Akidja Ehli Sunnetit
Open in Telegram
وَكَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلْءَايَٰتِ وَلِتَسْتَبِينَ سَبِيلُ ٱلْمُجْرِمِينَ Ne kështu i shpjegojmë hollësisht shpalljet, në mënyrë që të qartësohet rruga e kriminelëve. (El-En'am 6:55)
Show moreThe country is not specifiedReligion & Spirituality38 413
1 806
Subscribers
-224 hours
-37 days
-330 days
Posts Archive
1 807
ANULOHET LIGJËRATA E SOTSHME
Ju njoftojmë se ligjërata e sotshme, pas namazit të akshanit, do të anulohet.
Në emër të staffit mediatik dhe hoxhës Bajram Beluli, kërkojmë falje.
@akidjaehlisunnetit
1 807
“Ata janë armiqtë, prandaj ruajuni prej tyre.” [El-Munafikun, 63:4]
Gjatë sprovave dhe fitneve, hipokritët dalin në shesh dhe bëhen të njohur. Kjo është një mundësi për t’i njohur dhe për t’u ruajtur prej tyre.
Shejh Ahmed Xhibril حفظه الله
@akidjaehlisunnetit
1 807
Ibn Munebbih (v. 114 h.) رحمه الله ka thënë:
"Besimtari shoqërohet me të tjerët për të fituar dije, hesht për të qenë i sigurt, flet për të përcjellë kuptim dhe veçohet për të përfituar."
📖 "El-Uzleh uel-Infirad" i Ibn Ebi Dunjas, nr. 102.
@akidjaehlisunnetit
1 807
Ibnul-Xheuzi رحمه الله:
“Dije, Allahu të udhëzoftë drejt suksesit, se një njeri i mpirë nuk mund ta ndiejë kurrë thumbimin. Vetëm ai që e llogarit veten mund ta kuptojë ndryshimin kur diçka ndryshon tek ai.
Prandaj, sa herë që vëren se jeta jote po trazohet dhe po ndryshon, kujto një mirësi për të cilën nuk e ke falënderuar Allahun, ose një mëkat që ke bërë më parë.”
[Sejd el khatir fq. 88]
@akidjaehlisunnetit
1 807
Lukmani عليه السلام i tha birit të tij:
“O biri im! Mos e vono pendimin, sepse vdekja mund të vijë papritur.”
● [Shuʿabul-Iman, 6701]
@akidjaehlisunnetit
1 807
Omer ibn el-Khattabi رضي الله عنه ka thënë:
“Burri duhet të jetë me familjen e tij si një djalosh i ri (i dashur dhe i hareshëm). Por, kur thirret për të kryer detyrën, atëherë duhet të gjendet duke iu përgjigjur asaj si burrë.”
● [El-Muxhaleseh ue Xheuahir el-'Ilm 3/430]
@akidjaehlisunnetit
1 807
Shejhul-Islam Ibn Tejmijeh رحمه الله:
“Besimtari ndaj besimtarit tjetër është sikur dy duar: njëra e lan tjetrën, duke e këshilluar dhe përmirësuar atë.”
[Mexhmu‘ul-Fetava, 28/53]
@akidjaehlisunnetit
1 807
VIDEO E RE ᴴᴰ
Cikël ligjëratash mbi edukatën e besimtarit
Titulli i librit: " El Edebul - Mufred", nga autori Imam Buhariu
Tema: Mëshira prindërore dhe kujdesi për fëmijët
Hoxhë Bajram Beluli
https://youtu.be/hn2ARytcvQA?si=I5J-kdCL6WG5jAr2
1 807
Ibn el Kajimi رحمه الله ka thënë:
“Dije se humbja më e madhe është që të merresh me dikë që nuk do të të sjellë asgjë tjetër përveç humbjes së kohës tënde me Allahun, të Madhërishmin dhe të Lartësuarin, largimit tënd prej Tij, humbjes së kohës me atë person, dobësimit të energjisë tënde dhe shpërndarjes së vendosmërisë sate.
Prandaj, nëse sprovohesh me një gjë të tillë, dhe patjetër që do të sprovohesh me të, sillu me të në mënyrën që Allahu dëshiron dhe bëj durim me të aq sa të mundesh.
Në raportin me të, bëje qëllim afrimin tek Allahu dhe përfitimin e kënaqësisë së Tij, dhe shoqërimi me të le të jetë diçka prej së cilës përfiton, e jo diçka nga e cila pëson humbje.
Sillu me të sikur të ishe një njeri që është në udhëtim dhe rrugës ndalet nga një person tjetër, i cili të kërkon ta marrësh me vete në udhëtimin tënd. Kujdesu që ti të jesh ai që e bart atë në udhëtimin tënd dhe jo ai që të bart ty.
Nëse ai refuzon dhe nuk ka asgjë për të përfituar nga udhëtimi me të, atëherë mos u ndal për të. Përshëndete dhe mos u kthe as për ta parë, sepse ai është si një kusar rruge, pavarësisht se kush është në të vërtetë.
Prandaj, ruaje zemrën tënde, ki kujdes se si i shpenzon ditët dhe netët e tua dhe mos lejo që dielli të perëndojë para se të arrish në destinacionin tënd.”
[El-Uabil es-Sajjib, f. 45.]
@akidjaehlisunnetit
1 807
Ebu Kabsha el-Enmariu رضي الله عنه tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Pasha Allahun për tri gjëra dhe do t’ju tregoj një hadith, prandaj mbajeni mend.
Sa u përket tri gjërave për të cilat betohem:
Pasuria e robit nuk pakësohet për shkak të sadakasë.
Asnjë rob nuk i bëhet padrejtësi dhe ai e duron atë, veçse Allahu ia shton nderin për shkak të kësaj.
Dhe asnjë rob nuk e hap derën e lypjes, veçse Allahu i hap atij një derë të varfërisë.
Ndërsa për atë që po ju tregoj, mbajeni mend mirë.”
Pastaj tha:
“Dynjaja është vetëm për katër lloje njerëzish:
Një rob të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe dije. Ai me pasurinë e tij e ka frikë Zotin e tij, i mban lidhjet farefisnore dhe vepron me të për hir të Allahut. Ky është në pozitën më të mirë.
Një rob të cilit Allahu i ka dhënë dije, por nuk i ka dhënë pasuri. Ai është i sinqertë në qëllimin e tij dhe thotë: ‘Sikur të kisha pasuri, do të veproja ashtu siç vepron filani.’ Shpërblimi i tyre është i njëjtë.
Një rob të cilit Allahu i ka dhënë pasuri, por nuk i ka dhënë dije. Ai e shpenzon pasurinë e tij pa dije. Me të nuk e frikësohet Zotit të tij, nuk i mban lidhjet farefisnore dhe nuk vepron me të në mënyrën e duhur për hir të Allahut. Ky është në pozitën më të keqe.
Dhe një rob të cilit Allahu nuk i ka dhënë as pasuri e as dije. Ai thotë: ‘Sikur të kisha pasuri, do të veproja siç vepron filani.’ Për këtë arsye, qëllimi i tij dhe mëkati i tij janë të njëjtë.”
E transmeton Tirmidhiu, i cili ka thënë: “Ky është hadith sahih.”
@akidjaehlisunnetit
1 807
Profeti ﷺ ka thënë:
“Nëse besimtari do ta dinte se çfarë dënimi posedon Allahu, askush nuk do të shpresonte në Xhenetin e Tij. Dhe nëse jobesimtari do ta dinte se çfarë mëshire posedon Allahu, askush nuk do të dëshpërohej nga Xheneti i Tij.”
[Sahih Muslim]
Dashuria pa nënshtrim është vetëm pretendim.
Shpresa pa bindje është mashtrim.
Frika pa shpresë është dëshpërim.
Robi i vërtetë e do Allahun më shumë se çdo gjë tjetër, shpreson tek Ai më shumë se tek kushdo tjetër, i frikësohet Atij mbi çdo krijesë tjetër, vetëm Atë e adhuron dhe vetëm prej Tij kërkon ndihmë.
Kjo është rruga e Pejgamberëve.
Kjo është rruga e Selefëve.
Kjo është realiteti i:
إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ
“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë.”
— Shejh Musa Xhibril حفظه الله
@akidjaehlisunnetit
1 807
TRE SHTYLLAT E ADHURIMIT
Adhurimi i Allahut sillet rreth tri shtyllave:
Dashuria ndaj Allahut
Shpresa tek Allahu
Frika ndaj Allahut
Dijetarët e kanë krahasuar besimtarin në udhëtimin e tij drejt Allahut me një zog. Ibn el-Kajjimi رحمه الله ka thënë:
“Zemra, në udhëtimin e saj drejt Allahut, është si një zog: dashuria është koka e tij, ndërsa frika dhe shpresa janë dy krahët e tij. Kur koka dhe të dy krahët janë të shëndoshë, zogu fluturon mirë. Por kur i këputet koka, ai vdes, ndërsa kur i humbet njëri prej krahëve, bëhet i pambrojtur ndaj çdo gjahtari dhe grabitqari.”
[Medarixhus-Salikin]
Këto tri shtylla janë të përmbledhura në suren El-Fatiha:
Dashuria:
ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ
“Falënderimi dhe lavdërimi i takojnë Allahut, Zotit të botëve.”
Dashuria lind nga njohja e përsosmërisë së Tij, njohja e mirësive të Tij dhe lavdërimi i Tij për Emrat dhe Cilësitë e Tij të bukura.
Shpresa:
ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
“I Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.”
Kur robi e njeh gjerësinë e mëshirës së Allahut, zemra e tij mbushet me shpresë në faljen, bujarinë dhe shpërblimin e Tij.
Frika:
مَـٰلِكِ يَوْمِ ٱلدِّينِ
“Pronari i vetëm i Ditës së Shpërblimit.”
Ai që e di se do të qëndrojë i vetëm para Allahut dhe se çdo vepër do të peshohet dhe do të japë llogari për të, i frikësohet asaj Dite dhe përgatitet për të.
Pastaj Allahu e përmbledh qëllimin dhe themelin e të gjithë fesë në një ajet madhështor:
إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ
“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë.”
[El-Fatiha, 2–5]
• “Vetëm Ty të adhurojmë” është çlirimi nga shirku, syefaqësia, epshet dhe robërimi ndaj krijesave.
• “Vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë” është çlirimi nga mbështetja tek fuqia dhe aftësia e vetvetes.
Ne nuk adhurojmë askënd përveç Allahut dhe nuk mund ta adhurojmë Atë përveçse me ndihmën e Tij.
Allahu i përmblodhi të gjithë librat e shpallur para Kur’anit dhe i përmblodhi në Kur’an. Pastaj e përmblodhi Kur’anin në suren El-Fatiha. El-Fatiha është Ummul-Kitab, Nëna e Librit, dhe surja më madhështore në Kur’an. Dhe Ai e përmblodhi El-Fatihën në këtë ajet të vetëm.
Kuptimi i tij përmban themelin e Teuhidit, adhurimin, mbështetjen tek Allahu, Ahiretin, udhëzimin dhe rrugën e atyre të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi.
“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë në çdo gjë.”
Allahu gjithashtu i ka përshkruar robërit e Tij të devotshëm:
تَتَجَافَىٰ جُنُوبُهُمْ عَنِ ٱلْمَضَاجِعِ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ خَوْفًا وَطَمَعًا
“Ata i braktisin shtretërit e tyre për t’iu lutur Zotit të tyre me frikë dhe shpresë.” [Es-Sexhde, 16]
Ata nuk e adhuronin Allahun me pretendime boshe për dashuri, duke qenë të sigurt nga dënimi i Tij. As nuk e adhuronin Atë me një frikë që i çonte në dëshpërim. Ata udhëtonin drejt Allahut me një zemër plot dashuri dhe me dy krahët e frikës dhe shpresës.
Është thënë nga disa prej Selefëve:
“Kush e adhuron Allahun vetëm përmes dashurisë është heretik.
Kush e adhuron Atë vetëm përmes frikës është prej havarixhëve.
Kush e adhuron Atë vetëm përmes shpresës është prej murxhiave.
Ndërsa kush e adhuron Atë me dashuri, frikë dhe shpresë është besimtar muvehhid.”
Mos lejo që shpresa jote të shndërrohet në një ndjenjë të rreme sigurie ndërkohë që vazhdon në mëkate. Dhe mos lejo që frika jote të të çojë në dëshpërim nga mëshira e mirë e Allahut.
Allahu ka thënë:
قُلْ يَـٰعِبَادِىَ ٱلَّذِينَ أَسْرَفُوا۟ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا۟ مِن رَّحْمَةِ ٱللَّهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَغْفِرُ ٱلذُّنُوبَ جَمِيعًا
“Thuaj: O robërit e Mi që e keni ngarkuar veten me mëkate! Mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut. Vërtet, Allahu i fal të gjitha mëkatet.” [Ez-Zumer, 53]
Dhe Ai ka thënë:
إِنَّهُۥ لَا يَا۟يْسُ مِن رَّوْحِ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلْقَوْمُ ٱلْكَـٰفِرُونَ
“Me të vërtetë, askush nuk e humb shpresën nga mëshira e Allahut, përveç njerëzve jobesimtarë.”
[Jusuf, 87]
1 807
🄽🄹🄾🄵🅃🄸🄼
Ju njoftojmë se sonte pas namazit të akshamit do të mbahet ligjëratë me hoxhën e nderuar Bajram Beluli.
Ka vend edhe për gra.
1 807
VIDEO E RE ᴴᴰ
MËSO TEXHVIDIN
Cikël ligjëratash mbi rregullat e Texhvidit
02 | Mëso Texhvidin | Hyrje në "TUHFETUL ETFAL" - Idh'hari i nunit me sukun dhe tenvinit | Hafiz Arben Idrizi
https://youtu.be/vbQ4ABdL1os?si=OD_twAS-v8OtdRjr
t.me/AkademiaaLEXO
1 807
Repost from Feja E Allahut
“Adhurimi i Allahut dhe menaxhimi i kohës”
Hafëz Arben Idrizi
@fejaeallahutt
1 807
Imam Harb ibn Isma'il el-Kermani (v. 280 h.), nxënësi i Imam Ahmedit (v. 241 h.), Allahu i mëshiroftë të dy, ka thënë:
“Përmbajtja dhe largimi i vetvetes gjatë fitnes është një Sunet i lashtë dhe është obligim që t’i përmbahesh atij.
Nëse sprovohesh me fitne, atëherë vendose fenë para vetes dhe pasurisë tënde.
Mos e ndihmo fitnen me dorën apo gjuhën tënde, përkundrazi, përmbaje dorën, gjuhën dhe dëshirat e tua. Dhe Allahu është (المُفْتِن), domethënë Ai që i sprovon zemrat.”
📖 Mesa'iluhu, kapitulli i Akides, nr. 32.
@akidjaehlisunnetit
1 807
Esh-Shaukani ka thënë:
“Gratë nuk janë të përshtatshme për të qeverisur dhe nuk lejohet që ato të emërohen si sundimtare.”
[Nejlul-Eutar, 8/305]
@akidjaehlisunnetit
1 807
Abdullah ibn AbduRrahman ebu Butejn ka thënë:
"Ai (Ibn Tejmije Allahu e mëshiroftë) në shumë vende ka sqaruar për kufrin e atij që bën veprat e lartpërmendura të llojeve të shirkut, dhe ka transmetuar konsensusin (ixhma') e muslimanëve mbi këtë, duke mos e përjashtuar të paditurin, e të ngjashëm.
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Vërtet Allahu nuk fal që Atij t’i bëhet shirk.” (Nisa: 116)
Dhe Allahu ka thënë në fjalën e Mesihut: “Vërtet kush i bën shirk Allahut, Allahu ia ka ndaluar Xhenetin dhe vendbanimi i tij është Zjarri. Dhe për zullumqarët nuk ka ndihmues.” (Maide: 72)
Kush e kufizon atë kërcënim vetëm tek kokëfortët (muanid) dhe e përjashton të paditurin, ata që keqkuptojnë (teuil) apo pasuesit e verbër (taklid), pa dyshim ka kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ dhe është larguar nga rruga e besimtarëve.
Po ashtu në librat e fukahave, kapitulli i ‘gjykimit të murtedit’ fillon me: ‘Kush bën shirk me Allahun’, dhe nuk e kufizojnë vetëm te kokëfortët. Kjo çështje është e qartë dhe falënderimi i takon Allahut."
[El Intisar li Hizb-Allah el Muvahidin ue er Redd'ala el Muxhedil 'an el - Mushrikin,f.40]
@akidjaehlisunnetit
1 807
Ibnul-Kajjimi رحمه الله ka thënë:
“Sa shumë begati të mëdha nga Allahu janë pasojë e drejtpërdrejtë e sprovave dhe vështirësive!”
● [Miftah Dar es-Seʿade, 1/299]
@akidjaehlisunnetit
