en
Feedback
Feja E Allahut

Feja E Allahut

Open in Telegram

وَقُلْ رَبِّ زِدْنِي عِلْمًا Dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma diturinë!” {114}

Show more
The country is not specifiedReligion & Spirituality121 489
283
Subscribers
No data24 hours
No data7 days
+430 days
Posts Archive
Voice message01:24

KUSH ËSHTË AHMED MUSA XHIBRIL? | Përtej Minberit | Dokumentar i plotë Një dokumentar me gjatësi të plotë, duke zbuluar jetën dhe rrugëtimin e Shejhut tonë të dashur në kërkimin e tij të dijes – duke paraqitur një histori ekskluzive e të padëgjuar më parë nga koha e tij e studimit. Ky projekt u krijua thjesht për ata me zemra të hapura, duke i lejuar ata të shohin vetë se kush është Shejhu në të vërtetë – pa zhurmën e agjendave apo shpërqendrimeve. Përkushtimi i tij ndaj mësimdhënies, mësim pas mësimi, flet vetë. Dhe deri më sot, askush nuk ka mundur ta hedh poshtë atë bazuar në Kur’an dhe Sunnet, sepse ai flet vetëm në përputhje me Kur’anin dhe Sunnetin. Linku për ta dëgjuar ligjëratën në YouTube: m.youtube.com/watch?v=A3VQd4HQo7I Vetëm fjalimi i shejhut: m.youtube.com/watch?v=LnGNJlTkCG0

📕 Surah Al-Mu’minun🩷1-16 🎙 Muhammad Al-Luhaidan

Ughzu Aleyhim Ğazwaten - Arapça Neşid.mp35.21 MB

📕 Surah Az-Zumar🩷22 🎙Umar Sildinskiy

Voice message01:17

Repost from •تذڪرة•
photo content
+1

❤️

Vetëm ju Muslimanët jeni Jetim! Hoxhë AbduRrahim Balla, Allahu e liroftë @dritaeteuhidit

اللَّهُمَّ مُنْزِلَ الْكِتَاب سَرِيعَ الْحِسَاب اهْزِم الأَحْزَاب اللَّهُمَّ اهْزِمْهُمْ وَ زَلْزِلْهُم O Allah, o Zbritësi i librit, o Ti që e bën shpejtë llogarinë e krijesave, mposhti ushtritë! O Allah, mposhti ata dhe tronditi me gjëra të mundimshme, që të mos kenë qëndresë. {Transmeton Muslimi} اللَّهُمَّ أحْصِهِمْ عَدَدًا، واقْتُلْهُمْ بَدَدًا، ولَا تُبْقِ منهمْ أحَدًا O Allah, përfshiji të gjithë, e mbyti një nga një, e mos e le asnjë gjallë prej tyre! {Transmeton Buhariu} @dritaeteuhidit

Para plot 20 viteve Amerika me aleatët e vet sulmoi Irakun, shkatërroi vendbanime, shkolla, spitale, qytete. Vrau miliona njerëz, ndër ta shumë fëmijë, shumë fëmijë, gra e pleq, shumë, shumë, për të shpëtuar njerëzimin dhe botën nga rreziku dhe vrasjet që supozimisht Iraku kishte plan t'i bënte me armët e rrezikshme që kurrë, asnjëherë nuk u gjetën. Si shpërblim për këtë "mirësi" të tyre që i dhuruan botës, sot ata kanë shumë baza ushtarake në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe vendet e muslimanëve dhe vendin ku ne shkojmë për haxhxh dhe umre. Këto baza aq "vlerë dhe nder" të madh kanë saqë mbrohen me përkushtim të rrallë dhe ndonjëherë për të dëshmuar mikpritjen e mirë, për të ruajtur qetësinë dhe rehatinë e mysafirit, ndodh që edhe populli yt të sakrifikohet duke shijuar pasojat e lotësjellësit. Kuptohet, krejt kjo që në rast nevojë ata të veprojnë shpejt dhe me efikasitet ashtu siç ata dijnë për të "mirën e botës dhe njerëzimit." Aq shumë të "mira" i dhanë paqes dhe sigurisë në botë saqë edhe kryeimami i Qabes së bekuar, kibles që ne kthehemi kur falemi, nuk harroi t'i falënderojë dhe të thurr lëvdata për ata. Dhe ja sot, një gjenocid nga i cili ata kishin frikë, po ndodh, edhe atë para syve të botës, ashiqare, por jo nga Iraku, ashtu siç menduan, por nga dikush tjetër që ata tash "për çudi" po e ndihmojnë. Si u bë kështu që ata ndryshuan parimet dhe nga të qenurit "shpëtimtarët dhe garantuesit e paqes dhe sigurisë" u shndërruan në ndihmësit e vrasësve të fëmijëve, apo ata të tillë ishin gjithmonë, por ne "nuk e kishim ditur." Hafiz Arben Idrizi @akidjaehlisunnetit

Të gjitha këto metoda të përdorura në umetet e mëhershëm janë përdorur edhe te muslimanët, madje armiqtë e fesë i kanë shumëfishuar ndëshkimet dhe metodat, saqë mendja e njeriu s’mundet ta paramendon! Kjo që po ndodh në Palestinë, ka ndodhur edhe më herët, tek të parët tanë besimtarë, por edhe në epokën tonë, në Irak, Siri, Palestinë, Jemen etj Kush i sheh ato pamje dhe foto nga ndëshkimi i muslimanëve në Burma, dhe në Afrikën e Mesme, dhe në Siri dhe në Irak, që e bëjnë të krishterët dhe rafiditë dhe mushrikët, nuk i mbetet njeriu diç tjetër vetëm se të kërkon mbrojte tek Allahu nga sherri i njeriut shejtan. I gjithë ky gjenocid për çfarë?! E tëra kjo për t’i penguar njerëzit nga Islami, mirëpo kjo jo që i ndaloi muslimanët, po e shtoi numrin e tyre edhe më tepër, dhe u dha stabilitet dhe përqendrueshmëri: “Ata vazhdimisht do të luftojnë kundër jush, që të mund t’ju kthejnë nga besimi juaj. Ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, – veprat e tyre (të mira) do të humbasin në këtë botë dhe në tjetrën. Ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë”. Bekare 217. Edhe pse këto pamje janë të dhimbshme, në anën tjetër ato janë ndriçuese, sepse aludojnë në përqendrueshmërinë e muslimanëve në të drejtën, sado që u kushton ajo, dhe aludon se Islami është i fortë dhe fe që përhapet më së shumti, derisa armiqtë e tij ia kanë për zili dhe e urrejnë dhe e sulmojnë! Le të marrim mësim nga pamjet dhe fotot e përqendrueshmërisë së vëllezërve tanë të sprovuar, dhe le t’i shpeshtojmë lutjet e tona për ta, ti ndihmojmë me cfarë kemi mundësi dhe le të lusim Allahun për falje dhe mbrojtje nga belat, dhe për përqendrim në fe derisa t’ia dorëzojmë amanetin. @akidjaehlisunnetit

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, lajmëroi edhe për lloje tjera të ndëshkimeve të besimtarëve të mëhershëm, dhe tha: “Para jush ka pasur njerëz që i dënonin me krehër të hekurt duke ua fërkuar nëpër trupin e tyre, derisa iu binte mishi në tokë, e kjo nuk ishte shkak për t’u larguar na feja e drejtë. Po ashtu i merrnin dhe me sharrë i pritnin prej kupës së kokës derisa i ndanin në dy pjesë, edhe kjo nuk ishte shkak për t’u larguar nga feja e drejtë…”. Ndëshkimet e besimtarëve dhe mundimi i tyre për shkak besimit ishin të mëdha tek popujt e mëhershëm, ashtu siç lajmëron Allahu në Kuran: “Sa e sa profetë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan e megjithatë nuk u përkulën para goditjeve që morën në rrugën e Allahut, as nuk u dobësuan e as nuk u nënshtruan. Allahu i do të duruarit”. Ali Imran 146. Kjo ishte ajo që i ndodhi të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe shokëve të tij. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, u gjuajt me gurë, mbi kokën e tij ia hedhën zorrët e devesë, ia shtrënguan qafën derisa ishte afër të i merret fryma, rrugës i vendosnin thera dhe ndyrësira, i hyri hekuri në fytyrë, e helmuan, i bën magji, e larguan nga qyteti, e nënçmuan dhe e luftuan, dhe jobesimtarët dhe çifutët dhe hipokritët donin ta vrisnin dhe i bëni kurthe shumë herë! Edhe shokët e tij u ndëshkuan për Allahun, dhe u munduan shumë rëndë. Mushrikt e Mekës i ndëshkonin besimtarët në Meke me uri dhe etje dhe djegie, derisa ua vishnin parzmoret e hekurit dhe i linin në diell. Bilalin, Allahu qoftë i kënaqur me të, e tërhiqnin zvarrë në tokën e nxehtë të Mekës, dhe ia vendonin gurin e madh mbi kraharorin e tij të lakuriqtë. Familja e Jasirit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, ranë dëshmorë nga ndëshkimi i madh. Shtatëdhjetë nga sahabët ranë dëshmorë në luftën e Uhudit dhe mbi trupat e tyre ndodhën masakra të llojeve të ndryshme, dhe shumë e shumë raste të tjera! Kur u dobësuan muslimanët dhe u mbisunduan nga të krishterët në fund të shekullit të pestë të hixhretit, u ndëshkoheshin me ndëshkime të rënda, dhe i masakronin rëndë, e vritnin kënd mbërrinin, shtatzënave ua nxjerrin fëmijët prej barqeve, kokat e fëmijëve i pritnin me qëllim, dhe të gjallët i merrnin i hidhnin nga malet e larta!! Kur Tatarët i sulmuan tokat e muslimanëve, dhe e morën Bagdadin në shekullin e shtatë, i torturuan muslimanët me tortura të ndryshme. Kur Endelusi ra në duart e të krishterëve në fund të shekullit të nëntë, i përdorën metodat më të këqija në ndëshkimin e muslimanëve, metoda që deri atëherë nuk njiheshin dhe nuk ishin përdorë më parë asnjëherë. Deri më sot plot nga muzetë evropiane i ruajnë plot nga ato mjete që i ndëshkonin me to muslimanët! Prej traditës së Allahut në njerëzit është që forca të mos vjen vetëm se pas belas, dhe çdo herë që shtohet fatkeqësia, dhe ajo pritet me durim, dhe me kënaqësi, dhe me bindje, aq më afër është fitorja dhe fuqia: “Dhe, kur të dërguarit gati e humbën shpresën dhe menduan se do të shpalleshin gënjeshtarë, atëherë u arriti ndihma Jonë: Ne shpëtojmë atë që duam dhe dënimi Ynë nuk zmbrapset nga populli keqbërës”. Jusuf 110. Muslimanët janë umeti më i lartë, dhe më i mirë, dhe më i hairit! U përfunduan profecitë me të dërguarin e tyre, dhe u përfunduan librat me zbritjen e Kuranit, dhe feja e tyre ka zbritur për gjithë njerëzimin deri në Ditën e Kiametit! Ky umet është i fortë dhe i ndihmuar, dhe askush nuk mundet ta dëmton këtë fe, edhe pse mundet të dëmton individë nga ithtarët e saj, sepse kjo fe është e ruajtur deri kur të përfundon kjo dynja. Edhe pse muslimanët si umet janë të fundit, mbi ta u përdorën të gjitha metodat dhe mjetet e ndëshkimit, të vjetrat dhe ato të rejat! Nga umetet e vjetra përcillet se metodat e ndëshkimit që i kanë përdorur janë: largimi, dëbimi, të kryqëzuarit në dru, prerja e pjesëve të trupit, djegia për së gjalli, prerjen e trupave me sharrë, etj.

A po çuditeni me atë që po ndodh në Palestinë? A u çuditët njejtë me masakrat dhe gjenocidin në Baguzi të Sirisë? - 3000 muslimanë, gra, fëmijë, burra, u rrethuan nga armiqtë e Islamit, dhe u vranë me bomba termike vetëm për disa orë?! Po me atë që ndodhi në Mosul, Raka, e gjetiu? A u çuditët? Apo ndoshta s'jeni çudit, atëbotë keni ngrënë e keni flejtë rahat, sepse ata ishin havarixh?! Sepse kështu ju kanë mësuar hoxhallarët dhe dijetarët zyrtar, dijetarët e pallateve?! Ç'farë umeti jemi ne që për një pjesë të Umetit qajmë, e për një pjesë as që ja kemi iden edhe pse e njëjta sprovë ju ndodhi dhe po ju ndodh?!! Kur Allahu na paralajmëroi në Kur'an se do të sprovohemi ashtu siç u sprovuan të parët tanë, a nuk e morëm seriozisht këtë ajet? Apo ndoshta në mendjen tonë e llogaritëm sprovë vetëm një gjemb në këmbë? “Elif, Lamë, Mimë. A menduan njerëzit të thonë: „Ne kemi besuar, e të mos vihen ne sprove? Ne i sprovuam ata qe ishin para tyre, ashtu qe Allahu gjithqysh do t’i dalloje ata qe e thane te vërtetën do t’i dalloje dhe gënjeshtaret!“ (El-Ankebut : 1-3) Pasi që kjo është tradita e Allahut në robërit e Tij besimtar, fatkeqësitë dhe sprovat kanë qenë pjesë e pandarë e tyre prej fillimit të thirrjes së Pejgamberëve, dhe do të vazhdojnë deri në ditët e fundit të kësaj dynjaje. Ai që e lexon historinë e popujve, do të sheh se besimtarët janë sprovuar në fenë e tyre. Ata u kërcënuan me forma të ndryshme nëse nuk e braktisnin fenë e tyre. Populli i Nuhit, alejhi selam, i thanë atij: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Nuh, me siguri, do të gurëzohesh”.Shuara 116. Populli i Ibrahimit, alejhi selam, dhanë urdhër të hidhet ai në zjarr, duke qenë i gjallë: “Populli i tij nuk kishte tjetër përgjigje, përveçse tha: “Vriteni atë ose digjeni!” Por Allahu e shpëtoi atë nga zjarri. Vërtet, këtu ka shenja të qarta për njerëzit që besojnë”. Ankebut 24. Luti , alejhi selam, u kërcënua me largim nga vendi dhe dëbim, “Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Lut, me siguri do të jesh i dëbuar”. Shuara 167. Jusufi alejhi selam qëndroi në burg disa vite, Zekerija u pre me sharrë, u vra djali i tij Jahja! Kur Musa, alejhi selam, me kërkesën e Faraonit i sfidoi magjistarët, dhe atyre iu qartësua e vërteta dhe i besuan Musait, alejhi selam, kurse e mohuan Faraonin, ky i fundit ju tha:: “Çfarë?! Ju e besuat atë, para se t’ju jap leje unë?! Në të vërtetë, ai është mjeshtri juaj, që ju ka mësuar magjitë. Unë do t’jua këpus duart dhe këmbët tuaja të këmbyera dhe do t’ju var në trungjet e hurmave. Ju do ta merrni vesh, me siguri, se cili prej nesh është më i ashpër dhe më ngulmues në ndëshkim”. Taha 71. U përqendruan në fe, ashtu të varur në trungjet e hurmave, derisa e takuan Allahun si dëshmorë, dhe Faraoni ishte i pari i cili ndëshkoi me kryqëzim dhe me prerje të pjesëve të trupit!! Kur u dërgua Isa, alejhi selam, si Pejgamber te bijtë e Israilit, i besoi një grup dhe një grup tjetër e mohoi. Ky që e mohoi filloi ta dëmton atë palë që besoi dhe tentuan ta vrasin Isën, alejhi selam, mirëpo Allahu e ngriti, kurse ata e morën një që i përngjante shumë Isës, alejhi selam, dhe e kryqëzuan dhe e mbytën pasi që e ndëshkuan! Allahu na tregoi rastet e besimtarëve që u sprovuan në fenë e tyre duke i djegur me zjarr, të gjallë, kurse ata që i ndëshkonin ndjenin kënaqësi në djegien e tyre, prej tyre gra, fëmijë, foshnje, burra. “Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut, zjarrit (të ushqyer) me lëndë djegëse, kur rrinin ulur rreth tij,duke dëshmuar atë që po i bënin besimtarëve! Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd, të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje”. Buruxh 4-9. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, na lajmëroi se ata kishin hapur gropa dhe kishin ndez në të zjarr dhe i kishin hedhur besimtarët në të duke qenë të gjallë. Gjithashtu na lajmëroi që ia kishin këputur kokat me sharrë, dijetarit dhe këshilltarit të mbretit, kur ata besuan në Allahun dhe e mohuan kufrin, duke i ndarë të dytë në dy pjesë!

Mesazhi i fundit i një mësuesi nga Gaza: "A e kuptoni pse gurët dhe pemët do të flasin në ditën e fundit? Sepse e gjithë bota
Mesazhi i fundit i një mësuesi nga Gaza: "A e kuptoni pse gurët dhe pemët do të flasin në ditën e fundit? Sepse e gjithë bota është duke heshtur." @akidjaehlisunnetit

KUSH ËSHTË AHMED MUSA XHIBRIL? | Përtej Minberit | Dokumentar i plotë Një dokumentar me gjatësi të plotë, duke zbuluar jetën dhe rrugëtimin e Shejhut tonë të dashur në kërkimin e tij të dijes – duke paraqitur një histori ekskluzive e të padëgjuar më parë nga koha e tij e studimit. Ky projekt u krijua thjesht për ata me zemra të hapura, duke i lejuar ata të shohin vetë se kush është Shejhu në të vërtetë – pa zhurmën e agjendave apo shpërqendrimeve. Përkushtimi i tij ndaj mësimdhënies, mësim pas mësimi, flet vetë. Dhe deri më sot, askush nuk ka mundur ta hedh poshtë atë bazuar në Kur’an dhe Sunnet, sepse ai flet vetëm në përputhje me Kur’anin dhe Sunnetin.

Mbizotërimi i fetvave të korruptuara (të prishura), qëndrimet fatkeqe të adoptuara nga dijetarët dhe studentët e dijes sot dhe përhapja e irxha-së mund t'i atribuohen në masë të madhe një mangësie në Zuhd. Kur një individ mishëron Zuhdin, ata i refuzojnë mundësitë dhe ofertat joshëse të paraqitura nga Ibn Zajedi dhe Ibn Selmani. - Shejh Ahmed Xhibril (حفظه الله تعالى)