, por dyshon nëse u ka rënë papastërti, ato mbeten të pastra. 🕌 Ai që dyshon për numrin e rekateve në namaz, vepron sipas asaj për të cilën është i sigurt, duke respektuar dispozitat përkatëse të namazit. 💎 MËSIMI I DOBISHËM Mos e braktis sigurinë për shkak të dyshimit! Sheriati synon lehtësimin dhe largimin e vështirësisë, ndërsa besimtari duhet të ruhet nga vesveset. 🤍 Njohja e rregullave të fikhut na ndihmon ta adhurojmë Allahun me dije dhe qetësi. ✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues i kanalit Telegram.me/Dobifikh

Repost from ✏️ dobifikh

🤲 PËR KË LUTEN ENGJËJT? Në Sunet është përmendur se engjëjt luten dhe kërkojnë falje për disa kategori njerëzish, ndër ta: 🕌 1. Për ata që qëndrojnë në rreshtat e parë 📖 Profeti ﷺ ka thënë: «إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى الصُّفُوفِ الْأُوَلِ» 🌿 “Me të vërtetë, Allahu dhe engjëjt e Tij luten për rreshtat e parë.” 📚 (Ebu Daudi dhe Ibën Maxhe) 🌹 2. Për atë që dërgon salavate mbi Profetin ﷺ 📖 Profeti ﷺ ka thënë: «مَنْ صَلَّى عَلَيَّ صَلَاةً، صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ بِهَا عَشْرًا» ✨ “Kush dërgon një salavat mbi mua, Allahu dërgon dhjetë salavate mbi të.” 📚 (Muslimi) 🤍 Kuptimi i lutjes së engjëjve: Engjëjt 🤲 luten për besimtarët, kërkojnë faljen e Allahut dhe mëshirën e Tij për ta. 🌿 Sa privilegj i madh për besimtarin të jetë prej atyre për të cilët luten engjëjt! http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

🌴 Një hadith nga "Dyzetë hadithet" e imam Neueuiut ✨ Prej ibnu Abasit (Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve) përcillet se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka përcjellë prej Zotit të tij të Lartësuar se ka thënë: "Allahu i ka shkruar të mirat dhe të këqijat, pastaj i ka sqaruar ato: Ai që ka ndërmend të veprojë një të mirë, por nuk e vepron, Allahu ia shkruan pranë Vetes si një të mirë të plotë. Nëse ka ndërmend ta veprojë atë dhe e vepron, Allahu ia shkruan pranë Vetes dhjetë të mira deri në shtatëqind fish, deri në shumëfishe të shumta. Nëse ka ndërmend të veprojë një të keqe, por nuk e vepron, Allahu ia shkruan pranë Vetes një të mirë të plotë. E nëse e ka ndërmend dhe e vepron, Allahu ia shkruan një të keqe të vetme" [Buhariu e Muslimi]. 💫 Imam Neueuiu (Allahu e mëshiroftë) thotë: "Shiko o vëlla – Allahu na dhëntë sukses mua dhe ty – madhështinë e butësisë së Allahut të Lartësuar. Meditoji këto fjalë. Fjala e Tij "pranë Vetes": tregon përkujdesjen për këtë. Fjala e Tij "të plotë": tregon theksimin dhe përkujdesjen e madhe. Ndërsa për të keqen që e sjell ndërmend e pastaj e lë, tha: "Allahu ia shkruan pranë Vetes një të mirë të plotë" duke e theksuar me: "të plotë". E nëse e bën, Allahu ia shkruan një të keqe të vetme, duke e theksuar pakësimin e saj me: "të vetme" dhe nuk e theksoi me fjalën: "të plotë". Allahut i takon falënderimi dhe mirësia! I pa të meta është Ai! Ne nuk mund ta llogarisim falënderimin që Ai meriton! Me Allahun është suksesi! 📚 Dyzetë hadithet e Neueuiut http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

photo content

🍃 Adhurimet që bëhen me rastin e eklipsit 🌗 Është gjë e pëlqyeshme kur ndodh eklipsi i diellit apo i hënës: 🔹 mbështetja tek Allahu me namaz, 🔹 është sunet që imami pas namazit të mbajë një hutbe ku i përkujton të pranishmit me Ditën e Gjykimit, Xhennetin e Zjarrin dhe i paralajmëron prej shkaqeve që çojnë në dënimin e Allahut, 🔹 duaja dhe përgjërimi ndaj Allahut të Lartësuar, 🔹 tekbiri, 🔹 sadakaja, 🔹 përmendja e Allahut dhe kërkimi i faljes, 🔹 kërkimi i mbrojtjes prej Allahut nga dënimi i varrit, 🔹 afrimi tek Allahu me ç'ka mundësi, derisa eklipsi të mbarojë. 🌱 Kanë ardhur disa transmetime të sakta për këto punë: 🔸 Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë për diellin dhe hënën: "Ato të dyja janë shenja të Allahut, nuk eklipsohen për vdekjen a jetën e ndonjërit. Prandaj nëse e shikoni mbështetjuni Allahut me namaz" [Buhariu e Muslimi], 🔸e në një transmetim: "Nëse e shikoni këtë gjë bëjini dua Allahut, tekbir, faluni dhe jepni sadaka" [Buhariu e Muslimi], 🔸 e në një transmetim: "Pastaj i urdhëroi të kërkonin mbrojtje prej ndëshkimit të varrit" [Buhariu]. 🔸 Në hadithin e Esmasë: "Profeti (salallahu alejhi ue selem) urdhëroi me lirimin e robërve kur u bë eklipsi i diellit" [Buhariu]. Eklipsi i diellit është një rast i mirë për ringjalljen e adhurimit të frikës ndaj Allahut të Lartësuar. E lusim Allahun e Lartësuar të na japë sukses për atë që Ai e pëlqen dhe do. ✍🏻Përgatiti: Stafi drejtues i kanalit: http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

💫 A bën duá për zemrën tënde? 🍃Me rregullimin e zemrës rregullohet i gjithë trupi, Profeti (salallahu alejhi ue selem) thotë: "Vërtetë që në trup ndodhet një copë mishi që nëse ajo rregullohet rregullohet i gjithë trupi e nëse prishet prishet i gjithë trupi …". 🍃Ne Kur'an dhe Sunet ka shume duá për zemren: Fjala e të Lartësuarit: "Zoti ynë! Mos na i shtrembëro zemrat pasi na i drejtove", Fjala e të Lartësuarit: "Mos na vendos ne zemrat tona urrejtje e cmirë për ata që kanë besuar …", Fjala e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem): "Besimi mund të tretet në zemrën e ndonjërit prej jush ashtu sikurse tretet rroba, ndaj luteni Allahun që tua ripërtërisë besimin në zemrat tuaja", e saktëson Albani. Një nga duátë e tij (salallahu alejhi ue selem) ishte: "Zoti im! Ma prano pendimin, laje gjunahun tim, përgjigjju duásë sime, forcoje argumentim tim, udhëzoje zemrën time, drejtoje gjuhën time dhe largoje nga zemra ime urrejtjen dhe cmirën" e transmeton ibnu Hibani ne Sahih. Telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

🌴 Koha e duasë së pranuar ditën e Xhuma: Dijetarët kanë dhënë mendime për kohën e pranimit te duasë ditën e xhuma, mendimet më të forta janë dy: 🔸 1) koha nga ulja e hatibit në minber e deri në mbarimin e namazit të xhumasë, siç ka ardhur ne Sahihun e Muslimit. Sipas kësaj bën dua pas ezanit te xhumasë deri pa filluar imami hytben, në pushimin mes dy hytbeve, gjatë namazit në sexhde, si dhe pas teshehudit para selamit. 🔸 2) koha nga ikindia ne aksham e sidimos pjesa kohore e fundit para akshamit. Fjala ساعة e ardhur ne hadith nuk ka të beje me 60 min e njohur sot, se atëherë nuk kanë qenë këto njësi matëse. Në të gjitha kohët ditën e xhuma shpresohet pranimi i duasë, por në këto të dyja shpresohet më shumë. Allahu e di me së miri. http://telegram.me/Dobifikh https://instagram.com/dobi_fikh?igshid=ycjtkokgosis https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

🔹*Dispozita rreth udhëtimit* 🔸Udhëtari përfiton nga lehtësimet e udhëtimit që nga momenti kur del jashtë kufijve të zonës së banuar të vendit të tij. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve. (Shih: El-Istidhkar, 6/77). Prandaj, nëse aeroporti ndodhet jashtë kufijve të qytetit, atij i lejohet të përfitojë nga këto lehtësime që aty. ✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues: http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

🍃Gjykimi rreth pastrimit te rrobave me avull: 📌 Disa prej dijetarëve kanë thënë: Nuk arrihet pastrimi i papastërtisë vetëm se me ujë duke u bazuar ne hadithin e Profetit ( salallahu alejhi ue selem ) kur ka urdhëruar me hedhjen e koves së ujit mbi urinën e njeriut që urinoi ne xhami. Transmetuar nga Buhariu ne kapitullin e abdesit me nr (220,221)dhe Muslimi në kapitullin e pastërtisë me nr (284). Ashtu sikurse jane argumentuar dijetarët e këtij mendimi me hadithe të tjera qe tregojnë për urdhërimin e pastrimit të papastërtive me ujë, duke thënë se urdhëri e bën të domosdoshëm detyrueshmërinë, e cila tregon se papastërtinë nuk e pastron ndonjë pastrues tjetër përveç ujit. 📌Ndërsa disa dijetarë të tjerë janë të mendimit se papastërtia nëse hiqet me çfarëdo lloj pastruesi qoftë me ujë, dhe, ose me lënien në diell, erë, kruarjen, fshirjen apo pastrues të tjerë përveç këtyre që u përmendën, atëherë vendi që ishte i pisët konsiderohet i pastruar. Për këte jane argumentuar se papastërtia është nje esencë e pisët që nëse hiqet me çdo lloj pastruesi quhet e pastruar. Gjithashtu jane argumentuar me hadithet që tregojnë për pastrimin e disa gjërave pa ujë, siç jane hadithet që tregojne për pastrimin nga kryerja e nevojave personale me gurë, e të ngjashme me to, apo hadithet që tregojnë per pastrimin e këpucëve me dhe nëse shkel nje pisllëk. Dhe ky mendim është më afër së vërtetës. 📌 Kështu që larja e rrobave me avull (vendosja e disa kimikateve tek rrobat që duam të lajmë për të hequr pisllëkun dhe pastaj bëhet larje e plotë me avull uji) i pastron rrobat prej papastërtive. 📚 Shkëputur nga libri: Shpjegimi i bazave te Fikhut i Shejh Xhibrinit (Allahu e mëshiroftë ) 1/8,9. ✍🏻 Përgatiti : Stafi drejtues I kanalit. Telegram.me/Dobifikh

photo content

💢 Thënie të dobishme 💢 💫 "Nxënësi i dijes duhet të dijë si ta kuptojë dijen që merr, nuk duhet të mashtrohet nga kërkimi i informacioneve të shumta por që nuk i kupton. Dija e dobishme është ajo që kuptohet edhe nëse është e vogël. Nëse ekziston kuptimi, edhe nëse është dije e pakët, njeriu furnizohet me dije. Ndërsa të dhënat e shumta pa kuptimin e duhur e çojnë njeriun në rrugën e gabuar". 📚 Shejh Salih Usejmi (Allahu e ruajt) në një nga mësimet e tij http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

Bëhu dhe ti pjesë e përhapjes së të mirës në shpërndarjen e adresës Dobifikh Në telegram: http://telegram.me/Dobifikh në facebook: https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks 🔸 Ky kanal i cili bazohet në Kur'an dhe Sunet, synon ardhjen në ndihmë të mësimit të normave dhe dobive të Fikhut islam në çështje që hasim çdo ditë, duke u munduar t'ua përcjellim lexuesve në mënyrën më të mirë dhe të kuptueshme. {Bashkëpunoni në mirësi e devotshmëri e mos bashkëpunoni në gjynahe e padrejtësi} [Maide:2]. ✍🏻 Stafi drejtues i kanalit: