ru
Feedback
Selefi.org

Selefi.org

Открыть в Telegram

Selefi.org - Kur'ani dhe Suneti sipas kuptimit të Selefëve të këtij Umeti.

Больше
4 100
Подписчики
+724 часа
-107 дней
-6730 день
Архив постов
🌺Ka thënë Shejkh Ferkusi, Allahu e ruajttë: “Nuk mund të jetë assesi grua e mirë për burrin e saj ajo që sillet keq me prindërit e tij dhe me të afërmit e tij. و ما أحسنت إلى زوجها أبدا من أسأت إلى والديه و أقاربه 📚Burimi: el-Mu’iin fij bejani hukuuk ez-Zeuxhejn, fq.19 ✍️Përktheu: Umer Bushi Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💎Ka thënë Shihabudin el-Khaffaxhi esh-Shafi'ij, Allahu e mëshiroftë: “Medhhebi i Imam Shafi'iut - Allahu e mëshiroftë -, siç gjendet në veprën “err-Rraudah” dhe në veprat e tjera, është se i gjithë trupi i gruas është auret, madje edhe fytyra dhe duart, në mënyrë absolute. ومذهب الشافعي رحمه الله كما في الروضة وغيرها أن جميع بدن المرأة عورة حتى الوجه والكف مطلقًا . 📚Burimi: ‘Inajetu el-Kadij ue Kifajetu err-Rradij, vëll.6/fq.373 ✍️Përktheu: Umer Bushi Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💎Ka thënë Sheukani, rahimehullah në komentimin e ajetit: “Thuaj (o Muhamed): O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Atij; Ai jep jetë dhe vdekje, prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas Tij, që të jeni në rrugën e drejtë! [El-A’raf, 158] قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحْيِي وَيُمِيتُ فَآمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ النَّبِيِّ الْأُمِّيِّ الَّذِي يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَكَلِمَاتِهِ وَاتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ 🔹“Pasi që u përmendën më përpara cilësitë e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, të shkruajtura në Teurat dhe në Inxhil, Allahu i Përsosur nga çdo e metë e urdhëroi atë që të thotë këto fjalë të cilat janë gjithë përfshirëse për të gjithë njerëzimin, jo ashtu siç ishin të Dërguarit e tjerë ‘alejhimus-selam, ngase ata dërgoheshin vetëm për popujt e tyre.” Dhe thotë më tej: “Fjalia “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Atij”... ngase Ai që posedon Qiejt dhe Tokën dhe gjithçka që ndodhet midis tyre është i Adhuruari i vërtetë; po kështu, Ai i Cili jep jetë dhe e merr atë është Ai i Cili meriton të veçohet me Rububije dhe t’i mohoet çdo ortak.” ✍️Përktheu: Alban Malaj 📚Burimi: [Fet`hul-Kadiir, vëll.2/fq.326-327] Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💎Ka thënë Imam el-Begauij, rahimehullah në komentimin e ajetit: Me të vërtetë Zoti yt do të të vendosë ty në një Gradë tëLavdishme.” [El-Isra`, 79] عَسَىٰ أَن يَبْعَثَكَ رَبُّكَ مَقَامًا مَّحْمُودًا “Grada e lavdishme është grada e ndërmjetësimit për Umetin, ngase ai do të lavdërohet për të nga të mëherëshmit dhe nga të mëvonshmit.” ✍️Përktheu: Alban Malaj 📚Burimi: Tefsir el-Begauij, vëll.2/fq.704 Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💎Ka thënë Shejkh El-Hasen ibën Salih, Allahu i Lartësuar e mëshiroftë : "Vërtet që shejtani i hap robit nëntëdhjetë e nëntë dyer të mirësisë, me qëllim që ta dërgojë nëpërmjet tyre te një derë e së keqes." إن الشيطان ليفتحُ للعبد تسعةً وتسعين بابًا من الخير، يريد بها بابًا من الشر. 📚Burimi: Sijer E'alam en-Nubela, vëll.7/fq.369 ✍️Përktheu: Umer Bushi Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

🛑 Qysh mund të konsiderohet mik armiku historik! 🎙Shejkh Salih Aal esh-Shejkh     Tani na qenka bërë ekzistenca e Izraelit domosdoshmëri! Tani na qenka bërë marrëveshja e paqes me Izraelin domosdoshmëri, edhe nëse Izraeli të godet, edhe nëse të pushton tokën tënde, prapëseprapë qenka domosdoshmëri!   Tani na qenka bërë filan shteti mik i Islamit dhe muslimanëve, ndërkohë që krejt historia e atij shteti është armiqësi!   Qysh mund ta humbasë njeriu ndërgjegjen e tij në këtë mënyrë dhe të përmbysë realitetin e vetes së tij dhe atyre që e rrethojnë atë, duke i konsideruar miq armiqtë e tij?! Kjo është e pamundur! Allahu thotë me Fjalë të qarta diçka madhështore, parim madhështor:   وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِأَعْدَائِكُمْ ۚ وَكَفَىٰ بِاللَّهِ وَلِيًّا وَكَفَىٰ بِاللَّهِ نَصِيرًا   “Allahu është më i ditur për armiqtë tuaj dhe mjafton Allahu kujdestar dhe mjafton Allahu ndihmëtar për ju.” [en-Nisaa`, 45]   لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ النَّاسِ عَدَاوَةً لِّلَّذِينَ آمَنُوا الْيَهُودَ وَالَّذِينَ أَشْرَكُوا ۖ   “Padyshim që ju keni për të gjetur njerëzit me armiqësinë më të ashpër kundër atyre që besojn, Jehudët dhe ata që i bëjnë shirk Allahut!” [el-Ma`ideh, 82]   Kështu që, ka disa të vërteta të pandryshueshme në ndërgjegje, të cilat duhet të fortifikohen dhe të analizohen.   Por, sot ata duan që t’i ndryshojnë këto të vërteta të pandryshueshme në ndërgjegje, në ndërgjegjen tënde për të realizuar interesat e tua, duke të ofruar burime të reja informative, të cilat i ndryshojnë prioritetet e tua në kuptimin e këtyre të vërtetave!   💻Përktheu: Alban Malaj 📱 Videoja në Youtube: https://www.youtube.com/shorts/wk4GTpjf8HM Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💎Ka thënë Shejkh Suleman Rruhajli - Allahu e ruajttë -: "Detyra e gruas së mirë është e tëra në bindje; ajo nuk del nga bindja për Zotin e saj dhe nga bindja për bashkëshortin e saj. Zoti ynë i Patëmeta ka thënë: {فَالصَّالِحَاتُ قَانِتَاتٌ حَافِظَاتٌ لِّلْغَيْبِ بِمَا حَفِظَ اللَّهُ} "Gratë e mira janë  të bindura, i ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu." [en-Nisa, 34] 🔸Imam es-Sa‘dij - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: “Detyra e saj është: t'i bindet Zotit të saj dhe t'i bindet bashkëshortit të saj; prandaj Ai thotë: "Gratë e mira janë të bindura..." Domethënë ato janë të bindura për Allahun e Madhëruar. "...i ruajnë të fshehtat që ka urdhëruar Allahu" Domethënë ato janë të bindura për bashkëshortët e tyre, që edhe kur ata nuk janë prezentë, ato i ruajnë burrat e tyre në vetet e tyre dhe në pasurinë e tyre.” وظيفة المرأة الصالحة كلها في الطاعة فهي لاتخرج عن طاعة ربها وطاعة زوجها قال ربنا سبحانه {  فَالصَّالِحَاتُ قَانِتَاتٌ حَافِظَاتٌ لِّلْغَيْبِ بِمَا حَفِظَ اللَّهُ} قال الإمام السعدي رحمه الله: "وظيفتها: القيام بطاعة ربها وطاعة زوجها فلهذا قال: {فَالصَّالِحَاتُ قَانِتَاتٌ} أي: مطيعات لله تعالى {حَافِظَاتٌ لِلْغَيْبِ} أي: مطيعات لأزواجهن حتى في الغيب تحفظ بعلها بنفسها وماله." 📱 Burimi: https://x.com/i/status/1958466814758867364 ✍️Përktheu: Umm 'Akil Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💠 Është transmetuar nga Ebu Hurajrah - radijAllahu 'anhu - se një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, kush është njeriu që meriton më shumë mirësjelljen time?" Ai tha: "Nëna jote!" Ai tha: "Pastaj kush?" Ai tha: "Nëna jote!" Ai tha: "Pastaj kush?" Ai tha: "Nëna jote!" Ai tha: "Pastaj kush?" Ai tha: "Babai jot!" 📚[E ka transmetuar Bukhari dhe Muslimi.] جاء رجل إلى رسول الله ﷺ فقال: يا رسول الله، من أحق الناس بحسن صحابتي؟ قال: أمك قال: ثم من؟ قال: أمك، قال: ثم من؟ قال: أمك، قال: ثم من؟ قال: أبوك. متفق عليه 🔹Ndërsa në një transmetim tjetër ka ardhur: "O i Dërguari i Allahut, kush është njeriu që meriton më shumë mirësjelljen time?" Kurse ai tha: "Nëna jote, pastaj nëna jote, pastaj nëna jote, pastaj babai jot, pastaj ata që janë më të afërt te ty!" 📚[E ka transmetuar Muslimi.] يا رسول الله، من أحق بحسن الصحبة؟ قال: أمك، ثم أمك، ثم أمك، ثم أباك، ثم أدناك أدناك. 🔹Ka thënë Ebul-Hasen Ibën Battal, Allahu e mëshiroftë: "Dashuria dhe dhimbsuria për nënën duhet të jetë tre herë më shumë sesa dashuria për babain, ngaqë Profeti - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - e përsëriti nënën tre herë kurse babain e përmendi vetëm në herën e katërt. Kjo për arsye se vështirësia e shtatzënisë, vështirësia e lindjes, vështirësia e gjidhënies dhe edukimit, të gjitha këto vështirësi i bart dhe i vuan vetëm nëna, ndryshe nga babai." 📚[Sherh Sahih El-Bukharij, vëll.9/fq.189] محبَّة الأم والشفقة عليها ينبغي أن تكون ثلاث أضعاف محبَّة الأب؛ لأن النبي صلى الله عليه وسلم كرر الأم ثلاث مرات، وذكر الأب في المرة الرابعة فقط، وذلك أن صعوبة الحمل، وصعوبة الوضع، وصعوبة الرضاع والتربية تنفرد بها الأم وتشقى بها دون الأب. 🔹Ka thënë Shejkh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë: "Nëna ka një pozitë madhështore prandaj ti duhet të përpiqesh që të arrish kënaqësinë e saj, duhet të sillesh me të në mënyrën më të mirë, edhe nëse ajo sillet keq me ty dhe të bën zullum ty, prapëseprapë ti e ke obligim që ta tolerosh dhe ta falësh atë dhe gjithmonë të kërkosh kënaqësinë e saj." 📚[Fetaua Nuurun 'ala ed-Derb, vëll.21/fq.255] الأم لها شـأن عظيم فعليك، أن تحرص على رضاها، وعلى معاملتها بالتي هي أحسن وإن أساءت إليك وإن تعدت عليكْ، عليك أن تصفح وتعفو عنها، وتطلب رضاها دائمًا. ✍️Përktheu: Alban Malaj Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💎Ka thënë Imami Ibën Kajjim el-Xheuzije, Allahu e mëshiroftë: "Dhikri është një mburojë midis robit dhe Xhehenemit." الذكْر سَدّ بيْن العبْد وبيْن الجهنم. 📚Burimi: el-Uabil es-Sajjib, fq.84 ✍️Përktheu: Abdullah Beqiri Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💧Përse e krahason Allahu i Lartësuar këtë dynja me ujin? ▪️Ka thënë Ebu 'AbdUllah el-Kurtubi, Allahu e mëshiroftë: "Përse e krahasoi Allahu - i Pastër nga çdo mangësi është Ai! - këtë dynja me ujin, te Fjala e Allahut të Lartësuar: وَاضْرِبْ لَهُم مَّثَلَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا كَمَاءٍ أَنزَلْنَاهُ مِنَ السَّمَاءِ " Jepu atyre shembullin e jetës së dynjasë që është si ai uji që Ne e kemi zbritur nga qielli..." [el-Kehf, 45] ▪️Kanë thënë njerëzit e urtësisë: E ka krahasuar Allahu - i Pastër nga çdo mangësi është Ai! - shembullin e dynjasë me shembullin e ujit: 1️⃣ - sepse uji nuk qëndron në një vend, kështu është edhe dynjaja, nuk qëndron në një gjendje të vetme; 2️⃣ - sepse uji shkon dhe nuk mbetet, kështu është edhe dynjaja, shkon dhe nuk mbetet; 3️⃣ - sepse askush nuk ja del dot mbanë që të futet në ujë dhe të mos njomet prej tij, kështu është edhe dynjaja, askush nuk shpëton dot nga sprovat dhe telashet e saj; 4️⃣ - sepse uji kur është në masën e duhur, është i dobishëm dhe produktiv, e kur e tejkalon masën e tij, atëherë bëhet i dëmshëm dhe shkatërrimtar; kështu është edhe dynjaja, mjaftueshmëria në dynja të bën dobi, kurse teprimi me dynjanë të dëmton." لماذا شبّه الله سبحانه الدّنيا بالماء" في قوله تعالى: "واضرب لهم مثَلَ الحياة الدنيا كماءٍ أنزلناه من السّماء ..." [45 الكهف] قال الحكماء: شبّه الله سبحانه وتعالى الدُّنيا بالماء: 1- ﻷنّ الماء ﻻ يستقرّ في موضع، كذلك الدُّنيا ﻻ تبقى على حالٍ واحدة. 2- وﻷنّ الماء يذهب وﻻ يبقى، فكذلك الدنيا تفنى ولا تبقى. 3- وﻷنّ الماء ﻻ يَقدر أحدٌ أن يدخلَه وﻻ يبتلّ، وكذلك الدُّنيا ﻻ يسلم أحدٌ من فتنتها وآفاتها. 4- وﻷنّ الماء إذا كان بقدرٍ كان نافعًا مُنبتًا، وإذا جاوز المقدارَ كان ضاراًّ مُهلكًا ، وكذلك الدُّنيا؛ الكفافُ منها ينفع ، وفضولُها يضرّ. 📚Burimi: el-Xhami'u li-Ahkam el-Kur'an, vëll.13/fq.289 ✍️Përktheu: Alban Malaj Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

🕌Ka thënë Ibën Kajjim el-Xheuzijjeh, Allahu e mëshiroftë: "Salavati për Profetin - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - është sebep për pranimin e duasë, për faljen e gjynaheve, për ndihmën e mjaftueshme të Allahut që robi të tejkalojë brengat e tij, si dhe është sebep që robi të jetë pranë të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - në ditën e Kijametit." الصلاة على النبي ﷺ سببٌ لإجابة الدعاء، وغفران الذنوب، ولكفاية الله العبد ما أهمه، ولقرب العبد منه ﷺ يوم القيامة. 📚Burimi: Xhelaa' el-Efhaam, fq.445 ✍️Përktheu: Alban Malaj Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

⚖️ Gjykimi i mubahales në çështje të dynjasë 🎙Shejkh Albani     🔹Pyetje: Është i njohur hadithi i delegacionit të Nexhranit, kur erdhën te Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – dhe kërkuan të debatojnë me të, ndërsa Allahu – Subhanehu ue Te’ala – zbriti ajetin: فَقُلْ تَعَالَوْا نَدْعُ أَبْنَاءَنَا وَأَبْنَاءَكُمْ وَنِسَاءَنَا وَنِسَاءَكُمْ وَأَنْفُسَنَا وَأَنْفُسَكُمْ ثُمَّ نَبْتَهِلْ فَنَجْعَل لَعْنَتَ اللَّهِ عَلَى الْكَاذِبِينَ “Thuaj: Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetet tona dhe vetet tuaja, pastaj të bëjmë mubahale dhe ta bëjmë mallkimin e Allahut të bjerë mbi gënjeshtarët.” [Aal Imran, 61] Atëherë, Profeti – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – i ftoi ata në mubahale, por ata refuzuan. Dhe është e njohur tek ne se mubahaleja bëhet veçse në çështjet e akides. Por disa muslimanë thonë se mund të zbatohet ky gjykim edhe në çështje dynjaje, mes meje dhe vëllait tim musliman, me kuptimin që, nëse vëllai musliman më ka borxh një shumë parashë por ai e mohon borxhin, atëherë a lejohet të zbatohet ky gjykim për çështje të dynjasë, mes meje dhe vëllait tim musliman?” 🔸Shejkh Albani – Allahu e mëshiroftë –: “Po them – Allahu të bekoftë – si përgjigje për këtë pyetje se nuk lejohet zbatimi i kësaj ngjarjeje ose i këtij gjykimi sheriatik në çështje materiale, për dy shkaqe: 🔸 e para: sepse ngjarja ka ndodhur për çështjet e akides, siç thonë sot; 🔸 dhe e dyta: sepse Islami ka vendosur ligje dhe rregulla për çështjet materiale. Dhe ka thënë Profeti – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –: البينة على المدعي واليمين على المنكرPretenduesi duhet të sjellë argumentin e qartë, ndërsa mohuesi duhet të betohet.” Atëherë, kjo çështje materiale zgjidhet me këtë rregull sheriatik. Kështu që, nuk mbetet më këtu vend për t’iu drejtuar mubahales, të cilën Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - e ligjëroi midis Pejgamberit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – dhe atyre të krishterëve të Nexhranit, të cilët e mohuan Teuhidin dhe këmbëngulën në trinitet. Por, nëse patjetër duhet që kjo çështje të zbatohet kjo çështje në një anë tjetër, e cila nuk është përmendur në ndonjë ether ose hadith, atëherë mund të zbatohet në një kundërshtim midis dy palëve prej muslimanëve që kundërshtohen në disa mendime ose në disa besime, si për shembull midis Mutezilive dhe Ehli Sunetit. Atëherë, në këtë rast, nëse ndonjë mutezili tregohet kryeneç, njeriu i Sunetit mund ta ftojë atë në mubahale. من كان منا هو المخطئ بعد النقاش و بعد إستدلال كل من الفريقين على الآخر ، فلا بد أن أحدهم يكون مكابرا ، فنجعل لعنة الله على الكاذبين ، يمكن سحب تلك القضية إلى مثل هذه للمجانسة الموجودة بينهما ، أما و السؤال سحبها إلى أمور مادية فهذا لا يجوز لما ذكرته لك آنفا . E kush është gabimtari mes nesh, mbas debatit dhe pas sjelljes së argumenteve nga të dyja palët kundër njëra-tjetrës, patjetër që njëri prej nesh do të jetë kryeneç, atëherë themi: فَنَجْعَل لَعْنَتَ اللَّهِ عَلَى الْكَاذِبِينَ “…dhe ta bëjmë mallkimin e Allahut të bjerë mbi gënjeshtarët.” [Aal Imran, 61] Pra, mund të zbatohet kjo çështje në raste të tilla, për shkak të ngjashmërisë që gjendet midis dy çështjeve. Ndërsa zbatimi i saj në çështjet materiale, siç ishte pyetja, kjo nuk lejohet, siç ta shpjegova më parë.   📀Burimi: Silsiletul-Huda uen-Nur, nr.703   💻Përktheu: Abdullah Beqiri 📱 Videoja në Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=Psur9tOqFZA Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

🛑Ka thënë Ibën Kajjim el-Xheuzijjeh, Allahu e mëshiroftë: "Është prej gjynaheve të mëdha që të gëzohesh me dëmtimin e muslimanëve dhe të të bëhet qejfi me fatkeqësinë që u ka rënë atyre." ومِن الكبائر الفرْحُ بأذى المُسلِمينَ والشماتة بمُصِيبتَهُم. 📚Burimi: Medaarixh es-Saalikin, vëll.1/fq.133 ✍️Përktheu: Alban Malaj Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💠 Ka thënë Ebu Dherri - radijAllahu 'anhu -: "Agjëroni ndonjë ditë kur është vapë e madhe, që ta keni për ditën e ringjalljes, atëherë kur pritja do të jetë shumë e gjatë, si dhe falni dy rekate namaz në errësirën e natës, që ta keni për vetminë e varrit." صُوموا يوْماً شديدا حرُّهُ لطول النشور، صلُّوا ركْعَتَيْن في سواد الليل لوحْشة القبور. 📚Burimi: Hiljetul-Eulijaa', vëll.1/fq.165 ✍️Përktheu: Alban Malaj Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💠Ka thënë Shejkh Mukbil ibën Hadij el-Uadi'ij, Allahu e mëshiroftë: "Sa më shumë që të shtohet frika nga xhinët, akoma më shumë u shtohet trimëria xhinëve që të të sulmojnë! Ti duhet të kërkosh mbrojtje nga Allahu i Plotëfuqishëm e i Madhërishëm dhe duhet të kërkosh strehim tek Allahu i Plotëfuqishëm e i Madhërishëm." كُلما ازْددْتَ خوْفاً من الجن، ازْدادوا شجاعةً عليك. عليك أن تعتصم بالله عز وجل وأن تلتجئ إلى الله عز وجل. 📚Burimi: Shkëputur nga ligjërata me titull "el-Eman min Mekajid esh-Shejtan" ✍️Përktheu: Alban Malaj Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

⚖️A qortohet ai që ka frikë nga mësyshi apo nga xhinët? 🎙Shejkh Ibën 'Uthejmini 🔹Pyetje: A qortohet ai që ka frikë nga mësyshi apo nga xhinët? Dhe çfarë duhet të thotë ai? 🔸Shejkh Ibën 'Uthejmini, Allahu e mëshiroftë: "Atij që ka frikë nga mësyshi apo nga xhinët i thuhet: Përdor dhikrin që të bën dobi, siç është për shembull ajeti el-Kursij, dy ajetet e fundit të sures el-Bekarah, sureja Kul-HuwAllahu Ehad, sureja Kul e'udhu bi-Rabbil-felek dhe sureja Kul e'udhi bi-Rabbin-nas. Unë po të them se nëse ti frikësohesh nga xhinët, atëherë ata do të sulmojnë ty. Për këtë arsye shumicën e rasteve njeriu preket nga xhinët pikërisht atëherë kur frikësohet, atëherë kur ka frikë nga xhinët, prandaj kujdes, kujdes se mos të kaplon frika kur të jesh në ndonjë vend të errët, kurrë mos u frikëso, por kërko ndihmën e Allahut dhe mos e vrit mendjen fare." 💻Përktheu: Alban Malaj 📱 Videoja në Youtube: https://youtube.com/shorts/bJHxoabehjU?feature=shared Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💎Ka thënë Ebu Hazim Selemeh ibën Dinar, Allahu e mëshiroftë: "Është bërë shumë e rëndë për t'u mbajtur feja dhe dynjaja!" I tha dikush: "E përse kështu o Ebu Hazim?" Ai tha: "Sa i përket fesë, zor se gjen dikë që të ndihmon në fe, kurse për sa i përket dynjasë, sa herë që zgjat dorën në ndonjë gjë prej saj, sakaq shikon se të ka paraprirë në të një njeri i poshtër!" ‏قال أبو حازم سلمة بن دينار: اشتدَّت مؤونة ‎الدِّين و ‎الدُّنيا قِيل: وكيف ذاك يا أبا حازم؟ قال: أمّا ‎الدِّيـن فلا تجد عليهِ أعوانًا، وأمّا ‎الدُّنيـا فلا تمُدُّ يدَكَ إلى شيءٍ مِنها إلّا وجَدتَ فاجِرًا قد سبقكَ إليه! 📖Burimi: Tehdhib el-Kemal, vëll.11/fq.275 Përktheu: Alban Malaj Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💎Ka thënë Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë: "Duaja që pranohet më shpejt është duaja që bën dikush për vëllain e tij duke qenë larg tij." أَسرَعُ الدُّعَاء إجابةً ، دُعاءُ غائبٍ لِغائب. 📚Burimi: Mexhmu'ul-Fetaua, vëll.27/fq.96 ✍️Përktheu: Alban Malaj Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💠 Khalid ibnul-Uelid kur e merrte Kur'anin në dorë, qante dhe thoshte: "S'na ka lënë më kohë xhihadi që të angazhohemi me ty!" كانَ خالِدُ بنُ الوَلِيدِ إِذا أَخَذَ المُصْحَفَ أَخَذَهُ وَهُوَ يَبْكِي وَيَقُولُ: شَغَلَنا عَنْكَ الجِهَادُ. 📚Burimi: el-Musannef (vëll.6/fq.151) ✍️Përktheu: Alban Malaj Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💠 Shejkh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Konsideroje kundërshtuesin e hakut si të ishte një i sëmurë dhe ti kërkon që ta kurosh atë, e jo si një kriminel që kërkon ta ndëshkosh.” اجعل المخالف للحق كأنه مريض تريد معالجته، ولا كأنه مجرم تريد معاقبته. 📚Burimi: Sherh Hiljetu Taalibil-Ilm, fq.99 ✍️Përktheu: Abdullah Beqiri Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi