Dija e dobishme fetare
Open in Telegram
Ky kanal synon përhapjen e diturisë fetare Islame, e cila është e ndërtuar mbi argumente e baza fetare dhe rrënjëzimin e metodologjisë së Ehli suneh uel xhemaʼ. “Nuk është dituri ajo që mësohet, por ajo që ka dobi”. (Imam Shafiu) Na ndiqni në fb, insta!
Show more2 328
Subscribers
-124 hours
-57 days
-1530 days
Data loading in progress...
Similar Channels
Tags Cloud
No data
Any problems? Please refresh the page or contact our support manager.
Incoming and Outgoing Mentions
---
---
---
---
---
---
Attracting Subscribers
September '26
September '26
+4
in 0 channels
August '26
+10
in 0 channels
Get PRO
July '26
+26
in 0 channels
Get PRO
June '26
+20
in 0 channels
Get PRO
May '26
+31
in 0 channels
Get PRO
April '26
+24
in 1 channels
Get PRO
March '26
+38
in 1 channels
Get PRO
February '26
+30
in 0 channels
Get PRO
January '26
+16
in 0 channels
Get PRO
December '25
+38
in 2 channels
Get PRO
November '25
+23
in 0 channels
Get PRO
October '25
+18
in 0 channels
Get PRO
September '25
+24
in 0 channels
Get PRO
August '25
+27
in 1 channels
Get PRO
July '25
+18
in 0 channels
Get PRO
June '25
+29
in 0 channels
Get PRO
May '25
+28
in 0 channels
Get PRO
April '25
+54
in 0 channels
Get PRO
March '25
+58
in 0 channels
Get PRO
February '25
+48
in 0 channels
Get PRO
January '25
+43
in 0 channels
Get PRO
December '24
+39
in 0 channels
Get PRO
November '24
+37
in 1 channels
Get PRO
October '24
+41
in 0 channels
Get PRO
September '24
+50
in 1 channels
Get PRO
August '24
+56
in 0 channels
Get PRO
July '24
+29
in 0 channels
Get PRO
June '24
+29
in 2 channels
Get PRO
May '24
+23
in 2 channels
Get PRO
April '24
+37
in 1 channels
Get PRO
March '24
+79
in 0 channels
Get PRO
February '24
+54
in 2 channels
Get PRO
January '24
+33
in 0 channels
Get PRO
December '23
+35
in 0 channels
Get PRO
November '23
+35
in 0 channels
Get PRO
October '23
+73
in 0 channels
Get PRO
September '23
+38
in 0 channels
Get PRO
August '23
+46
in 0 channels
Get PRO
July '23
+29
in 0 channels
Get PRO
June '23
+45
in 0 channels
Get PRO
May '23
+25
in 0 channels
Get PRO
April '23
+43
in 0 channels
Get PRO
March '23
+92
in 0 channels
Get PRO
February '23
+46
in 0 channels
Get PRO
January '23
+87
in 0 channels
Get PRO
December '22
+82
in 0 channels
Get PRO
November '22
+64
in 0 channels
Get PRO
October '22
+57
in 0 channels
Get PRO
September '22
+56
in 0 channels
Get PRO
August '22
+41
in 0 channels
Get PRO
July '22
+50
in 0 channels
Get PRO
June '22
+66
in 0 channels
Get PRO
May '22
+64
in 0 channels
Get PRO
April '22
+151
in 0 channels
Get PRO
March '22
+141
in 0 channels
Get PRO
February '22
+109
in 0 channels
Get PRO
January '22
+113
in 0 channels
Get PRO
December '21
+69
in 0 channels
Get PRO
November '21
+80
in 0 channels
Get PRO
October '21
+51
in 0 channels
Get PRO
September '21
+44
in 0 channels
Get PRO
August '21
+53
in 0 channels
Get PRO
July '21
+70
in 0 channels
Get PRO
June '21
+38
in 0 channels
Get PRO
May '21
+60
in 0 channels
Get PRO
April '21
+94
in 0 channels
Get PRO
March '21
+119
in 0 channels
Get PRO
February '21
+138
in 0 channels
Get PRO
January '21
+106
in 0 channels
Get PRO
December '20
+2 255
in 0 channels
| Date | Subscriber Growth | Mentions | Channels | |
| 08 September | 0 | |||
| 07 September | 0 | |||
| 06 September | +1 | |||
| 05 September | 0 | |||
| 04 September | +2 | |||
| 03 September | 0 | |||
| 02 September | +1 | |||
| 01 September | 0 |
Channel Posts
| 2 | Ndiqni kanalin Dija e dobishme fetare në WhatsApp:
https://whatsapp.com/channel/0029Vb9vl4wEAKWMGyBZxp07 | 179 |
| 3 | https://youtube.com/shorts/yC4QmCbQUj4?si=9HN3kGdds5XgU412 | 1 |
| 4 | https://youtube.com/shorts/yC4QmCbQUj4?si=jaH1yJLIR4aAoax2 | 1 |
| 5 | https://youtube.com/shorts/_j5C_uNt7nM?si=tpjrLcCxx6t9fFBG | 226 |
| 6 | https://t.me/Dijaedobishme | 224 |
| 7 | Seria:
#Për_shkak_të_veprave_të_tyre
Kurani Kerijm | 211 |
| 8 | 📬 Mesazhi i sotëm...
Dërgo salavate dhe selame mbi të dashurin tënd Muhammedin ﷺ!
🤍 I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Shtoni salavatet për mua në natën dhe ditën e xhuma, sepse salavatet tuaja shfaqen para meje”.
🌹 اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ، كَمَا صَلَّيْتَ عَلَى إِبْرَاهِيمَ وَعَلَى آلِ إِبْرَاهِيمَ، إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ.
Allahumme Sali ala Muhamedin ue ala ali Muhammed, kema sal-lejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime inneke Hamidun mexhid.
🌹 اللَّهُمَّ بَارِكْ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ، كَمَا بَارَكْتَ عَلَى إِبْرَاهِيمَ وَعَلَى آلِ إِبْرَاهِيمَ، إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ.
Allahumme Barik ala Muhamedin ue ala ali Muhammed, kema barekte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime inneke Hamidun mexhid.
@Dijaedobishme
🌱¤🌱 ¤
🤍 Na ndiqni në rrjetet tona:
Telegram Instagram
YouTube Facebook | 293 |
| 9 | ✹ ───✹{✿🎀✿}✹ ─── ✹
Ora e artë që nuk duhet ta humbasim nga dita jonë është ora e parë pas namazit të sabahut.
Ajo është ora e bereqetit, qetësisë, kthjelltësisë dhe krijimtarisë.
Në atë kohë mendja sapo e ka filluar ditën, para se të mbushet me mesazhe, telefonata dhe detyra, dhe para se të tjerët të fillojnë t’i marrin vëmendjen tonë.
Është për të ardhur keq që disa prej nesh zgjohen për namazin e sabahut dhe pastaj kthehen përsëri në gjumë, ndërkohë që ajo orë mund të jetë një hapësirë e çmuar për lexim, për të mësuar dhe përsëritur Kur’anin, për të shkruar, për të mësuar diçka të re ose për të kryer një punë që kërkon mendje të qetë dhe të kthjellët.
Kjo nuk do të thotë se gjumi pas sabahut është gjithmonë gabim, sepse njerëzit kanë rrethana dhe nevoja të ndryshme. Por ajo që është vërtet për të ardhur keq është që kjo orë të humbasë çdo ditë pa ndonjë qëllim.
I Dërguari i Allahut ﷺ ka bërë dua për bereqet për umetin e tij në mëngjeset e hershme. Ndoshta një nga mënyrat më të bukura për ta shfrytëzuar këtë bereqet është që njeriu ta fillojë ditën me diçka që i sjell dobi, përpara se bota të fillojë t’ia marrë kohën dhe vëmendjen.
Arritjet e mëdha nuk kërkojnë gjithmonë orë të gjata; ndonjëherë mjafton vetëm një orë që e ruajmë dhe e shfrytëzojmë çdo ditë, e cila pas disa muajsh mund të sjellë një ndryshim të madh.
Çështja nuk është vetëm të zgjohemi herët, por të pyesim veten:
Kujt po ia dhurojmë orët më të mira të ditës sonë?
✹ ───✹{✿🎀✿}✹ ─── ✹
✍🏻 Përgatiti: Stafi i kanalit Dija e dobishme fetare
✹ ───✹{✿🎀✿}✹ ─── ✹
Na ndiqni në rrjetet tona:
Telegram, Instagram, Facebook, Youtube | 274 |
| 10 | Seria #Të_drejtat_e_bashkëshortes
#Detyrimet_e_burrit_ndaj_gruas_në_Islam
3- Mos u kthe në shtëpi si hetues
Hadithi në kohën e telefonave dhe rrjeteve sociale
✨Sot mund të mos kthehemi më me deve nga një udhëtim i gjatë. Mund të dërgojmë një mesazh dhe të themi: “Po vij.”
✨Por dhe “të dyshojë për familjen e tij dhe të kërkojë të zbulojë gabimet e tyre.” mund të marrë forma të tjera:
- Të kontrollosh fshehurazi telefonin vetëm për të kërkuar diçka.
- Të lexosh çdo detaj me syrin e dyshimit.
- Të krijosh profile apo situata për ta “testuar” bashkëshortin/en.
- Të kërkosh vazhdimisht prova për një tradhti që nuk ke arsye reale ta dyshosh.
- Të interpretosh çdo vonesë, mesazh apo heshtje si shenjë faji.
Teknologjia ka ndryshuar mjetet, por sëmundja mund të mbetet e njëjtë:
التماس العثرات — kërkimi i gabimeve të tjetrit.
🍃Një martesë në të cilën secili përpiqet ta kapë tjetrin në gabim shndërrohet gradualisht në një marrëdhënie mbrojtjeje dhe frike, jo qetësie dhe sigurie.
‼️Martesa ka nevojë edhe për ستر mbulim.
⭕️Nuk është dashuri të kërkosh të dish çdo dobësi të tjetrit.
⭕️Nuk është zgjuarsi të fitosh çdo debat duke i kujtuar bashkëshortit/es çdo gabim të vjetër.
⭕️Dhe nuk është afërsi që çdo mangësi që zbulon brenda shtëpisë ta nxjerrësh jashtë saj.
Martesa ka nevojë për mbulim. Ka nevojë që bashkëshortët të korrigjojnë njëri-tjetrin, por edhe të dinë të kalojnë mbi shumë gjëra që nuk meritojnë të shndërrohen në çështje.
Sepse qëllimi nuk është:
“Të vërtetoj se ti gabove.”
Qëllimi është:
“Të ruajmë atë që kemi ndërtuar së bashku.”
📌Një parim për çdo shtëpi
Ky hadith na lë një parim shumë të bukur për jetën bashkëshortore:
البيت الزوجي لا يُبنى بعقلية التفتيش، وإنما بعقلية الستر والثقة والتجمل وحسن اللقاء.
Shtëpia bashkëshortore nuk ndërtohet me mendësinë e hetuesit, por me mbulim, besim, zbukurim për njëri-tjetrin dhe bukuri në takimin mes bashkëshortëve.
Mos hyr në shtëpinë tënde duke kërkuar: “Çfarë gabimi do të gjej?”
Hyr duke menduar: “Çfarë mund të bëj që kjo shtëpi të mbetet vend qetësie, sigurie dhe dashurie?” Sepse familja nuk është dosje që duhet hetuar, është amanet me të cilin duhet jetuar me mirësi.
✍🏻 Përgatiti: Stafi i kanalit Dija e dobishme fetare | 260 |
| 11 | Seria #Të_drejtat_e_bashkëshortes
#Detyrimet_e_burrit_ndaj_gruas_në_Islam
3- Mos u kthe në shtëpi si hetues
Profeti ﷺ ka thënë:
«إِذَا أَطَالَ أَحَدُكُمُ الْغَيْبَةَ فَلَا يَطْرُقْ أَهْلَهُ لَيْلًا»
“Kur ndonjëri prej jush qëndron gjatë larg familjes së tij, të mos u kthehet atyre papritur natën.”
(Buhariu dhe Muslimi)
💡Në pamje të parë, hadithi flet për një burrë që kthehet nga një udhëtim i gjatë. Por edukimi profetik që përmban është shumë më i thellë.
Profeti ﷺ nuk dëshiron që bashkëshorti të hyjë në shtëpinë e tij me mendësinë e hetuesit: të vijë papritur që të shohë çfarë po ndodh, ta kapë tjetrin të papërgatitur, të kërkojë ndonjë gabim apo të vërtetojë një dyshim që e ka ndërtuar në mendjen e tij.
🔍Prandaj dijetarët përmendin dy urtësi të mëdha në këtë hadith.
E para: Mos kërko gabimet e bashkëshortes
Pra, të mos kthehet me dyshim ndaj familjes dhe me dëshirën për të zbuluar të metat e tyre.
Ka dallim të madh mes të zbulosh një gabim që të del përpara dhe të jetosh duke kërkuar gabime.
Martesa nuk mund të ndërtohet mbi pyetjen e vazhdueshme:
“Çfarë po më fsheh?”
“Me kë po flet?”
“Pse e bëri këtë?”
“Ta kontrolloj pa e ditur…”
“Ta provoj që të shoh si do të reagojë…”
Sepse kur dyshimi bëhet mënyrë jetese, bashkëshorti pushon së qeni partner dhe fillon të sillet si hetues.
Allahu thotë:
﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اجْتَنِبُوا كَثِيرًا مِنَ الظَّنِّ إِنَّ بَعْضَ الظَّنِّ إِثْمٌ وَلَا تَجَسَّسُوا﴾
“O ju që keni besuar! Shmangni shumë prej dyshimeve, sepse disa dyshime janë gjynah. Dhe mos spiunoni…”
[El-Huxhurat: 12]
Kjo nuk do të thotë të mbyllen sytë përpara shenjave reale të një problemi. Por dyshimi pa shkak dhe kërkimi sistematik i të metave nuk janë themel për një martesë të shëndoshë.
E dyta: Jepi bashkëshortes mundësinë të të presë bukur
Profeti ﷺ tha:
“Në mënyrë që gruaja, burri i së cilës ka qenë larg, të kujdeset për pastërtinë e saj dhe ajo me flokë të parregulluar të krihet.”
Sa i mrekullueshëm është ky edukim profetik!
Burri ka munguar gjatë. Gruaja nuk është në gjendjen në të cilën do të dëshironte ta priste. Prandaj ai nuk udhëzohet ta befasojë, por t’i japë mundësi të pastrohet, të rregullohet dhe të zbukurohet për të. Sepse Sheriati nuk kujdeset vetëm që martesa të jetë hallall; kujdeset edhe që ajo të mbetet e bukur. Nuk ruan vetëm kontratën e nikahut, por ruan edhe afrimin, tërheqjen dhe dashurinë ndërmjet bashkëshortëve.
Këtu ka një mësim që shpesh harrohet: zbukurimi për bashkëshortin nuk është çështje e parëndësishme në jetën martesore. Edhe mënyra se si takohemi, si e presim njëri-tjetrin dhe çfarë pamjeje përpiqemi t’i ofrojmë njëri-tjetrit ndikon në ruajtjen e afërsisë.
💡Përfitimet nga ky hadith:
① Mos kërko të metat e bashkëshortes/it dhe mos u sill me mendësinë e hetuesit.
② Dyshimi pa arsye dëmton besimin dhe qetësinë bashkëshortore.
③ Mosspiunimi është pjesë e ruajtjes së privatësisë në martesë.
④ Lajmërimi para kthimit pas një mungese të gjatë është prej edukatës dhe konsideratës ndaj familjes.
⑤ Besimi reciprok është themel i qetësisë familjare. Dhe mos kërko si ta kapësh tjetrin në gabim; kërko si ta ruash marrëdhënien.
✍🏻 Përgatiti: Stafi i kanalit Dija e dobishme fetare | 241 |
| 12 | Seria #Të_drejtat_e_bashkëshortes
#Detyrimet_e_burrit_ndaj_gruas_në_Islam
3- Mos u kthe në shtëpi si hetues
Profeti ﷺ ka thënë:
«إِذَا أَطَالَ أَحَدُكُمُ الْغَيْبَةَ فَلَا يَطْرُقْ أَهْلَهُ لَيْلًا»
“Kur ndonjëri prej jush qëndron gjatë larg familjes së tij, të mos u kthehet atyre papritur natën.”
(Buhariu dhe Muslimi)
Në një transmetim tjetër, Profeti ﷺ sqaroi edhe urtësinë e këtij udhëzimi:
«كَيْ تَسْتَحِدَّ الْمُغِيبَةُ، وَتَمْتَشِطَ الشَّعِثَةُ»
“(Në mënyrë që gruaja, burri i së cilës ka qenë larg,) të kujdeset për pastërtinë e saj dhe ajo me flokë të parregulluar të krihet.”
Dhe në transmetime të tjera përmendet:
«نَهَى أَنْ يَطْرُقَ الرَّجُلُ أَهْلَهُ لَيْلًا يَتَخَوَّنُهُمْ أَوْ يَلْتَمِسُ عَثَرَاتِهِمْ»
“Ai ﷺ e ndaloi burrin që t’i vinte familjes së tij papritur natën, duke i dyshuar apo duke kërkuar të zbulonte gabimet e tyre.”
✍🏻 Përgatiti: Stafi i kanalit Dija e dobishme fetare | 233 |
| 13 | Ndonjëherë fjala “kufij” kuptohet gabimisht, sikur të nënkuptojë largimin nga prindërit, ftohjen me familjen apo mbylljen e derës ndaj njerëzve.
Jo.
▪️Kufiri i shëndetshëm do të thotë:
✔️Të duam njerëzit pa ua dorëzuar atyre drejtimin e martesës sonë.
✔️T’i nderojmë prindërit pa i bërë palë në çdo konflikt bashkëshortor.
✔️T’i presim miqtë pa ua cenuar qetësinë njerëzve të shtëpisë.
✔️Të ruajmë farefisin pa humbur privatësinë e familjes.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme në vitet e para të martesës. Çifti ka nevojë të ndërtojë mënyrën e vet të komunikimit, zakonet e veta, ritmin e jetës dhe aftësinë për t’i zgjidhur problemet mes tyre. Nëse në çdo çështje futet një person i tretë, marrëdhënia mes dy bashkëshortëve nuk arrin të piqet.
💡Hadithi «ولا تأذن في بيته إلا بإذنه» nuk na mëson vetëm një dispozitë rreth hyrjes në shtëpi. Ai na edukon me një koncept më të gjerë:
Shtëpia ka paprekshmërinë e saj, martesa ka privatësinë e saj dhe secili bashkëshort ka të drejta që tjetri duhet t’i marrë në konsideratë. | 258 |
| 14 | 🏠 Shtëpia bashkëshortore ka kufij që duhen respektuar
Profeti ﷺ ka thënë:
«لَا يَحِلُّ لِلْمَرْأَةِ أَنْ تَصُومَ وَزَوْجُهَا شَاهِدٌ إِلَّا بِإِذْنِهِ، وَلَا تَأْذَنَ فِي بَيْتِهِ إِلَّا بِإِذْنِهِ»
“Nuk i lejohet gruas të agjërojë [agjërim vullnetar] kur burri i saj është i pranishëm, përveçse me lejen e tij; dhe të mos lejojë askënd në shtëpinë e tij përveçse me lejen e tij.”
متفق عليه – Buhariu dhe Muslimi.
❓Çfarë do të thotë: «ولا تأذن في بيته إلا بإذنه»?
Ky udhëzim profetik nuk do të thotë se gruaja duhet ta telefonojë burrin për çdo person që troket në derë dhe të marrë një leje të re çdo herë. Leja mund të jetë:
إذن خاص – leje e posaçme për një person apo rast të caktuar –
- por mund të jetë edhe إذن عام, një leje e përgjithshme e njohur ndërmjet bashkëshortëve.
Pra, nëse gruaja e di se burri nuk ka problem me hyrjen e prindërve, motrës, vëllait apo personave të caktuar, kjo hyn në lejen e njohur dhe nuk kërkohet miratim i ri çdo herë.
Por hadithi vendos një parim të rëndësishëm:
shtëpia bashkëshortore nuk është hapësirë individuale ku njëri prej bashkëshortëve sillet pa marrë parasysh tjetrin.
Martesa krijon një hapësirë të përbashkët, me privatësi, kufij dhe të drejta që duhen respektuar.
🔍Kur të tjerët hyjnë tepër në martesën tonë
Shumë probleme bashkëshortore nuk lindin domosdoshmërisht nga vetë burri dhe gruaja, por nga fakti se kufijtë e shtëpisë së tyre nuk janë përcaktuar mirë.
Mund të jetë një mik që vjen vazhdimisht dhe qëndron me orë të tëra. Mund të jenë familjarët që hyjnë e dalin pa paralajmërim. Mund të jetë nëna, motra, vëllai apo të afërmit që e konsiderojnë shtëpinë e çiftit sikur të ishte vazhdim i shtëpisë së tyre. Mund të jenë vizita aq të shpeshta sa njëri prej bashkëshortëve fillon të ndiejë se nuk ka më privatësi në shtëpinë e vet.
Këtu duhet kuptuar diçka: mirësjellja ndaj familjarëve nuk do të thotë heqje dorë nga kufijtë e martesës.
Të mbash lidhjet farefisnore është diçka dhe t’u japësh të tjerëve të drejtën të ndërhyjnë pa kufi në jetën bashkëshortore është diçka tjetër.
Edhe familjet duhet të kuptojnë se pas martesës lind një shtëpi e re
Kur djali martohet, gruaja e tij nuk hyn thjesht në “familjen tonë”; dhe kur vajza martohet, burri i saj nuk bëhet thjesht një anëtar tjetër që duhet t’i përshtatet çdo zakoni të familjes së saj.
Me nikahun lind një familje e re, me privatësinë dhe organizimin e saj.
Prindërit mbeten prindër. Të afërmit mbeten të afërm. Të drejtat e tyre nuk zhduken. Por njëkohësisht duhet respektuar kufiri i shtëpisë së re.
Prandaj jo çdo gjë që ndodh mes burrit dhe gruas duhet t’i tregohet nënës. Jo çdo mosmarrëveshje duhet t’i kalojë motrës. Jo çdo vendim duhet të diskutohet me të gjithë familjen. Dhe jo çdo i afërm ka të drejtë të hyjë në çdo kohë, të qëndrojë sa të dëshirojë apo të ndërhyjë në mënyrën se si çifti organizon jetën e vet.
⛔️Kufijtë nuk vendosen vetëm ndaj familjes së gruas
Është e rëndësishme që hadithi të mos përdoret në mënyrë të njëanshme.
Burri nuk duhet ta lexojë:
«ولا تأذن في بيته إلا بإذنه»
dhe të mos lejojë askënd në shtëpinë e tij përveçse me lejen e tij
dhe pastaj të mendojë se privatësia bashkëshortore duhet mbrojtur vetëm nga familja dhe shoqëria e gruas, ndërsa familja e tij mund të hyjë e të ndërhyjë pa kufi.
Nëse burri kërkon që privatësia e tij të respektohet, edhe ai duhet të kuptojë nevojën e gruas për privatësi, qetësi dhe siguri brenda shtëpisë së saj.
Sepse mbi të gjitha qëndron urdhri i Allahut:
﴿وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ﴾
“Dhe jetoni me to me mirësi.”[En-Nisa: 19]
Pra, nuk kërkohet vetëm: “Cila është e drejta ime?”, por edhe: “Si ta përdor të drejtën time me drejtësi dhe mirësi?”
🔍Kufijtë e shëndetshëm nuk janë shkëputje nga njerëzit | 265 |
| 15 | ✉️Mbreti dhe tre ministrat e tij
Një ditë prej ditësh therriti mbreti tre ministrat e tij dhe kërkoi prej tyre një gjë të çuditshme: kerkoi që secili prej tyre te merrte nje qese dhe te shkonte ne koshtin e pallatit mbreteror dhe secili prej tyre te zgjidhte nga frutat e ndyshme te kopshtit dhe prodhimet e tij dhe t’i fuste ato ne qese dhe kerkoi prej tyre qe secili te bente zgjedhjen e tij pa kerkuar ndihme nga askush. U cuditen ministrat nga kerkesa e mbretit dhe mori secili qesen e tij dhe u nisen drej kopshtit mbreteror per tia plotesuar kerkesen mbretit.
Ministri i pare: donte qe ta kenaqte mbretin dhe ishte shume i kujdesur qe te zgjidhte nga te gjitha frutat dhe prodhimet me te mirat dhe me te shijshme te kposhtit derisa e mbushi qesen e tij.
Ndersa ministri i dyte: ishte i bindur qe mbreti nuk i don frutat dhe nuk ka nevoje per to dhe se ai as nuk ka per ti pare fare, keshtuqe mblodhi nga frutat me dembelizem dhe nuk u kujdes fare per te zgjedhur me te mirat apo per te dalluar frutat e mira nga ato te prishurat derisa e mbushi qesen e tij.
Ndersa ministri i tretë : as qe nuk besonte fare qe mbreti ka per ta pare qesen se cfare ka ne te keshtuqe e mbushi qesen me bar dhe bime dhe gjethe te pemeve.
Diten tjeter urdheroi mbreti qe te vine ministrat te cilet i kishte urdheruar per te mbushur qeset me frutat dhe prodhimet e kopshtit, nderkohe qe secili prej tyre solli qesen e tij urdheroi nbreti ushtaret e tij qe tre ministrat te futen ne burg dhe secili me qesen e tij qe kishte mbushur per mbretin per nje kohe tre mujorshe dhe askush te mos i vizitoje ata dhe tiu ndalohet atyre ushqimi .
Ministri i pare i cili kishte mbledhur nga prodhimet dhe frutat me te mira te kopshtit hengri nga to derisa kaluan tre muaj.
Ndersa ministri i dyte jetoi ne veshtiresi duke u mbeshtetur ne ngrënjen e atyre pak frutave qe ishin te mira nga ato qe kishte mbledhur.
Ndërsa ministri i trete akoma pa kaluar një muaj vdiq nga uria…..
Kështu mbaroi historia e tre ministrave të cilet i provoi mbreti, tani qendro pak me veten tende dhe pyete ate: nga cili lloj ministri je ti: tani ti je ne kopshtin e dynjase dhe ke zgjedhjen tende per te mbledhur nga veprat e mire ose te këqija…por nesër atëher kur te urdhëroje Mbreti i mbretërve, Allahu që të futesh në burgun, varrin tend, në ate burg të errët dhe të ngushtë, a mendon që do të ketë dobi per ty përveç veprave të mira të cilat i ke punuar ne jetën tënde të dynjasë?!
Qëndro tani me vetën tënde dhe vendos çfarë do të shohësh nesër në varrin tënd (burgun tend)? | 329 |
| 16 | https://t.me/Dijaedobishme | 482 |
| 17 | 💭Vlera e namazit te natës
Në hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejre رضي الله عنه është pyetur Muhammedi ﷺ se cili është namazi më me vlerë pas farzeve? Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pas namazeve të përcaktuara (farz) namazi më i mirë është ai i natës.”
((Transmeton Muslimi ))
💭Namazi i vitrit:
Nga Ibën Omeri رضي الله عنهما thuhet se Pejgamberi ﷺ ka thënë :" Le të jetë namazi i juaj i fundit vitër"
((Muttefekun alejhi ))
🌱Vitri qetëson zemrat❤
Na ndiqni në rrjetet tona:
Telegram, Instagram, Facebook, Youtube | 758 |
| 18 | 🖥 Studiuesit theksojnë se fëmijët nën moshën dy vjeçare nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve në asnjë formë, pasi sistemi i tyre shikues nuk është ende i zhvilluar mjaftueshëm për të përballuar presionin vizual që shkakton shikimi i vazhdueshëm në ekran*. Kjo mund të çojë në çrregullime të shikimit dhe probleme në zhvillimin shoqëror dhe njohës.
Gjithashtu, ekspozimi ndaj dritës blu ndikon negativisht në gjumin e fëmijës dhe rrit gjasat për shfaqjen e miopisë. Për këtë arsye, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandojnë që fëmijët nën moshën dy vjeçare të mos shikojnë fare në ekrane.
(Artikulli)
🖥 Një studim në Arabinë Saudite: Kalimi i 3 orëve ose më shumë çdo ditë përpara ekranit nga fëmijët e moshës 4-6 vjeç dëmton aftësitë shoqërore deri në pikën e shfaqjes së simptomave të ngjashme me autizmin.
(Studimi)
*Ekrani = përfshin telefonin, kompjuterin, tabletin dhe televizorin.
Ki frikë Allahun për fëmijët e tu!
https://t.me/Dijaedobishme | 859 |
| 19 | Seria #Të_drejtat_e_bashkëshortes
#Detyrimet_e_burrit_ndaj_gruas_në_Islam
2- Më i miri prej burrave është ai që është më i miri me familjen e tij
💡Shpjegimi i hadithit:
Shumë njerëz sillen mirë me:
miqtë;
kolegët;
fqinjët.
Por sapo hyjnë në shtëpi,
ndryshojnë.
Fytyra ndryshon.
Zëri ndryshon.
Durimi mbaron.
Profeti ﷺ na mëson se masa e vërtetë e moralit nuk është sjellja para njerëzve, por sjellja me ata që jetojnë me ty çdo ditë.
❓Pse e përmendi familjen?
Sepse familja e njeh njeriun më mirë se kushdo.
Ata e shohin:
kur është i lodhur;
kur është i zemëruar;
kur ka probleme.
Nëse ai arrin të ruajë moralin edhe në këto gjendje,
atëherë ai është me të vërtetë njeri me moral të lartë.
🔍Profeti ﷺ ishte shembulli më i mirë
Aishja رضي الله عنها u pyet:
"Si ishte morali i Profetit ﷺ?"
Ajo tha:
"Morali i tij ishte Kurani."(Muslimi)
Në shtëpi ai:
buzëqeshte;
bënte shaka me familjen;
ndihmonte në punët e shtëpisë;
qepte rrobat e tij;
rregullonte sandalet;
mjelte delen;
nuk ngrinte dorë mbi gratë e tij.
Aishja رضي الله عنها ka thënë:
"I Dërguari i Allahut ﷺ nuk goditi kurrë me dorën e tij as grua dhe as shërbëtor."(Muslimi)
Ky është interpretimi praktik i hadithit.
💡Përfitimet nga ky hadith:
① Njeriu më i mirë është ai që është më i mirë me familjen e tij.
② Morali i burrit matet më shumë në shtëpi sesa jashtë saj.
③ Profeti ﷺ është shembulli më i përsosur në jetën bashkëshortore.
④ Butësia dhe mëshira janë shenja force, jo dobësie.
⑤ Gruaja ka të drejtë të jetojë me një burrë që e trajton me fisnikëri dhe respekt.
Dija e dobishme fetare | 554 |
| 20 | Seria #Të_drejtat_e_bashkëshortes
#Detyrimet_e_burrit_ndaj_gruas_në_Islam
2- Më i miri prej burrave është ai që është më i miri me familjen e tij
Profeti ﷺ ka thënë:
"Më i miri prej jush është ai që është më i miri me familjen e tij, dhe unë jam më i miri prej jush me familjen time."
🍃Vëre se:
Profeti ﷺ nuk tha: "Më i miri prej jush është ai që ka më shumë autoritet në shtëpi."
As nuk tha: "ai që bind më shumë familjen."
Përkundrazi, ai e lidhi epërsinë e burrit me mirësinë (الخيرية).
✔️Kjo tregon se udhëheqja në Islam nuk ndërtohet mbi ashpërsinë apo dominimin, por mbi moralin e lartë, mëshirën dhe kujdesin. Prandaj, çdo burrë që dëshiron të ndjekë Profetin ﷺ duhet ta fillojë Sunetin e tij nga shtëpia.
Dija e dobishme fetare | 388 |
