“Keuther”-Platforma online e Kur’anit (sektori i femrave )
Closed channel
Show more
The country is not specifiedReligion & Spirituality49 677
1 235
Subscribers
No data24 hours
+67 days
+3630 days
Posts Archive
📢 Hapen regjistrimet për klasat mësimore të fëmijëve
📚 Viti shkollor 2026/27
Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Bismil-lah,
Me lejen e Allahut hapen regjistrimet për klasat mësimore të fëmijëve në kuadër të:
“Platformës Online të Kur’anit Keuther – Sektori i Femrave – Nënsektori i Fëmijëve”
Ky formular është për regjistrimin e fëmijëve për vitin shkollor 2026/27.
📌 Formulari i regjistrimit:
https://forms.gle/hMo5dBL6zqeWYA2eA
Ju lutemi t’i plotësoni të dhënat me kujdes. Pas përfundimit të regjistrimit, do të kontaktoheni për hapat e mëtejshëm, in sha Allah.
Regjistrimi bëhet sipas moshës, nivelit dhe vendeve të lira në klasë.
Allahu na e lehtësoftë dhe i bëftë këto klasa të dobishme për fëmijët tanë! 🤲🌿
Nënsektori i Fëmijëve
Platforma Online e Kur’anit Keuther – Sektori i Femrave
🌿 Klasat për fëmijë
📚 Viti shkollor 2026/27
Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Në kuadër të “Platformës Online të Kur’anit Keuther – Sektori i Femrave – Nënsektori i Fëmijëve”, me lejen e Allahut, gjatë vitit shkollor 2026/27 do të ofrohen këto klasa për fëmijë:
1. “Klasa e dhikreve”
Për fëmijë të moshës parashkollore dhe klasës së parë, afërsisht nga 4 deri në 7 vjeç.
Në këtë klasë mësohen 25 lutje, përmes dëgjimit të videove nga dy playlistat e kanalit “Fëmija Musliman”:
https://www.youtube.com/@femijamusliman/playlists
Gjithashtu, rekomandohet plotësimi i librit me të njëjtën tematikë:
📖 “Libri i lutjeve për fëmijë”
2. “Klasa e haditheve”
Për nxënës të klasës së parë dhe të dytë.
Kjo klasë zhvillohet përmes dëgjimit dhe lojës “Rendit fjalët” në aplikacionin “Fëmija Musliman”, ndërsa gradualisht fëmijët ushtrohen edhe në shkrim.
Më gjerësisht rreth aplikacionit:
https://femijamusliman.com/lojerat/
3. “Klasat e akidesë / Tregimet më të bukura – niveli i parë”
Për nxënës nga klasa e tretë deri në klasën e pestë, ose të gjashtë.
📚 Materialet kryesore:
“Tregimet më të bukura – niveli i parë”
4. “Tregimet më të bukura – niveli i dytë dhe niveli i tretë”
Për nxënësit që kanë kaluar me sukses nivelin paraprak.
📚 Materialet kryesore:
“Tregimet më të bukura – niveli i dytë”
Gjithashtu, këtë vit është planifikuar që te “Klasa e tregimeve – niveli i tretë” të shtohet edhe lënda e sirës, me qëllim që përmbajtja të pasurohet edhe më tej.
5. “Klasa e leximit të librave”
Kjo klasë ofron hapësirë për fëmijë nga klasa e parë deri në moshën 16 vjeç.
Gjatë këtij viti do të vazhdohet me dy vëllimet që kanë mbetur nga seria “Hytbe” të shejh Ebu Islam:
📖 “Jeta e lumtur në rrugëtimin drejt Zotit”
Si dhe me serinë e re me dy vëllime:
📖 “Sqarimi më i bukur për qëndrimet e besimtarëve”
6. “Klasa e dëgjimit të derseve”
Kjo klasë ofron hapësirë për fëmijë nga klasa e parë deri në moshën 16 vjeç.
Gjatë këtij viti do të dëgjohet me detyra seria:
🎧 https://youtube.com/playlist?list=PL71FXXIsxqwpZQp6Ar5JockwgoN-JjUpn&si=01kmXFZUC-q7T-Qd
7. “Klasa e transkriptit”
Kjo klasë ofron hapësirë për fëmijë nga klasa e parë deri në moshën 16 vjeç.
“Klasa e transkriptit” vazhdon me serinë:
📝 “Fragmente nga jeta e Profetit”
Në këtë mënyrë, elhamdulilah, Nënsektori i Fëmijëve synon të ofrojë përmbajtje mësimore për grupmosha të ndryshme të fëmijëve.
📢 Regjistrimet do të hapen nesër, in sha Allah.
Allahu na e lehtësoftë, na dhëntë bereqet dhe i bëftë këto klasa të dobishme për fëmijët tanë! 🤲🌿
Nënsektori i Fëmijëve
Platforma Online e Kur’anit Keuther – Sektori i Femrave
🌿 Njoftim për vitin shkollor 2026/27
📚 Programet mësimore për fëmijë
Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Me lejen e Allahut, edhe gjatë vitit shkollor 2026/27, në kuadër të:
Platformës Online të Kur’anit Keuther
Sektori i Femrave – Nënsektori i Fëmijëve
do të vazhdojnë klasat mësimore për fëmijë, të ndara sipas moshës, nivelit dhe përmbajtjes mësimore.
🌸 Klasat e planifikuara janë:
📌 Klasa e dhikreve
📌 Klasa e haditheve
📌 Klasat e akidesë / Tregimet më të bukura – niveli i parë
📌 Tregimet më të bukura – niveli i dytë dhe i tretë
📌 Klasa e leximit të librave
📌 Klasa e dëgjimit të derseve
📌 Klasa e transkriptit
Në këtë mënyrë, elhamdulilah, synojmë që fëmijëve t’u ofrohet përmbajtje e dobishme, edukative dhe e përshtatshme për grupmosha të ndryshme, nga moshat më të vogla e deri te fëmijët më të rritur.
📢 Regjistrimet nuk janë hapur ende.
Në ditët në vijim, in sha Allah, do të publikohen njoftime të veçanta për secilën klasë, me më shumë detaje rreth moshës, mënyrës së zhvillimit dhe përmbajtjes mësimore.
Pas këtyre njoftimeve do të hapet edhe regjistrimi zyrtar për vitin shkollor 2026/27.
Allahu na e lehtësoftë këtë punë, na dhëntë sinqeritet dhe bereqet, dhe i bëftë këto klasa shkak për dije të dobishme e edukim të mirë për fëmijët tanë! 🤲🌿
Nënsektori i Fëmijëve
Platforma Online e Kur’anit Keuther – Sektori i Femrave
Esselamu alejkum!
Elhamdulilah, u përmbyll me sukses Festimet e Bajrameve – Kurban Bajrami 2026 (Gërmia, Prishtinë).
Allahu e pranoftë dhe ua shtoftë bereqetin fëmijëve tanë! 🤲
😀😀😀😀😀😀😀😀
Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Të dashura nxënëse të platformës Keuther.
Gëzuar festa e Kurban Bajramit!
Allahu ju dhuroftë mirësi e begati juve dhe familjeve tuaja!
🌸🌸🌸🌸🌸🌸🌸🌸🌸🌸🌸
Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Të dashura nxënëse, lusim Allahun e Lartësuar të jeni mirë së bashku me familjet tuaja!
Ju njoftojmë se për shkak të festës së Kurban Bajramit, mësimi në Platformën online të Kuranit “Keuther” do të ndërpritet duke filluar nga dita e hënë, me 18/5/2026 deri në ditën e diel, me 31/5/2026
Mësimi rifillon të hënën me 1/6/2026
🌼🌼🌼🌼🌼🌼🌼🌼🌼🌼🌼
+8
✨Motra të dashura, ti përjetojm disa qaste festive nga festa e organizuar për Hirën tonë të dashurë, nga familja e saj.
Allahu i shpërbleftë me të mira për ahengun dhe mikëpritjen!
Platforma"Keuther" -Sektori i hifdhit/Memorizimit
Ndan Mirënjohje për nxënësen:
Hira Shaqiri
Me gëzim dhe krenari ju njoftojmë se njëra nga nxënëset tona të zellshme ka përfunduar me sukses memorizimin e Kur’anit dhe e ka mbrojtur hifdhin para mësueses së saj Doruntina Bunjaku. Ky është një moment i madh dhe i lavdishëm, që na mbush zemrat me dritë dhe shpresë.
Umeti Islam, si umet i Kur’anit, ka për obligim ta madhërojë Librin e Allahut, ta njohë vlerën e tij dhe t’i gjallërojë zemrat me të. Nxënësja jonë e nderuar është shembull i përkushtimit dhe durimit, duke na treguar se përfitimet e lidhjes me Kur’anin janë të shumta: përmirësimi i zemrës dhe veprave, shpërblimet e mëdha, ngritja në të dy botët, ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit, kurora e nderit dhe kënaqësia e Allahut.
Profeti salAllahu alejhi ue selam ka thënë:
“Do të vijë Kurani në Ditën e Gjykimit dhe do të thotë: “O Zoti im! Zbukuroje shokun e Kuranit!” Dhe atij do t’i vendoset në kokë kurora e nderit. Pastaj thotë: “Shtoja më shumë!” Atëherë do të vishet me rrobën e nderit. Pastaj thotë: “O Zoti im! Ji i kënaqur me të!” Dhe Allahu kënaqet me të. I thuhet: “Lexo dhe ngrihu në shkallë të xhenetit!” dhe për çdo ajet që lexon i shtohet nga një e mirë.” Hadith.
Ky sukses është fryt i përkushtimit të nxënëses, kujdesit të familjes së saj dhe udhëzimit të mësueses së saj.
Lusim Allahun e Madhëruar që t'i shpërblejë të gjithë për këtë arritje madhështore.
Allahu ua shtoftë diturinë e dobishme, ua ruajtë hifdhin në zemra dhe ua mundësoftë të meditoni e të veproni me të. Allahu e bëftë këtë arritje një fillim të mbarë për shumë të mira dhe suksese në këtë botë dhe në botën tjetër. Amin
+4
🔠🔠🔠🔠🔠🔠🔠🔠 ❎3️⃣
Sektori i dijes fetare - Platforma "Keuther" mbajti sot seminarin e tretë me radhë, me nxënëset e klasave të dijes fetare.
❤️Një takim i dijes, por edhe momente të bukura mes njëra tjetrës.
🤩Tema e seminarit: "Pendimi tek Allahu i Lartësuar"
Ligjërueset: Vjosë Retkoceri dhe Albiona Olluri
🤩Falënderojmë të gjitha pjesëmarrëset dhe kontribuesit/et!
Allahu jua shpërbleftë me të mira!
Konkursi mbyllet.
Allahu jua shperblefte!
🤎Esselamu alejkum ue rahmetullah anëtare të nderuara, lusim Allahun të jeni mirë! 🌼
🤎Elhamdulilah me mirësinë e Allahut, përfundoi leximi i libërthit "Si dukej Pejgamberi ﷺ" në dy grupet e leximit të librit.
🤎Para se të vazhdojmë me leximin e librit të ri, i cili u përzgjodh si libër me kërkesën e disa prej nxënëseve, e ky libër është "Trajtimi i shëndetit mendor sipas Islamit" nga Abas Ebu Jahja, hapim konkurs për tridhjetë (30) lexuese të reja, që do t'i bashkangjiten grupit të dytë inshaAllah.
🤎Aplikuese të dashura, para se të aplikoni, lexojeni me kujdes rregulloren e grupit që e gjeni të shënuar pasi ta hapni formën e aplikimit.
🗓Apliko në këtë link:
https://forms.gle/Q5Ki5AwTugVNkh759
🤎Për çdo paqartësi dhe nevojë, mund ta kontaktoni adminen e sektorit të dijes fetare, të nderuarën, motrën Buqe +38344887571
🤎Allahu ju ruajtë🌼
Aplikimi për klasën e re mbyllet.
Vendet kanë qenë të limituara!
Allahu ju shpërbleftë për aplikimet!
Platforma “Keuther” – Sektori i dijes fetare
— Hap aplikim të ri për klasën në lëndën e tefsirit: “Dy personat nga surja Kehf” – Dobi dhe mësime
Rregullat e klasës:
• Të hënën dërgohet linku
• Të premten raportimi nga nxënëset deri në orën 20:00
• Të shtunën plotësimi i testit javor nga ora 16:00 deri 20:00
— Kërkohet respektim i rregullave dhe orareve të përcaktuara!
Apliko përmes linkut:
https://forms.gle/rREcktngmzhK7n4L7
Esselamu alejkum!
📣Anëtare të respektuara!
📌Nesër do të hapet aplikim i ri për një klasë të re tek sektori i dijes fetare, që i përket lëndës së tefsirit, e cila do të zgjasë dy muaj.
Numri i nxënëseve do të jetë i limituar.
Klasa do të zhvillohet përmes linqeve nga youtube.
⚡️Esselamu alejkum ue rahmetullah antare të dashura të Platformës Keuther,
⚡️Falenderimi i takon Vetëm Allahut, me mirësinë e të Cilit plotësohen veprat e mira.
⚡️Dy grupet e leximit të librit tek Sektori i dijes fetare (138 motra), përfunduan leximin e librit “Këshillat e Lukmanit” libër ky i ligjëruar nga hoxhë dr. Gazmend Mehmeti. Libri u mirëprit nga motrat, u cilësua shume i dobishëm dhe u lexua lehtë nga to.
⚡️Grupet nga nesër vazhdojnë, inshaAllah, me leximin e librit të radhës: “Si dukej Pejgamberi ﷺ?” Bazuar në librin “Shemail nebij” të imam Tirmidhiut, libër i ligjëruar nga hoxhë Lulzim Perçuku.
⚡️Allahu dhëntë bereqet në çdo klasë e çdo hap.
⚡️Allahu ju nderoftë të dashurat tona!
