864
Подписчики
Нет данных24 часа
-27 дней
+330 день
Архив постов
KANDARI I VLERËS!
Allahu i Lartësuar thotë:
"إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ" (الحجرات: ١٣)
"Vërtet, më i nderuari nga ju tek Allahu është më i druajturi" (El-Huxhurat: 13)
Ibn Tejmije rahimehullah thotë:
"Në librin e Allahut nuk ka asnjë ajet në të cilin dikush lavdërohet për prejardhjen e tij e as qortohet për prejardhjen e tij, por njeriu lavdërohet për imanin/besimin dhe takvanë/druajtjen, sikurse qortohet për kufrin/mohimin, fiskun/shthurjen dhe 'isjânin/rebelimin".
~Mexhmu'ul-fetâvâ
Motra Ummu Sumeja pyet:
Ustadh i nderuar, desha t'ju bëj një pyetje!
Përse në të dyja foljet يمسكه dhe يدسه në ajetin 59 të sures Nahl është përdor përemri i gjinisë mashkullore, kur ajeti bën fjalë për gjininë femërore?
Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigjja:
Allahu ju shpërbleftë për pyetjen e bukur!
Fillimisht, të shohim çfarë thotë Allahu i Lartësuar në ajetet 58-59 të sures Nahl:
"وَإِذَا بُشِّرَ أَحَدُهُم بِٱلۡأُنثَىٰ ظَلَّ وَجۡهُهُۥ مُسۡوَدࣰّا وَهُوَ كَظِیمࣱ. یَتَوَ ٰرَىٰ مِنَ ٱلۡقَوۡمِ مِن سُوۤءِ مَا بُشِّرَ بِهِۦۤۚ أَیُمۡسِكُهُۥ عَلَىٰ هُونٍ أَمۡ یَدُسُّهُۥ فِی ٱلتُّرَابِۗ أَلَا سَاۤءَ مَا یَحۡكُمُونَ" (النحل: ٥٨-٥٩)
"E kur të përgëzohet ndonjëri prej tyre pēr vajzë, fytyra e tij i bëhet e nxirë duke qenë ai i mllefosur. Ai fshihet nga njerëzit prej së keqes së asaj çfarë u përgëzua. A ta mbaj atë me poshtërim apo ta fusë atë në dhé. Ah! Sa keq (është) ajo çfarë ata gjykojnë!" (En-Nahl: 58-59)
1.
Ajetet përshkruajnë një skenë tmerruese të varrosjes së vajzave për së gjalli nga ana e baballarëve të tyre nga periudha e xhahilijetit/injorancës.
Siç shpjegojnë Kurtubiu dhe Begaviu në tefsiret e tyre, këtë ves jashtëzakonisht të shëmtuar e të tmerrshëm e bënin fiset Mudar, Huzâ'a dhe Temim, të cilët i varrosnin vajzat e tyre për së gjalli, nga frika e varfërisë që ato mund t'u sillnin dhe nga frika se njerëz të padenjë do të lakmonin për t'u martuar me to.
Kur një arabi i lindte një vajzë dhe dëshironte ta mbante gjallë, ai i vishte një rrobë prej leshi dhe e linte të kulloste devetë dhe delet në shkretëtirë.
Por, nëse dëshironte ta vriste, e linte të rritej derisa të mbushte gjashtë vjet. Pastaj i thoshte nënës së saj: "Zbukuroje sepse do ta çoj te dajallarët!"
Ndërkohë, ai kishte hapur për të një gropë në shkretëtirë. Kur arrinte me të te gropa, i thoshte: "Shiko në këtë gropë!" Pastaj e shtynte nga prapa brenda saj dhe hidhte dhé mbi kokën e saj derisa gropa të rrafshohej me tokën.
Këtë e përshkruan Allahu i Madhëruar në Kur'an:
"A do ta mbajë atë me poshtërim apo do ta fusë në dhé?" (En-Nahl: 59)
Është interesant se Sa'sah, xhaxhai i poetit të njohur arab el-Ferazdek, kur merrte vesh se dikush po përgatitej të bënte një gjë të tillë, i jepte babait të vajzës deve si kompensim për ta shpëtuar vajzën nga vrasja.
Prandaj el-Ferazdeku do të krenohej me të duke thënë:
"Xhaxhai im është ai që i ndaloi varrosësit e vajzave
Ai i shpëtoi të varrosurat për së gjalli, dhe ato nuk u varrosën".
2.
Ibn Ashur, në tefsirin e tij "Et-tahrir uet-tenuir" përcjell se është transmetuar që një njeri kishte thënë:
"O i dërguari i Allahut, pasha Atë që të ka dërguar me të vërtetën, që kur kam pranuar Islamin nuk po e ndiej ëmbëlsinë e tij. Në kohën e xhahilijetit kisha një vajzë. I thashë gruas sime ta zbukuronte dhe e mora me vete. Kur arrita te një luginë e thellë, e hodha në të. Ajo tha: 'O babai im, po më vret!' Sa herë që e kujtoj fjalën e saj, asgjë nuk më sjell qetësi".
Atëherë, i dërguari i Allahut ﷺ i tha:
"Atë që ka qenë në xhahilijet, Islami e ka shlyer; dhe atë që ndodh në Islam, e shlyen kërkimi i faljes (istigfari)".
3.
Sa i përket pyetjes lidhur me përdorimin e përemrave të gjinisë mashkullore në të dyja foljet "يمسكه" dhe "يدسه", këtë çështje e ka sqaruar El-Alusi në tefsirin e tij, ku thotë se:
"Dy përemrat janë përdorur në formën e gjinisë mashkullore, duke marrë parasysh formën gramatikore të fjalës 'ما'."
Pra, ai shpjegon se përemrat janë sjellë në gjininë mashkullore jo sepse domosdoshmërisht i referohen një mashkulli, por sepse i referohen fjalës "ما", e cila në arabisht trajtohet gramatikisht në këtë mënyrë.
Ustadh Jahja Hondozi
RUAJTËS, I DITUR!
Allahu i Lartësuar thotë:
"قَالَ اجْعَلْنِي عَلَىٰ خَزَائِنِ الْأَرْضِ ۖ إِنِّي حَفِيظٌ عَلِيمٌ" (يوسف: ٥٥)
"(Jusufi) tha: "Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit! Unë jam vërtet ruajtës, i ditur". (Jusuf: 55)
Jusufi alejhisselam ka vendos dy kritere konkrete dhe shumë precize për secilin person që 'bën hyxhym' për me u ul në ndonjë karrigë t'hyqymetit.
Ruajtës/حفيظ - ai i cili ruan pasurinë shtetërore, nuk vjedh dhe nuk është i korruptueshëm;
I ditur/عليم - ai i cili është ekspert dhe profesionist i fushës dhe flet me shumë kompetencë në atë lëmi.
Mandej, shih mrekullinë kur'anore!
Këto dy cilësi nuk i bashkon pjesëza 'واو/dhe', për me të tregu se këto dyja janë tërësi e pandashme, në një pako, ashtu që njëra pa tjetrën s'bën!
Shkolla e gjuhës arabe "Fener"
A e keni fiqiru ndonjëherë këtë muhabet?
Se dija kurrë nuk është boll!
T'kishte qenë dija boll, nuk kishte shku pejgamberi i zgjedhur i Zotit, Musai alejhisselam, tek Hidri për me mësu e me shtu dijen e tij.
Bile, ka ec plot një ditë, dhe i stërlodhur nga udha, sapo kishte arrit tek Hidri, i thotë:
"A mundem me t'ndjek ty për me ma mësu mua atë që të është dhënë ty nga dija e vërtetë?" (El-Kehf: 66)
P.S. Shih këtë! Ishte në gjendje edhe me përul veten, iu nënshtru mësuesit duke pranu me ec pas tij, vetëm e vetëm me mësu njohuri të reja!
UJI I FTOHTË - ILAÇ!
Allahu i Lartësuar e porosit Ejubin alejhisselam me fjalët:
"ارْكُضْ بِرِجْلِكَ ۖ هَٰذَا مُغْتَسَلٌ بَارِدٌ وَشَرَابٌ" (ص: ٤٢)
"Godit me këmbën tënde! Ky është ujë për pastrim, i ftohtë dhe pirje!" (Sad: 42)
Shkencërisht është vërtetu se uji i ftohtë ka disa efekte reale fiziologjike që mund të jenë të dobishme në situata të caktuara.
Disa përfitime që kanë mbështetje shkencore:
~Ul inflamacionin dhe ënjtjen pas lëndimeve apo stërvitjes intensive;
~Mund të ndihmojë në rikuperimin muskulor;
~Aktivizon sistemin nervor dhe rrit vigjilencën;
~Tek disa njerëz përmirëson humorin dhe ndjesinë e energjisë;
~Ekspozimi gradual ndaj të ftohtit mund të përmirësojë tolerancën ndaj stresit fizik;
Për shembull, dushi i ftohtë ose zhytja në ujë të ftohtë përdoret shpesh nga atletët për rikuperim.
Në mjekësi ekziston edhe terapia me të ftohtë (“cryotherapy”).
ARAFATI MERITON TË JETË FESTË!
Allahu i Lartësuar thotë:
"الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلامَ دِينًا" (المائدة: ٣)
"Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha për ju Islamin fe". (El-Maide: 3)
Ahmedi (1/320), Muslimi (3017), Buhariu (4606), Tirmidhiu (3043) dhe Nesai (3002) shënojnë në përmbledhjet e tyre se një njeri nga hebrejtë kishte ardhur tek Umer ibn Hattabi dhe i kishte thënë: "O prijës i besimtarëve, ju po e lexoni një ajet në librin tuaj, sikur të kishte zbritur ai për ne - hebrejtë, ne do ta merrnim atë ditë për festë".
Umeri i kishte thënë: "Cili ajet?"
Ai i tha: "Sot jua përsosa fenë tuaj...".
Umeri, atëherë, i tha: "Pasha Allahun, unë e di ditën kur i zbriti ky ajet të dërguarit të Allahut, vendin dhe kohën kur ka zbritur: mbrëmjen e ditës së Arafatit, e xhuma, ndërkohë që edhe unë gjendesha aty".
✍Muhamed el-Emin esh-Shenkiti
📚Advâul-bejân, vëll. 8, f. 309ç
ARAFATI DHE HAXHI LAMTUMIRËS
Njerëzimi ende nuk e kishte shpikur orën, mirëpo Bilall Habeshiu e dinte saktësisht kur hyn koha e ezanit të drekës, prandaj u ngjit mbi një shkëmb dhe i thirri njerëzit me fjalët: “Allahu ekber!”
Dhe përnjëherë, që të gjithë u rreshtuan në vendet e tyre për të falë namaz. Ebu Bekr el-kureshij, Suhejb er-rumi, Selman el-farisi, Ebu Dherr el-gifari, Muhamed ibn Mesleme el-Evsi, Sa’d ibn Ubade el-hazrexhij!
Kështu, pra, i bashkoi Islami nga të gjitha viset siç nuk mund ta bënte askush më parë dhe siç nuk do të mund të bëjë askush më pas!
Pastaj, mbi kodrën Rahmeh u ngjit një njeri për të mbajtur një fjalim, njeriu i cili para njëzet e tre vitesh doli nga një shpellë e errët në Meke për ta ndriçuar tërë botën!
Njeriu i pashkollë i cili i mahniti të shkolluarit, jetimi i cili i edukoi baballarët dhe nënat, i varfëri i cili solli zeqatin, sadakanë dhe drejtësinë sociale, politikani gjenial i cili e nënshtroi Gadishullin Arab pa pasur diplomë në marrëdhëniet ndërkombëtare, luftëtari sypatrembur i cili e nxori zemrën e tij para se ta nxirte shpatën, me ç’rast ia mësoi botës moralin e luftës pa qenë i diplomuar në akademi ushtarake!
Të gjithë e prisnin me padurim fjalimin e tij, ngase i njoftoi se mbase nuk do t’i takojë prapë vitin e ardhshëm, kështu që heshtja mbretëroi vendin duke dashur të kuptojnë se çfarë do t’u thoshte!
Atë ditë, ai nuk u dha dekorata të afërmve të tij. Madje, kamata e parë që e shfuqizoi ishte kamata e xhaxhait të tij dhe gjakmarrja e parë që e zhduku ishte gjakmarrja e birit të xhaxhait të tij. Kështu, gjakmarrja dhe kamata janë haram në fenë e tij, qoftë edhe për fisin Benu Hashim. Ai deshi t’na tregonte praktikisht se askush nuk është mbi ligjin, qoftë ai i afërm me kryetarin e shtetit!
Ai i porositi burrat që të sillen mirë me gratë, duke e bërë gruan njërën nga përgjegjësitë e burrit, e jo njërën nga pronat e tij!
Iu drejtua njerëzve me fjalët: “Vërtet, Zoti juaj është një dhe babai juaj është një; të gjithë jeni nga Ademi, e Ademi është nga dheu!”
Ai deklaroi botërisht se njerëzit vlerësohen sipas veprave të tyre, e jo sipas origjinës së tyre. Edhe më parë, ai pati njoftuar se xhaxhai i tij kureshit është në zjarr, e në anën tjetër e dëgjoi në xhenet zërin e nallaneve të shokut të tij që ishte rob etiopian!
Pastaj, tha: “O ju njerëz, vërtet gjaku juaj dhe nderi juaj janë të shenjtë për ju, siç është e shenjtë kjo ditë juaja në këtë muaj tuajin dhe në këtë vend tuajin. Vini re! A e kumtova mesazhin? O Allah, dëshmo!”
Sikur e dinte mirë se çfarë do t’i bëjmë ne njëri-tjetrit, prandaj i kërkoi Zotit të dëshmojë ndaj nesh që e ka përcjellë mesazhin!
Dhe ja ku jemi ne sot, feja e cila filloi me një njeri, u bë umet i tërë! Ja edhe Arafati, vendi i çlirimit nga zjarri. Myzhde për ata që ndodhen atje! Zoti krenohet me ta para melekëve.
Kurse ne, o Zot, ne na iku qëndrimi në Arafat, mirëpo nuk na iku qëndrimi pranë derës Tënde! Kemi ardhur tek Ti me shumë gjynahe. Ne nuk i bëmë ato duke e shpërfillur mbikëqyrjen Tënde, mirëpo në kryerjen e tyre na trimëroi butësia Jote me të cilën u mësuam dhe mbulesa Jote që e lëshon përherë mbi ne, prandaj të lutemi, o Allah, mos na kthe pa i falur gjynahet tona!
✍Ed’hem Sherkavi, Kur fletët shpalosen, përktheu: Jahja Hondozi
PASHA DHJETË NET!
Allahu i Lartësuar thotë:
"وَلَيَالٍ عَشْرٍ" (الفجر: ٢)
"Pasha dhjetë net" (El-Fexhr: 2)
Allahu i Lartësuar gjithnjë betohet në Kur'an me gjëra madhështore që kanë shumë peshë.
Mufessirë të shumtë kanë përcjellë në librat e tyre se fjala është për dhjetë ditët e para të muajit Dhulhixhe, siç transmetohet nga Ibn Abasi, Ibn Zubejri, Muxhahidi, Ikrime e të tjerë. Madje, Ibn Xheriri përmend unanimitetin e dijetarëve (الإجماع) lidhur me këtë çështje.
Vlera e tyre është e mirënjohur, si dhjetë ditët më të vlefshme të vitit.
Ahmedi dhe Buhariu shënojnë nga Ibn Abasi i cili përcjell nga i dërguari i Allahut alejhissalatu vesselam: "Nuk ka ditë në të cilat vepra është më e dashur dhe më e vlefshme tek Allahu sesa këto dhjetë ditë". I thanë: "O i dërguar i Allahut, as xhihadi në rrugën e Allahut?" Ai tha: "As xhihadi në rrugën e Allahut, përveç një njeriu i cili lufton në rrugën e Allahut me veten dhe pasurinë e tij, e më pas nuk kthehet me asgjë prej asaj".
Ibn Ashuri në tefsirin e tij "Et-tahrir vet-tenvir", mes tjerash përmend arsyen përse është përdorur këtu trajta e pashquar (نكرة) e fjalës "ليال" (net), ndonëse dihet se ato janë të njohura, duke thënë: "Zëvendësimi i trajtës së shquar me të pashquar me anë të tenvinit nënkupton vlerën dhe madhështinë, siç dihet nga parimi se "التنكير يفيد التعظيم".
Është e njohur se nuk ka në tërë vitin net të mëdha të njëpasnjëshme siç janë këto dhjetë të para të muajit Dhulhixhe, koha kur kryhen ritet e haxhit. Në to është ihrami, hyrja në Mekë, Arafati, tavafi, kurbani, madhërimi i Allahut...".
Dikush mund të pyesë: "Përse është përdorur fjala "ليال" (net), duke qenë se bëhet fjalë për ditë "أيام"?
Përgjigjja: Gjuha arabe është jashtëzakonisht e gjerë. Në rastin konkret, mund të përdoret fjala "net" për "ditë", siç mund të përdoret edhe anasjelltas. Sahabët dhe tabi'inët kryesisht në të folurit e tyre përdornin fjalën "net" që nënkuptonte "ditë".
Kështu, ndër thëniet e tyre përcillet edhe kjo: "صمنا خمسا" (Agjëruam pesë), duke pasur për qëllim "pesë net", ndonëse agjërimi bëhet ditën. E Allahu e di më së miri!
Jemi në dhjetë ditët e bekuara të muajit Dhulhixhe. Këshillë dhe përkujtim për të gjithë ne që të përfitojmë maksimalisht në këto ditë të bekuara duke agjëruar, duke lexuar çdo ditë sa më shumë Kur'an, duke përmendur e madhëruar shpesh Allahun dhe duke punuar sa më shumë punë të hajrit.
HUTBEJA E SHEJTANIT!
"Dhe pasi të pērfundojë çështja, shejtani do të thotë:
1. Vërtet, Allahu ju premtoi premtimin e vērtetë, edhe unë ju premtova, por ju mashtrova;
2. Dhe unë nuk kisha ndaj jush asnjë
fuqi përveç që ju ftova e ju m'u pērgjigjët mua;
3. Prandaj, mos më qortoni mua, por
qortojeni veten tuaj!
4. Unë nuk jam shpëtuesi juaj dhe ju nuk jeni shpëtuesit e mi;
5. Vërtet, unë mohova atë çfarë ju më
shoqëruat mua më parë;
6. Vērtet, zullumqarët do të kenë një dënim të dhembshëm".
~Kur'an, Ibrahim: 22
BARNATORJA HYJNORE!
Prej sunetit është që çdo xhuma besimtari të lexojë suren el-Kehf (Shpella).
Së paku, një herë në javë, atij i duhet të largohet nga hallakatjet e dunjasë dhe të largohet e të strehohet në "shpellën" e Kur'anit për të medituar qetësisht rreth mesazheve hyjnore të cilat do t'ia mbajnë ritmin dhe ekuilibrin pasi të dalë nga "shpella" e të kacafytet me joshjet dhe dalldisjet e dunjasë.
Sa herë që e lexoj suren el-Kehf shoh dhe mësoj diçka që nuk e kam parë dhe ditur më herët.
Dhe pikërisht kjo është mrekullia e Kur'anit i cili nuk njeh vjetërsinë, nuk ka afat skadimi dhe kurrë nuk të bëhet bajat, por ende edhe sot e kësaj dite e ruan aromën dhe freskinë e tij të këndshme si të ketë lindur tani dhe të njëjtën do ta ruajë deri në ditën e Kijametit.
Sot, ditë xhumaje, me shumë kënaqësi kam dëshirë të ndaj me të gjithë lexuesit e mi një element nga rrëfimi i mahnitshëm i Musait alejhisselam me Hidrin, i treti rrëfim nga gjithsej katër në suren el-Kehf.
Ky rrëfim i cili shtrihet në gjithsej 23 ajete të sures el-Kehf (60-82) trajton një rrugëtim përplot sfida e vështirësi për një qëllim të vetëm: përfitimin e dijes së dobishme.
Musai/nxënësi heq të zitë e ullirit për t'u takuar me Hidrin/mësuesin e tij nga i cili mëson vetëm tri mesele (sikur të kishte bërë sabër më shumë, do të mësonte e do t'na përcillte edhe mesele të tjera, sikur na ka njoftuar pejgamberi ynë alejhissalatu uesselam).
Cili është mesazhi me pak fjalë?
Ti, lexues i nderuar, kur e hap Mus'hafin dhe lexon këtë sure për çdo xhuma, ndalu pak te ky rrëfim dhe përpiqu ta vendosësh veten aty, ta shohësh veten se gishti po të drejtohet edhe ty!
Ti, që kërkon dije të dobishme je Musa, kurse Hidri është mësuesi yt sot.
Nëse nuk je duke e parë kështu këtë rrëfim të sures, atëherë rilexoje atë dalëngadalë disa herë, duke ia përkujtuar vetes se rrëfimet kur'anore nuk duhen parë vetëm në kontekstin historik, por qëllimi i përmendjes së tyre në Kur'an (1/3 e materies kur'anore janë kasas/rrëfime) është të jenë shembull/model dhe mësim praktik për t'u zbatuar në aktualitetin tonë, me bindje të thellë e siguri të plotë se janë ilaçi më efikas dhe më i duhur nga barnatorja hyjnore.
Shkolla e gjuhës arabe "Fener"
TEXHUID I AVANCUAR - VETËM PËR MOTRA!
🔊Me shumë kënaqësi ju njoftojmë për një mundësi të shkëlqyer për të aplikuar në këtë trajnim tremujor ku do të mësoni njohuri teorike dhe praktike në texhuid të avancuar.
🧲Për një lexim të rrjedhshëm e të kulluar të fjalës së Allahut!
⚡️Me mësuesen hafize: Anila Murja
🌐Afati i aplikimit: 21-30 prill 2026
🔗Mësimet do të mbahen në periudhën maj-korrik 2026!
Për më shumë info:
📞+383 45 508 829
📧fener.shkolla@gmail.com
Aplikoni tani në linkun e mëposhtëm👇
https://forms.gle/dktRHzpAC6nuxrhH9
FENË TUAJ - DHUNTINË TIME!
Në ajetin e tretë të sures el-Mâide/Sofra lexojmë:
"Sot, Unë përsosa për ju fenë tuaj dhe plotësova për ju dhuntinë Time".
Medito pak!
Allahu i Lartësuar e ndërlidhi fenë me besimtarët, ngase janë ata të cilët e përfillin atë dhe i zbatojnë dispozitat e saj, ndërkohë që e ndërlidhi dhuntinë me Të, duke qenë se është Ai i Cili dhuron dhe begaton.
BESIMTARI PUNON DHE VIGJILON!
Allahu i Lartësuar thotë:
"وَالَّذِينَ يُؤْتُونَ مَا آتَوا وَّقُلُوبُهُمْ وَجِلَةٌ أَنَّهُمْ إِلَىٰ رَبِّهِمْ رَاجِعُونَ" (المؤمنون: ٦٠)
“Dhe ata të cilët japin atë çfarë japin, ndërkohë që zemrat e tyre janë plot frikë ngase ata do të kthehen tek Zoti i tyre". (El-Mu'minun: 60)
Aishja radijallahu anha tha:
“O i dërguari i Allahut, a është ky ai njeri që bën zina/imoralitet, vjedh dhe pi alkool dhe ka frikë?”
Ai i tha: “Jo, oj bija e të sinqertit, por ky është njeriu që falet, agjëron dhe jep sadaka, dhe megjithatë ka frikë se mos nuk i pranohet”.
Shkolla e gjuhës arabe "Fener"
LARJA E HESAPEVE!
Dora e cila e futi Jusufin në pus, pas shumë vitesh, u kthye sërish tek ai, e zgjatur, duke i thënë:
"وَتَصَدَّقْ عَلَيْنَا" (يوسف: ٨٨)
"Dhe na jep lëmoshë!"
Strategjia e Allahut është e çuditshme në larjen e hesapeve!
Уже доступно! Исследование Telegram 2025 — ключевые инсайты года 
