Këshilla të Dobishme
Open in Telegram
Këshilla të Dobishme Dije | Akide | Edukim | Da‘vet
Show moreThe country is not specifiedReligion & Spirituality24 811
3 180
Subscribers
+324 hours
+37 days
-1030 days
Data loading in progress...
Similar Channels
Tags Cloud
No data
Any problems? Please refresh the page or contact our support manager.
Incoming and Outgoing Mentions
---
---
---
---
---
---
Attracting Subscribers
September '26
September '26
+17
in 0 channels
August '26
+43
in 1 channels
Get PRO
July '26
+52
in 1 channels
Get PRO
June '26
+56
in 0 channels
Get PRO
May '26
+66
in 1 channels
Get PRO
April '26
+42
in 2 channels
Get PRO
March '26
+43
in 2 channels
Get PRO
February '26
+77
in 2 channels
Get PRO
January '26
+65
in 1 channels
Get PRO
December '25
+48
in 1 channels
Get PRO
November '25
+48
in 1 channels
Get PRO
October '25
+66
in 1 channels
Get PRO
September '25
+59
in 1 channels
Get PRO
August '25
+70
in 0 channels
Get PRO
July '25
+38
in 0 channels
Get PRO
June '25
+46
in 0 channels
Get PRO
May '25
+49
in 0 channels
Get PRO
April '25
+48
in 0 channels
Get PRO
March '25
+78
in 1 channels
Get PRO
February '25
+64
in 2 channels
Get PRO
January '25
+70
in 1 channels
Get PRO
December '24
+91
in 2 channels
Get PRO
November '24
+93
in 2 channels
Get PRO
October '24
+93
in 1 channels
Get PRO
September '24
+77
in 2 channels
Get PRO
August '24
+69
in 3 channels
Get PRO
July '24
+76
in 3 channels
Get PRO
June '24
+78
in 4 channels
Get PRO
May '24
+121
in 4 channels
Get PRO
April '24
+102
in 6 channels
Get PRO
March '24
+139
in 3 channels
Get PRO
February '24
+81
in 4 channels
Get PRO
January '24
+104
in 3 channels
Get PRO
December '23
+89
in 1 channels
Get PRO
November '23
+77
in 1 channels
Get PRO
October '23
+69
in 3 channels
Get PRO
September '23
+49
in 0 channels
Get PRO
August '23
+54
in 0 channels
Get PRO
July '23
+58
in 0 channels
Get PRO
June '23
+56
in 0 channels
Get PRO
May '23
+64
in 0 channels
Get PRO
April '23
+87
in 0 channels
Get PRO
March '23
+87
in 0 channels
Get PRO
February '23
+50
in 0 channels
Get PRO
January '23
+67
in 0 channels
Get PRO
December '22
+64
in 0 channels
Get PRO
November '22
+64
in 0 channels
Get PRO
October '22
+90
in 0 channels
Get PRO
September '22
+73
in 0 channels
Get PRO
August '22
+77
in 0 channels
Get PRO
July '22
+67
in 0 channels
Get PRO
June '22
+116
in 0 channels
Get PRO
May '22
+82
in 0 channels
Get PRO
April '22
+96
in 0 channels
Get PRO
March '22
+114
in 0 channels
Get PRO
February '22
+73
in 0 channels
Get PRO
January '22
+80
in 0 channels
Get PRO
December '21
+64
in 0 channels
Get PRO
November '21
+76
in 0 channels
Get PRO
October '21
+73
in 0 channels
Get PRO
September '21
+76
in 0 channels
Get PRO
August '21
+58
in 0 channels
Get PRO
July '21
+61
in 0 channels
Get PRO
June '21
+41
in 0 channels
Get PRO
May '21
+74
in 0 channels
Get PRO
April '21
+104
in 0 channels
Get PRO
March '21
+77
in 0 channels
Get PRO
February '21
+103
in 0 channels
Get PRO
January '21
+120
in 0 channels
Get PRO
December '20
+2 044
in 0 channels
| Date | Subscriber Growth | Mentions | Channels | |
| 09 September | +2 | |||
| 08 September | +3 | |||
| 07 September | +1 | |||
| 06 September | +2 | |||
| 05 September | +5 | |||
| 04 September | 0 | |||
| 03 September | +1 | |||
| 02 September | +2 | |||
| 01 September | +1 |
Channel Posts
Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.
Shpjegimi i librit A’lam Es-Sunneh
Ligjëron: Petrit Perçuku
Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/
| 2 | Pse e kuptojmë jetën kaq vonë?
Ndër gjërat më të dhimbshme në këtë jetë është se disa të vërteta nuk i kuptojmë siç duhet, veçse pasi ta kemi paguar çmimin e moskuptimit të tyre me vite nga jeta jonë.
Rritesh pak dhe zbulon se shumë prej betejave në të cilat je përfshirë nuk kanë merituar as ta ngrije zërin për to.
Se njerëzit me të cilët ke ndërprerë marrëdhëniet për vite, ndoshta problemin me ta do ta kishe zgjidhur vetëm me një fjalë.
Se armiqësitë që dikur i konsideroje çështje jetike, sot mezi e kujton se përse filluan.
Se ka njerëz të cilëve u ke bërë padrejtësi, sepse ishe i bindur se e drejta ishte në anën tënde, e pastaj e kuptove vonë se në të vërtetë po mbronje veten, e jo të vërtetën.
Se ka qëndrime për të cilat ke këmbëngulur, ndërsa sot dëshiron të mos kishe thënë asnjë fjalë.
Se ka gjëra për të cilat ke kundërshtuar Allahun e Lartësuar, e ato ikën, ndërsa mëkati mbeti i regjistruar në librin tënd.
Kjo është goditja e vërtetë.
Pasuria për të cilën u grinde, iku. Pozita për të cilën u bëre dyfytyrësh, përfundoi. Njeriu për hir të të cilit e kundërshtove Allahun, ndoshta tashmë ka dalë nga jeta jote. Kënaqësia e epshi për të cilën shite diçka nga feja jote, ka humbur prej vitesh. Njerëzit, miratimin e të cilëve kërkoje, tashmë meren me dikë tjetër. Ndërsa ai ndaj të cilit kërkove hakmarrje, ndoshta nuk të kujton më fare.
Por Allahu i Lartësuar nuk ka humbur asgjë nga ajo që ka ndodhur.
Dhe kur arrin të pesëdhjetat, ose para tyre, ose pas tyre, kthehesh dhe shikon pas…
Atëherë zbulon një të vërtetë tronditëse:
Dynjaja, të cilës i kishe dhënë gjithë atë peshë, në të vërtetë nuk ishte aq e madhe sa e kishe bërë!
Ne ishim ata që e zmadhuam. Një fjalë e bëmë betejë. Një mospajtim e shndërruam në armiqësi.Një fyerje e bëmë shkak për hakmarrje. Pasurinë e bëmë arsye për ndërprerjen e marrëdhënieve. Një epsh e konsideruam të denjë që për të të kundërshtonim Allahun. Një mendim e konsideruam aq të rëndësishëm saqë për të ia vlejti të humbnim një vëlla.
Pastaj kalon koha dhe gjërat bien njëra pas tjetrës nga duart e tua, ndërsa në fund mbetesh vetëm ti dhe ajo që ke vepruar.
O ti që je ende në të njëzetat, të tridhjetat apo të dyzetat, dëgjoje këtë nga ai që ka ecur para teje në këtë rrugë:
Shumica e gjërave që sot ta stërmbushin mendjen, një ditë do të të duken shumë të vogla.
Prandaj, mos paguaj çmimin e përjetshëm për diçka të përkohshme. Mos e humb Ahiretin për të fituar një betejë. Mos e ndërprit lidhjen farefisnore për të dalë fitimtar në një konflikt. Mos i bëj padrejtësi dikujt vetëm sepse krenaria jote të pengon të kërkosh falje. Mos mbaj urrejtje për njëzet vjet për shkak të një ngjarjeje që zgjati njëzet sekonda. Mos e kundërshto Allahun për hir të një kënaqësie që do të përfundojë, ndërsa llogaria e saj do të mbetet.
Dhe mos e shtyj kthimin te Allahu derisa bindja jote ndaj Tij të bëhet vetëm një dëshirë, forca jote të mbetet vetëm një kujtim dhe ditët e pakta që të kanë mbetur të jenë të zëna duke ndrequr atë që e kanë prishur ditët e shumta të së kaluarës.
Më e dhimbshmja është se Kurani na e ka treguar të gjithë këtë përpara se ta përjetonim:
“Jeta e kësaj bote nuk është tjetër veçse një kënaqësi mashtruese.” (El-Hadid, 20)
Por ne nganjëherë këmbëngulim ta mësojmë mësimin vetëm pasi ta kemi paguar vetë çmimin e tij.
Ndalu sot dhe pyete veten:
Kjo gjë që më ka zemëruar… a do ta meritojë zemërimin tim edhe pas dhjetë vitesh?
Kjo gjë për të cilën po mendoj ta kundërshtoj Allahun… ku do të jetë ajo pas dhjetë vitesh?
Ky njeri të cilit dua t’i bëj padrejtësi vetëm që të dal fitimtar ndaj tij… a ia vlen që për shkak të tij të qëndroj para Allahut?
Kjo armiqësi në të cilën po e harxhoj zemrën dhe jetën time… sikur të më vinte vdekja sonte, a do të isha i lumtur që ditët e mia të fundit i kalova në të?
Mos prit të plakesh që ta kuptosh se shumica e gjërave të dynjasë nuk e meritonin gjithë atë që u dhe.
Kuptoje tani. Para se të kesh kuptim të shumtë… mirëpo pak jetë.
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku
https://telegram.me/keshilla_te_dobishme | 251 |
| 3 | https://www.youtube.com/watch?v=rZKEAjJQbKo | 337 |
| 4 | Nëse je mësues i Kuranit apo ua mëson njerëzve dijen e fesë, mos e ndërprit këtë punë, pavarësisht se çfarë angazhimesh të tjera mund të të vijnë apo çfarë rrethanash e gjendjesh mund të kalosh.
Sepse ndërprerja, sado e shkurtër të jetë, do të ndikojë tek ti. E nëse ndërprerja zgjatet, mund të arrijë deri aty sa të shkëputesh krejtësisht nga dija dhe Kurani.
Njëri nga nxënësit e dijes tregon: “Para disa vitesh, e lexoja Kuranin para një shejhu, i cili kishte një grup nxënësish. Ai ulej me orë të tëra dhe disa prej nxënësve i lexonin pjesë të tëra të Kuranit, ndërsa ai nuk mërzitej dhe as nuk bezdisej.
Më pas, ai udhëtoi dhe e ndërpreu mësimdhënien e Kuranit për shkak të punës. Kur u kthye në qytetin tonë, i thashë: “Dëshiroj ta lexoj Kuranin para teje.” Ai më tha: “Po, patjetër.” Ramë dakord për kohën dhe xhaminë dhe fillova me suren El-Bekare.
Kur arrita në faqen e dhjetë, më tha: “Ndalo! Nuk mund të vazhdoj.”
Pastaj u ndamë. Që nga ajo kohë, ai nuk iu kthye më mësimdhënies së Kuranit, ndonëse ishte prej njerëzve që e dinin më së miri përmendësh Librin e Allahut. Kështu, e privoi veten nga shumë mirësi.
Një tjetër nxënës dijeje u diplomua në fakultetin e Sheriatit. U bë imam në një xhami dhe u shërbente njerëzve me këshilla, ligjërata dhe fetva.
Derisa i erdhi një mundësi pune jashtë vendit. U largua dhe e ndërpreu mësimdhënien.
Më pas u kthye, por e kishte lënë mësimdhënien. Pastaj e la edhe dijen. Madje, i shpërndau librat që kishte, pasi mbi ta ishte grumbulluar pluhuri.
Një ditë u mblodhëm me të në një mexhlis, së bashku me disa njerëz të tjerë, dhe ai na tha: “Mos e lini mësimdhënien!” Pastaj na tregoi historinë e tij dhe se si, pasi kishte qenë nxënës dijeje, përfundoi duke u kthyer në një njeri të zakonshëm që nuk merrej më me dije.
Një herë u fala me një prej nxënësve të dijes dhe takova babanë e tij, i cili kishte kaluar të gjashtëdhjetat. E përshëndeta dhe e mora me makinë deri në shtëpinë e tij.
Para se të zbriste nga makina, më tha:
“Kur isha student në fakultetin e Sheriatit, isha pikë referimi për studentët në medh’hebin hanbelij. U diplomova dhe u propozova të qëndroja në fakultet si profesor, por kjo nuk u bë e mundur. Pastaj, pak nga pak, e lashë dijen, derisa sot nuk mbaj mend prej saj asgjë.”
Prandaj, o vëllai im, nxënës i dijes: mos e lër mësimdhënien e Librit të Allahut dhe dijen e fesë, pavarësisht se nëpër çfarë rrethanash kalon dhe çfarë të sjell jeta.
Mos dëgjo pëshpëritjet e shejtanit kur të thotë se nuk ka dobi, se njerëzit nuk po përfitojnë apo se përpjekja jote nuk po jep rezultat.
Vazhdo! Sepse ti je përfituesi i parë dhe i fundit. Nuk e di se kur do të të vijë hapja dhe bereqeti i Allahut. Dhe të mjafton si nder që Ditën e Kiametit të jesh me dijetarët.
Të mjafton që Allahu ta dijë sinqeritetin e nijetit tënd, e të jetë i kënaqur me ty dhe të të bëjë të kënaqur.
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku
https://telegram.me/keshilla_te_dobishme | 603 |
| 5 | Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah!
Shpjegimi i librit “Mburoja e muslimanit”
Ligjëron: Petrit Perçuku
Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/ | 386 |
| 6 | Plogështia është diçka e natyrshme, sepse shpirti herë ka gjallëri e përkushtim dhe herë dobësohet. Një nga gjërat e rëndësishme në këtë temë është që njeriu, në kohën kur ka energji dhe aktivitet, të shtojë adhurimet, leximin e Kuranit, kërkimin e dijes, dëgjimin e ligjëratave dhe leximin e librave, në mënyrë që kur ta kaplojë plogështia, ajo të mbetet vetëm brenda rrethit të veprave vullnetare dhe të mos prekë detyrimet.
Ai që e përfundon Kuranin për një javë, në kohën e plogështisë mund ta përfundojë për dhjetë ditë. Ai që fal namaz nate për një kohë të gjatë, mund të mjaftohet me disa rekate ose vetëm me vitrin, por jo ta lë tërësisht namazin e natës. Kërkuesi i dijes, kur lodhet nga librat e dijes fetare, mund të lexojë libra të letërsisë, tregime ose libra që zbusin zemrën. Kështu, plogështia e kësaj kategorie njerëzish është kulmi i aktivitetit për shumë të tjerë, dhe shejtani nuk mund të arrijë më shumë se kaq me ta.
Ndërsa personi që nuk njeh përveç namazeve të detyrueshme dhe suneteve të rregullta, shejtani mund ta çojë deri në plogështinë ndaj vetë detyrimeve, vonimin e namazeve dhe braktisjen e Kuranit.
Prandaj, ec përpara vazhdimisht dhe shtoji veprat e mira. Rrethoji detyrimet fetare me shumë “fortesa” prej adhurimeve vullnetare, që shejtani të mos arrijë tek ato. Kërko nga Allahu të të mborjë nga shejtani, nga paaftësia dhe nga përtacia.
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku
https://telegram.me/keshilla_te_dobishme | 425 |
| 7 | https://www.youtube.com/live/BSnuVy51_Us?si=a6KlShd4X5mtRSMC | 471 |
| 8 | Njëri prej hoxhallarëve të botës arabe tregon se kur ishte në klasën e tretë fillore merrte pjesë në një kurs të mësimit përmendësh të Kur’anit. Ai ishte i pakujdesshëm, nuk mësonte dhe nuk tregonte interes.
Ai thotë: “Një ditë mësuesi shpërndau shpërblime. Ua dha nxënësve të dalluar, ndërsa tek unë nuk gjente diçka të veçantë. U mendua pak dhe pastaj më dha edhe mua një shpërblim duke thënë:
“Ky shpërblim është për filanin, sepse ka zë të bukur!”
Ai thotë: “Pas këtij momenti ndryshova krejtësisht. Fillova të jem i zellshëm dhe i kujdesshëm. I thosha nënës sime: ‘Dëgjoma zërin duke lexuar Kur’an’, dhe lexoja para saj, ndërsa ajo më inkurajonte. Fillova të jem nxënësi më i mirë në klasë dhe vazhdova kështu deri në universitet. Jeta ime ndryshoi plotësisht.
Kur u rrita, e kuptova se zëri im në të vërtetë nuk ishte aq i bukur. Por mësuesi donte të më inkurajonte dhe nuk gjeti gjë tjetër për të më lavdëruar përveç zërit tim. Pas Allahut, ai pati një rol vendimtar në ndryshimin e jetës sime.”
Mësimi që nxjerrim nga kjo histori është se inkurajimi ka një ndikim të madh në ndryshimin e jetës. Me fjalë nxitëse mund të ndryshosh tërë familjen tënde. Në vend të qortimit të vazhdueshëm të bashkëshortes apo kritikimit të fëmijëve, nxiti për të mirën dhe lavdëroji për gjërat e bukura që bëjnë; do të shohësh se jeta e tyre do të ndryshojë.
Bëhu njeri që inkurajon të tjerët: inkurajo prindërit e tu duke vlerësuar të mirat e tyre, inkurajo vëllezërit, motrat dhe miqtë e tu, inkurajo edhe ata me të cilët punon apo bashkëpunon. Bëhu një fjalë e mirë, e gëzueshme, që përhap optimizëm dhe gjallëri në jetë.
Dhe ji i bindur se Allahu do ta zgjerojë zemrën tënde para se fjalët e tua të hapin e zgjerojnë zemrat e të tjerëve.
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku
https://telegram.me/keshilla_te_dobishme | 634 |
| 9 | Mos prit kohë të lirë që të lexosh Kuran, ta meditosh dhe ta përsiatësh atë, sepse angazhimet nuk mbarojnë kurrë.
Shejtani, pasionet dhe tekat e shpirtit të largojnë nga Kur’ani.
Jetët tona po kalojnë, mirëpo sa pjesë prej tyre po ia kushtojmë Librit të Allahut?
Kush i kthehet Kur’anit me sinqeritet, Allahu e mbulon me mëshirë, butësi, ndihmë, sukses,
dhe bereqet në kohë e në jetë.
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku
https://t.me/keshilla_te_dobishme | 420 |
| 10 | Vërtet se trishtimi e pikëllimi shërohet e largohet me Kur’an, vërtet se zemra përmblidhet e riparohet me Kur’an, dhe vërtet se shpirti gjen lumturi te Kur’ani.
Prandaj, shoqërojeni atë ashtu si duhet!
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku
https://t.me/keshilla_te_dobishme | 415 |
| 11 | Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.
Shpjegimi i librit “El-Feuaid” të ibn Kajjimit
Ligjëron: Petrit Perçuku
Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/ | 472 |
| 12 | https://www.youtube.com/live/q2xjYA0M8Vo?si=S_n5yn5YK05-sVrI | 510 |
| 13 | Temat që i trajton surja El-Kehf
Kjo sure e bekuar sillet rreth disa boshtesh dhe shtyllash thelbësore, të cilat përmbledhin mesazhet kryesore të fesë sonë. Mesazhe këto për të cilat është zbritur Kurani. Pra, kjo sure thekson se Kur ’ani është mburoja dhe strehimi i sigurt nga dallgët e fitneve (sprovave) të ndryshme, të cilat përplasen pa pushim dhe përfshijnë çdo anë të jetës njerëzore. Fitne që njeriun e urtë e të matur, e bëjnë të hutuar. Këto sprova marrin forma të ndryshme e të ndërlikuara: sprova e pushtetit, sprova e rinisë, sprova e familjes dhe shoqërisë, sprova e pasurisë, sprova e fëmijëve, mashtrimi nga jeta e kësaj bote kalimtare, sprova e Iblisit të mallkuar, sprova e dijes, sprova Je’xhuxhëve dhe Me’xhuxhëve, si dhe sprova e epsheve dhe pasioneve.
Kjo sure e bekuar i shpalos këto sprova, na paralajmëron për rreziqet që ato bartin dhe na mëson rrugën e mbrojtjes dhe shpëtimit prej tyre: ndjekjen e rrugës dhe metodologjisë hyjnore, lidhjen e fortë me Allahun, kërkimin e mbrojtjes dhe ndihmës prej Tij, korrigjimin e koncepteve të gabuara, rivendosjen e ekuilibrit të vlerave, forcimin e themeleve dhe parimeve të drejta, formësimin e një këndvështrimi të shëndoshë për jetën dhe krijimin, ndërgjegjësimin e njeriut për kalueshmërinë e kësaj bote dhe orientimin e tij drejt veprimit për botën e përjetshme.
Ajo nxit për zgjedhjen e shoqërisë së mirë, për pajisje me dituri të dobishme, nxit që të shtojmë adhurimet e sakta ndaj Allahut, të kemi durim dhe qëndrueshmëri, të stolisemi me virtyte të larta morale dhe të marrim mësim nga tregimet e popujve të mëparshëm.
(Et-tefsirul-meudu’ijju lil-Kur’anil-kerim)
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku
https://t.me/keshilla_te_dobishme | 624 |
| 14 | Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.
Shpjegimi i librit A’lam Es-Sunneh
Ligjëron: Petrit Perçuku
Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/ | 434 |
| 15 | “E kur robërit e Mi të pyesin për Mua, (tregoju se) Unë jam afër.” (El-Bekare, 186)
Nuk ka fjalë që shprehin sasinë e qetësisë, sigurisë, prehjes, mëshirës dhe paqes që mbushin shpirtin kur e lexon këtë ajet…
Mos e lexo vetëm komentimin e tij; jetoje si realitet…
Ndjeje afërsinë e Tij me ty…
Pastaj ec në këtë jetë pa frikë e pa ankth, sepse Allahu është me ty, afër teje, ti je robi i Tij, dhe Ai të thotë: “Unë jam afër.”
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku
https://t.me/keshilla_te_dobishme | 498 |
| 16 | Nga mirësitë e leximit dhe meditimit mbi Kuranin:
Ai është ndihmë për t’i braktisur mëkatet dhe për t’u çliruar prej tyre. Nëse sprovohesh me diçka që e zemëron Allahun, atëherë afroju fjalës së Zotit tënd, sepse ajo është drita që të udhëzon dhe shpëtimi që të nxjerr nga terri.
Ka thënë Shejhul-Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë):
“Kur njeriu e lexon Kuranin dhe e përsiat me zemër, kjo është nga pengesat më të fuqishme që e mbrojnë atë nga mëkatet.”
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku
https://t.me/keshilla_te_dobishme | 491 |
| 17 | https://www.youtube.com/live/_xVazcZMb-Y?si=XGmGSNyuHwPuKGle | 517 |
| 18 | Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah!
Shpjegimi i librit “Mburoja e muslimanit”
Ligjëron: Petrit Perçuku
Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/ | 556 |
| 19 | Ebu Abdullah el-Kurejshiu i këshillonte shokët e tij duke u thënë:
“Ecni drejt Allahut të Lartësuar edhe nëse jeni të çalë e të thyer, sepse të presësh derisa të jesh në gjendje të mirë është humbje kohe.”
(Ibn Hal-likan, “Vefejatul-A‘jan”, 4/306)
Mos prit që të rregullohen të gjitha punët e tua para se të nisesh drejt Allahut të Lartësuar.
Mos thuaj:
• Kur të shpëtoj nga ky gjynah, do të kthehem.
• Kur të forcohet imani im, do të afrohem.
• Kur ta përmirësoj veten, do të filloj.
• Kur të bëhem më i mirë, do të hap një faqe të re me Allahun.
Fillo tani.
Ec drejt Allahut edhe me dobësitë e tua.
Ec drejt Tij duke bartur gjurmët e mangësive të tua.
Ec drejt Tij me zemër të thyer nga një gjynah që të ka mundur.
Ec drejt Tij edhe nëse sa herë që hedh disa hapa përpara, pengohesh në një hap.
E rëndësishme është që çalimi yt të mos bëhet shkak për t’u ndalur dhe thyerja jote të mos bëhet shkak për t’u larguar.
Një nga fjalët më të rrezikshme që njeriu ia thotë vetes është:
“Do të kthehem te Allahu kur ta përmirësoj veten.”
Sikur së pari duhet të shërohet e pastaj të shkojë te mjeku!
O vëlla! Ne shkojmë te Allahu që Ai të na përmirësojë.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Prandaj ikni (strehohuni) tek Allahu.”(Edh-Dharijjat, 50)
Kur bën gjynah, ik te Ai me pendim.
Kur dobësohesh, ik te Ai duke kërkuar ndihmë.
Kur thyhesh, ik te Ai me lutje.
Kur rrëzohesh, ngrihu dhe vazhdo rrugën.
Dhe nëse kthehesh te gjynahu, mos lejo që kthimi yt te gjynahu të të pengojë të kthehesh te Allahu.
Mos lejo që shejtani të të thotë:
“Si mund të kthehesh kur ke bërë gjynah?”
Thuaji:
“E ku tjetër mund të kthehet gjynahqari, nëse jo te Zoti i tij?”
Allahu nuk të ka urdhëruar të vish tek Ai me një histori pa gjynahe; por të ka urdhëruar të vish tek Ai me zemër të penduar, të përulur dhe që kërkon faljen e Tij. Ai e do kthimin e robit të Tij, sado herë që ky të kthehet.
“Thuaj: O robërit e Mi që e keni tepruar ndaj vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut.”(Ez-Zumer, 53)
Prandaj, mos prit të bëhesh i përsosur që të nisesh drejt Allahut. Nisu drejt Tij që sot, me të metat e tua, me plagët e tua dhe me dobësitë e tua.
Prandaj, mos e humb shpresën te vetja vetëm pse ecja jote është e ngadaltë.
Mos e nënvlerëso asnjë hap të vogël që të afron te Allahu.
Mos shiko çdo ditë vetëm sa rrugë të ka mbetur; shiko edhe drejtimin në të cilin po ecën.
Ndoshta sot ende po lufton me një gjynah. Ndoshta adhurimi yt është më i dobët sesa do të dëshiroje. Ndoshta zemra jote është e rënduar.
Ndoshta rrëzohesh herë pas here.
Por përderisa në ty ka ende një zemër që thotë:
“O Zoti im, nuk dua të largohem prej Teje…”
Atëherë ngrihu edhe një herë. Ec drejt Allahut, edhe nëse je i çalë. Kthehu tek Ai, edhe nëse je i thyer. Trokit në derën e Tij, edhe nëse gjynahet të kanë rënduar.
Sepse fatkeqësia nuk është të pengohesh në rrugën drejt Allahut; fatkeqësia e vërtetë është ta bësh pengimin shkak për ta braktisur rrugën.
Mos prit të bëhesh i devotshëm që të nisesh drejt Allahut.
Nisu drejt Allahut që tani… dhe gjatë rrugës, Allahu do të të përmirësojë.
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku
https://telegram.me/keshilla_te_dobishme | 641 |
| 20 | https://www.youtube.com/watch?v=3H_0-Rd87sY | 546 |
