en
Feedback
"Perla diturie"

"Perla diturie"

Open in Telegram

¤ ﷽ ¤ وَقُل رَّبِّ زِدۡنِي عِلۡمٗا "Thuaj! O Zoti im, ma shto diturinë" (20:114) ______________________________ Mësojeni diturinë, pastaj memorizojeni atë, pastaj punoni sipas saj dhe në fund: përhapeni atë. |Sufjan Eth Theuri|

Show more
The country is not specifiedReligion & Spirituality34 641
2 077
Subscribers
-124 hours
-47 days
-330 days
Posts Archive
🔸️Shprehja: Kur se pasna nie ket hadith?! Përgjigjeja e një alimi: "A e ke lexue Buhariun a? Jo-tha. A e ke lexue Muslimin? Jo-tha. A i ke lexue librat e hadithit? Jo-tha. Pra, nuk i ke lexue 50 mijë hadithe; 100 mijë hadithe janë me sened, çfarē ke lexuar prej tyre? Tha: Allah! 100 mijë hadithe me sened janē a?! Sefte po nij për to!! Shejhu: Atëherë pse po thue se pasna nie? Ti s'paske lexue, çka ki me nie...?! Shejh Muhamed Hisham Tahirij, Kuvajt

photo content

I dashur prind, Mos lejo që fëmiu yt të gjej mik të besueshëm diku tjetër, duke të pasur ty. Hoxhë Ekrem Avdiu

🥹
🥹

photo content

💐Gruaja në Islam 💐 Allahu e ka liruar atë nga detyrimi për xhihad. E ka liruar nga namazi me xhemat. I ka lejuar të mbajë ar dhe mëndafsh. I ka garantuar mehrin dhe shpenzimet e martesës; ndërsa pas shkurorëzimit, i ka garantuar dhuratën e ngushëllimit, shpenzimet gjatë periudhës së pritjes (‘iddetit) dhe shpenzimet e gjidhënies. I ka caktuar asaj pjesë në trashëgimi, e cila ndryshon në varësi të afërsisë së saj me të ndjerin, pasi më parë ajo vetë trashëgohej. E ka ndaluar keqtrajtimin e saj dhe rrahjen e rëndë, si dhe ka ndaluar goditjen në fytyrë apo shëmtimin e saj. Ka urdhëruar që të mbulohen të metat e saj. Ka urdhëruar që të kujdesen për të dhe t’i plotësohen nevojat e saj. Ka ndaluar shikimin e saj me epsh. Ai që e përdhunon atë dënohet me vdekje. E ka bërë dëshmor atë që vdes duke e mbrojtur atë. I ka obliguar hixhabin për ta mbuluar dhe mbrojtur. E ka urdhëruar të qëndrojë në shtëpi dhe të mos dalë përveçse për nevojë, ndërsa burrat përreth saj i ka urdhëruar t’ia sigurojnë nevojat e saj. Martesa nuk bëhet pa pëlqimin e saj. Hyn në Xhenet ai që e edukon dhe e rrit atë në mënyrën më të mirë. Kush e humb atë dhe bën durim, ajo bëhet për të mburojë nga Zjarri. I ka obliguar fëmijët e saj që ta respektojnë dhe këtë e ka vendosur përpara respektimit të babait të tyre. E ka bërë bindjen e saj ndaj bashkëshortit shkak për hyrjen në të gjitha dyert e Xhenetit. E ka liruar nga namazi dhe agjërimi gjatë ditëve të menstruacioneve dhe lehonisë; ndërsa agjërimin duhet ta kompensojë më vonë. Ka ndaluar marrjen e pasurisë së saj pa pëlqimin dhe kënaqësinë e saj. Ia ka lehtësuar disa prej riteve të haxhit. Ajo arrin gradat e dëshmorëve nëse vdes gjatë lindjes. Gjatë haxhit dhe umres ajo mund të veshë çfarë të dëshirojë, ndërsa nuk e rruan kokën; përkundrazi, pret vetëm një sasi të vogël nga flokët. Sadakaja më e mirë është shpenzimi për të. Këto dispozita nuk do t’i gjesh në fetë e tjera. Ndërsa në ligje dhe sisteme të ndryshme do të gjesh rregulla që lejojnë shfrytëzimin e saj dhe trajtimin e saj si një mall për tregti dhe kënaqësi. Le ta dijë gruaja se Islami është ajo fe që e ka nderuar dhe i ka dhënë asaj një pozitë të lartë. Elhamdulilah për Islamin. 🤍 Falënderimi i takon Allahut që na nderoi me Islamin, na udhëzoi në të dhe na bëri gra muslimane. O Allah, na bëj të denja për këtë mirësi dhe na forco në fenë Tënde. 🤲🏻 🌸 Fatime Islami

photo content

photo content

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُم بِٱلْغَيْبِ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ كَبِيرٌ Vërtet, për ata që i frikësohen Zotit të tyre pa e parë Atë, do të ketë falje dhe shpërblim të madh! 📖El-Mulk - 12

Sheikh Ibn Uthejmini رحمه الله ka thënë: “Mos u habit, o vëllai im, kur njerëzve të mirësisë t’u vihen etiketime të këqija. A nuk e di se pejgamberët janë përshkruar si magjistarë dhe të çmendur ?” 📖Takimet e Derës së Hapur (Liqā’ el-Bāb el-Meftūh), nr. 235

Repost from N/a
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shembulli i atij që e përmend Allahun dhe atij që nuk e përmend Allahun është si shembulli i të gjallit dhe të vdekurit.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Kliko këtu për dhikrin e mëngjesit@gjurmezemre

photo content

"O Allah, Je i vetmi që zemrat tona gjatë vështirësive të kërkojnë, Je i vetmi që çdo problem tek ti e drejtojmë. Je unik në emra i përshkruar me shumë cilësi. Je i pashoq në bujari i mbushur përplot mirësi." #La_ilahe_il_lAllah 😍❤

photo content

photo content

Nuk ish vështirë me njoftu vëllezër e me kriju lidhje vëllazërore me ta për hir të Allahut, por vështirë ish me #mbajt atë dashuri e mos me humb. Në fillim niset për Allah, e pastaj harrohet kjo moto kur FILLON INTERESI, ose INATET PERSONALE, ose XHELOZIA etj. Sikur ta kuptonim se vëllezëria në islam është ibadet, me siguri se nuk e kishim privuar veten nga ky ibadet për gjëra të kota. Hoxhë Xheladin Leka

“Kam frikë për ty që të mësohesh me mëkatin, e pastaj ta braktisësh pendimin.” — Shejh Ibn Baz, Allahu e mëshiroftë.

💌 S'ka njeri pa brenga, por ka të atillë që e dijnë se këto janë të dunjasë (kalimtare) dhe buzëqeshin. Hoxhë Ekrem Avdiu

{وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٖ مُّحِيطٗا} Allahut i përket gjithçka që
{وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٖ مُّحِيطٗا} Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë dhe Allahu i përfshin të gjitha (në dijen e Tij). 📖 [En Nisa:126]