ch
Feedback
Selefi.org

Selefi.org

前往频道在 Telegram

Selefi.org - Kur'ani dhe Suneti sipas kuptimit të Selefëve të këtij Umeti.

显示更多
4 141
订阅者
-224 小时
-187
-4430
帖子存档
💎Është transmetuar nga Zejd ibën Abdullah ibën Umeri se ai ka thënë: “Sa herë e kam dëgjuar Ibën Umerin që të përmendte Profetin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, ai vetëm se qante.” ما سَمعتُ ابنَ عُمَرَ يَذكُر النّبيُّ - صلى الله عليه وسلم - قطّ؛ إلّا بَكى. 📚Burimi: Sijer E'alam en-Nubela, vëll.3/fq.214 ✍️Përktheu: Abdullah Beqiri Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💎 Davetçiu e kërkon shpërblimin tek Allahu e jo te njerëzit! 🎙Shejkh Salih Aal esh-Shejkh Davetçiu nuk merr shpërblim për davetin që bën, sepse ai është në rrugën e Muhamedit - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, nuk merr shpërblim nga njerëzit! Përse? Sepse ai po mori ndonjë shpërblim dynjaje nga njerëzit, atëherë, ka gjasa që ai të shkojë mbas synimeve apo dëshirave apo epsheve të tyre, duke mos marrë parasysh se për çfarë është urdhëruar ai. Kjo ndodh faktikisht, sepse njeriu po mori shpërblim për davetin e tij, ka shumë gjasa që të bjerë në devijim, saqë fillon të flasë në përputhje me dëshirën e atij që po i jep shpërblimin për davetin e tij. Kështu që, shpërblimi i davetçiut është tek Allahu: قُلْ مَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ وَمَا أَنَا مِنَ الْمُتَكَلِّفِينَ "Thuaj: unë nuk po kërkoj nga ju ndonjë shpërblim për këtë që po ju përcjell dhe unë nuk flas pa dije!" [Saad, 86] Kurse në ajetin tjetër ka thënë: إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَى اللَّهِ ۚ "Në të vërtetë që shpërblimi im është veçse tek Allahu!" [Hud, 29] Ajeti e ka kufizuar shpërblimin dhe ai kërkon sinqeritet, sepse sa më e lidhur është zemra e davetçiut me Allahun e Plotëfuqishëm e të Madhërishëm, aq më i rrënjosur do të jetë menhexhi i tij në davet, në përputhje me rrugën e Muhamed ibën Abdullahut - 'alejhis-salatu ues-selam -. A ka shpërblim më të madh sesa ai që i ofruan Muhamedit - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -: "Nëse kërkon mbretërinë, atëherë po të bëjmë mbret! Nëse kërkon gruan të bukur, po të martojmë me gruan më të bukur!" Kurse ai tha: "Edhe sikur të ma vendosni diellin në dorën time të djathtë, kurse hënën të ma vendosni në dorën time të majtë, me kushtin që unë të heq dorë nga thirrja ime, unë nuk heq dorë kurrë prej saj derisa të vdes!" Mbi të qoftë lavdërimi dhe paqja e Allahut! 💻Përktheu: Alban Malaj 📱 Videoja në Youtube: https://youtube.com/shorts/Bq0o-fX5Rf8?feature=shared Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💠 Ka thënë Jahja ibnul-Muthenna, Allahu e mëshiroftë: “E pyetën Ibën Mubarakun, ndërkohë që Sufjan ibën Ujejneh ishte i pranishëm, dhe ai tha: “Ne e kemi të ndaluar që të flasim në prani të më të mëdhenjve tanë!”” سُئل ابنُ المبارَك وسُفيانُ بنُ عُيَينة حاضرٌ فقَال: نُهينا أن نتكَلَّم عندَ أكابرنَا! 📚Burimi: Tarikh Dimeshk, vëll.27/fq.64 ✍️Përktheu: Abdullah Beqiri Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💎Ka thënë imam Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë: “Nuk është kurrë e mundur që toka t'i shtrohet me trëndafila dhe lule njeriut që i përmbahet Sunetit. Prandaj, kush e synon këtë gjë, ai ka synuar të pamundurën.” ولا يمكن أن تفرش الأرض وروداً وزهوراً لإنسان متمسك بالسنة أبداً فمن رام ذلك فقد رام المُحال. 📚 Burimi: Sherh en-Nunijeh, vëll.3/fq.270 ✍️Përktheu: Abdullah Beqiri Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💠 Ka thënë Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë: “Allahu i Plotëfuqishëm e i Lartësuar ka përmendur se ai që arrin moshën dyzetë vjeçare, atij i ka ardhur koha që të kuptojë madhështinë e mirësive të Allahut për të dhe për prindërit e tij, prandaj duhet të jetë mirënjohës për to.”   ‏ذكر عزوجل أن من بلغ أربعين فقد آن له أن يعلم مقدار نعم الله عليه وعلى والديه ويشكرها . 📚Burimi: el-Xhami’u li-Ahkam el-Kur`an (vëll.7/fq.276) ✍️Përktheu: Umer Bushi Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💎Ka thënë shejkh Salih el Feuzan, Allahu e ruajttë: “O muslimane, vërtet hixhabi të mbron ty nga shikimet e helmuara të atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre dhe të njerëzve që janë bërë si qentë.” أيَّتُهَا المسلمة إنَّ الحجاب يصونك من النَّظرات المسمومة الصَّادرة من مرضى القلوب وكلاب البشر. 📚Burimi: Tenbihat ala ahkam tekhtesu bil-mu'uminat (fq.52) ✍️Përktheu: Umer Bushi Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💎Ka thënë Hasen el-Basri, Allahu e mëshiroftë: “Vërtet që ti ke për të marrë një pjesë nga morali i shokut tënd të ngushtë, prandaj zgjidhi me kujdes vëllezërit dhe shokët, dhe largohu nga ato gjëra që janë të qortueshme." ‏إنَّ لكَ من خَليلك نصيباً، ‏فتَخَيَّرِ الإخوانَ والأصحاب، ‏وجانبَ الأمرَ الَّذي يُعابُ. 📚Burimi: Edeb el-Hasen el-Basrij (fq.48) ✍️Përktheu: Umer Bushi Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💎Ka thënë Hasen Basriu, Allahu e mëshiroftë: "Shenjë e haxhit të pranuar është që të kthehesh prej tij asket për dynjanë dhe lakmues për ahiretin." ‏آية الحج المبرور ‏أن يرجع زاهداً في الدنيا راغباً في الآخرة. 📚Burimi: Lata'if el-Me'arif, fq.62 ✍️Përktheu: Alban Malaj Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

⚖️ Jo çdokush që kundërshton një të padrejtë është me të vërtetën! 🎙Shejkh ‘Abdullah ‘Ubejlan     Të gjitha lavdet dhe falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të gjithësisë. Salavatet, selami dhe bereqeti qofshin mbi Profetin tonë, Muhamedin, si dhe mbi Familjen e tij dhe të gjithë Sahabët e tij. E më pas: Allahu i Lartësuar ka thënë:   يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ قَدْ أَنجَيْنَاكُم مِّنْ عَدُوِّكُمْ وَوَاعَدْنَاكُمْ جَانِبَ الطُّورِ الْأَيْمَنَ وَنَزَّلْنَا عَلَيْكُمُ الْمَنَّ وَالسَّلْوَىٰ “O bijtë e Israilit! Ne ju shpëtuam nga armiku juaj, ju premtuam takimin në anën e djathtë të Turit dhe ju zbritëm rrëshirë si mjalti dhe shkurtëza.” [Ta-Ha, 80] Në një kohë ku zërat janë përzier dhe parullat janë shtuar, disa njerëz filluan të mendojnë se çdo njeri që bërtet në fytyrën e një të padrejti ka hipur në tribunën e së vërtetës dhe se vetëm armiqësia ndaj tiranisë është dëshmi e drejtësisë dhe udhëzimit. Por ama e vërteta është shumë here më e thellë se kaq. E vërteta nuk matet me zëra të lartë, nuk peshohet me ashpërsinë e zemërimit dhe nuk arrihet thjesht me ngritjen e parullave. Benu Israilët qëndruan kundër Faraonit për vite të gjata, e urryen tiraninë e tij dhe derdhën lot nga dhimbja që u shkaktonte ai. Megjithatë, kur Musai erdhi me udhëzimin, ata nuk i nënshtruan zemrat e tyre për të dhe nuk qëndruan të palëkundur në të vërtetën kur sprovat u rënduan. Përkundrazi, ata thanë:   فَاذْهَبْ أَنتَ وَرَبُّكَ فَقَاتِلَا “Shko ti dhe Zoti yt e luftoni!” [el-Ma`ideh, 24] Ata e urryen tiraninë, por ama nuk e deshën të vërtetën. Ata qëndruan kundër padrejtësisë, por ama nuk e pranuan drejtësinë në vetet e tyre. Kështu është edhe njeriu. Ai mund të kundërshtojë një të padrejtë sepse ai i ka plagosur krenarinë, e jo sepse ka shkelur një parim. Mund të ngrejë parullën e lirisë, ndërsa ai vet e kufizon atë për të tjerët. Mund të bërtasë kundër korrupsionit, ndërsa ai vet është i zhytur në një korrupsion tjetër që është akoma më i pakapshëm. Prandaj kriteri nuk është armiqësia, por e vërteta që mbart zemra e tij. E vërteta është një rrugë e drejtë, e cila nuk arrihet me zemërim, por me largpamësi. Nuk qëndron në të ai që zemërohet për një çast, por ai që e pastron nijetin e tij, përmirëson brendësinë e tij dhe i drejton hapat e tij në rrugën e drejtë. Kështu pra, armiqësia mund t'i bashkojë njerëzit, por e vërteta nuk i bashkon ata veçse mbi sinqeritetin. Revolucionet mund t'i rrëzojnë tiranët, por vetëm drejtësia i ndërton popujt. Jo çdokush që kundërshton një të padrejtë është me të vërtetën. Një njeri mund të qëndrojë kundër një sundimtari të padrejtë, por kur të arrijë në karrigen e tij, ai vazhdon më tej që t’i shtypë njerëzit. Në revolucionet që kanë filluar nga Rusia deri në Francë, nga Irani deri në botën arabe, vazhdon që të përsëritet i njëjti ligj universal: Bie një tiran dhe njerëzit mendojnë se e vërteta triumfoi. Por, rrëzimi i tiranisë nuk do të thotë domosdoshmërisht se u vendos drejtësia. Revolucionet që nuk ngrihen mbi një parim të qëndrueshëm dhe një synim të drejtë, nuk mund t'i rezistojnë fuqisë së tiranisë së re. Madje padrejtësia mund të ashpërsohet akoma më shumë, në emër të lirisë, revolucionit ose drejtësisë së rreme. Madje mund të shkruajë një mendimtar kundër korrupsionit, ndërsa vetë është i zhytur në një korrupsion tjetër që nuk është më i vogël se ai i pari. Pra, drejtësia e vërtetë nuk qëndron në rrëzimin e një sundimtari tiran, por në zemra të sinqerta, mendje të ndërgjegjshme dhe në shoqëri që e zbatojnë të vërtetën në vetet e tyre para se ta kërkojnë tek sundimtarët e tyre. Dhe padyshim që Allahu është Dhuruesi i suksesit. Salavatet, selamet dhe bereqeti qofshin mbi Profetin tonë, Muhamedin, si dhe mbi Familjen e tij dhe të gjithë Sahabët e tij.    💻Përktheu: Abdullah Beqiri 📱 Videoja në Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=1Q-mUNOySqs Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💠 Ka thënë Allahu i Lartësuar: ﴿يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ وَأَوْلَادِكُمْ عَدُوًّا لَكُمْ فَاحْذَرُوهُمْ﴾ “O ju që keni besuar! Me të vërtetë që, disa prej grave tuaja dhe fëmijëve tuaj janë armiq për ju, andaj ruhuni prej tyre.” [et-Tegabun: 14] 🔸Ka thënë Ibnul-Kajjim, Allahu e mëshiroftë: “E sa shumë ka humbur robi prej përsosmërisë dhe suksesit për shkak të gruas së tij dhe fëmijës së tij. Dhe në hadith thuhet se: “Fëmija të bën koprrac dhe frikacak.” وما أكثر ما فات العبد من الكمال والفلاح بسبب زوجته وولده، وفي الحديث” :الولد مَبْخَلَةٌ مَجْبنَة“. 📚 Burimi: ‘Uddetus-Sabirin (vëll.1/fq.116) ✍️Përktheu: Abdullah Beqiri Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💎Selefët frikësoheshin nëse nuk sprovoheshin me bela! 🎙Shejkh Sulejman Rruhajli "O vëllezër, ka qenë dikush nga Selefët që, nëse nuk i binte asnjë bela, ai rishikonte gjendjen e vetes së tij! Nëse nuk i binte asnjë bela, ai rishikonte gjendjen e vetes së tij! Cili është shkaku që nuk i kishte rënë asnjë bela? Për arsye se Selefët e dinin që belaja është e lidhur me dashurinë, sepse Allahu kur e do një rob, e sprovon atë me bela, ose që ta rikujtojë atë që të lërë shkujdesjen e tij, ose që t'i falë gjynahet e tij, ose që të ngrejë lartë gradën e tij tek Ai. 💻Përktheu: Alban Malaj 📱 Videoja në Youtube: https://youtube.com/shorts/72w3o8db2e0?feature=shared Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

🕌 Ka thënë Shejkh Ibën 'Uthejmini, Allahu e mëshiroftë: "Është prej hakut të Profetit - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - që ti të dërgosh sa më shumë salvate dhe selame për të, ndonëse ai s'ka nevojë për salavatet dhe selamet e tua, porse je ti ai që ka nevojë për shpërblimin e këtyre salavateve dhe selameve, sepse ti kur dërgon salavate për të Dërguarin e Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - një herë të vetme, Allahu për këtë të dërgon ty dhjetë salavate." من حق النبيﷺ أن تكثر من الصلاة والسلام عليه، وهو ليس بحاجة إلى صلاتك وسلامك، لكنك أنت بحاجة إلى أجر هذه الصلاة والسلام، لأنك إذا صليت على الرسول ﷺ مرة واحدة صلى الله عليك بها عشرا. 📚Burimi: Sherh Rijad es-Salihin, vëll.5/fq.175 ✍️Përktheu: Alban Malaj Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💠 Ka thënë Shejkh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë: “Sa shumë herë kam dëgjuar të thuhen për veten time gjëra që unë nuk i kam thënë! Dhe sa shumë transmetohen prej meje fjalë që unë nuk i kam thënë! Por, neve na mjafton Allahu dhe Ai është Mbrojtësi më i mirë.” ما أكثـرَ ما أسمـعُ عن نفسي ما لـم أقُلـه، وما أكثـر ما يُنقـل عنِـي ما لـم أقلـه، ولكِـن حسبنـا اللـه ونعـمَ الوكيـل! 📚 Burimi: Mexhmu' Fetaua ue Resa`il Ibën Uthejmin, vëll.26/fq.357 ✍️Përktheu: Abdullah Beqiri Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💎Ka thënë dijetari i madh, Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë : “Mos u mahnit me veprën tënde, por kërkoji Allahut pranimin e saj kur ta përfundosh dhe kërkoji Allahut sinqeritet kur ta fillosh.” لا تُعجب بعملك، واسأل الله القبول عند الانتهاء، واسأل الله الإخلاص عند الابتداء. 📚Burimi: et-Te’alijk ala Sahih Muslim (vëll.1/fq.258) ✍️Përktheu: Umer Bushi Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💠 Ka thënë Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë: “Xhinët janë të ngarkuar me detyrat sheriatike njësoj siç janë të ngarkuar njerëzit. Muhamedi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – është dërguar për xhinët dhe për njerëzit. Qafirat nga mesi i xhinëve do të hyjnë në Zjarrin e Xhehenemit, sipas unanimitetit të muslimanëve. Kurse për sa u përket xhinëve muslimanë, ka dy fjalë, por ama shumica e dijetarëve thonë se edhe xhinët muslimanë do të shpërblehen dhe do të hyjnë në Xhenet. Është transmetuar se ata do të banojnë në periferinë e Xhenetit, ku do të shihen nga njerëzit, por ata nuk do t’i shohin dot njerëzit, e kundërta e gjendjes së tyre në dynja. Kjo ka ardhur në hadithin që e ka transmetuar Taberani në veprën e tij “el-Muëxhem es-Sagir”, porse zinxhiri i tij i transmetimit ka nevojë për rishikim. Ibën Ebi Lejla dhe Ebu Jusufi janë argumentuar për këtë mendim me Fjalën e Allahut të Lartësuar: ﴿وَلِكُلٍّ دَرَجَاتٌ مِمَّا عَمِلُوا﴾ “Dhe për secilin prej tyre do të ketë grada, në varësi të veprave që kanë bërë.” [el-En’am, 132] والجن مكلفون كتكليف الإنس، ومحمد ﷺ مرسل إلى الثقلين الجن والإنس، وكفار الجن يدخلون النار بالنصوص وإجماع المسلمين. وأما مؤمنوهم: ففيهم قولان، وأكثر العلماء على أنهم يثابون - أيضاً - ويدخلون الجنة، وقد روي أنهم يكونون في ربضها يراهم الإنس من حيث لا يرون الإنس، عكس الحال في الدنيا، وهو حديث رواه الطبراني في «معجمه الصغير» يحتاج إلى النظر في إسناده. وقد احتج ابن أبي ليلى وأبو يوسف على ذلك بقوله تعالى: ﴿وَلِكُلٍّ دَرَجَاتٌ مِمَّا عَمِلُوا﴾ [الأنعام: ١٣٢]. 📚Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua, vëll.13/fq.85-86 ✍️Përktheu: Alban Malaj Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

🛑 Çfarë është Tarikati Bektashi?   🔸Ka thënë Shejkh ‘Abdus-Selam es-Suhajmi, Allahu e ruajttë:   “Tarikati Bektashi është një tarikat sufist-shi’it në esencën dhe në zanafillën e tij. Megjithatë, ky tarikat u rrit dhe u zhvillua në vendet e Ehli Sunetit, në Turqi dhe Egjipt, pastaj u vendos përfundimisht në Shqipëri. Ky tarikat i atribuohet Hynqar Haxhi Muhamed Bektash Horosanit Nesaburiut, i cili ka lindur në Horosan, në vitin 646 hixhrij.   📱 Burimi: https://x.com/i/status/1360295931405565956 ✍️Përktheu: Alban Malaj Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💔 Futja e përçarjes mes besimtarëve është cilësi e Khauarixhëve 🎙Shejkh Abdullah Ubejlan     Cilësia e dytë e Khauarixhëve është futja e përçarjes midis besimtarëve. Dhe për këtë arsye, në çdo komunitet ku janë gjendur Khauarixhët, ka ndodhur në të përçarje, kundërshtime dhe zënka. Dhe pikërisht kështu është gjendja e munafikëve (hipokritëve). Nga e marrim këtë? Këtë e marrim nga Kur`ani:   وَالَّذِينَ اتَّخَذُوا مَسْجِدًا ضِرَارًا وَكُفْرًا وَتَفْرِيقًا بَيْنَ الْمُؤْمِنِينَ “Edhe ata të cilët bënë një xhami për të bërë dëm, kufër dhe përçarje midis besimtarëve...” [et-Teubeh, 107] Pra, bëjnë përçarje midis besimtarëve! Kështu janë edhe njerëzit e bidatit, e pjesa më e madhe e tyre janë Khavarixhë. Ata janë njerëzit më të mëdhenj në përçarjen midis besimtarëve, siç ka ardhur në tekstet sheriatike - që janë tekste të shumta për këtë - se ata janë krijesat që më së shumti bëjnë përçarje midis besimtarëve. Dhe kur themi “munafikë” o vëllezër, kuptimi i kësaj është se ata janë muslimanë në pamje të jashtme. Munafiku është musliman në pamje të jashtme. Dhe për këtë arsye, rreziku i munafikut është më i madh sesa rreziku i qafirit të hapur. Pastaj, gjithashtu, prej cilësive të cilat janë të përbashkëta te munafikët dhe njerëzit e bidatit, është nxitimi për të bërë fitne. Ka thënë Allahu Tebareke ue Te’ala për ta, për munafikët:   لَقَدِ ابْتَغَوُا الْفِتْنَةَ مِن قَبْلُ وَقَلَّبُوا لَكَ الْأُمُورَ حَتَّىٰ جَاءَ الْحَقُّ وَظَهَرَ أَمْرُ اللَّهِ وَهُمْ كَارِهُونَ “Me të vërtetë që ata e kërkuan fitnen më parë dhe t’i ngatërruan ty çështjet, derisa erdhi e vërteta dhe doli urdhri i Allahut, ndërsa ata ishin të mbushur plotë urrejtje.” [et-Teubeh, 48] Dhe kështu janë edhe Khavarixhët dhe kush u përngjason Khavarixhëve. Ata nxitojnë të bëjnë fitne, nuk ka pikë dyshimi këtu. Ata nxitojnë të bëjnë fitne brenda komunitetit musliman.   💻Përktheu: Abdullah Beqiri 📱 Videoja në Youtube: https://youtube.com/shorts/DquBcjwwF-8?feature=shared Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

🤲 Kush lufton me dua, patjetër që do të fitojë 🔸Ka thënë Ibën Tejmijjeh , Allahu e mëshiroftë: " Lufta bëhet me dua, ashtu siç bëhet me dorë. Ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -: "Vërtetë që juve u vjen furnizimi dhe fitorja për shkak të njerëzve të dobët nga mesi juaj." Domethënë nga duatë e tyre, nga namazi i tyre dhe nga sinqeriteti i tyre." والقتال يكون بالدعاء كما يكون باليد، قال النبي ﷺ : وهل ترزقون وتنصرون إلا بضعفائكم؟ بدعائهم وصلاتهم وإخلاصهم! 📚Burimi: Minhaxh es-Sunnah, vëll.4/fq.482 ✍️Përktheu: Umm 'Akil Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💎Ka thënë Ibnul-Kajjim, Allahu e mëshiroftë: “Dhikri është shpirti i veprave të mira, prandaj, nëse vepra e mirë bëhet pa dhikër në të, ajo është si trupi që s’ka shpirt në të.” الذِّكْر هو روح الأعمال الصالحة فإذا خلا العمل عن الذكر كان كالجسد الذي لا روح فيه. 📚Burimi: Medarixh es-Salikin, vëll.6/fq.476 ✍️Përktheu: Alban Malaj Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi

💠 Ka thënë Ibën Hibban el-Bustij, Allahu e mëshiroftë: "Siç i tërheq mirësia veçse njerëzit e mirë, ashtu edhe degjenerimi tërheq veçse njerëzit e poshtër." وكما أنّ الخير لا يصحب إلا البررة، كذلك الردى لا يصحب إلا الفجرة. 📚Burimi: Raudatul-'Ukalaa, fq.103 ✍️Përktheu: Alban Malaj Mund të na ndiqni në: 🆕 Selefi.org 📱 Telegram 📱 Facebook 📱 TikTok 📱 WhatsApp 📱 Instagram 📱 Viber 📱 X 📱 AudioSelefi