en
Feedback
Dobi nga derset

Dobi nga derset

Open in Telegram

Transkriptimet e postuara merren nga derset e hoxhallareve te Qendres Udhezimi.

Show more
The country is not specifiedReligion & Spirituality67 979
673
Subscribers
+124 hours
-27 days
+930 days
Posts Archive
Fjala "Elhamdulilah" pas teshtimes, duhet të thuhet edhe kur je vetëm. Tek teshtima ka dobi të shumta shëndetsore. ⚙️Transkriptim

Ai që frikësohet për të ardhmen, ëahtë duke e ngarkuar veten me një barrë të panevojshme, sepse ne nuk e dimë të ardhmen. Pse të frikësohesh prej diçkaje që nuk e di?! Por, besimtari, për të ardhmen, duhet t'i mbështetet Allahut e të ketë mendim të mirë. Hoxhë Lulzim Perçuku 🎙 Transkriptim

Sa më shumë që gjuha të përputhet me zemrën, gjatë bërjes së dhikreve, shpërblimi është më i madh dhe po ashtu mbrojtja është më e madhe.    Hoxhë Lulzim Perçuku    🎧 Transkriptim

Kur dikush të thotë: "Bëji selam filanit!", e ke amanet këtë gjë - duhet ta përcjellësh patjetër; me përjashtim nëse harron. Kjo është obligim. Nuk bën ta fshehësh qëllimisht përcjelljen e selamit. Hoxhë Petrit Perçuku 📌Transkriptim

Selefi, kur ka dashur të arrijë diçka, e ka lutur Allahun që t'ia japë atë gjë vëllait të vet, pikërisht nga ky aspekt që na flet ky hadith: 🤩"Kush e lut Allahun për vëllain e tij që nuk është i pranishëm, ka një engjëll tek koka i cili thotë "Amin, edhe ty po ashtu!" Por, jo të braktisësh lutjen për veten tënde, sepse kështu do të të dobësohet lidhja me Allahun. Hoxhë Petrit Perçuku 🤩Transkriptim

Shpërblimi për kujdesin ndaj tjetrit është shumë i madh tek Allahu. Sidomos nëse kujdesi është për ata që janë të afërm. Hoxhë Lulzim Perçuku 〰️Transkriptim

Edhe nëse je mes katër mureve në shtëpi (e nuk të sheh akush nga njerëzit), prapëseprapë duhet të kujdesësh për zemrën tënde. Hoxhë Petrit Perçuku Transkriptim

Duhet të dimë se nuk ka njeri veçse do të bëjë mëkate, ky është ligj i Allahut për njeriun. Mirëpo, nuk ka njeri veçse Allahu e ka urdhëruar që të pendohet tek, të kthehet tek Ai e të kërkojë falje, e jo të vrapojë pas mëkateve duke pasuar nefsin. Hoxhë Lulzim Perçuku Transkriptim

Një nga mënyrat e arritjes së dashurisë së Allahut është pendimi dhe kthimi tek Allahu me pendim e kërkim falje, “Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.” Bekare 222. Hoxhë Lulzim Perçuku Transkriptim

Islami na ka inkurajuar dhe nxitur që të pendohemi menjëherë pas veprimit të mëkatit dhe të kërkojmë falje tek Allahu pa ndërmjetës. ✍️Transkriptim

Këdo që Allahu e inspiron dhe i jep sukses të pendohet me pendim të vërtetë, ia ka mundësuar të ndjekë rrugën përmes së cilës do të meritojë, Faljen, Mëshirën dhe afërsinë me Atë. Hoxhë Lulzim Perçuku Transkriptim

Sado që mëkatet e personit të jenë të shumta e të mëdha, prapëseprapë Falja dhe Mëshira e Allahut është më e madhe. ✍️Transkriptim

Njeriu nuk duhet t'i shohë mëkatet e tij aq të mëdha e aq të shumta saqë të mendojë se Allahu nuk do ta falë atë, duke humbur shpresën në Mëshirën e Tij. Hoxhë Lulzim Perçuku Transkriptim

Falja, Mëshira dhe nderimi i Allahut ndaj robi të Tij, janë shumë më të mëdha sesa çdo mëkat që ai bën. ✍️Transkriptim

Mëshira e Allahut është shumë e gjerë, siç Ai ka thënë në Kuran: “Mëshira Ime përfshin çdo gjë.” Araf 156. ✍️Transkriptim

Janë të shumta ajetet kuranore përmes të cilave Allahu përgëzon njerëzit me Mëshirën e Tij dhe ndalon humbjen e shpresës në këtë Mëshirë. ✍️Transkriptim

Nga gjërat që duhet të merren parasysh pas pendimit, është ndërprerja e çdo lidhjeje me mëkatin e kaluar dhe largimi prej vendeve apo shoqërisë për shkak të të cilës ke rënë në mëkate. Hoxhë Lulzim Perçuku Transkriptim

Pendimi nuk është vetëm një fjalë e thënë, por pas tij patjetër duhet vendosmëri për moskthim në mëkate dhe veprim të veprave të mira. ✍️Transkriptim

Është e domosdoshme për njeriun që të pyesë dijetarët (e mirëfilltë) e të hulumtojë gjithmonë për njerëzit e dijes, të cilët japin përgjigje bazuar në argumente fetare dhe në dije. Hoxhë Lulzim Perçuku Transkriptim

Ai do të shpëtojë nëse arrin të triumfojë mbi dëshirat e nefsit të tij, ngase kush i dorëzohet dëshirave e pasioneve të nefsit (egos), përfundimi e tij do të jetë humbja e qartë. Hoxhë Lulzim Perçuku Transkriptim