en
Feedback
📚"Mëso fenë tënde"📚

📚"Mëso fenë tënde"📚

Open in Telegram

📚"Mëso fenë tënde"📚

Show more
The country is not specifiedReligion & Spirituality38 617
1 790
Subscribers
-324 hours
-87 days
-2230 days
Posts Archive
🌴🌹~~Sa i mëshirshëm është Allahu i Lartësuar‼️ 💎 Nëse robi e kalon gjithë jetën e tij në mëkate, pastaj pendohet dhe i kthehet Allahut, qoftë edhe pak para se t’i vijë shpirti në fyt, Allahu ia fal të gjitha dhe ia zevëndëson të këqijat me të mira. Edhe grimca më e vogël e Imanit pengon që njeriu të mbetet përgjithmonë në zjarr. 💢 Allahu I Madhëruar thotë: وَإِنِّي لَغَفَّارٌ لِّمَن تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا ثُمَّ اهْتَدَىٰ "Vërtetë, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson dhe bën vepra të mira, pastaj qëndron në rrugë të drejtë.” (Ta’ha, 82) ⭕️ Mëshira e Allahut e parakalon zemërimin e Tij. ✨ Në një hadith Kudsij thotë: "إِنَّ رَحْمَتِي سَبَقَتْ غَضَبِي " "Mëshira ime e ka parakaluar hidhërimin Tim.” (Buhariu dhe Muslimi) https://telegra.me/Mesofenetende

🌴🌹~~Zgjidhe shokun me kujdes dhe merr pjesë në tubime, që ta shtojnë besimin dhe devotshmërinë‼️ وَنَفْسٍ وَمَا سَوَّاهَا فَأَلْهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقْوَاهَا قَدْ أَفْلَحَ مَن زَكَّاهَا وَقَدْ خَابَ مَن دَسَّاهَا .” 💢 "ًPër shpirtin dhe për atë që e ka përsosur. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” (Shems, 7-10) ✨ Abdullah bin Reuaha -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- sa herë që takonte ndonjë prej shokëve të të Dërguarit të Allahut -alejhi salatu ue selam- thoshte: “Eja ta shtojmë besimin tonë për pak kohë.” Kur I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- dëgjoi për këtë tha: ✨ ”Allahu e mëshiroftë Ibn Reuaha, vërtetë ai i do tubimet, me të cilat krenohen melaiket.” (Ahmedi) ✨ Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- largohej pak kohe nga preokupimet e ditës dhe telashet e jetës, për ta rifreskuar shpirtin dhe për ta pastruar zemrën. Ai e kapte dorën e një apo dy njerëzve dhe u thoshte: ”Ejani të shkojmë dhe ta shtojmë besimin tonë në Allahun." Pastaj ata e kujtonin Allahun. ✨ Muadh bin Xhebeli -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- shpesh u thoshte shokëve të tij kur ishin duke ecur: “Të ulemi dhe ta shtojmë besimin për pak kohë.” https://telegram.me/Mesofenetende

ج“Dhe unë nxitova te Ti, o Zoti im, për të fituar kënaqësinë Tënde.” (Taha, 84) Nxito në vepra të mira, edhe nëse vepra është larg teje. Nxito me nijetin (qëllimin) e mirë. Nëse nuk je në gjendje të veprosh, atëherë do ta marrësh shpërblimin e plotë për shkak të nijetit. Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Llojet e Teuhidit Allahu i Madhëruar thotë: "Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre. Prandaj adhuroje Atë dhe bëhu i durueshëm në adhurimin ndaj Tij. A di ti ndonjë që ka të njëjtin emër si Ai? (Merjem: 65) Ky ajet madhështor përfshin tri llojet e Teuhidit: ▪️ Teuhidu er-Rububije (Njësimi i Allahut në Zotërimin e Tij) – në fjalët e Allahut: ﴿رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا﴾ “Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre.” ▪️ Teuhidu el-Uluhije (Njësimi i Allahut në adhurim) – në fjalët: ﴿فَاعْبُدْهُ وَاصْطَبِرْ لِعِبَادَتِهِ﴾ “Prandaj adhuroje Atë dhe bëhu i durueshëm në adhurimin ndaj Tij.” ▪️ Teuhidu el-Esma ues-Sifat (Njësimi i Allahut në Emrat dhe Cilësitë e Tij) – në fjalët: ﴿هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيًّا﴾ “A di ti ndonjë që ka të njëjtin emër si Ai?” Dijetarët kanë përdorur shprehje të ndryshme për të përshkruar llojet e Teuhidit, por kuptimi i tyre është i njëjtë. Arsyeja është se ky klasifikim është nxjerrë nga studimi dhe përmbledhja e teksteve të Kur’anit dhe Sunetit; nuk ka ardhur si një ndarje e shprehur fjalë për fjalë nga Sheriati. Ky klasifikim në tri pjesë gjendet në veprat e dijetarëve që nga fillimi i periudhës së përpilimit dhe shkrimit të çështjeve të akides. ✍ El-Xhurxhani ka thënë: “Teuhidi është tre gjëra: njohja e Allahut të Madhëruar në Zotërimin e Tij, pohimi i njëshmërisë së Tij dhe mohimi i çdo të barabarti apo rivali për Të në mënyrë të përgjithshme.” ✍ Esh-Shenkiti ka thënë: “Studimi i Kur’anit madhështor tregon se Teuhidi i Allahut ndahet në tri pjesë: Njësimi i Tij në Rububije; Njësimi i Tij në adhurim; Njësimi i Tij në Emrat dhe Cilësitë e Tij.” 📚 الموسوعة العقدية – موقع الدرر السنية https://telegram.me/Mesofenetende

Kur dëgjohet ezani, është e pëlqyeshme të përsëriten fjalët pas muezinit. Gjithashtu, pas ezanit është e pëlqyeshme të dërgohen salavate mbi Profetin ﷺ dhe të bëhet dua që Allahu t’i japë atij el-Uesilen dhe el-Fadilen. Po ashtu, pas ezanit është e pëlqyeshme të thuhet: “Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, të Vetëm, pa ortak. Dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Jam i kënaqur me Allahun si Zotin tim, me Muhamedin si të Dërguarin tim dhe me Islamin si fe.” 📚 El-Meusua el-Fik'hije https://telegram.me/Mesofenetende

✍Dijetari Muhammed ibn Halil Herrasi -Allahu e mëshiroftë- ka thënë: “Prandaj, bëj durim, o vëlla i së vërtetës, edhe pak, dhe mos u dëshpëro për shkak të pakësisë së ndihmuesve dhe shumicës së armiqve, sepse janë vetëm disa ditë dhe jeta do të përfundojë. Dije se ajo që përjeton në këtë botë prej sprovave dhe ajo që duron prej shqetësimeve e lëndimeve të njerëzve injorantë, është në rrugën e kënaqësisë së Zotit tënd. Prandaj, mos lejo që ithtarët e së kotës të jenë më të durueshëm në të kotën e tyre sesa ti në të vërtetën tënde. Ata, ashtu si ti, ndiejnë dhimbje sikurse ti, dhe bëjnë durim, por durimi i tyre është në bindje ndaj shejtanit. Ndërsa ti, bëje durimin tënd në bindje ndaj të Gjithëmëshirshmit (Allahut).” 📚 (Sherhu el-Kasidet en-Nunijje, vëll. 2, f. 239.) https://telegram.me/Mesofenetende

Shejh Ibn Xhibrini u pyet: Cili është gjykimi për festimin e Mevludit të Pejgamberit ﷺ, qoftë duke u mbledhur për të lexuar poezitë e Mevludit, duke përgatitur ushqime dhe ëmbëlsira, duke kërcyer e kënduar, apo në forma të tjera të festimit? Ai, Alllahu e mëshiroftë, u përgjigj: Nuk lejohet ky festim në të gjitha format e përmendura, sepse atë nuk e ka bërë Pejgamberi ﷺ, as halifet e drejtë, e as sahabët, të cilët e donin Pejgamberin ﷺ më shumë se ata që erdhën pas tyre. Gjithashtu, këtë nuk e kanë bërë as tabiinët, as pasuesit e tabiinëve. Nuk është transmetuar se e ka bërë apo e ka konsideruar të pëlqyeshme asnjëri prej imamëve: Ebu Hanifes, Malikut, Shafiut apo Ahmedit. Po ashtu, nuk është transmetuar një gjë e tillë nga autorët e dy Sahihëve dhe as nga autorët e Suneneve. Prandaj, ai konsiderohet prej çështjeve të shpikura në fe (bidateve), të cilat nuk kanë bazë në Sheriat. Për këtë arsye, ajo i kthehet mbrapsht atij që e ka sjellë, bazuar në fjalën e Pejgamberit ﷺ: "Kush shpik në çështjen tonë diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar." (Muttefekun alejhi) Domethënë: i refuzohet atij që e ka sjellë dhe e ka shpikur. Gjithashtu, Pejgamberi ﷺ thoshte në hutben e tij: "Vërtet, çdo gjë e shpikur është bidat dhe çdo bidat është humbje." (E transmeton Ebu Davudi.) https://telegram.me/Mesofenetende

🌾🌹~~Mbështetja e plotë tek Allahu realizohet duke marrë shkaqet e urdhëruara dhe të lejuara. ⚡️ Ai që i lë shkaqet, mbështetjen e tij nuk e ka të saktë. ⚡️ Marrja e shkaqeve, të shpie drejt së mirës dhe realizimit të shpresave. ⚡️ Ai që nuk i kryen ato , shpresa e tij është vetëm një dëshirë. ⚡️ Ai që i braktis shkaqet, mbështetja e tij është dobësi. ⚡️ Sekreti i mbështetjes dhe realiteti i saj qëndrojmë tek lidhja e zemres vetëm me Allahun. ⚡️ Nëse zemra është e lidhur vetëm me Allahun, marrja e shkaqeve nuk e dëmton aspak mbështetjen, sepse zemrën nuk e ka të lidhur me shkaqet dhe as nuk ndihet i varur prej tyre. ⚡️ Nëse shkaku është i ndaluar , natyrisht nuk i lejohet ta përdorë atë. https://telegram.me/Mesofenetende

Prej shenjave te vogla te kijametit eshte shfaqja e fitneve(sprovave) te shumellojshme. Nder to jane: Sprova e shikimit ne haram nepermjet shfaqeve televizive, nepermjet revistave, ne faqet e internetit apo fotografit dhe vidiot e ndaluara te cilet njerezit i shikojne dhe i percjellin ndermjet njeri-tjetrit me celular etj. Kush i braktis keto sprova duke pasur frike Allahun dhe duke e Madheruar Ate, Allahu do ti japi atij iman(besim) dhe ka per ta shijuar kete besim ne zemren e tij. Profeti (alejhi selam) na ka paralajmeruar se kane per tu shfaqur fitne te medha saqe, per shkak te tyre nuk di te dallohet e verteta prej te kotes. Sa here qe shfaqet nje fitne besimtari thote: "Kjo do te me shkateroje mua" Ajo me pas largohet dhe shfaqen te tjera. Profeti (alejhi selam) thote: " Nxitoni qe te punoni para se tu vijne fitne, sikur te ishin copa te nates se erret, ku njeriu gdhihet besimtar dhe ngryset qafir, ose ngryset besimtar dhe gdhihet qafir. Ai e shet fene e vet ne kembim te diçkaje (shume te vogel) prej plackave te kesaj bote" (Muslimi) Nga ky hadith kuptojme: Nxitja per te vrapuar drejt puneve te mira, perpara se te preokupohemi dhe te na behet e pa mundur nje gje e tille, per shkak te fitneve te shumta qe do te mblidhen, ashtu sic mblidhen copat e nates se erret pa hene. Pejgamberi(alejhi selam) na e ka pershkruar neve nje lloj te rrezikut te ketyre fitneve dhe ajo eshte qe njeriu ngryset besimtare dhe gdhihet pabesimtar dhe e kundrta. Kjo ndodh per shkak se sprovat kane per te qene aq te medha, saqe brenda nje dite te vetme njeriu rrotullohet dhe ndryshon ne dy ekstreme. (نهاية العالم لشيخ محمد العريفي) https://telegram.me/Mesofenetende

🌴🌹Më mësoi surja Saf🌹🌴 🌾 Se tregëtia më e madhe është tregëtia, e cila më shpëton prej ndëshkimit të dhembshëm dhe më bën prej njerëzve të begatë dhe të qëndrueshëm. Dhe patjetër që çdo tregëti ka lodhje dhe sakrificë. Dhe për këtë përmendja e Allahut, çmimi i saj është në thënien e Allahut të Lartësuar: "تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَتُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ بِأَمْوَالِكُمْ وَأَنفُسِكُمْ ...." 💢 “Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe me veten tuaj” ( Es-Saf,11) 📝 (أ.د.عمر المقبل) https://telegram.me/Mesofenetende

Hudhejfe ibn el-Jemani -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- ka thënë: ✍“Kur sprovat dhe trazirat përfshijnë të gjithë, Allahu i dallon dhe i veçon të dashurit e Tij.” 📚 (Fet'h el-Bari, 9/330.) https://telegram.me/Mesofenetende

✍🏻 Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e begatoftë, ka thënë: “Nxënësi i dijes duhet të kuptojë se dija është jashtëzakonisht e rëndësishme, madje ajo vjen përpara fjalës dhe veprës. Para se robi të kërkojë faljen e Allahut, ai duhet së pari të dijë dijen që është detyrë për të. Kjo është dija përmes së cilës, me mirësinë e Allahut të Lartësuar, ai shpëton veten e tij.” 📚Shpjegimi i “Tre Parimeve” ( Faqe 26) https://telegram.me/Mesofenetende

✍Nga Abdullah ibn Amr -Allahu qoftë i kënaqur prej tē dyve- transmetohet se Profeti ﷺ ka thënë: “Katër gjëra, nëse i posedon, atëherë mos u shqetëso për atë që të ka ikur nga kjo botë: ▪️Ruajtja e amanetit; ▪️Sinqeriteti në të folur; ▪️Morali i mirë; ▪️Kujdesi dhe pastërtia në ushqim.” 📚 (E transmeton Imam Ahmedi, nr. 6652; e ka saktësuar shejh Albani në Sahihul-Xhami', nr. 873.)

Dalja e të paditurve në krye ✍Ka thënë me të drejtë sahabiu i nderuar Abdullah ibn Mesudi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- dhe ai është i sinqertë në atë që thotë: “Ju jetoni në një kohë kur ka shumë dijetarë të fikhut, pak predikues, pak njerëz që pyesin dhe shumë prej atyre që u jepet përgjegjësia e zbatojnë dijen. Në këtë kohë, vepra është udhëheqëse e epshit. Por pas jush do të vijë një kohë kur do të ketë pak dijetarë të fikhut, shumë predikues, shumë njerëz që pyesin dhe pak prej atyre që u jepet përgjegjësia e zbatojnë dijen. Në atë kohë, epshi do të jetë udhëheqës i veprës. Dijeni se udhëzimi më i mirë në fundin e kohës është më i mirë sesa disa prej veprave.” “Dalja e të paditurve në krye” 📚(Nga përmbledhja e artikujve të shejh Abdusselam ibn Burxhes, Allahu e mëshiroftë, vëll. 6, f. 2.) https://telegram.me/Mesofenetende

✍️“Kur vëllanë tënd e godet ndonjë fatkeqësi, qoftë humbja e një mirësie apo rënia në ndonjë sprovë, dije se edhe ti je sprovuar bashkë me të: ose do ta mbështesësh dhe ngushëllosh, duke ndarë me të vështirësinë e tij, ose do ta braktisësh, dhe atëherë do të mbash turpin dhe qortimin.” ✍Kjo fjalë na mëson kuptimin e vërtetë të vëllazërisë. Kur një vëlla musliman goditet nga një vështirësi, sëmundje, humbje pasurie, humbje të një mirësie apo ndonjë fatkeqësi tjetër, sprova nuk është vetëm për të. Edhe ti sprovohesh: si do të sillesh ndaj tij? ▪️Nëse e ndihmon, e ngushëllon, e mbështet dhe i qëndron pranë, atëherë ke treguar vëllazëri të vërtetë dhe ke ndarë me të një pjesë të barrës së tij. ▪️Nëse e braktis në momentin kur ka më shumë nevojë për ty, atëherë ke dështuar në detyrën e vëllazërisë dhe do të mbash turpin e kësaj sjelljeje. ▪️Prandaj, nuk është vëllai i vërtetë vetëm ai që qëndron me ty në ditët e gëzimit, por ai që nuk të braktis në ditët e vështira. ▪️Kjo na kujton edhe fjalën e Profetit ﷺ: «مَثَلُ الْمُؤْمِنِينَ فِي تَوَادِّهِمْ وَتَرَاحُمِهِمْ وَتَعَاطُفِهِمْ مَثَلُ الْجَسَدِ...» “Besimtarët, në dashurinë, mëshirën dhe dhembshurinë e tyre ndaj njëri-tjetrit, janë si një trup i vetëm…” 📚 (El-Edebul-Sagir uel-Edebul-Kebir, 1/106.) https://telegram.me/Mesofenetende

Allahu i Lartesuar thote: "وَالَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا صُمٌّ وَبُكْمٌ فِي الظُّلُمَاتِ ۗ مَنْ يَشَإِ اللَّهُ يُضْلِلْهُ وَمَنْ يَشَأْ يَجْعَلْهُ عَلَىٰ صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ" "E ata që i bënë të rreme faktet Tona janë shurdhmemecë të mbetur në errësira. All-llahu e humb kë të dojë e vë në rrugë të drejtë atë që do." (Enam/39) Janë të shurdhër nga dëgjimi i të vërtetës, memec nga të shprehurit e saj, prandaj nuk flasin, përpos të kotes, janë të zhytur në errësira: Errësirat e padituris, kufrit, shirkut, padrejtësis, inatit, refuzimit, mëkateve. Dhe e gjithë kjo është nga devijimi që ua ka bërë Allahu atyre sepse Ai është i vetmi që e ka në dorë udhëzimin dhe devijimin sipas asaj që e vendosë me pëlqimin e Tij, me urdhërin dhe drejtësin e Tij. (Xhamiul bejan të Taberiut, 11/350 dhe Tejsirul Kerimir rahman të Sadiut, f /218) https://telegram.me/Mesofenetende

✍Dijetari Ibn Uthejmini -Allahu e mëshiroftëme mëshirën e Tij të gjerë- ka thënë: “Sado që të arrijë njeriu në dije, ai nuk do të jetë i pagabueshëm. Mund të gabojë në kuptim, mund të mos ketë njohuri për një çështje të caktuar dhe mund të pengohet që të arrijë tek e vërteta. Për këtë arsye, ndër lutjet e Profetit ﷺ ishte: "Ti gjykon mes robërve të Tu për atë që ata kanë pasur mospajtim. Më udhëzo, me lejen Tënde, drejt së vërtetës në të cilën kanë mospajtim. Vërtet, Ti udhëzon kë të duash në rrugën e drejtë.’” 📚 (Et-Ta‘lik ‘ala Sahih Muslim, 6/434.) Ajo që përfitojmë nga thënija e shejhut është: Dija nuk duhet ta bëjë njeriun mendjemadh. Sa më shumë të dijë, aq më shumë duhet ta ndiejë nevojën për udhëzimin e Allahut dhe të pranojë se mund të gabojë. https://telegram.me/Mesofenetende

✍Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmini -Allahu e mëshiroftë- ka thënë: “Nuk i lejohet njeriut të tregohet mendjemadh ndaj të varfërve, nevojtarëve dhe atyre që nuk kanë ndonjë pozitë apo vlerë në shoqëri. Sepse vlera e vërtetë është vlera e njeriut tek Allahu, ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar: ﴿إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِنْدَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ﴾ “Me të vërtetë, më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që është më i devotshmi.” (El-Huxhurat, 13) 💢Ajo që duhet të bëjë njeriu është të jetë i përulur dhe i butë ndaj besimtarëve, edhe nëse ata nuk kanë pozitë, pasuri apo autoritet. Sepse kjo është ajo që Allahu e urdhëroi Profetin e Tij ﷺ, kur i tha: ﴿وَاخْفِضْ جَنَاحَكَ لِلْمُؤْمِنِينَ﴾ “Dhe përulu me butësi ndaj besimtarëve.” (El-Hixhr, 88) 📚  (Sherh Rijadus-Salihin, 3/94.) https://telegram.me/Mesofenetende

✍Shejh Ibn Uthejmini رحمه الله ka thënë: “Është detyrë që njeriu të mos flasë përveçse me të mirë, bazuar në fjalën e Profetit ﷺ: ‘Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë.’ ▪️E mira mund të jetë e mirë në vetvete, ose mund të jetë e mirë për shkak të dobisë që sjell te të tjerët. ▪️E mira në vetvete është që njeriu të flasë për Kur’anin, të bëjë dhikër, të urdhërojë për të mirë dhe të ndalojë nga e keqja. ▪️Ndërsa e mira për shkak të dobisë që sjell te të tjerët është kur njeriu flet për diçka që në vetvete nuk ka domosdoshmërisht shpërblim, por synon t’i bëjë shoqërisë së tij të ndihet mirë, t’i gëzojë vëllezërit e tij dhe të bashkojë zemrat e tyre.” 📚 (Sherh Rijadus-Salihin, vëll. 6, f. 482) https://telegram.me/Mesofenetende

✍Ibn el-Xheuziu رحمه الله ka thënë: “Ai që është i bindur se vdekja do të vijë, si mund të gëzohet? Ai që e di se llogaria është afër, si mund të merret me dëfrime? Ai që e njeh se zemrat ndryshojnë vazhdimisht, si mund të ndihet i sigurt?” 📚 (El-Mud'hish, f. 500) 💢Këto fjalë janë një kujtesë e fuqishme se besimtari nuk duhet të mashtrohet nga siguria e dynjasë: vdekja është e afërt, llogaria është e pashmangshme dhe zemra e njeriut është mes gishtave të Allahut. Prandaj, njeriu i mençur përgatitet për takimin me Allahun, pa e harruar se edhe gëzimi i lejuar në dynja është pjesë e mirësive të Tij. https://telegram.me/Mesofenetende