en
Feedback
“Keuther”-Platforma online e Kur’anit (sektori i femrave )

“Keuther”-Platforma online e Kur’anit (sektori i femrave )

Closed channel

Show more
The country is not specifiedReligion & Spirituality49 713
1 237
Subscribers
+224 hours
+327 days
+3730 days
Posts Archive
📢 Njoftim nga Nënsektori i Fëmijëve Esselamu alejkum! 🌿 Me ndihmën dhe mirësinë e Allahut, Nënsektori i Fëmijëve, në kuadër të Sektorit të Femrave të Platformës “Keuther”, ka përmbyllur mësimin e klasave për këtë vit shkollor. 📚 Gjatë këtij viti kanë qenë aktive 10 klasa, ndërsa 2 prej tyre e kanë përfunduar me sukses edhe rrugëtimin e tyre të plotë. Allahu i shpërbleftë nxënësit, prindërit dhe mësueset për mundin, përkushtimin dhe bashkëpunimin! 📝 Janë përfunduar edhe regjistrimet për vitin mësimor 2026/27, janë formuar klasat e reja dhe është bërë edhe takimi njoftues online me nxënësit dhe prindërit. ☀️ Edhe gjatë verës, disa klasa do të vazhdojnë të jenë aktive me detyra të lehta dhe të dobishme: 📖 Klasa e leximit të librave – me leximin e së paku një faqeje në ditë nga përkthimi i Kuranit fisnik. 🎧 Klasa e dëgjimit të derseve – me dëgjimin e së paku tri ligjëratave islame në javë. ✍️ Klasa e transkriptimit – me serinë “Fragmente nga jeta e Profetit”. 🌼 Klasa verore “Vera me dhikrin” – e cila do të zhvillohet vetëm gjatë kësaj vere. 🎯 Qëllimi ynë është që fëmijët të vazhdojnë të lidhen me Kuranin, dijen e dobishme, përkujtimin e Allahut dhe mësimet islame edhe gjatë pushimeve verore. 🤲 Allahu i bëftë këto angazhime të dobishme, ua shtoftë fëmijëve dashurinë për fenë dhe i bëftë prej atyre që mësojnë, veprojnë dhe përparojnë në mirësi. Amin.

Bismil-lah. Me mirësinë e Allahut, u përmbyll me sukses trajnimi dyvjeçar teorik dhe praktik: “Metodologjia e mësimdhënies me librat ‘Tregimet më të bukura’”. Dy vite mësim, detyra, testime, planifikime dhe punë të drejtpërdrejtë me klasat e fëmijëve u kurorëzuan me certifikimin e gjeneratës së parë të mësueseve. Me shumë gëzim i përgëzojmë motrat e certifikuara: Verona Gashi, Blerta Morina, Labinota Rahimi, Filloretë Haziri dhe Lavdije Molliqaj. Të dashura motra, ju falënderojmë për seriozitetin, durimin dhe përkushtimin që treguat gjatë këtij rrugëtimi. Na gëzon fakti që dijen e fituar tashmë po e bartni në edukimin dhe mësimdhënien e fëmijëve. Kjo certifikatë nuk është vetëm përfundimi i një etape, por edhe fillimi i një amaneti të ri: edukimi i fëmijëve me dije, dashuri dhe përgjegjësi. Allahu ua pranoftë dhe ua shpërbleftë çdo mund, ua bekoftë dijen dhe ju bëftë shkak për dobi në edukimin e shumë fëmijëve muslimanë!

🧬🧬🧬🧬🧬🧬🧬🧬🧬

Platforma “Keuther” – Nënsektori i dijes fetare Tanimë mbaroi klasa njëvjeçare me serinë e derseve “Ndodhitë e Ditës së Gjykimit”, një seri me plot dobi, gjatë së cilës nxënëset u njoftuan për ndodhitë e ahiretit prej momentit të agonisë së vdekjes deri te shefatet e ndryshme. 🏅Dhe si zakonisht, pas këtij rrugëtimi të dijes, disa nga nxënëset u vlerësuan dhe u veçuan me suksese të lartë, duke marrë parasysh vijueshmërinë e rregullt dhe përfundimin e testimeve javore, nën kujdesin e mësueses Albiona Olluri. 🖍️Klasa 1: 🌸  Liridona Haziri 🌸  Vildane Berisha 🌸  Gentiana Ahmeti 🌸  Zyla Olluri 🖍️Klasa 2: 🌸  Arnisa Lekaj 🌸  Adonesa Shala 🌸  Adesa Shala 🌸  Vjollca Lipovica 🌸  Merjem Gjikolli Lusim Allahun e madhëruar që të gjitha nxënëset të kenë dobi nga mësimet dhe dobitë e përfituara gjatë kësaj kohe! Lusim Allahun që të dalin nën dritën e botimet transkriptimet e bëra gjatë kësaj periudhe sa është zhvilluar kjo seri e ligjëruar nga Hoxhë Lulzim Perçuku!

Esselamu alejkumu ue rahmetullah! Lusim Allahun e Madhëruar të jeni mirë së bashku me familjet tuaja! Platforma online e Kuranit “Keuther” – sektori i femrave -  ju njofton se për shkak të pushimeve verore, mësimi do të ndërpritet duke filluar nga data 1.7.2026 deri më 7.9.2026 Megjithëkëtë, ne ju këshillojmë dhe ju nxisim që t’i përsëritni mësimet dhe të jeni të vazhdueshme në leximin e Kuranit! Lusim Allahun që Kurani të jetë argument për ne e jo kundër nesh, dhe ndërmjetësues për ne në Ditën e Llogarisë! Nga Allahu kërkojmë sukses për të gjithë!

Bismil-lahirr-Rrahmanirr-Rrahim 🌿 Vera 2026 me dhikrin Aktivitet veror për fëmijë Gjatë muajve korrik dhe gusht 2026, do të organizohet mësimi i 34 lutjeve të përditshme nga libri “Libri i lutjeve për fëmijë”, të shoqëruara me përsëritje dhe aktivitete edukative. Aktiviteti u dedikohet fëmijëve që nuk kanë pasur mundësi t’i ndjekin më herët klasat e dhikreve, pasi këto klasa ende nuk ekzistonin në Platformën "Keuther" kur ata ishin në moshën e përshtatshme. 📌 Mosha: • Vajzat: 10–14 vjeç • Djemtë: 10–12 vjeç 📅 Kohëzgjatja: korrik–gusht 2026 📘 Materiali bazë: “Libri i lutjeve për fëmijë” Në fund, fëmijët që e përfundojnë aktivitetin me sukses do të pajisen me certifikatë, ndërsa prindërit mund t’i gëzojnë me një dhuratë sipas mundësisë së tyre. 📞 Për regjistrim: 049 242 420 Allahu na e lehtësoftë dhe e bëftë këtë aktivitet të dobishëm për fëmijët tanë!

Po i ndajmë me ju disa nga përshtypjet e lexueseve. Prandaj, inshaAllah bëjeni plan që tani, që edhe ju të bëheni pjesë e rru
+4
Po i ndajmë me ju disa nga përshtypjet e lexueseve. Prandaj, inshaAllah bëjeni plan që tani, që edhe ju të bëheni pjesë e rrugëtimit të leximit të librave fetarë, nga shtatori inshaAllah.✨

🌵Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue beraketuh motra të nderuara, 📚Elhamdulilah ka vazhduar leximi i librave në dy grupet e nënsektorit të Dijes Fetare, në të cilat numër i madh motrash (160) kanë përfunduar leximin e librave: ✅Trajtimi i shëndetit mendor sipas islamit - Abas ebu Jahja, dhe ✅Porosi të zgjedhura të brezave të parë të Islamit drejtuar rinisë - Sh. Abdurrezak el Bedër. Allahu u bëftë dobi përmes tyre. 📖 Libri i fundit për këtë semestër është: 🤎💡”Besimi ndaj sahabëve”, që pritet të përfundojë në fund të muajit inshaAllah. 🌸Aplikime të reja te kjo klasë priten në shtator inshaAllah 📝 🌷Allahu i shpërbleftë lexueset e nderuara 🌼 ☕️🪴Falenderuar qoftë vetëm Allahu.

Bismilah! Pamje nga detyra “Shkrimi me zbukurim i nëntë emrave të bukur të Allahut”, e realizuar nga nxënësit e tri prej katër klasave të akidesë “Tregimet më të bukura – niveli i parë”. Këto klasa janë organizuar nga “Platforma Online e Kur’anit Keuther – Sektori i Femrave – Nënsektori i Fëmijëve”, ndërsa janë udhëhequr nga mësueset që po kryejnë vitin praktik, pas përfundimit të vitit teorik të trajnimit. Elhamdulilah, është kënaqësi të shohim frytet e këtij angazhimi: fëmijë që mësojnë dhe mësuese të reja që përgatiten për të vazhduar këtë punë të dobishme. Allahu ua shpërbleftë të gjithave për mundin dhe i bëftë këto klasa të dobishme e të bereqetshme!

Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu! Ju njoftojmë se regjistrimi i nxënësve në klasat e fëmijëve për vitin shkollor 2026/27 është mbyllur, pasi vendet janë plotësuar, elhamdulilah. Allahu ua shpërbleftë për interesimin, besimin dhe mirëkuptimin! Për hapat e mëtejshëm, prindërit/kujdestaret e fëmijëve të regjistruar do të kontaktohen me kohë, in sha Allah.

Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu! Ju njoftojmë se disa nga klasat e fëmijëve janë plotësuar, elhamdulilah. Për këtë arsye, regjistrimi vazhdon vetëm për klasat ku ende ka vende të lira. Ju lutemi të aplikoni vetëm përmes formularit të ri: https://forms.gle/RVzHGrUUcuw5Ev3B8 Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin!

❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️ Regjistrimi mbyllet për klasën e dhikreve dhe klasën e haditheve. Ndërsa për klasat tjera është ende i hapur.