📖 Kurani Kerijm
Open in Telegram
Ky kanal synon që tju vijë në ndihmë atyre që duan të lexojnë dhe mësojnë Kuranin me rregulla texhuidi. Duke sjellë edhe tefsirin e atyre ajeteve që lexohen apo mësohen përmendsh. O Allah! Bëje Kuranin pranverë të zemrave tona!
Show more1 314
Subscribers
+224 hours
+27 days
+2130 days
Data loading in progress...
Similar Channels
Tags Cloud
No data
Any problems? Please refresh the page or contact our support manager.
Incoming and Outgoing Mentions
---
---
---
---
---
---
Attracting Subscribers
September '24
September '24
+23
in 0 channels
August '24
+27
in 0 channels
Get PRO
July '240
in 0 channels
Get PRO
June '240
in 0 channels
Get PRO
May '240
in 1 channels
Get PRO
April '240
in 0 channels
Get PRO
March '240
in 0 channels
Get PRO
February '240
in 0 channels
Get PRO
January '240
in 0 channels
Get PRO
December '230
in 0 channels
Get PRO
November '230
in 2 channels
Get PRO
October '230
in 0 channels
Get PRO
September '23
+16
in 0 channels
Get PRO
August '23
+17
in 0 channels
Get PRO
July '23
+8
in 0 channels
Get PRO
June '23
+15
in 0 channels
Get PRO
May '23
+36
in 0 channels
Get PRO
April '23
+59
in 0 channels
Get PRO
March '23
+31
in 0 channels
Get PRO
February '23
+31
in 0 channels
Get PRO
January '23
+32
in 0 channels
Get PRO
December '22
+23
in 0 channels
Get PRO
November '22
+44
in 0 channels
Get PRO
October '22
+23
in 0 channels
Get PRO
September '22
+29
in 0 channels
Get PRO
August '22
+31
in 0 channels
Get PRO
July '22
+43
in 0 channels
Get PRO
June '22
+68
in 0 channels
Get PRO
May '22
+41
in 0 channels
Get PRO
April '22
+88
in 0 channels
Get PRO
March '22
+49
in 0 channels
Get PRO
February '22
+30
in 0 channels
Get PRO
January '22
+31
in 0 channels
Get PRO
December '21
+53
in 0 channels
Get PRO
November '21
+27
in 0 channels
Get PRO
October '21
+24
in 0 channels
Get PRO
September '21
+25
in 0 channels
Get PRO
August '21
+23
in 0 channels
Get PRO
July '21
+21
in 0 channels
Get PRO
June '21
+30
in 0 channels
Get PRO
May '21
+31
in 0 channels
Get PRO
April '21
+86
in 0 channels
Get PRO
March '21
+38
in 0 channels
Get PRO
February '21
+38
in 0 channels
Get PRO
January '21
+54
in 0 channels
Get PRO
December '20
+1 488
in 0 channels
| Date | Subscriber Growth | Mentions | Channels | |
| 25 September | +1 | |||
| 24 September | 0 | |||
| 23 September | 0 | |||
| 22 September | +2 | |||
| 21 September | +1 | |||
| 20 September | +3 | |||
| 19 September | +1 | |||
| 18 September | +4 | |||
| 17 September | 0 | |||
| 16 September | +2 | |||
| 15 September | 0 | |||
| 14 September | 0 | |||
| 13 September | 0 | |||
| 12 September | 0 | |||
| 11 September | +1 | |||
| 10 September | +1 | |||
| 09 September | +2 | |||
| 08 September | +2 | |||
| 07 September | +2 | |||
| 06 September | 0 | |||
| 05 September | 0 | |||
| 04 September | 0 | |||
| 03 September | 0 | |||
| 02 September | +1 | |||
| 01 September | 0 |
Channel Posts
🌱Xhuzi i tridhjetë i Kuranit..
🔖 Lexues, imamët e haremit: Shurejm dhe Sudejs
https://youtu.be/vmZ3f0L6XJQ
@KuranKerijm
| 2 | 🔖 Surja Tin
"Për fikun dhe ullirin, për malin e Sinait dhe për këtë Qytet të sigurt (Mekën), Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer, (Tin, 1-4)
🌱Por kur njeriu kundërshton dhe thyen urdhrat e Zotit, zbret në nivelin më të ulët.
"pastaj e çuam atë (kur nuk beson) në gjendjen më të ulët."
🌱Të pastër dhe të ndershëm do të vazhdojnë ata që:
"përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera"
🔖 Surja Tekathur
Kjo sure u drejtohet të gjithë atyre njerëzve të cilët jetojnë vetëm për kënaqësitë trupore, duke injoruar nevojat e shpirtit. Duke ditur se ne jemi krijuar nga trupi dhe shpirti, kjo sure u drejtohet të gjithë atyre që jetojnë vetëm për trupin. "Ju ka hutuar rivaliteti për të shtuar" (Tekathur, 1)
🌱Njerëzimi janë hutuar nga lakmia e madhe për të shtuar fëmijët, të hollat, veshjet, banesat etj... Nuk është diçka e keqe dhe e papranueshme të dëshirosh të kesh shumë, por është kur kjo të bën të harrosh dhe shpërfillësh normat dhe obligimet ndaj Krijuesit.
🌱Në fund të sures, përmenden pasojat e atyre që janë dhënë pas të mirave materiale dhe kanë harruar obligimet dhe ushqimin shpirtëror. A e dini cili është fundi i këtij trupi dhe fiziku, pas të cilit harrojmë dhe neglizhojmë gjithçka tjetër? Lexojeni se çfarë thotë Zoti:
"derisa të shkoni në varre."(Tekathur, 2)
🌱Më pas, ajetet paralajmërojnë ata që jetojnë vetëm për trupin: "Gjithsesi, do ta merrni vesh! Madje, së shpejti do ta merrni vesh! Kujdes! Ah, sikur ta dinit të vërtetën me siguri! Sigurisht që do ta shihni Zjarrin flakërues!" (Tekathur, 3-6)
🌱 Mos prit që të zhgënjehesh për atë ditë kur të dalësh para Zotit dhe të shohësh sa i pavlerë ka qenë trupi të cilit i ke ofruar të gjithë llojet e ushqimit, ndërkohë që ke privuar shpirtin tënd nga lidhjet me Zotin.
🔖 Surja Asr
Thotë imam Shafiu: "Nëse Zoti nuk do u kishte shpallur njerëzve asnjë sure tjetër përveç sures Asr, do u mjaftonte."
"Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin." (Asr, 1-3)
🔖 Surja Fil
Kjo sure, na sjell ndërmend çfarë u ndodh atyre që rebelohen kundër vullnetit të Zotit. Fundi i tyre do të jetë si ai i Ebrehas dhe ushtrisë së tij.
"Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit? A nuk ua prishi atyre kurthin, duke dërguar kundër atyre tufa zogjsh, të cilët i gjuajtën me gurë prej baltës së pjekur? Dhe kështu, i bëri si byk i ngrënë." (Fil, 1-5)
🌱Ishte një mrekulli dhe ndëshkim i paparashikueshëm nga ana e Zotit, për të gjithë ata që kërkojnë ta sfidojnë dhe të sfidojnë fenë e Tij.
🔖 Surja Kurejsh
Tek shumë njerëz, hasim një fenomen të çuditshëm, harrojnë dhe neglizhojnë të mirat që u ka dhënë Zoti. Ngaqë kanë jetuar me këto të mira dhe begati, u duket sikur i kanë pasur gjithmonë dhe do i kenë përjetë. Ka motra muslimane të cilat janë të mbuluara me hixhab, gjë e cila u është kthyer në diçka të zakontë dhe nuk e ndjejnë më ëmbëlsinë dhe autoritetin që të fal kjo mbulesë. Shumë njerëz të tjerë kanë fëmijë, por që nuk e ndjejnë këtë mirësi dhe nuk e falënderojnë Zotin. A nuk është dhuratë e Zotit dhe mrekulli e Tij, që nga një pikë sperme të krijohet një njeri, i cili të fal kënaqësi dhe ta bën jetën më të lumtur?
"Për hir të garancisë që gëzojnë kurejshët. Siguri e udhëtimeve të tyre në dimër dhe verë. (Kurejsh, 1-2)
🌱Zoti ua kishte bërë të sigurt dhe pa probleme, udhëtimet e tregtisë për kurejshët, si dimrit ashtu dhe verës. Edhe pse kjo sure u drejtohet kurejshëve, ajo përfshin të gjithë atyre njerëzve të privilegjuar me të mira dhe begati, sidomos atyre të privilegjuar ekonomikisht.
🌱Me qëllim që të mos ambientohemi me të mirat dhe begatitë, ne duhet që ta adhurojmë Zotin, burimin e këtyre të mirave.
"Prandaj, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie, që i ushqeu pas urisë dhe i siguroi pas frikës." (Kurejsh, 3-4)
🌱Zoti ua kujton njerëzve dy mirësi dhe begati themelore, sigurinë dhe ushqimin.
@KuranKerijm | 265 |
| 3 | 🍂Xhuzi i 30🍂
🔖 Mesazhi i këtij xhuzi dhe i sureve është që njeriu do të dalë një ditë para Zotit, prandaj duhet t'u bindet urdhrave dhe dispozitave të Tij.
🔖 E veçanta e këtij xhuzi është se përmban suren Alek, me të cilën filloi mesazhi hyjnor i Profetit alejhi selam.
🔖 Surja Abese
Kjo sure, përmban një qortim nga ana e Zotit, për Profetin alejhi selam. Që në ajetet e para, Zoti i tërheq vëmendjen Profetit se ftesa islame është për të gjithë njerëzit dhe jo për grupe dhe shtresa të caktuara.
"Ai u vrenjt dhe ktheu kurrizin, kur i erdhi pranë i verbri. E ku e di ti, ndoshta ai dëshironte të pastrohej (nga gjynahet) ose të merrte këshillë, e këshilla t’i sillte dobi atij?!" (Abese, 1-4)
🔖 Surja Tarik
Ndër të tjera, në këtë sure Zoti i bën thirrje njeriut të meditojë rreth krijimit të tij:
"Le të meditojë njeriu se prej çfarë është krijuar: është krijuar prej një lëngu që hidhet e që del ndërmjet shtyllës kurrizore dhe brinjëve. Me të vërtetë, Ai është i Fuqishëm për ta kthyer (në jetë) atë ditën, kur do të zbulohen të fshehtat." (Tarik, 5-7)
🌱Më pas, Zoti tërheq vëmendjen në një fenomen tjetër natyror:
"Për qiellin që kthehet pareshtur dhe për Tokën që plasaritet, që kjo është një Fjalë ndarëse." (Tarik, 11-13)
Duke qenë se mënyra e krijimit është e njëjtë, si njeriu, kafshët dhe bimët krijohen, ushqehen dhe rriten me anë të ujit, edhe Ai që i krijoi është i vetëm dhe i pashoq. Nëse nuk do të ishte kështu, çdo zot do të veçohej me krijesat e tij dhe do të dallohej nga tjetri. Janë pikat e shiut që bien nga qielli, zbusin barkun e tokës dhe kjo bën që të mbijnë bimët e ndryshme. Një pikë ujë (spermë) e burrit që vendoset në mitrën e gruas, bën që të formohet dhe më pas të lindë një fëmijë. I pa të meta është Ai që nga uji krijon njerëz, bimë dhe kafshë.
🔖 Surja Shems
Në këtë sure, përmenden disa fenomene natyrore dhe që në pamje të parë nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin.
"Për Diellin dhe shkëlqimin e tij. dhe për Hënën që e përcjell atë! Për ditën që ia zbulon shkëlqimin atij (diellit) dhe për natën kur e mbulon atë! Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar! Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar! Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur, duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën! Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë."(Shems, 1-10)
🌱Me këtë, sikur kjo sure të drejtohet ty o njeri dhe të thotë: Ti je boshti i universit dhe se Zoti të ka favorizuar mbi të gjithë krijesat e tjera. I gjithë universi është nënshtruar për ty o njeri, sepse ti je i vlefshëm para Zotit dhe Krijuesit të gjithësisë. Vlera dhe e veçanta jote është kur je i lidhur me Zotin dhe respekton ligjet e Tij.
🔖 Surja Duha
Në këtë sure, kemi një trajtim tjetër për Profetin - alejhi selam- nga ana e Zotit. Qortimin që i bëri në suren Abese, Zoti e kompenson me fjalët e buta dhe plot dhembshuri në këtë sure.
"Betohem në shkëlqimin e paradites dhe në natën kur terret e qetësohet, se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)" (Duha, 1-3)
🌱Mos mendo se Zoti të braktis, të harron apo të urren. Diçka e tillë është e pamundur. Më poshtë, i kujton format e përkujdesjes së Zotit në jetën e Profetit alejhi selam:
"A nuk ishe jetim e Ai të dha strehë? A nuk të gjeti të paditur (për Islamin) e të udhëzoi? A nuk ishe nevojtar e të bëri të mos ia kesh nevojën askujt?" (Duha, 3-8)
🌱E veçantë është se kjo sure fillon duke përmendur dy periudha kohe, atë të paradites dhe momentin kur nata mbulon tokën. Janë dy momente që janë simbole të paqes dhe qetësisë.
@KuranKerijm | 163 |
| 4 | 📖 Kur'ani Kerijm:
🌱Xhuzi i tridhjetë:
- Surja Nebe
- Surja Naziat
- Surja Abese
- Surja Tekvir
- Surja Infitar
- Surja Mutafifin
- Surja Inshikak
- Surja Buruxh
- Surja Tarik
- Surja Ala
- Surja Gashije
- Surja Fexhr
- Surja Beled
- Surja Shems
- Surja Lejl
- Surja Duha
- Surja Inshirah
- Surja Tin
- Surja Alak
- Surja Kadr
- Surja Bejine
- Surja Zelzele
- Surja Adijat
- Surja Karia
- Surja Tekathur
- Surja Asr
- Surja Humeze
- Surja Fil
- Surja Kurejsh
- Surja Maun
- Surja Kevther
- Surja Kafirun
- Surja Nasr
- Surja Mesed
- Surja Ihlas
- Surja Felek
- Surja Nas
@KuranKerijm | 161 |
| 5 | @KuranKerijm | 163 |
| 6 | sticker.webp | 159 |
| 7 | @KuranKerijm | 321 |
| 8 | 🌱Xhuzi i njëzet e nëntë i Kuranit..
🔖 Lexues, imamët e haremit: Shurejm dhe Sudejs
https://youtu.be/QqJdDVXNFuU
@KuranKerijm | 257 |
| 9 | 🍂Surja Kijame🍂
Kjo sure të kujton fundin e jetës mbi tokë, fundin e punëve të secilit, të mira qofshin apo të liga. Ajo na kujton vdekjen dhe takimin final me Allahun e madhëruar. Nëse njerëzit nuk i përgjigjen ftesës, le ta dinë se një ditë do të vdesin dhe do të përballen me të vërtetën absolute.
🍂Surja Insan🍂
🔖 Kjo sure sikur i drejtohet Profetit alejhi selam dhe i thotë: Ti ke obligim që t'i ftosh njerëzit në islam, kurse udhëzimi është në dorën e Zotit.
"Vallë, a nuk ka kaluar një periudhë kohore, kur njeriu nuk ka qenë qenie e denjë📖 Kurani Kerijm:
për t’u përmendur?! Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun nga një pikë farë e përzier, për ta sprovuar dhe e bëmë që të dëgjojë dhe të shohë. Natyrisht që Ne i treguam atij rrugën e drejtë, që ai të jetë ose mirënjohës, ose mosmirënjohës." (Insan, 1-3)
🌱Nëse ti u ke folur njerëzve mbi islamin dhe të vërtetën, mos u shqetëso për rezultatet, pasi ato janë në dorën e Zotit.
🍂Surja Murselat🍂
🔖 Ajo është surja e fundit e xhuzit 29 dhe fokusohet mbi atë që i pret mohuesit e Zotit dhe të mesazhit të Tij. Në këtë sure, kjo shprehet me fjalët: "Mjerë mohuesit në atë ditë!"
🌱Surja Insan u drejtohej ftuesve, me qëllim që t'i qetësojë për rezultatet dhe frytet e punës së tyre. Kurse surja Murselat, u drejtohet atyre që e mohuan fenë e Zotit dhe e refuzuan atë.
@KuranKerijm | 207 |
| 10 | .🌱Surja Nuh
Kjo sure flet mbi një nga modelet më të mira të një ftuesi. Ai është një ftues që demonstroi një durim të rrallë gjatë përmbushjes së misionit të tij. Ai duroi për 950 vite, pa u dëshpëruar dhe pa i humbur shpresat. Ai është profeti Nuh alejhi selam.
Me fjalët e Nuhut, përshkruhet mënyra si i ftonte njerëzit të adhurojnë një Zot të vetëm:
"Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra vërtet popullin tim natë e ditë, por thirrja ime edhe më tepër i largoi (nga e vërteta). Sa herë, që i thirrja për t’i falur Ti, ata shtinin gishtërinjtë në veshë dhe mbuloheshin me petkat e tyre, duke këmbëngulur me mendjemadhësi (në mosbesim). Pastaj i thirra me zë të lartë!" (Nuh, 5-8)
🔖 Në xhuzin 28, flitej se pasuria, fëmijët dhe familja janë tunduese dhe ndonjëherë të largojnë nga rruga e Zotit. Pikërisht mbi këtë, Nuhu bën komentet e tij ku thotë:
"O Zoti im, ata më kundërshtuan mua dhe u dhanë pas atyre njerëzve, pasuria dhe fëmijët e të cilëve nuk kanë sjellë gjë tjetër, veç shkatërrimit." (Nuh, 23)
🔖 Surja Xhin
Kurani na prezanton me një model tjetër, i cili na e shton pasionin dhe xhelozinë për të ftuar në rrugë të Zotit. Ky model është ai i xhindeve të cilët me të dëgjuar Kuranin, vajtën dhe ftuan popullin e tyre.
Thuaj (o Muhamed): “Mua më është shpallur se disa prej xhindeve kanë dëgjuar(Kuranin) dhe kanë thënë: ‘Me të vërtetë, kemi dëgjuar një Kuran të mrekullueshëm, i cili udhëzon në rrugën e drejtë dhe kemi besuar në të, prandaj kurrsesi më nuk do t’i shoqërojmë askënd Zotit tonë(në adhurim)!" (Xhin, 1-2)
🌱 Në këtë sure, xhindet përfaqësojnë modelin e atyre që me të dëgjuar mbi të vërtetën, e përqafojnë atë dhe ftojnë edhe të tjerët.
"Posa dëgjuam udhëzimin (Kuranin), Ne besuam në të; e kush beson në Zotin e vet, nuk ka përse të frikësohet se mos dëmtohet, as se mos i bëhet padrejtësi. Ka prej nesh që janë myslimanë, por ka edhe të atillë që janë jobesimtarë. Kush ka përqafuar Islamin, ka zgjedhur rrugën e drejtë, . kurse jobesimtarët do të jenë lëndë djegëse të Xhehenemit. Sikur të qëndronin (banorët e Mekës) në rrugën e vërtetë, Ne do t’u jepnim ujë të bollshëm."(Xhin, 13-15)
🌱Këto fjalë janë të ngjashme me ato të Nuhut, ku thoshte:
"...e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!" (Nuh, 10-12)
🔖 Surja Muzzemmil
Kjo sure, fokusohet kryesisht në përgatitjen shpirtërore të një ftuesi, me qëllim që të përballojë presionin e jashtëm. "O ti i mbuluar (o Muhamed)!Çohu (të falesh) gjithë natën, përveç një pjese të saj, që është gjysma ose diçka më pak a diçka më shumë se ajo dhe lexoje Kuranin ngadalë dhe qartë, sepse Ne do të të dërgojmë vërtet një fjalë me peshë të rëndë. Natyrisht, adhurimi natën vepron më fuqishëm dhe fjala është më shprehëse. Ngaqë ti ditën je vërtet shumë i zënë. Prandaj, përmende emrin e Zotit tënd dhe përkushtoju krejtësisht Atij!" (Muzzemmil, 1-8)
🌱Që të çosh në vend mesazhin e Zotit, duhet të furnizohesh me energji dhe të kesh një pregatitje të lartë shpirtërore.
🔖 Surja Muddethir
Në këtë sure, Zoti u bën thirrje besimtarëve që tashmë është koha e ftesës. Pasi je furnizuar me energji shpirtërore, pasi ke njohur Zotin, pasi je prezantuar me moralet e besimtarëve, pasi ke studiuar modele besimtarësh dhe ftuesish, tashmë është koha që t'u flasësh njerëzve për fenë dhe Zotin. "O ti, i mbështjellë (o Muhamed)! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje. rrobat e tua pastroji." (Muddethir, 1-3)
🌱Përmbajtja e ajeteve në suren Muzzemmil dhe ritmi i tyre, i përshtatet shumë natyrës së qetë të natës. Kurse ato të sures Muddethir, kanë një ritëm tjetër. Gjatë leximit, ti e ndjen ritmin e shpejtë dhe kërkesën për lëvizje dhe aktivitet. Këtë e ndjen edhe në ajetet e fundit, ku Zoti thotë:
"Atëherë, përse shmangen ata nga këshillimi, sikur të ishin gomerë tëegër (zebra)." (Muddethir, 49-50)
@KuranKerijm | 151 |
| 11 | 🍂 Xhuzi i njëzet e nëntë🍂
🔖 Pasi Zoti përmend ligjet dhe flet mbi fenë që ia shpalli profetit Muhamed alejhi selam, në xhuzin e 29 ai bën thirrje që këto t'u përçohen dhe transmetohen të gjithë njerëzve. Prej muslimanëve kërkohet që kjo mënyrë jete e shpallur nga Zoti, t'i prezantohet njerëzimit në formën më të mirë. Ti o musliman, je përgjegjës para Zotit dhe para njerëzimit, që këtë libër madhështor dhe të mrekullueshëm, ta bësh sa më të njohur tek njerëzit. Të ftosh të tjerët në udhën e Zotit, është obligim i çdo muslimani dhe myslimaneje. Thotë Profeti alejhi selam në një hadith: "Transmetoni prej meje qoftë dhe një ajet."
🔖 Duke ditur rëndësinë e ftesës në rrugën e Zotit, të gjithë suret e xhuzit 29 flasin dhe i kushtojnë vëmendje kësaj çështjeje.
🔖 Surja Mulk, flet mbi madhështinë e Zotit të madhëruar, me qëllim që ta vlerësojmë dhe më vonë të ftojmë njerëzit në rrugën e Tij. Që në ajetet e para, ajo flet mbi madhështinë e Zotit.
"Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit është pushteti suprem dhe që është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë! Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh. Ai ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin. Nuk mund të gjesh në krijimin e të Gjithëmëshirshmit kurrfarë ceni. Hidhe vështrimin: a sheh ndonjë plasaritje?" (Mulk, 1-3)
🌱E gjithë kjo sure, nga fillimi gjer në fund, përmend fakte të ndryshme të pushtetit dhe madhështisë së Zotit.
🌱Nëse njeriu ndërgjegjësohet mbi këtë fakt, se gjithçka është pronë e Zotit të madhëruar, atëherë e ka obligim që t'i ftojë të tjerët të njohin Zotin e gjithëpushtetshëm. Por për këtë, i duhet të shtojë dijet dhe informacionin. Kështu, ajeti i parë i sures Kalem, përmend penën:
"Nun. Betohem për penën dhe për atë që shkruajnë"
🔖 Surja Kalem, fokusohet kryesisht në dy gjëra:
- Regjistrimin dhe dokumentimin e dijeve
- rëndësinë e moraleve.
🌱Duke qenë se ftuesit duhet të jenë model, në këtë sure përmenden moralet dhe normat etike me të cilat duhet të karakterizohet një ftues. Meqë Profeti alejhi selam është modeli ynë më i mirë, në këtë sure kemi dëshminë e vetë Zotit për moralet e Profetit "...se ti je me virtyte madhore." (Kalem, 3)
🔖 Surja Hakka
Kjo sure vë theksin në një nga metodat më efikase të një ftuesi dhe ajo është përkujtimi i jetës së përtejshme. Hakka, është Dita kur gjithçka do të zbulohet dhe njerëzit do të prezantohen me të vërtetën e plotë. Atë Ditë, njerëzit do e mësojnë nëse i përkasin banorëve të xhenetit apo të xhehenemit. Në këtë sure flitet për njerëzit që do e marrin librin e veprave nga krahu i djathtë dhe ata që do e marrin nga krahu i majtë. Ashtu siç përmend fragmente të tjera nga Dita e Gjykimit. T'i kujtosh njerëzit me jetën e përtejshme, është një nga metodat që duhet të përdorë ftuesi për të forcuar besimin e njerëzve.
🔖 Surja Mearixh
Kjo sure fokusohet tek cilësitë dhe tiparet e besimtarëve. Ajo është e ngjashme me suren Muminun.
"Përjashtim bëjnë ata që falen, e që janë të vazhdueshëm në faljet e tyre; e që caktojnë një pjesë të pasurisë së tyre për lypësin dhe për nevojtarin; e që besojnë në Ditën e Llogarisë(Gjykimit); e që frikësohen nga dënimi i Zotit të tyre..."(Mearixh, 22-27) çdo besimtar dhe sidomos ftuesit, duhet të karakterizohen nga këto cilësi, të cilat aq sa kanë të bëjnë me forcimin e besimit, kanë të bëjnë edhe me rrënjosjen e moraleve dhe vlerave.
——-
@KuranKerijm | 137 |
| 12 | 📖 Kur'ani Kerijm:
🌱Xhuzi i njëzet e nëntë:
- Surja Mulk
- Surja Kalem
- Surja Hakka
- Surja Mearixh
- Surja Nuh
- Surja Xhin
- Surja Muzzemmil
- Surja Muddethir
- Surja Kijame
- Surja Insan
- Surja Murselat
@KuranKerijm | 155 |
| 13 | @KuranKerijm | 157 |
| 14 | sticker.webp | 154 |
| 15 | 🌱Xhuzi i njezetë e tetë i Kuranit..
🔖 Lexues, imamët e haremit: Shurejm dhe Sudejs
https://youtu.be/qlaIxa37e_k
@KuranKerijm | 223 |
| 16 | 🍂Xhuzi i njëzet e tetë🍂
🔖 I gjithë xhuzi fokusohet mbi një çështje të vetme:
Rëndësinë e përkatësisë dhe identitetit islam.
Të identifikohesh si musliman, është diçka thelbësore në fenë tonë. T'i përkasësh islamit, do të thotë që e gjithë qenia jote të jetë e lidhur me këtë fe, t'i duash besimtarët dhe të distancohesh nga gjithçka që dëmton islamin apo muslimanët.
🔖 I gjithë ky xhuz, fokusohet në rëndësinë e përkrahjes së fesë dhe besimtarëve. Suret e këtij xhuzi, bëjnë thirrje për forcim të lidhjeve mes besimtarëve me njëri-tjetrin dhe distancimin nga armiqtë dhe kundërshtarët e tyre.
🔖 E veçantë është se në mes të këtyre sureve, hasim ajete që flasin mbi rëndësinë e familjes në islam.
❓Vallë përse përmendet familja mes një teme ku flitet mbi përkatësinë dhe identitetin islam?
Kjo, pasi për të pasur një shoqëri të konsoliduar, duhet të kesh një familje të konsoliduar. Për këtë, të gjithë suret që përmenden pas sures Muxhadele, bëjnë thirrje për unitet dhe bashkim.
🔖 Surja Xhumua bën thirrje për bashkim, sidomos ditën e xhuma.
🔖 Po për unitet dhe bashkim flet dhe surja Hashr dhe Saff.
🔖 Surja Hashr, flet për grumbullimin dhe tubimin e madh.
🔖 Surja Saff, flet për unifikimin e rreshtave. Me qëllim që të kesh një identitet, duhet të jesh pjesë e diçkaje, të kesh një përkatësi dhe identitet.
🔖 Këto sure, pasohen nga surja Mumtehine, e cila teston përkatësinë tënde o besimtar.
🔖 Surja Munafikun është surja që tregon se hipokrizia është ajo që e rrënon më së shumti identitetin dhe përkatësinë.
🔖 Pas sures Munafikun, vijnë tre sure të tjera, të cilat flasin mbi tre faktorë të cilët të bëjnë ta neglizhosh përkatësinë dhe identitetin tënd. Këto tre faktorë janë pasuria, fëmijët dhe familja. Këto përmenden në suret Talak, Tegabun dhe Tahrim. Të tre këto sure, flasin mbi rëndësinë e familjes dhe unitetit të saj. Një familje e konsoliduar, është fillimi i identitetit islam.
🌱Ti o musliman që e ke besuar Kuranin si libër të Zotit, duhet t'i përkasësh tërësisht kësaj feje. Me qëllim që të kesh identitet dhe përkatësi të plotë islame, duhet të jesh i bashkuar si një trup i vetëm me besimtarët e tjerë. Për ta arritur këtë, duhet të kemi familje të konsoliduar.
🔖 Surja Muxhadele, trajton dy tema kryesore:
- Rëndësinë e përkatësisë
- distancimin nga politeistët dhe idhujtarët.
Kurse suret e tjera, janë komentuese të kësaj sureje.
🔖 Suret Hashr, Saff dhe Xhumua, flasin mbi rëndësinë e bashkimit dhe unitetit. Kjo duket qartë që nga emrat e këtyre sureve.
🔖 Kurse surja Mumtehine, ofron modele të ndryshme njerëzish, të cilët u sprovuan në përkatësinë e tyre.
@KuranKerijm | 212 |
| 17 | 📖 Kur'ani Kerijm:
🌱Xhuzi i njëzet e tetë:
- Surja Muxhadele
- Surja Hashr
- Surja Mumtehine
- Surja Saff
- Surja Xhumua
- Surja Munafikun
- Surja Tegabun
- Surja Talak
- Surja Tahrim
@KuranKerijm | 178 |
| 18 | @KuranKerijm | 183 |
| 19 | sticker.webp | 177 |
| 20 | @KuranKerijm | 222 |
