✏️ dobifikh
Open in Telegram
Ky kanal i bazuar në Kur'an dhe Sunet synon ardhjen në ndihmë të mësimit të dispozitave dhe dobive të Fikhut ne çështje që hasim çdo ditë.
Show moreThe country is not specifiedThe category is not specified
920
Subscribers
No data24 hours
No data7 days
No data30 days
Posts Archive
920
... në vazhdim: - ☘️ Llojet e tekbirit Tekbiri është dy llojesh:
🌱 1- I përgjithshëm, i pakufizuar:
Fillon që nga dita e parë e dhul-hixhes me hyrjen e akshamit e deri në ditën e fundit të teshrikut (dita 13 dhulhixhe, pra dita e katërt e Bajramit), është sunet thënia e tij në çdo kohë: në mëngjes, në mbrëmje, para namazit e pas tij.
🌱 2- I kufizuar:
Thuhet vetëm pas namazeve, fillon nga agimi i ditës së Arafatit e deri pas namazit të ikindisë së ditës së fundit të teshrikut (13 dhul-hixhe), ndërsa për haxhiun ky tekbir fillon nga koha e drekës së ditës së Bajramit, sepse para kësaj ai thotë telbijen.
☘️ Format e tekbirit
Nga transmetimet më të sakta me mënyrën e tekbirit është thëna e Selman El-Farisiut (Allahu qoftë i kënaqur me të):
Madhërojeni Allahun duke thënë: الله أكبر, الله أكبر, الله أكبر كبيرا
🔹 "Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber kebiran" (Abdurrezaku dhe Bejhakiu me zinxhir të saktë). [Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi].
Ndërsa nga Ibnu Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur me të) është transmetuar kjo mënyrë: الله أكبر الله أكبر, لا إله إلا الله, والله أكبر الله اكبر, ولله الحمد
🔹 "Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il-lAllah, uallahu ekber, Allahu ekber ue lil-Lahil-hamd." [Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Tij, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, falënderimi është për Allahun].
🔹 Tekbiri lejohet të bëhet në çfarëdo lloj forme. ✍🏻 Përgatiti: stafi drejtues: http://telegram.me/Dobifikh https://www.facebook.com/DobiFikh/
920
☘️ Ligjërimi i tekbireve
🔹 Është e pëlqyer për muslimanin në këto ditë: shfaqja e tekbirit dhe ngritja e zërit, secili e bën tekbirin më vete, jo me xhemat.
🔸 Argument për ligjërimin e madhërimit të Allahut gjatë këtyre ditëve është: thënia e Allahut të Lartësuar: {Vijnë që të jenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që të përmendin Allahun në ato ditë të caktuara …} [Haxh: 28]. Dhe ditët e caktuara janë dhjetë ditët e Dhul Hixhes.
🔸 Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Nuk ka ditë më të mëdha e më të dashura tek Allahu se këto dhjetë ditë, kështu që shtoni në to fjalën: Subhanellah, falënderimin (Elhamdulilah), La ilahe il-la Allah dhe tekbirin (Allahu Ekber)" [hadith me zinxhir të mirë].
🔸 Imam Buhariu përmend në "Sahih": se ibnu Umeri dhe ebu Hurejra dilnin ne pazar gjatë dhjetëditëshit duke bërë tekbir dhe njerëzit bënin tekbir. vazhdon ...
✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues: http://telegram.me/Dobifikh https://www.facebook.com/DobiFikh/
920
☘️ Lum ai që i bëhet e lehtë
✨ I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) përmendi ditën e xhuma dhe tha: "Në të ndodhet një kohë, të cilën nëse robi musliman e arrin i përkushtuar dhe duke u lutur, duke i kërkuar Allahut të Lartësuar diçka, patjetër do t'ia japë" dhe bëri shenjë me dorë duke e pakësuar.
💫 Ibnu Muniri ka thënë: "Shenja me dorë duke e pakësuar tregon nxitjen për këtë gjë për shkak të kohës së pakët dhe mirësisë së shumtë".
💫 Disa shokë të të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) u grumbulluan dhe përkujtuan kohën e bereqetshme të ditës së xhuma, pastaj u shpërndanë duke u pajtuar se ajo është në fund të ditës së xhuma.
Ibni Haxheri ka thënë: "Zinxhiri është i saktë".
📚 Fet'hul Bari (2/416, 421)
💫 Seid ibnu Xhubejri kur e falte ikindinë ditën e xhuma nuk i fliste anjë njeriu derisa perëndonte dielli.
📚 Zadul mead (1/382) http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
920
☘️ Prej ditëve më madhështore e me më shumë vlerë është dita e xhuma.
✨ Në Sahihun e Muslimit përcillet se ajo është dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli, ndaj duhet treguar kujdes për kohën e saj.
🌱 Prej suneteve të pëlqyeshme në të janë:
🍂 shtimi i duasë, veçanërisht që nga koha e hyrjes së hatibit e deri në mbarimin e namazit të xhumasë, si dhe në fundin e kohës së xhumasë.
🍂 shtimi i namazit nafile para namazit të xhumasë.
💫 Ibnu Tejmije ka thënë:
"Prej sahabëve është përcjellur se kur vinin në xhami ditën e xhuma faleshin sa të mundnin që kur hynin; kishte që falnin dhjetë rekate, kishte që falnin dymbëdhjetë rekate, kishte prej tyre që falnin tetë rekate e kishte që falnin më pak se kaq".
📚 Mexhmuul fetaua (24/189)
✨ Në Sahihun e Buhariut përcillet thënia e tij (salallahu alejhi ue selem): "Kush lahet ditën e xhuma, pastrohet aq sa ka mundësi, më pas përdor vajra apo parfum, më pas shkon duke mos ndarë mes dy vetave, falet aq sa është shkruar për të, më pas kur del imami hesht, atij i falen gjynahet nga ajo xhuma deri në xhumanë tjetër". http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
920
☘️ Prej ditëve më madhështore e me më shumë vlerë është dita e xhuma.
✨ Në Sahihun e Muslimit përcillet se ajo është dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli, ndaj duhet treguar kujdes për kohën e saj.
🌱 Prej suneteve të pëlqyeshme në të janë:
🍂 shtimi i duasë, veçanërisht që nga koha e hyrjes së hatibit e deri në mbarimin e namazit të xhumasë, si dhe në fundin e kohës së xhumasë.
🍂 shtimi i namazit nafile para namazit të xhumasë.
💫 Ibnu Tejmije ka thënë:
"Prej sahabëve është përcjellur se kur vinin në xhami ditën e xhuma faleshin sa të mundnin që kur hynin; kishte që falnin dhjetë rekate, kishte që falnin dymbëdhjetë rekate, kishte prej tyre që falnin tetë rekate e kishte që falnin më pak se kaq".
📚 Mexhmuul fetaua (24/189)
Në Sahihun e Buhariut përcillet thënia e tij (salallahu alejhi ue selem): "Kush lahet ditën e xhuma, pastrohet aq sa ka mundësi, më pas përdor vajra apo parfum, më pas shkon duke mos ndarë mes dy vetave, falet aq sa është shkruar për të, më pas kur del imami hesht, atij i falen gjynahet nga ajo xhuma deri në xhumanë tjetër". http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
920
☘️ Me akshamin e sotëm futet dhjetëditëshi i muajit Dhul Hixhe.
http://telegram.me/Dobifikh
https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
920
☘️ I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) doli për në haxh ditën e 25 të Dhul Ka'des dhe arriti në Mekë në ditën e katërt të Dhul Hixhes.
🍂 Qëndroi në udhëtim me gjithë vapën e nxehtë dhe lodhjen e rrugës mbi deve për nëntë ditë.
✨ Në Sahihun e Buhariut përcillet prej ibnu Abasit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ka thënë: Profeti (salallahu alejhi ue selem) u nis nga Medineja pesë ditë para mbarimit të Dhul Ka'des dhe mbërriti në Mekë pas katër netësh që kishin kaluar nga fillimi i muajit Dhul Hixhe. http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
920
☘️ Arsyet se pse ka raste që dijetarët kundërshtojnë hadithin profetik
💫 Ibnu Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Duhet të dihet se nuk ka ndonjë prej imamëve të pranuar plotësisht prej umetit që ka qëllim kundërshtimin e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) në ndonjë pjesë të Sunetit të tij, qoftë pak a shumë, ata janë dakordësuar në mënyrë të prerë për detyrimin e ndjekjes së të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem). Dhe se çdo njeriu i merret dhe i lihet fjala, përveç të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem).
Por nëse gjendet tek ndonjë dijetar mendim në kundërshtim me hadithin e saktë, patjetër ka arsye në lënien e tij.
Të gjitha arsyet janë tre llojëshe:
E para: mosbesimi i tij se Profeti (salallahu alejhi ue selem) e ka thënë.
E dyta: mosbesimi i tij se ka dashur këtë çështje nëpërmjet këtij mendimi.
E treta: besimi i tij se dispozita është shfuqizuar.
Këto tre lloj arsyesh degëzohen në shkaqe të shumta".
📚 Mexhmuul fetaua, ibnu Tejmije, (20/232) dhe pjesa plotësuese është tepër e vlefshme që meriton të lexohet, është botuar në një libërth të veçantë me titull "Largimi i qortimit prej imamëve të shquar" http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
920
☘️ Male me shpërblime
Në Sahihun e Muslimit ka ardhur hadithi:
✨ "Kush e fal një namaz xhenazeje, por nuk e përcjell, ka shpërblim një kirat, e nëse e përcjell (derisa të varroset) ka shpërblim dy kirate". U pyet: Çfarë janë dy kirate o i Dërguar i Allahut? Tha: Më i vogli i tyre është sa mali i Uhudit".
💫 Kur ibnu Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, u njoh me këtë mirësi tha i trishtuar sepse nuk e dinte këtë gjë më parë: "Paskemi neglizhuar në shumë kirate" [muttefekun alejhi].
Ibnu Mundhiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
"Ka patur për qëllim shpërblimin e shumtë, duke e krahasuar në pamje me malet më të mëdha dhe më të dashura për shpirtrat besimtare, sepse pikërisht për atë ka thënë: "Ai është një mal që na do neve dhe ne e duam atë".
📚 Fet'hul Bari (3/195) http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
920
☘️ Muajt e shenjtë
Me fillimin e muajit të Dhul kades hyjnë muajt e shenjtë për të cilët Allahu i Lartësuar ka thënë:
✨ {Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj}.
Ata janë katër: Dhul Kade, Dhul Hixhe, Muharemi dhe Rexhebi.
💫 Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
"Mos i bëni padrejtësi vetes në ta duke vepruar gjunahe, sepse kështu shtohet ndëshkimi me veprën e keqe, ashtu siç shtohet shpërblimi me veprën e mirë.
Katade ka thënë: Padrejtësia në muajt e shenjtë e ka gjunahun më të madh sesa padrejtësia në muaj të tjerë". 📚 Tefsiri i Kurtubut http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
920
🔺 Çdo kafshë për të cilën feja ka porositur të vritet:
💫 sepse është kafshë dëmtuese, sikurse ka thënë i Dërguari (salallahu alejhi ue selem): "Pesë kafshë janë dëmtuese, ato vriten jashtë haremit dhe brenda tij: korbi, gjeraqina, miu, akrepi dhe qeni kafshues". Po kështu dhe gjarpëri.
🔺 Kafsha të cilën feja e ka ndaluar vrasjen e saj;
sepse nëse e vret vepron atë që feja e ndalon.
📚 Esh-Sherhul mumti'ë, shejh Uthejmini, (15/14-27) me shkurtime http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
920
☘️ Kafshët, përsa i përket lejimit apo ndalimit të ngrënies, ndahet në dy pjesë:
🔹 Së pari: Kafshët e detit:
Të gjitha lejohen, asnjë prej tyre nuk është haram, e gjallë apo e vdekur; ✨ sipas Fjalës së të Lartësuarit: {Ju është lejuar gjuetia e detit dhe çdo ushqim nga deti është për tu kënaqur ju dhe udhëtarët}.
🔹 Së dyti: Kafshët e tokës:
Origjina në to është lejimi; ✨ sipas Fjalës së të Lartësuarit: {Ai është që krijoi për ju në tokë gjithçka}. Të gjitha kafshët, origjina e tyre është lejimi, përveç se nëse ka argument për ndalimin.
🔸 Kafshë të tokës që janë përjashtuar prej lejimit:
🔺 Gomerët shtëpiakë:
Janë gomerët e njohur në të cilët hypin njerëzit. Është e ndaluar të haen. ✨ Argument për këtë është hadithi që ndodhet në të dy Sahihët prej Enes ibnu Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ka thënë: Profeti (salallahu alejhi ue selem) e porositi Ebu Talhën ditën e Hajberit të thërriste me zë të lartë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij ju ndalojnë prej mishit të gomerëve shtëpiakë, sepse janë të pisët".
🔺 Kafshët që kanë dhëmb me të cilin shqyejnë:
Egërsirat që kanë dhëmbë me të cilat gjuajnë, mbërthejnë gjahun, e shqyejnë në copa dhe e hanë, si psh: luani, leopardi, etj. ✨ Argumenti është hadithi i Ebu Tha'lebes (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) në të dy Sahihët: se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka ndaluar nga ngrënia e çdo egërsire që ka dhëmb shqyes. Ndalimi dëshmon se bëhet fjalë për haramin. Urtësia njëkohësisht e mbështet këtë që po themi, sepse ushqimi ka ndikim tek ai që e ha, njeriu nëse e bën zakon ngrënien e këtij lloji mishi, pra të egërsirës e cila sulmon, ndoshta i bëhet i dashur agresioni apo sjellja armiqësore ndaj të tjerëve.
🔺 Shpendët që kanë kthetra, si: shqiponja, skifteri, gjeraqina, kukuvajka:
Me kthetrat ato kapin, plagosin dhe shqyejnë. Ato janë thonj të fuqishëm me të cilët shqyejë lëkurat e kafshëve, saqë ato e rrëmbejnë lepurin duke fluturuar, e godasin me këto thonj derisa e copëtojnë.
🔺 Kafshë që ushqehen me coftina:
Ka shpendë që hanë kafshë të ngordhura, nëse e shohin ngordhësirën zbresin dhe e hanë, apo shumica e ushqimit të tyre janë coftinat. Dijetarët në këtë çështje kanë mbajtur dy qëndrime: I pari: se ndalohet ngrënia e mishit të tyre, sepse ato ushqehen me të pistën dhe kjo gjë ndikon në mishin e tyre. I dyti: se ato janë hallall, mendim i cili ndërtohet mbi idenë e pastrimit të materialit të pisët me shndërrimin nga një gjendje në një tjetër, dmth: kjo gjë e pisët që e hëngri u shndërrua në gjëra si gjaku, mishi, etj, të cilat e rrisin trupin, ndaj është i pastër, kështu që kafsha që ha ngordhësirën është hallall.
🔺 Kafsha që lind prej bashkimit të kafshës së ngrënshme me jotëngrënshmen:
siç është mushka e lindur nga bashkimi i gomarit me kalin, i pari është haram, ndërsa i dyti hallall, por në këtë rast nuk është e mundur bërja e dallimit mes hallallit dhe haramit, ndaj gjykohet se është haram.
920
☘️ Ibnu Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
💫 "Festat e besimtarëve në Xhenet janë ditët kur ata vizitojnë Zotin e tyre Azze ue Xhel-le. Ata e vizitojnë dhe Ai i nderon në mënyrën më të mirë, u shfaqet atyre dhe ata e shikojnë Atë.
Kjo është gjëja më e dashur për ta prej atyre që u ka dhënë, kjo është pikërsiht shtesa për të cilën Allahu i Lartësuar ka thënë: {Ata që bëjnë vepra të mira do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër!}".
📚 Lataifu el mearif (fq 278)
Allahu na bëftë neve, prindërit dhe familjarët tanë, prej tyre! http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
920
☘️ Çfarë urtësie fshihet pas agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit?
💫 Ibnu Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
"Përsëritja e agjërimit pas Ramazanit ka dobi të shumta:
🍂 prej tyre: se agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit pas Ramazanit plotëson shpërblimin e të gjithë vitit.
🍂 prej tyre: se agjërimi në Sheual dhe Shaban janë si namazet sunete para dhe pas namazeve farz, në këtë mënyrë plotësohet ndonjë defekt apo e metë që ndodh në farz, sepse farzet rregullohen dhe plotësohen me nafilet Ditën e Kijametit.
🍂 prej tyre: se vazhdimi i agjërimit pas agjërimit të Ramazanit është shenjë e pranimit të agjërimit të Ramazanit, Allahu nëse e pranon punën e robit ia lehtëson punën e mirë më pas, sikur disa kanë thënë: Shpërblimi i të mirës është e mira pas saj.
🍂 prej tyre: se agjërimi i Ramazanit e detyron faljen e gjynaheve të mëparshme, sikurse agjëruesve të Ramazanit u jepen shpërblimet ditën e Bajramit, kështu që vazhdimi i agjërimit pas Bajramit është falënderim për këtë mirësi, sepse nuk ka mirësi më të madhe sesa falja e gjynaheve.
Profeti (salallahu alejhi ue selem) falej natën derisa i enjteshin këmbët, i thonin: A po vepron kështu, ndërkohë që Allahu t'i ka falur gjynahet e mëparme e të pastajme? Thoshte: "A të mos jem rob falënderues?!".
Pra, prej falënderimit që njeriu i shpreh Zotit që e ndihmoi dhe ia lehtësoi agjërimin e Ramazanit, ia fali gjynahet, është të agjërojë për Të pas kësaj.
📚 Lataifu el mearif (fq 219) http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
920
🌴 Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit
🔹 Nga ditët më të mira që pëlqehen të agjërohen janë gjashtë ditët e muajit Sheual, së bashku ose të ndara pas plotësimit të agjërimit të muajit Ramazan; ✨ sipas hadithit profetik: "Ai që agjëron Ramazanin, pastaj e pason me gjashtë ditë të Sheualit, është si agjërimi i gjithë vitit" [Muslimi] ✨ dhe hadithit të Thu'banit se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Agjërimi i një muaji ka shpërblimin e agjërimit të dhjetë muajve dhe agjërimi i gjashtë ditëve pas tyre ka shpërblimin e dy muajve. Ky është plotësimi i agjërimit të vitit" [hadith i saktë].
📚 Lehtësimi i fikhut, pr. dr. Abdullah Xhibrin, 7/533 ✍🏻 Përgatiti: Stafi drejtues: http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
920
☘️ Kur fillon agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit❓
🔹 Agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheual mund të fillojë që ditën e dytë të këtij muaji, sepse dita e Bajramit nuk lejohet të agjërohet. Sikurse këto gjashtë ditë mund të agjërohen në çdo pjesë të muajit, në ditë të njëpasnjëshme ose të veçuara. http://telegram.me/Dobifikh https://m.facebook.com/DobiFikh-213636039423092/?ref=bookmarks
