en
Feedback
✏️ dobifikh

✏️ dobifikh

Open in Telegram

Ky kanal i bazuar në Kur'an dhe Sunet synon ardhjen në ndihmë të mësimit të dispozitave dhe dobive të Fikhut ne çështje që hasim çdo ditë.

Show more
The country is not specifiedThe category is not specified
920
Subscribers
No data24 hours
No data7 days
No data30 days
Posts Archive
photo content

🎋🌷🎋🌷🎋🌷 🔸 Urimi për Bajramin i takon kapitullit të zakoneve dhe jo të adhurimeve. Këtë gjë e kanë pohuar disa dijetarë, si shejh Sa'di dhe ibnu Uthejmini. Ndaj nuk përbën problem këmbimi i urimeve përpara, kjo çështje e pranon gjerësinë e lejimit dhe nuk ka në të një kohë të përcaktuar. http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

☘️ Sunetet e Bajramit shkurtimisht ☘️ 🌹 1- Tekbiri natën e Bajramit derisa imami të prezantojë për namazin e Bajramit. 🌹 2- Nxjerrja e zekatit të fitrit përpara namazit të Bajramit. 🌹 3- Të hajë hurma në numër tek përpara daljes për namaz. 🌹 4- Zbukurimi dhe parfumosja kur shkon për namaz (jo për gratë). 🌹 5- Marrja e gusulit, gjë që ka ardhur prej ibnu Umerit. Neueuiu ka përcjellur dakordësinë për pëlqyeshmërinë e kësaj pune. 🌹 6- Të shkojë nga një rrugë e të kthehet nga një rrugë tjetër. 🌹 7- Shokët e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) kur takoheshin për Bajram i thoshin njëri-tjetrit: Allahu na e pranoftë neve dhe juve! http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

🌴 Dispozita rreth Zekatit të Fitrit 🔸 Zekati i Fitrit i bëhet i detyrueshëm çdo muslimani që zotëron ushqim më tepër se nevojat e tij dhe të familjes për një ditë. Ndërsa nëse ka ushqim vetëm sa për plotësimin e nevojave të familjes së tij për një ditë nuk e ka të detyrueshëm nxjerrjen e zekatit të Fitrit. 🔸 Zekatin e Fitrit e jep kujdestari i familjes për veten dhe për të gjithë ata që i ka nën kujdestari, si: gruan, prindërit, fëmijët, motrën, vëllain. 🔸 Është e pëlqyeshme nxjerrja e Zekatit të Fitrit për fëmijën në barkun e nënës, por nuk është detyrë. 🔸 Nëse njeriu furnizohet me fëmijë para perëndimit të diellit të natës së Bajramit e ka të detyrueshëm nxjerrjen e Zekatit të Fitrit për të. E gjithashtu nëse dikush e pranon Islamin para perëndimit të diellit të natës së Bajramit e ka të detyrueshëm nxjerrjen e Zekatit të Fitrit. 🔸 Koha e lejuar e nxjerrjes së Zekatit të Fitrit është një ose dy ditë para Bajramit duke u bazuar në rrëfimin e ibnu Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) se: "Ata e jepnin Zekatin e Fitrit një ose dy ditë para Bajramit". Ndërsa koha e pëlqyeshme është sabahun e ditës së Bajramit para namazit të tij, duke u bazuar në rrëfimin e ibnu Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka urdhëruar që Zekati i Fitrit të ndahet para daljes së njerëzve për faljen e namazit të Bajramit. Nuk lejohet ta vonojë nxjerrjen e tij pas namazit të Bajramit. 🔸 Masa e Zekatit matet me sa'in e Profetit (salallahu alejhi ue selem). 🔸 Sasia e detyrueshme për çdo musliman është një sa'a (njësi matëse vëllimi) i cili është afërsisht tre kile sipas komisionit të përhershëm të fetvave (Fetaua lexhne daime 2/371). 🔸 Ky Zekat i shpërndahet vetëm muslimanëve të varfër. Ibnul Kajjimi ka përmendur se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ia jepte të varfërve. 🔸 Llojet e prodhimeve që mund të nxirren për Zekat Fitri përfshijnë ato produkte që konsumohen më shumë nga banorët e vendit, si: gruri, misri, ose mielli i tyre, tërshëra, orizi, fasulet, fierzat, makaronat, etj. 🔸 Ky zekat mund të jepet nga vetë personi ose kujdestari. 🔸 Kush dëshiron të autorizojë dikë për blerjen e tij dhe shpërndarjen tek të varfërit kjo është e lejuar. Autorizimi mund të bëhet ditë përpara, ndërsa shpërndarja tek të varfërit bëhet në ditët e caktuara të lartpërmendura. ✍🏼 Përgatiti: Stafi drejtues i kanalit: http://telegram.me/Dobifikh https://instagram.com/dobi_fikh?igshid=ycjtkokgosis https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

🌴 Zekati i Fitrit: 🔸 Arsyeja e emërtimit të tij me këtë emër është, sepse (fitër) është çelja e iftarit ose mbarimi i agjërimit. 🍂 Urtësia e nxjerrjes së zekatit të Fitrit: Allahu i Lartësuar e ka bërë të detyrueshëm nxjerrjen e tij në fund të muajit Ramazan: 1- si pastrim për agjëruesin prej gjynaheve në të cilat mund të bjerë gjatë agjërimit. 2- shfaqja e falënderimit për arritjen e përfundimit të agjërimit, namazit të natës e punëve të mira në këtë muaj. 3- ushqimi dhe gëzimi i të varfrit në mënyrë që të mos ndihet inferior ndaj të tjerëve ditën e Bajramit. 🔸 Zekati i Fitrit është i detyrueshëm për çdo musliman mashkull, femër, i madh apo fëmijë. ✨ Përcillet prej Ibnu Umerit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-la Allahu alejhi ue selem) e ka bërë të detyrueshëm nxjerrjen e Zekatit te Fitrit: një sa'a prej hurmash, ose një sa'a prej elbi ndaj robit, të lirit, mashkullit, femrës, të voglit, të madhit prej muslimanëve, dhe urdhëroi per ndarjen e tij para daljes së njerëzve në namaz” (Buhariu e Muslimi). ✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues: http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

photo content

☘️ Është e pëlqyer përsëritja e duasë ndonjëherë. ✨ Në Sahihun e Muslimit përcillet se Profeti ynë (salallahu alejhi ue selem) nëse bëntë duá e bënte tre herë. 💫 Neueuiu ka thënë: "Në këtë tregohet për pëlqyeshmërinë e përsëritjes së duasë tre herë". 📚 Sherhu Muslim (12/152) http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

☘️ Kjo është nata e njëzetë e shtatë, një nga netët më të shpresuara për të qenë natë kadri. Është natë përgjërimi, madhërimi, lavdërimi, shprese dhe mendimi të mirë për Bujarin Subhanehu. 💫 Ibnu Tejmije ka thënë: "Nëse përpiqet dhe kërkon ndihmë prej Allahut të Lartësuar, i përmbahet istigfarit dhe këmbënguljes, Allahu do t'i japë patjetër prej mirësisë së Tij aq sa nuk i shkon mendja. Nëse e sheh se nuk i rehatohet gjoksi, se nuk e ndjen ëmbëlsinë e besimit, dritën e udhëzimit, le të shtojë pendimin dhe istigfarin, ta vazhdojë përpjekjen sipas mundësisë sepse Allahu thotë: {E ata që përpiqen për hirin Tonë, do t'i udhëzojmë në rrugët Tona}". 📚 Fetaua ibni Tejmije (11/390) http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

photo content

photo content

📚Shkëputur nga libri: "Fikhul ibadet" i shejh Uthejminit (Allahu e mëshiroftë). ✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues : http://telegram.me/Dobifikh https://instagram.com/dobi_fikh?igshid=ycjtkokgosis https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

🌴 Punët gjatë itikafit: Personi që hyn në itikaf mund të bëjë punë ose veprime që marrin gjykime të ndryshme. Ato ndahen në tre pjesë: të lejuara, të pëlqyera dhe të ndaluara. 🔹 1- Të lejuara, si: biseda me njerëzit, interesimi për gjendjen e tyre, (por jo teprimi siç bëjnë disa që e kalojnë pjesën më të madhe të kohës me biseda), dalja nga xhamia në rast domosdoshmërie si dalja për marrjen e ushqimit nëse nuk ka kush ia sjell, dalja për kryerjen e nevojave personale, ose dalja për kryerjen e një detyrimi si larja nga xhunubllëku, ndërsa dalja për një punë që s'është e detyrueshme si: vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, e të ngjashme me to, nëse e kushtëzon para hyrjes në itikaf mund të dalë e nëse jo atëherë nuk del. Nëse i vdes një i afërt e i duhet të dalë patjetër, atëherë del edhe nëse e prish itikafin, sepse itikafi nuk është uaxhib. Gjithashtu i lejohet lëvizja në xhami nga një vend në tjetrin për një arsye. 🔹 2- Të pëlqyera, si: Adhurimi i Allahut Subhanehu ue Teala dhe afrimi tek Ai me adhurime të ndryshme, si: lexim Kur'ani, dhikër, namaz, etj, sepse ky është thelbi dhe qëllimi i itikafit dhe për këtë arsye është caktuar kryerja e tij në xhami. 🔹 3- Të ndaluara të cilat e prishin itikafin, si: dalja nga xhamia pa arsye, shitblerja, marrëdhëniet intime e të ngjashme me këto.

🌴 Itikafi një nga punët e mira në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit: 🔸 Itikafi është: Veçimi në xhami për adhurimin e Allahut të Lartësuar. Ai është sunet me konsensus të dijetarëve dhe kushtëzohet që të jetë në xhami. Itikafi mund të realizohet në çdo xhami, por më e mira është hyrja për Itikaf në xhamitë e mëdha ku falet Xhumaja, në mënyrë që njeriu të mos detyrohet të dalë prej saj për faljen e Xhumasë (Shejh Uthejmini). Për saktësinë e Itikafit kushtëzohet: 🔹 Islami, mendja, arritja e moshës së kuptimit të gjërave (shtatë vjeç e lart) dhe nijeti. 🔹 Nëse gruaja dëshiron të hyjë në Itikaf kushtëzohet marrja e lejes së burrit. 🔹 Për hyrjen në Itikaf kushtëzohet marrja e gusulit nga gjërat që e bëjnë të detyrueshëm atë, si: xhunubllëku, menstruacionet ose lehonia. 🔹 Kush dëshiron të hyjë në Itikaf në dhjetënetëshin e fundit të Ramazanit, koha e tij fillon nga perëndimi i diellit të natës së njëzetë e një. 🔹 Koha e Itiakafit në dhjetënetëshin e fundit të Ramazanit mbaron pas perëndimit të diellit të ditës së fundit të Ramazanit. 🔹 Koha e plotë e Itikafit është dhjetëditëshi, por mund të behet dhe disa ditë, një ditë, ose një pjesë të saj. 🔹 Itikafi është i saktë edhe nëse njeriu nuk është agjërues (Shejh bin Bazi dhe Uthejmini). 🔹 Nxjerrja e një pjese të trupit nga xhamia nuk e prish Itikafin. 🔹 Dalja nga xhamia pa patur arsye e prish Itikafin. 🔹 Dalja nga xhamia në rast domosdoshmërie është e lejuar (me konsensus të dijetarëve). vazhdon ... ✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues i kanalit: http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

🌴 Rregulli i të varfërit të cilit i jepet zekat 🔸 Shejh ibnu Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 💫 "Nëse dikush ka të ardhura të mjaftueshme për ushqimin, pijen, veshjen, banesën, prej vakëfit, fitimit, punës e të tjera, ai nuk quhet i varfër dhe nuk lejohet t'i jepet zekat. Nëse rroga nuk i mjafton për të plotësuar nevojat e zakonshme të tija dhe të familjes, në të cilat nuk ka harxhim e shpenzim të tepruar, i lejohet marrja e zekatit, përndryshe jo". 📚 Mexhmuu'l fetaua (14/266, 267) 🔸 Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 💫 "Dijetarët kanë thënë: Nuk i lejohet askujt të kërkojë diçka vetëm se në rast nevoje. Por që të kërkojë për gjëra plotësuese (apo sende lluksi) nuk ka dyshim që kjo gjë është e ndaluar, ndaj nuk i lejohet të marrë zekat edhe nëse i jepet, nuk e merr zekatin për shkak të gjërave plotësuese". 📚 Sherhu Rijadis-salihin (3/390) 🔹 Rregulli i përmendur prej shejhut është i rëndësishëm. Disa njerëz e humbasin pasurinë e tyre në blerjen e gjërave plotësuese, pastaj kërkojnë zekat. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka lajmëruar se zekati nuk i lejohet të pasurit dhe të fuqishmit që ka mundësi të fitojë të ardhura dhe ka lajmëruar se ai që u kërkon njerëzve për t'iu shtuar pasuria, ai është duke marrë prush të ndezur. https://t.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

🌴 Rregulli i të varfërit të cilit i jepet zekat 🔸 Shejh ibnu Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 💫 "Nëse dikush ka të ardhura të mjaftueshme për ushqimin, pijen, veshjen, banesën, prej vakëfit, fitimit, punës e të tjera, ai nuk quhet i varfër dhe nuk lejohet t'i jepet zekat. Nëse rroga nuk i mjafton për të plotësuar nevojat e zakonshme të tija dhe të familjes, në të cilat nuk ka harxhim e shpenzim të tepruar, i lejohet marrja e zekatit, përndryshe jo". 📚 Mexhmuu'l fetaua (14/266, 267) 🔸 Shej Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 💫 "Dijetarët kanë thënë: Nuk i lejohet askujt të kërkojë diçka vetëm se në rast nevoje. Por që të kërkojë për gjëra plotësuese (apo sende lluksi) nuk ka dyshim që kjo gjë është e ndaluar, ndaj nuk i lejohet të marrë zekat edhe nëse i jepet, nuk e merr zekatin për shkak të gjërave plotësuese". 📚 Sherhu Rijadis-salihin (3/390) 🔹 Rregulli i përmendur prej shejhut është i rëndësishëm. Disa njerëz e humbasin pasurinë e tyre në blerjen e gjërave plotësuese, pastaj kërkojnë zekat. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka lajmëruar se zekati nuk i lejohet të pasurit dhe të fuqishmit që ka mundësi të fitojë të ardhura dhe ka lajmëruar se ai që u kërkon njerëzve për t'iu shtuar pasuria, ai është duke marrë prush të ndezur. https://t.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

🌴 Disa çështje rreth namazit të natës 🔹 Është e pëlqyer duaja hapëse në fillim të çdo dyrekatëshi: 💫 Shejh ibnu Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Nuk mjafton një dua hyrëse e vetme, sepse çdo dyrekatësh është i ndarë nga dy rekatet e mëparshme". 📚 Xhelesat ramadanijeh (20/25) 🔹 Po kështu ka thënë: 💫 "Nëse vjen në xhami në kohën që imami po fal teravitë, futu në namazin e teravive me imamin duke patur nijetin për të falur jacinë. Kur imami të japë selam çohu dhe plotëso namazin e jacisë me pjesën e mbetur". 📚 El-Likau esh-shehrij (fq 8) 🔹 Ka disa duá hapëse të namazit të shkurtra të përshtatshme për teravitë: ☘️ الحمد لله حمدا كثيرا طيبا مباركا فيه. ☘️ (El hamdu lil-lahi hamden kethiran tajjiben mubaraken fihi). ☘️ سبحانك الله وبحمدك, وتبارك اسمك, وتعالى جدك, ولا إله غيرك. ☘️ (Subhanekellahumme ue bihamdike, ue tebarakesmuke, ue teala xhed-duke, ue la ilahe gajruke). 🔹 Pëlqehet që pas vitrit të thotë: ☘️ سبحان الملك القدوس (Subhanel Melikil Kuddus) tre here, duke e zgjatur zërin në të tretën. 📚 El Mugni (2/122) https://t.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

✏️ dobifikh, [٢١/٠٤/٢٢ ١١:١٨ ص] 🌴 Disa çështje rreth namazit të natës 🔹 Është e pëlqyer duaja hapëse në fillim të çdo dyrekatëshi: 💫 Shejh ibnu Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Nuk mjafton një dua hyrëse e vetme, sepse çdo dyrekatësh është i ndarë nga dy rekatet e mëparshme". 📚 Xhelesat ramadanijeh (20/25) 🔹 Po kështu ka thënë: 💫 "Nëse vjen në xhami në kohën që imami po fal teravitë, futu në namazin e teravive me imamin duke patur nijetin për të falur jacinë. Kur imami të japë selam çohu dhe plotëso namazin e jacisë me pjesën e mbetur". 📚 El-Likau esh-shehrij (fq 8) 🔹 Ka disa duá hapëse të namazit të shkurtra të përshtatshme për teravitë: ☘️ الحمد لله حمدا كثيرا طيبا مباركا فيه. ☘️ (El hamdu lil-lahi hamden kethiran tajjiben mubaraken fihi). ☘️ سبحانك الله وبحمدك, وتبارك اسمك, وتعالى جدك, ولا إله غيرك. ☘️ (Subhanekellahumme ue bihamdike, ue tebarakesmuke, ue teala xhed-duke, ue la ilahe gajruke). 🔹 Pëlqehet që pas vitrit të thotë: ☘️ سبحان الملك القدوس (Subhanel Melikil Kuddus) tre here, duke e zgjatur zërin në të tretën. 📚 El Mugni (2/122) https://t.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

🌴 Disa çështje rreth namazit të natës 🔹 Është e pëlqyer duaja hapëse në fillim të çdo dyrekatëshi: 💫 Shejh ibnu Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Nuk mjafton një dua hyrëse e vetme, sepse çdo dyrekatësh është i ndarë nga dy rekatet e mëparshme". 📚 Xhelesat ramadanijeh (20/25) 🔹 Po kështu ka thënë: 💫 "Nëse vjen në xhami në kohën që imami po fal teravitë, futu në namazin e taravive me imamin duke patur nijetin për të falur jacinë. Kur imami të japë selam çohu dhe plotëso namazin e jacisë me pjesën e mbetur". 📚 El-Likau esh-shehrij (fq 8) 🔹 Ka disa duá hapëse të namazit të shkurtra të përshtatshme për teravitë: ☘️ الحمد لله حمدا كثيرا طيبا مباركا فيه. ☘️ (El hamdu lil-lahi hamden kethiran tajjiben mubaraken fihi). ☘️ سبحانك الله وبحمدك, وتبارك اسمك, وتعالى جدك, ولا إله غيرك. ☘️ (Subhanekellahumme ue bihamdike, ue tebarakesmuke, ue teala xhed-duke, ue la ilahe gajruke). 🔹 Pëlqehet që pas vitrit të thotë: ☘️ سبحان الملك القدوس (Subhanel Melikil Kuddus) tre here, duke e zgjatur zërin në të tretën. 📚 El Mugni (2/122) https://t.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks

photo content
+3