“Keuther”-Platforma online e Kur’anit (sektori i femrave )
Closed channel
Show more
The country is not specifiedReligion & Spirituality49 417
1 243
Subscribers
+824 hours
+97 days
+4330 days
Posts Archive
Lënda-Emrat e Allahut. Niveli i dytë..pdf1.13 KB
Flete punuese per nivelin e trete.pdf3.95 MB
Lënda e tregimit - niveli i parë.pdf3.16 KB
Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!
Elhamdulilah që kemi arritur këtë muaj të begatë, një kohë e veçantë për të shtuar veprat e mira dhe për të qëndruar të lidhur me dijen që kemi fituar! Lusim Allahun të na ndihmojë ta shfrytëzojmë këtë mundësi në mënyrën më të mirë.
Edhe pse gjatë muajit Ramazan mësimi i zakonshëm në Platformën "Keuther" ndërpritet, kjo nuk do të thotë që duhet të ndalemi nga përkushtimi ynë. Përkundrazi, është një rast i artë për të përsëritur dhe forcuar atë që kemi mësuar, duke vazhduar rrugën e dijes dhe adhurimit.
Në këtë frymë, shtatë klasat nga Sektori i fëmijëve kanë detyra të caktuara javore. Ne po i ndajmë me ju ato të tri klasave "Tregimet më të bukura", me qëllim që të shërbeheni me to edhe ju, anëtarët e kanalit kryesor të Platformës dhe "Fëmija Musliman". Këto detyra janë përgatitur për të ndihmuar fëmijët të angazhohen, të mësojnë dhe të përfitojnë sa më shumë nga ky muaj i bekuar. Lusim Allahun të na i pranojë përpjekjet dhe të na japë dobi!
Detyrat për javën e parë:
✅ Lexoni dhe plotësoni ushtrimet e dhëna.
✅ Pasi t’i përfundoni dhe t’i kontrolloni, përpiquni t’i recitoni apo t’i tregoni para të tjerëve – familjarëve, shokëve ose në klasë, sipas mundësisë.
Allahu ju begatoftë dhe ju dhëntë sukses në mësim dhe adhurim!
Këto ushtrime janë përgatitur me shumë përkushtim nga Verona Gashi dhe Arlinda Baftijari – Allahu i shpërbleftë me të mira!
🌹Esselamu alejkum ue rahmetullah!
💥Platforma "KEUTHER" - Sektori i dijes fetare💥
✨ Klasa "Lutje përmendsh" e hapur gjatë muajit shkurtë, gjithsej 12 lutje të mësuara (përmendsh dhe me komentim), tashmë ka përfunduar dhe me këtë rast do të paraqesim suksesin e nxënëseve më të mira të kësaj klase.
✅Nxënëset kanë pasur kuiz pas çdo lutje të mësuar përmendsh dhe me komentim.
🤩Nxënësja me të gjitha kuizet e sakta dhe me të gjitha raportimet për mësimin e lutjeve:
✨ LIRIDONA HAZIRI✨
Pastaj, nxënëset tjera me të gjitha kuizet ishin:
1️⃣Adonesa Shala
2️⃣Albana Bresa
3️⃣Ardonisa Pllana
4️⃣Merjem Gjikolli
🤩Ne iu urojmë shumë suksese të mëtejshme këtyre nxënëseve dhe të gjitha atyre që morën pjesë në këtë klasë, edhe nëse nuk i kanë pasur të gjitha kuizet e sakta.🤩
🌹Esselamu alejkum ue rahmetullah!
💥Platforma "KEUTHER" - Sektori i dijes fetare💥
✨ Klasa "Lutje përmendsh" e hapur gjatë muajit shkurtë, gjithsej 12 lutje të mësuara (përmendsh dhe me komentim), tashmë ka përfunduar dhe me këtë rast do të paraqesim suksesin e nxënëseve më të mira të kësaj klase.
✅Nxënëset kanë pasur kuiz pas çdo lutje të mësuar përmendsh dhe me komentim.
🤩Nxënësja me të gjitha kuizet e sakta dhe me të gjitha raportimet për mësimin e lutjeve:
✨ LIRIDONA HAZIRI✨
Pastaj, nxënëset tjera me të gjitha kuizet ishin:
1️⃣Adonesa Shala
2️⃣Albana Bresa
3️⃣Ardonisa Pllana
4️⃣Merjem Gjikolli
🤩Ne iu urojmë shumë suksese të mëtejshme këtyre nxënëseve dhe të gjitha atyre që morën pjesë në këtë klasë, edhe nëse nuk i kanë pasur të gjitha kuizet e sakta.🤩
LUTJA E PARË
اللَّهُمَّ إِنِي أَسْأَلُكَ الهُدَى، وَالتُّقَى، وَالعفَافَ، والغنَى
🤩"O Allah! Kërkoj prej Teje udhëzim, devotshmëri, dëlirësi dhe vetëmjaftueshmëri!” 🤩
Shënon Muslimi.
Sqarimi
🤩Udhëzimi dhe devotshmëria përfshijnë çdo gjë që prej së cilës është detyrë largimi, siç është: shirku, mëkati, sjelljet e ulëta etj.
🤩Dijetari imam Neveviu rahimehullah duke komentuar këtë lutje ka thënë: “Me dëlirësi qëllimi është pastrimi shpirtëror dhe largimi prej gjërave të ndaluara. Kurse, me vetëmjaftueshmëri është pasuria shpirtërore (mospasja nevojë për pasurinë e cila është në duart e njerëzve).”
🤩Es Sadi rahimehullah ka thënë: “Kjo lutje është prej lutjeve më përmbledhëse dhe më të dobishme. Ajo përfshin të mirat fetare dhe të mirat e kësaj jete. Kjo sepse udhëzimi është dija e dobishme, kurse devotshmëria është veprimi i veprës së mirë dhe braktisja e ndalesave. Me plotësimin e tyre përmirësohet feja e njeriut. Pastaj, dëlirësia dhe vetëmjaftueshmëria përfshin pastrimin shpirtëror - moslidhjen e zemrës për krijesa, të mjaftuarit me furnizimin që posedon dhe kënaqjen me atë që të është dhënë, si dhe të kesh mjaftueshëm aq sa të arrish qetësinë e zemrës dhe prehjen shpirtërore. Dhe me këtë plotësohet lumturia në jetën e kësaj bote dhe arrihet rehatia e zemrës.
🤩Andaj, atë të cilin Allahu e furnizon me udhëzim, devotshmëri, dëlirësi dhe vetëmjaftueshmëri, ai arrin lumturinë në të dy botët, realizimin e synimeve dhe shpëtimin prej gjërave të cilat nuk i dëshiron.”
🤩Transkriptim.
Esselamu alejkum ue rahmetullah!
❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️Të dashura nxënëse të platformës Keuther,
Me zemër të mbushur me gëzim ju urojmë ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit, muajit të mëshirës, faljes dhe udhëzimit. Ky muaj është një dhuratë nga Allahu, një mundësi e artë për t’u afruar me Kuranin, për të pastruar shpirtin dhe për të forcuar lidhjen me Allahun.
Le të jetë ky Ramazan një rrugëtim ndriçues për ju, ku çdo faqe e Kuranit të sjellë dritë në zemrën tuaj, çdo lutje të forcojë shpirtin tuaj!
Ky është një muaj i veçantë, ku Kurani zbriti si dritë për mbarë njerëzimin, dhe ju, si nxënëse të tij, keni një mundësi të artë për ta thelluar lidhjen tuaj me Fjalën e Allahut.
Përkushtimi dhe dëshira juaj për të mësuar Kuranin janë një thesar i çmuar, dhe lutemi që Allahu t’ju japë sukses, dituri dhe udhëzim në këtë rrugëtim të bekuar.
Qoftë ky muaj një burim paqeje, bekimi dhe ndriçimi për ju dhe familjet tuaja!
