Dobi nga derset
رفتن به کانال در Telegram
Transkriptimet e postuara merren nga derset e hoxhallareve te Qendres Udhezimi.
نمایش بیشترکشور مشخص نشده استدین و مذهبی67 876
675
مشترکین
+124 ساعت
+57 روز
+1530 روز
آرشیو پست ها
📌Sprova është hajër për besimtarin
🎧Hoxhë Lulzim Perçuku
Linku:
https://youtu.be/OIK5bTmq6QE?feature=shared
Është mirë dhe e rekomanduar që muslimani të ndajë një hise të kohës së tij për të lexuar çdo ditë nga Kurani dhe t'i përmbahet kësaj.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim
Ashtu siç ke dëshirë që të tjerët të luten për ty, atëherë edhe ti duhet të lutesh për ta.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim
Është e preferuar të lutesh për të gjithë muslimanët që t'i falë e t'i mëshirojë Allahu, sepse mëshira e Tij është shumë e madhe.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim
Si të shtojmë leximin e Kuranit
Hoxhë Lulzim Perçuku
📱Linku
https://youtu.be/7arKcUupB8E?feature=shared
Nëse njeriu e frenon veten në fillim të zemërimit, si: hesht, nuk vepron, del prej dhome, nëse është në këmbë ulet, nëse është ulur shtrihet, atëherë me lejen e Allahut nuk ndodhin pasojat dhe dëmet e zemërimit.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim
Njeriu ka nevojë të vazhdueshme që ta lusë Allahun t'ia përmirësojë sjelljen.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim
» Njeriu duhet të lëshojë pe për hir të Allahut dhe që martesa të jetë e shëndoshë e vazhdueshme. Problemet e shumta mund të çojnë deri te prishja e martesës.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim
😊 Ne kemi shumë nevojë që ta edukojmëveten (në jetën bashkëshortore) me mësimet e ardhura në Kuran dhe sunet.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim
Allahu thotë për ithtarët e Librit: "Me kalimin e një kohe të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh janë të pabindur.” Hadid 16. Zemrat e tyre u ngurtësuan sepse nuk e lexuan me meditim e përulje Librin që ua kishte zbritur Allahu.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🎤🎙️Transkriptim
Allahu ka qortuar besimtarët të cilët kur e dëgjojnë Kuranin, nuk tregojnë përulje, dhe ka paralajmëruar që të mos u ngjasojnë jobesimtarëve (nga ithtarët e Librit) tek të cilët nuk kishte ndikim Shpallja e Allahut (sepse zemrat e tyre ishin të ngurtësuara).
Hoxhë Lulzim Perçuku
🎤🎙️Transkriptim
Allahu ka urdhëruar dhe nxitur vazhdimisht robërit e Tij që të meditojnë në Kuran.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🎤🎙️Transkriptim
Allahu na ka treguar se Kurani ua shton besimtarëve besimin me kusht që ta lexojnë dhe të meditojnë në vargjet e tij.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🎤🎙️Transkriptim
Allahu thotë:
“Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve, që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë shpërblim të madh.” Isra 9.
Transmetohet te Buhariu se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Më i miri në mesin tuaj është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.”
Transmetohet tek imam Ahmedi, Nesaiu dhe ibn Maxhe se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu ka disa njerëz të përzgjedhur në mesin e njerëzve.” E kanë pyetur: “O i Dërguar i Allahut, kush janë ata?” Është përgjigjur: “Ata janë njerëzit e Kuranit.”
Në mexhliset (ndejat) e këshillimit, është jeta e zemrave. Në to zgjohen zemrat e njerëzve.
Hoxhë Lulzim Perçuku
🎤🎙️Transkriptim
Zemra e besimtarit nuk duhet të jetë e lidhur me atë pasuri apo me ato gjëra të cilat janë nën posedimin e të tjerëve.
🎙Hoxhë Lulzim Perçuku
Transkriptim
Rruga kryesore përmes së cilës e arrijmë dashurinë e Tij është pasimi i sunetit. Allahu thotë: “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua...” Ali Imran 31.
🎙Hoxhë Lulzim Perçuku
Transkriptim
