uk
Feedback
Shkolla e gjuhës arabe FENER

Shkolla e gjuhës arabe FENER

Відкрити в Telegram
864
Підписники
Немає даних24 години
-27 днів
-430 день
Архів дописів
photo content

Njëherë, i dërguari i Allahut alejhissalatu uesselam, i kishte thënë Ubejj ibn Ka'bit radijallahu anhu: "O Ubejj, vërtet Allahu më ka urdhëruar që të ta lexoj ty suren el-Bejjine". Ubejji i tha: "Edhe më paska emërtuar mua, o i dërguari i Allahut?" Ai i tha: "Po!" Atëherë, Ubejji qau (radijallahu anhu). (Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi) Kurtubiu, duke e komentuar këtë, thotë: "I dërguari i Allahut ia kishte lexuar Ubejjit me qëllim që t'ua mësojë njerëzve modestinë, ashtu që të mos ngurrojë dijetari nga krenaria apo neveria t'ia lexojë atij që është në nivelin më të ulët se ai".

Dje, m'ka ardh një pyetje tepër simpatike. Selam alejkum we rahmetullah! A na nderon edhe me një listë më specifike të gabimeve të mundshme gjatë rrugëtimit të mësimit të gjuhës arabe? Pra, çka nuk duhet me bë? Allahu të shpërbleftë me të mirat e Tij! Alejkumusselam, 1. Nuk duhet me dëgju amijje (arabishte e folur); 2. Nuk duhet me u ngut në procesin e mësimit; 3. Nuk duhet me tjerr shumë; 4. Nuk duhet me u rrok me mësuesin/mësuesen; 5. Nuk duhet me shkru kuptimin e çdo fjale të panjohur që e lexon apo e dëgjon; 6. Nuk duhet me u mërzit që nuk po t'ec edhe kur nuk po sheh rezultate; 7. Nuk duhet me t'ardh marre/turp me pyet menjëherë për diçka që nuk kupton; 8. Nuk duhet me u ndiku prej hallkut që ta bajnë bajat arabishten duke t'thanë se ajo është shumë e zorshme edhe është veç për elitën; 9. Nuk duhet me u stresu me i kap krejt detajet e gjuhës përnjëherë; 10. Nuk duhet me u dorëzu. Kurrën e kurrës!

Rruga për tek "Erbe'in nevevijje", "Fetâva", "Fet'hul-bâri", "Kitâb es-sunne", "Axhurumijje", "Usul thelâthe", edhe plot e plot libra të tjerë, mandej kuptimi i derseve t'ulemave, e shumëçka tjetër kalon nëpër mësimin dhe studimin e Kur'anit. E nëse eventualisht, e ke mësu dhe e ke studiu Kur'anin dhe prapë vëren se ke pengesë e mungesë në kuptimin e asaj çka përmenda, atëherë ndalu pak dhe mendo! Garant, ke bâ ndonjë shkelje gjatë kësaj rruge: 1. Mbase nuk i ke respektu shenjat e komunikacionit; 2. Ke kalu në t'kuqe për me mbërri ma shpejt n'destinimin tand; 3. Ke deviju rrugën duke hy nëpër rrugica, sërish me idenë për me mbërri ma shpejt; Mbaj n'mend, dost! Mësimi i arabishtes s'duron shortcuts-a!

photo content

Taberani përcjell se disa njerëz e kishin pyet të dërguarin e Allahut alejhissalatu uesselam: "A është afër Zoti ynë, ashtu q
Taberani përcjell se disa njerëz e kishin pyet të dërguarin e Allahut alejhissalatu uesselam: "A është afër Zoti ynë, ashtu që ta lusim me zë të ultë apo është larg që ta lusim me zë të lartë?" Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti: "وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ ۖ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ ۖ" (البقرة: ١٨٦) "Dhe kur të të pyesin robërit e Mi për mua, vërtet Unë jam afër; i përgjigjem lutjes së lutësit kur ai më lutet". (El-Bekare: 186)

photo content

Një alim ka dhënë një sqarim mahnitës lidhur me fjalët e Allahut të Lartësuar: "إِنَّ لَكَ فِي النَّهَارِ سَبْحًا طَوِيلًا" (
Një alim ka dhënë një sqarim mahnitës lidhur me fjalët e Allahut të Lartësuar: "إِنَّ لَكَ فِي النَّهَارِ سَبْحًا طَوِيلًا" (المزمل: ٧) "Vërtet, ti gjatë ditës ke një angazhim të madh". (El-Muzzemmil: 7) Rrënja "سبح" nënkupton "not". Ku është lidhja? Notari, nëse ndalet - zhytet! Kur robi ndalon nga përmendja e Allahut, zemra 'zhytet'. Medito shpesh rreth fjalëve të zgjedhura nga i Madhërishmi, do të gjesh gjithnjë mesazhe të mbështjella mes rreshtave!

Përcillet nga Ibn Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë: "Bartësi i Kur’anit duhet të njihet me natën e tij kur njerëzit flenë, me ditën e tij kur njerëzit hanë, me pikëllimin e tij kur njerëzit gëzohen, me të qarat e tij kur njerëzit qeshin, me heshtjen e tij kur njerëzit futen në biseda, me përulësinë e tij kur njerëzit mburren; ai duhet të jetë vajtues, i pikëlluar, i urtë, i ditur dhe i qetë dhe nuk duhet të jetë i ashpër, as i shkujdesur, as zhurmaxhi, as bërtitës, e as i sertë".

Një vëlla ka kërku sqarim për këto trija: الهجر الجميل الصفح الجميل الصبر الجميل Përgjigjja Tefsiri i tyre: الهجر الجميل هو: هجر لا أذى فيه Largimi i bukur është ai në të cilin nuk ka lëndim/ofendim; الصفح الجميل هو: صفح لا عتاب فيه Falja e bukur është ajo në të cilën nuk ka qortim; الصبر الجميل هو: صبر لا شكوى فيه Durimi i bukur është ai në të cilin nuk ka ankesë; ~Shejhul-islam Ibn Tejmije rahimehullah, në Fetâvâ

photo content

Folja "ألّف"/el-lefe (shih shembujt në foto) në shqip ka kuptimin "me bashku" (zemra), por është tepër interesant se përveç këtij kuptimi, kjo folje shpreh edhe kuptimin "e shkrimit", sikurse e gjejmë shpesh në kopertinat e librave në arabisht "تأليف"/te'lif (filan fisteku). Autorit i thonë "مؤلّف"/muel-lif. Ku qëndron lidhshmëria mes bashkimit dhe shkrimit? Autori/muel-lif ka synim kryesor me arrit bashkimin mes tij dhe lexuesit. Arabishtja, kjo gjuhë simpatike🧐

Katër përfitime e mësime rreth sures El-Xhumuah 1. Ajeti nr. 3 i sures "Edhe të tjerë prej tyre të cilët ende nuk i arritën ata dhe Ai është i Pamposhturi i Urti", ka zbritur për Selman el-Farisi (Allahu qoftë i kënaqur me të), pasi e kishte pranuar Islamin; (Transmeton Ibn Ebi Hatim në tefsirin e tij) 2. "I paarsimuari"/el-ummijj është ai i cili nuk di të lexojë e as të shkruajë. Por, mosarsimimi më i madh është mosarsimimi rreth dijes për Allahun. Prandaj, kushdo që nuk e njeh Allahun, ai është i paarsimuar/ummijj, edhe nëse di të lexojë e të shkruajë; 3. Shumica e dijetarëve janë të mendimit se shitblerja është e ndaluar pasi të thirret ezani i xhumasë; (El-Mugni, Ibn Kudame) 4. Allahu i Lartësuar thotë: "Shembulli i atyre që u ngarkuan me Teuratin, por mandej nuk e zbatuan atë..." (El-Xhumuah: 5) – Në kuptimin e përgjithshëm të këtij ajeti hyjnë edhe ata muslimanë të cilët e lexojnë Kur'anin, por nuk e kuptojnë atë dhe nuk veprojnë sipas porosive të tij. Shkolla e gjuhës arabe "Fener"

photo content

Sureja e parë "el-'Alek" fillon me lexim: "اقرأ باسم ربك الذي خلق" "Lexo me emrin e Zotit tënd i Cili krijoi!" dhe mbaron me sexhde: "واسجد واقترب" "Dhe bëj sexhde dhe afrohu!" Vini re! Namazi përbëhet nga fjalë e veprime. Fjalët e tij më të vlefshme janë leximi i Kur'anit, kurse veprimet e tij më të vlefshme janë sexhdet. ~Shejhul-islam Ibn Tejmije, Fetâvâ, vëll. 7, f. 605

Pa ndërhyrje! Selam alejkum prof! Lus Allahun te jeni mire me iman dhe shendet! Desha t'ju tregoj diçka. Njera nga motrat na dergoi nje link ne zoom ku nje moter nga Arabia Saudite ben spjegimin e librit كيف عاملهم çdo dite, ndersa te dielave ka tefsir, p.sh sot ishte surja Ali Imran: 86-89. SubhanAllah s'e keni idene çfare ndjenje se une e kam mendu te shkoj ne vendet arabe per studime In shaa Allah dhe kam mendu se do zgjasi shume vite derisa ta mesoj arabishten. Sot m'u duk sikur m'u realizu endrra. Dhe une u futa me nijetin te ushtroj degjimin sepse ju çdo here na thoni te degjojme me shume dhe s'e prisja se do kuptoj aq shume. Elhamdulilah, shume fjale ka permend qe ne i kemi mesu. Me beri pershtypje se shume shpesh thoshte "O Allah, te kerkoj Udhezim, Mireqenie dhe Siguri". Ne arabisht mendoj se ishte diçka me Es'eluke Hidajeh, Afijeh dhe Selam! Desha ta ndaj me juve se nuk e kam prit per kaq pak kohe ne shkollen Fener kaq shume te perfitojme. SubhanAllah! Allahu ju shperblefte! P.S. Ky mesazh është nga një motër prej Gjermanisë, e cila ka përfundu tre nivele në programin e Fenerit. Kushdo që ka interesim rreth ndjekjes së programit, për më shumë info, në: fener.shkolla@gmail.com +383 46 180 790

Mbrëmë, n'xhaminë Namazgjah n'Ulqin, n'reqatin e parë t'namazit t'akshamit, imami lexoi dy ajetet e para t'sures El-Enfâl (Pl
Mbrëmë, n'xhaminë Namazgjah n'Ulqin, n'reqatin e parë t'namazit t'akshamit, imami lexoi dy ajetet e para t'sures El-Enfâl (Plaçkat e luftës). Pas namazit, m'u kujtua ngjarja e Hasan Basriut: Një njeri e kishte pyetur Hasan Basriun: - O Ebu Seid, a je besimtar/mu'min ti? Ai iu përgjigj: - Besimi/imani është dy lloje. Nëse po më pyet për besimin në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, në xhenetin, xhehenemin, ringjalljen dhe llogaridhënien, unë jam besimtar në këtë. E nëse po më pyet për fjalët e Allahut të Lartësuar: "Besimtarët janë vetëm ata të cilët kur përmendet Allahu, dridhen zemrat e tyre ... deri tek fjala e Tij ... të tillët janë besimtarët e vërtetë" (El-Enfal: 2), për Zotin, nuk e di a jam prej tyre apo jo. ~Tefsirul-Kurtubi/Suretul-Enfâl

photo content

Thirrja "يا أيها الذين آمنوا"/O ju besimtarë, në të gjithë Kur'anin është e veçantë për muslimanët, përveç këtij ajeti (El-Hadid: 28) që është thirrje për ehlul-kitâb/pasuesit e Librit, siç përmend Ibn Sa'di.

Të njëjtat fjalë e struktura fjalësh të cilat i përdornin arabët e xhahilijetit në proverbat e fjalimet e tyre, në poezitë e tyre të famshme e elegante në tregun e famshëm Ukadh, po edhe në të folurit e tyre të përditshme janë po ato fjalë të cilat i zbriste Xhibrili nga qielli në tokë, e të cilat i magjepsnin dhe i mahnisnin ata. Pse? Ishte bukuria, harmonia, simetria, ritmi dhe rima e fjalëve kur'anore, e mbi të gjitha ishte 'magjia' e konstruktit të ajetit, i cili megjithë thjeshtësinë e tij të jashtme, ishte 'i veshur' me goditje të brendshme që ta pushtonte shpirtin e të linte pa fjalë. https://t.me/Gjuha_e_Kuranit