en
Feedback
“Keuther”-Platforma online e Kur’anit (sektori i femrave )

“Keuther”-Platforma online e Kur’anit (sektori i femrave )

Closed channel

Show more
The country is not specifiedReligion & Spirituality49 399
1 243
Subscribers
No data24 hours
+67 days
+4330 days
Posts Archive
Esselamu alejkum! Në Platformën “Keuther” është fundi i vitit akademik, Allahu dhëntë suksese të vazhdueshme. Ashtu sikur kla
+3
Esselamu alejkum! Në Platformën “Keuther” është fundi i vitit akademik, Allahu dhëntë suksese të vazhdueshme. Ashtu sikur klasat tjera edhe katër klasat e akidesë kanë pasur testin përfundimtarë. Testi ka qenë online, mirëpo disa nga nxënëset e nivelit të dytë, Aisha Thaqi, Suhejla Selimi, Umejra Sefedini, e kanë plotësuar atë në fletore, ma sha Allah teberakAllah. Ne po e ndajmë me ju testin e nxënëses Medina Kajtazi që e ka punuar me përkushtim, shumë bukur dhe saktë në ato që ka shkruar. Ndërsa testi më i plotë është i Selma Dalipit dhe testi me më së shumti pike është i Erina Shala.

🩵السلام عليكم ورحمة وبركاته 🩵 ✨Nxënëse të nderuara tani do ti shpallim rezultatet nga testimi i nxënëseve për kalimin e semestrit nga nivelet Avanc A dhe Avanc A+.

。・:*📈Sipas disa studimeve psikologjike të shkruarit me dorë transmeton shumë më tepër nga sa shkruan. Sidomos tek fëmijët, mësimi i shkrimit të dorës, i bën ata të aftë të krijojnë ide dhe të zhvillojnë kujtesën. Pra vihet në lëvizje jo vetëm truri por edhe trupi, duke zhvilluar aftësinë  e përqendrimit në koordinim me dorën. ✧˚ · 📒Detyrat, edhe pse shumë të pakta e të lehta, më të kompletuarat do publikohen në kanalet tona dhe tjera. ⋆·˚ ༘ *🏡Por të kemi parasysh si prindër që për të pasur sukses të kënaqshëm dhe të vazhdueshëm gjithsesi duhet bashkëpunimi mësimdhënës, prindër dhe nxënës. Nëse njëri mungon atëherë ose do të dështojnë menjëherë ose suksesi është afatshkurtër. Nga Allahu kërkojmë ndihmë, suksese dhe vepra të pranuara! 📋✨Edhe një herë: Aplikimi për pranimin e fëmijëve në këto klasa hapet me 1 shtator.

。・:*:・📖4. Klasa e diktimit/transkriptimit të derseve📖。・:*:・ Për fëmijët më të rritur, vajzat (dhe djemtë deri 12 vjeç), e sidomos ata që tashmë e kanë përfunduar librin “Tregimet më të bukura – niveli i dytë” kanë mundësinë të fitojnë njohuri rreth Sires së të Dërguarit të Allahut, Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem) dhe të përvetësojnë një teknikë shumë të dobishme dhe të kërkuar, diktimi apo transkriptimi duke e zhvilluar kështu aftësitë drejtshkrimore e të pikësimit. Për arsyen kryesore që e zgjodhëm serinë me video të shkurtra “Fragmente nga e jeta e Profetit” mund ta lexoni fillimin e dersit të parë nga ajo: 。・:*:・✨Studimi i biografisë/sirës së Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selem) ka dobi të shumta. Thotë Zejnul Abidin Husejn ibn Alij EbiTalib (radijaAllahu anh): “Neve gjersa ishim të vegjël prindërit tanë na e mësonin biografinë e Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selem), luftërat të cilat i zhvillonte ai ashtu siç na e mësonin ndonjë sure nga Kurani.” 。・:*:・🍃Gjithashtu për rëndësinë e sirës thotë imam Ez Zuhrij: “Aty përfshihet dija e kësaj bote dhe dija rreth botës tjetër.” Andaj gjëja më e mirë që e mësojnë dhe e studiojnë muslimanët, e në veçanti brezat që janë në rritje e sipër, të rinjtë e muslimanëve; gjëja më e mirë të cilës i kushtojnë vëmendje studiuesit, autorët e shkruesit e ndryshëm është që ata të angazhohen me studimin e sirës së Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selem). Pse është kështu? Sepse kur e bëjmë një gjë të tillë do ta vërejmë që ajo është mësuesi më i mirë, edukuesi më i mirë, është shkolla më burimore/origjinale prej të cilës kanë diplomuar brezi i parë i muslimanëve dhe i muslimaneve, gjenerata më e art e këtij ummeti që nuk janë gjetur e nuk do të gjinden kurrë më në jetën e kësaj bote. 。・:*🌻Pra muslimani në sirën e Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem) e gjen atë që e kërkon, e gjen përsosmërinë në fenë e tij dhe në dunjanë e tij, aty e gjenë imanin, akiden, dijen fetare, veprimin, punët e mira, edukatën, moralin, e di si t’i trajtoj çështjet me urtësi ....

✧˚ · .📚3. Klasa e leximit📚✧˚ · . Do hapet kjo klasë për djem dhe vajza të moshës 8 deri 12 vjeçare për të lexuar libra fetarë në mënyrë të organizuar. Leximi do bëhet më i dashur tek fëmijët duke i orientuar se si të tregojnë rreth pjesës së lexuar dhe librit të përfunduar. Do mundohemi me këto metoda t’i ndihmojmë fëmijët tanë të fitojnë dije të saktë fetare duke lexuar libra të botuara, ku mbajtja shënim i pjesëve kryesore dhe testimi rreth saj i ndihmon ata të rrisin edhe koeficientin e tyre të inteligjencës, pasi kërkohet një aftësi më e lartë e të menduarit për të organizuar mendimet, rrjedhjen kronologjike të ngjarjeve dhe të shprehurin në mënyrë sa më të saktë e të bukur.

⋆·˚ ༘ *💎2. Klasa e dhikreve💎⋆·˚ ༘ * Gjenerata e parë me grupmoshën parashkollor dhe klasa e parë për të mësuar dhikre që janë në kanalin www.youtube.com/@femijamusliman

*₊☁️1. Klasa e akidesë/mësim besimit – niveli i parë☁️*₊ Kjo klasë është gjenerata e pestë me radhë ku mësimi zhvillohet me librin “Tregimet më të bukura – niveli i parë”. Kushtet që kërkohen: *₊🫧Vajza të moshës 8 - 10 vjeç *₊🫧Posedimi i librit. *₊🫧Fletore për detyrat e kërkuara. *₊🫧Vijueshmëria dhe raportimi i rregullt.

🫧✨Esselamu alejkum *₊📃Njoftim Ju njoftojmë që Platforma “Keuther” do i hap katër klasa të reja për fëmijë. Allahu dhëntë sukses! Ju lutemi të bisedoni me fëmijët rreth tyre dhe pastaj nëse janë të gatshëm ata e ju të aplikoni me 1 shtator atëherë kur hapet aplikimi për to! Për këtë aplikim do ju njoftojmë edhe një herë në fund të gushtit. Regjistrimi i fëmijëve në këto klasa bëhet vetëm përmes faqes së Platformes “Keuther”. Klasat e reja:

AnimatedSticker.tgs0.14 KB

🩵السلام عليكم ورحمة وبركاته 🩵 ✨Nxënëse të nderuara pas pak do ti shpallim rezultatet nga testimi i nxënëseve për kalimin e semestrit nga niveli i leximit Mesatar C në nivelin e leximit të Avancuar A.

Disa punime të bukura të nxënëseve tek klasat e haditheve - sektori i dijes fetare, platforma "Keuther". Nga klasa e mësueses Albiona Olluri( Allahu e Ruajttë)! Allahu i shpërbleftë me të mira për mundin!