Dobi nga derset
Kanalga Telegram’da o‘tish
Transkriptimet e postuara merren nga derset e hoxhallareve te Qendres Udhezimi.
Ko'proq ko'rsatishMamlakat belgilanmaganDin & Maʼnaviyat68 203
674
Obunachilar
Ma'lumot yo'q24 soatlar
-27 kun
+1130 kun
Postlar arxiv
Shumë njerëz e neglizhojnë lutjen për prindërit, ndërsa nga ana tjetër japin lëmoshë për ta - edhe kjo është vepër e mirë në të cilën ka nxitur Islami, porse më e dobishme sesa lëmosha është lutja (që Allahu t'i falë, t'i mëshirojë etj.).
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim
📌Keqkuptim i një hadithi profetik
🎙Hoxhë Lulzim Perçuku
https://youtu.be/NsY4GFoxM_Y?feature=shared
Lutja është prej veprave më të mira të cilën fëmija mund ta bëjë për prindërit e tij.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim
Nëse ndokush ta ka thënë një fjalë jo të këndshme, mos rri duke kaluar ditën me mendime se si më tha ashtu e çfarë pati për qëllim, duke ta humbur kohën tënde.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim
💾Kujto shpërblimet për namazin
🎧Hoxhë Lulzim Perçuku
Linku:
https://youtu.be/ccDsu9eycyo?feature=shared
Besimtari duhet ta shohë sprovën si mirësi (ngritje gradash, shlyerje mëkatesh etj.).
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim
📌Sprova është hajër për besimtarin
🎧Hoxhë Lulzim Perçuku
Linku:
https://youtu.be/OIK5bTmq6QE?feature=shared
Është mirë dhe e rekomanduar që muslimani të ndajë një hise të kohës së tij për të lexuar çdo ditë nga Kurani dhe t'i përmbahet kësaj.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim
Ashtu siç ke dëshirë që të tjerët të luten për ty, atëherë edhe ti duhet të lutesh për ta.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim
Është e preferuar të lutesh për të gjithë muslimanët që t'i falë e t'i mëshirojë Allahu, sepse mëshira e Tij është shumë e madhe.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim
Si të shtojmë leximin e Kuranit
Hoxhë Lulzim Perçuku
📱Linku
https://youtu.be/7arKcUupB8E?feature=shared
Nëse njeriu e frenon veten në fillim të zemërimit, si: hesht, nuk vepron, del prej dhome, nëse është në këmbë ulet, nëse është ulur shtrihet, atëherë me lejen e Allahut nuk ndodhin pasojat dhe dëmet e zemërimit.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim
Njeriu ka nevojë të vazhdueshme që ta lusë Allahun t'ia përmirësojë sjelljen.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim
» Njeriu duhet të lëshojë pe për hir të Allahut dhe që martesa të jetë e shëndoshë e vazhdueshme. Problemet e shumta mund të çojnë deri te prishja e martesës.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim
😊 Ne kemi shumë nevojë që ta edukojmëveten (në jetën bashkëshortore) me mësimet e ardhura në Kuran dhe sunet.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim
Allahu thotë për ithtarët e Librit: "Me kalimin e një kohe të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh janë të pabindur.” Hadid 16. Zemrat e tyre u ngurtësuan sepse nuk e lexuan me meditim e përulje Librin që ua kishte zbritur Allahu.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🎤🎙️Transkriptim
Allahu ka qortuar besimtarët të cilët kur e dëgjojnë Kuranin, nuk tregojnë përulje, dhe ka paralajmëruar që të mos u ngjasojnë jobesimtarëve (nga ithtarët e Librit) tek të cilët nuk kishte ndikim Shpallja e Allahut (sepse zemrat e tyre ishin të ngurtësuara).
Hoxhë Lulzim Perçuku
🎤🎙️Transkriptim
Allahu ka urdhëruar dhe nxitur vazhdimisht robërit e Tij që të meditojnë në Kuran.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🎤🎙️Transkriptim
Allahu na ka treguar se Kurani ua shton besimtarëve besimin me kusht që ta lexojnë dhe të meditojnë në vargjet e tij.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🎤🎙️Transkriptim
