Feja E Allahut
Open in Telegram
وَقُلْ رَبِّ زِدْنِي عِلْمًا Dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma diturinë!” {114}
Show moreThe country is not specifiedReligion & Spirituality121 489
283
Subscribers
No data24 hours
No data7 days
+430 days
Posts Archive
تَقَبَّلَ اللهُ مِنَّا وَمِنكُم
Allahu i pranoftë (ibadetet) prej neve dhe prej juve!
Përhajr Bajrami!
@fejaeallahutt
Repost from Akidja Ehli Sunnetit
#Musala
Te stadioni karshi princit do te ORGANIZOJME #MUSALEN
BUJRUM PËR PASUESIT E SUNNETIT TË PEJGAMBERIT SALALALHU ALEJHI UE SELEM
HOXHË BAJRAM BELULI
Namazi i Bajramit
Dispozita e tij: Namazi i Bajramit është sunet i fortë (ar. suneh muekkedeh).
Koha e tij: Falet pas lindjes së diellit me një vonesë prej rreth 15-20 minutash.
Vendi i tij: Preferohet që namazi i Bajramit të falet në vendfalje (ar. musal-la).
Sunetet e tij: Larja, parfumosja, veshja e rrobave më të bukura, thënia e tekbireve, nisja herët për në vendfalje, shkuarja në këmbë dhe kthimi nga një rrugë tjetër, e jo nga ajo që ka shkuar.
Numri i rekateve: Dy rekate, ku në rekatin e parë bëhen shtatë tekbire, ndërsa në të dytin pesë tekbire.
Leximi në të: Është e pëlqyeshme të lexohen suret: El-Ala dhe el-Gashije, ose Kaf dhe el-Kamer.
Fikhu i namazit të Bajramit të Fitrit
1. Preferohet që namazliu në Bajramin e Fitrit të hajë hurma para se të shkojë në vendfalje/xhami.
2. Preferohet që fëmijët të merren për ta falë namazin e Bajramit, po ashtu edhe gratë, por gratë me cikël menstrual duhet të qëndrojnë larg vendfaljes.
3. Për namazin e Bajramit nuk ka namaz sunet para tij dhe as pas tij, nuk ka as ezan e as ikamet, si dhe nuk është e përligjur të thuhet: "Es-Salatu xhamiah - Namazi me xhemat!"
4. Atij që i ikin tekbiret shtesë në namazin e Bajramit, duhet të hyjë me imamin në namaz dhe nuk kërkohet prej tij t'i kompensojë ato që ka i humbur.
5. Atij që i ikën një rekat i plotë, e plotëson atë duke i bërë tekbiret shtesë sipas formës së tyre.
6. Është e pëlqyeshme që tekbiret në Bajram të thuhen me zë, sa u përket burrave, por nuk është e përligjur që ato të thuhen në formë kolektive, respektivisht me xhemat.
Repost from Hoxhë Zekerija Qazimi ©
Të nderuar besimtarë,
Ju ftojmë të bashkoheni me ne për të festuar këtë Bajram në një atmosferë të veçantë dhe vëllazërore.
Namazi i Sabahut – ora ⏰ 05:50, pas namazit do të ketë ligjeratë.
🌙 Namazi i Bajramit – ora ⏰ 07:00.
Pas namazit të Bajramit – shpërndarja e 🎁 dhuratave për fëmijët.
Mesxhidi ka hapësirë edhe për gratë.
Le ta festojmë këtë Bajram me më shumë dashuri dhe harmoni!
Bashkohu me ne për këtë Bajram ndryshe!
Repost from Shejh Ahmed Xhibrīl - Shqip
Imami i Perëndimit – All-llahu e ruajttë nga çdo dëm!
Meritor për këtë titull, edhe pse iu shkon hundëve bidatçive të çdo grupi.
“Zemrat e të devotshmëve nga përmallimi për këtë muaj digjen dhe nga dhimbja e ndarjes prej tij rënkojnë!”
(Ibn Rexheb, “Letaif El-Me’arif”, 304)
