Udha e Besimtarëve
Open in Telegram
Show more
The country is not specifiedReligion & Spirituality33 219
2 195
Subscribers
-124 hours
-37 days
-2530 days
Posts Archive
2 195
Repost from Shënime dhe Citime
💎 Kur mëkatet shuajnë begatinë dhe sjellin shkatërrimin
✍ Ibn Kajjim – Allahu e mëshiroftë thotë:
“Prej pasojave që sjellin mëkatet mbi tokë janë: shkatërrimet që e godasin atë, tërmetet dhe zhdukja e bereqetit.
I Dërguari i Allahut ﷺ, kur kaloi pranë vendbanimeve të Themudit, i ndaloi shokët e tij të hynin në to, të pinin nga uji i tyre apo të merrnin ujë nga puset e tyre. Madje, ai urdhëroi që brumi i bërë me ujin e atyre burimeve të përdorej vetëm për kafshët e ngarkesës, për shkak të ndikimit të kobshëm të mëkatit edhe në ujë.
Po ashtu, prej pasojave të mëkateve është edhe pakësimi i fruteve dhe shfaqja e sëmundjeve e dëmtimeve të ndryshme që i godasin njerëzit.
Imam Ahmedi ka përmendur në Musnedin e tij, në kuadër të një hadithi: ‘Gjeta në thesaret e Beni Umejjes grurë, kokrra e të cilit ishte sa bërthama e hurmës, dhe mbi të ishte shkruar: Kjo kokërr gruri rritej në kohën e drejtësisë.’
Më kanë treguar disa pleq të shkretëtirës se dikur frutet ishin më të mëdha se sa janë tani, dhe shumë nga këto sëmundje që sot i godasin njerëzit atëherë nuk njiheshin; por u shfaqën më vonë, kur mëkatet u shtuan dhe u përhapën.”
📚 "Sëmundja dhe Ilaçi" (f. 161)
2 195
Repost from Shënime dhe Citime
💎 Nga synimet më të mëdha të martesës...
✍ Ibn el-Xhevzi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:
Sa e sa martesa kanë sjellë në jetë fëmijë si Shafi‘u apo Ahmed ibn Hanbeli, e për rrjedhojë kjo martesë ka qenë më e dobishme se adhurimi i mijëra viteve.
📚 Telbīs Iblīs (f. 263)
2 195
Repost from Shënime dhe Citime
✍ Ibn Kajim duke folur për Dobitë e përmendjes së Allahut thotë:
✨ Përkujtimi i Zotit i jep forcë atij që e përkujton, aq sa ai mund të bëjë gjëra që nuk do të mund t'i bënte pa të!
Kam parë tek Shejkhul Islam Ibn Tejmije një forcë të jashtëzakonshme dhe gjëra të çutishme në metodën, fjalët, në guximin dhe në shkrimet e tij . Ai shkruante çdo ditë aq sa një shkrues do të duhej ta shkruante në një javë, ose më shumë!
Edhe ushtarët dëshmonin për forcën e tij të madhe gjatë luftës.
Pejgamberi ﷺ e mësoi vajzën e tij Fatimen dhe burrin e saj Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me ta, që të thonin “Subhanallah” – 33 herë, “Elhamdulilah” – 33 herë), dhe “Allahu Ekber” – 34 herë) çdo natë para se të flinin. Ai ia mësoi këtë kur Fatimja i kërkoi Profetit një shërbëtore dhe iu ankua për vështirësitë e saj nga bluarja dhe shërbimi, kështu që ai i mësoi këtë dhe i tha: Kjo është më e mirë për ju se sa një shërbëtor.
Është thënë se kush e praktikon këtë rregullisht, do të ndiejë një forcë të madhe gjatë ditës që do ta zëvendësojë nevojën e tij për një shërbëtor."
📚"Shiu i Rrëmbyeshëm, f. 77.
2 195
Repost from Shënime dhe Citime
💎 Mirësia e harruar dhe Shpërblimi që nuk humbet
وادكر بعد أمة
"Dhe u kujtua pas një kohe të gjatë."
"E ai prej tyre të dyve që shpëtoi tha — pasi u kujtua pas një periudhe të gjatë (ba'de ummetin): "Unë do t'ju njoftoj për interpretimin e saj (ëndrrës), ndaj më dërgoni [te Jusufi]!" (Kuran, 12:45).
Ky burrë e pati takuar Jusufin në burg; ai e pa dhe e preku nga afër mirësinë e Jusufit ndaj tij, madje e dëshmoi atë personalisht. Ai e pa ëndrrën e vet ndërsa ndodhej në një pikëllim të thellë e brengë të rëndë, dhe Jusufi e përgëzoi me çlirimin, daljen, shpëtimin dhe një të ardhme që do t'ia ndryshonte tërësisht jetën — një kalim nga errësira e qelisë te dinjiteti dhe pallatet e mbretërve.
E megjithatë, ai e harroi atë!
Nuk u kujtua për të veçse ba'de ummetin — domethënë pas një periudhe të gjatë kohore; madje transmetohet nga Ibn Abasi se kjo ndodhi pas shumë vitesh.
E harroi, ndonëse çdo gjë rreth tij ia kujtonte atë: Mbreti, pija e mbretit dhe vetë ëndrra. Pavarësisht të gjithave, ai e harroi...
Prandaj, mësoje shpirtin tënd me natyrën e njeriut që e mbulon me harresë mirësinë, dhe mos e prit shpërblimin përveçse nga një Zot Bujar e Ruajtës (El-Hafīdh) — i Cili ia ruan një të thyeri në moshë edhe një tesbih të vetëm me të cilin i ka lëvizur buzët qoftë dhe një herë të vetme, nëntëdhjetë vite më parë...
Shikoje pra këtë detaj kuranor — pas një kohe të gjatë — i cili zbuloi të metën e shpirtit njerëzor.
Medito: sikur kjo shprehje të hiqej, sa thellësisht do të zbehej e do të fshihej kjo domethënie e madhe... (pas një kohe të gjatë).
✍ Dr. Abdullah bin Belkasim
2 195
Repost from Shënime dhe Citime
💎 Kurthi i vetëpëlqimit
Mos e quaj qëndrueshmërinë tënde në të mbarën rezultat të mençurisë sate, e për këtë shkak të përbuzësh mëkatarin.
Për Allahun! Sikur Allahu të të braktiste te forca e aftësia jote qoftë edhe sa një mbyllje e hapje syri, do të rrokulliseshe në të njëjtën humnerë me të.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Mendjemadhësia është mohim i së vërtetës dhe përbuzja e njerëzve."
📚 Muslimi me nr 91.
Sa e sa mëkate kanë lindur te njeriu një thyerje e përulësi që e kanë shpënë në Xhenet; e sa e sa adhurime kanë mbjellë vetëkënaqësi e kryelartësi që e kanë përplasur atë në Zjarr.
2 195
Repost from Shënime dhe Citime
وَمِنْهُمْ مَنْ يَقُولُ رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الْآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ.
"Dhe ka nga ata që thonë: "Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit." El-Bekare, 201.
✍ Abdurrahman es-Sa’di (Allahu e mëshiroftë) thotë:
🔸 Të mirat që kërkohen në këtë botë përfshijnë çdo gjë që është e dobishme për njeriun, siç janë: furnizimi i begatshëm, i gjerë dhe i lejuar, bashkëshortja e mirë, fëmija që të gëzon, rehatia, dituria e dobishme, veprat e mira dhe gjëra të tjera të dëshiruara dhe të lejuara.
🔸 E mira e botës tjetër përfshin shpëtimin nga dënimi i varrit, ditës së gjykimit dhe zjarrit, arritja e kënaqësisë së Allahut, fitimi i begatisë së përhershme dhe afërsia me Zotin Mëshirëplotë.
📋 Kështu, kjo është një nga lutjet më të plota dhe më të denja për t'u zgjedhur, prandaj Pejgamberi - paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të - e bënte shpesh këtë lutje dhe i inkurajonte të tjerët ta thonin."
2 195
Repost from Shënime dhe Citime
Dije o biri i Ademit se zemra jote vuan (është e sëmurë) në dy raste: Kur kundërshton urdhërin e Allahut dhe: Kur zbrapset dhe harron përmendjen e Tij.
Nuk do ta shijosh shëndetin (e zemrës) derisa të jesh i përpiktë në bindjen ndaj Zotit dhe i përhershëm në përmendjen e tij.
Sëmundjen e kundërshtisë shëroje me pendim, ndërsa sëmundjen e gafletit (shkujdesjes) kuroje me kërkim falje.
Përndryshe, mos harro se shumë shpejt ke për tu shuar, dhe nga familja e pasuria për tek i Forti i Plotpushtetshëm ke për të kaluar!
"Et Tebsiratu fil Ua'dh" Ibn Xheuzi
2 195
Repost from Shënime dhe Citime
📋
Ithtarët e pastër të teuhidit (njëshmërisë së Allahut) janë njerëz të fortë në zemër dhe të qëndrueshmëm në situata dhe të sigurt në mbrojtjen e Allahut. Mbështetjen e tyre e gjejnë vetëm tek Allahu, i Cili i rrethon me kujdesin e Tij.
Kujdesi i Allahut mbi ta është i vazhdueshëm dhe mbrojtja e Tij ndaj tyre nuk mungon. Ata kanë forcë me një besim të sinqertë që nuk e prek asnjë mangësi apo dobësi."
✍ Shejh Abdul Aziz Al Shejh
2 195
Repost from Shënime dhe Citime
💎 Kufiri i pafuqisë njerëzore
Mos e mbështet asnjëherë të gjithë peshën tënde mbi shpatullat e një njeriu; sepse shpatullat anojnë, ndërsa fytyrat që të buzëqeshin në begati mund të kthejnë kryet mënjanë te kthesa e parë.
Sa e sa zhgënjime ke shijuar thjesht sepse bëre një krijesë mbështetjen tënde të përhershme, duke harruar fjalën e Zotit:
تَوَكَّلْ عَلَى الْحَيِّ الَّذِي لَا يَمُوتُ»
"E ti mbështetu te i Gjalli, i Cili nuk vdes kurrë!" (Kuran, 25:58).
Kushdo që ka kaluar përmes një sprove braktisjeje e zhgënjimi, i ka ndryshuar tërësisht pikëpamjet e tij mbi njerëzit.
2 195
Repost from Shënime dhe Citime
◽️ FRYTET E SINQERITETIT ME ALLAHUN
Një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ, përqafoi besimin dhe iu bashkua radhëve të tij. Kur u zhvillua një prej betejave, Pejgamberi ﷺ mori disa plaçka lufte dhe ndau një pjesë edhe për beduinin, të cilën ua besoi shokëve të tij për t'ia dërguar — pasi ai ndodhej pas vijës së frontit duke u kujdesur për kafshët e tyre.
Kur ia prunë këtë pjesë, beduini pyeti i habitur: «Ç’është kjo?»
Ata u përgjigjën: «Është një pjesë që ta ka caktuar Pejgamberi ﷺ.»
Atëherë beduini e mori këtë pasuri, shkoi me të tek Pejgamberi ﷺ dhe i tha: «O i Dërguar i Allahut, nuk të ndoqa për këtë! Por të ndoqa me qëllim që të goditem me shigjetë te ky vend» — dhe tregoi me gisht nga fyti i tij — «që të bie dëshmor e të hyj në Xhenet!»
Pejgamberi ﷺ e vështroi me vëmendje dhe i tha:
Nëse tregohesh i sinqërtë me Allahun, Allahu do ta bëjë realitet dëshirën tënde!
Nuk kaloi gjatë e luftëtarët u ngritën sërish për tu përballur me armikun. Pa kaluar shumë kohë, përpara Pejgamberit ﷺ sollën trupin e një dëshmori të rënë në fushëbetejë. Kur e këqyrën, ishte pikërisht ai beduini! Shigjeta e kishte shpuar saktësisht në atë pikë ku kishte treguar me gisht — te fyti i tij.
Pejgamberi ﷺ pyeti: «A ai është?
Ata u përgjigjën: Po, o i Dërguar i Allahut!
Atëherë, Profeti ﷺ tha:
U tregua i sinqertë me Allahun, prandaj Allahu ia vërtetoi dëshirën!
Më pas, Pejgamberi ﷺ e mbështolli trupin e tij me xhyben e vet si qefin, e nxori përpara për namaz dhe i fali xhenazen. Prej lutjeve të tija të përshpirtshme për beduinin ishin edhe këto fjalë:
«O Allah! Ky është robi Yt: doli si muhaxhir (emigrues) në rrugën Tënde dhe ra dëshmor; unë jam dëshmitar për këtë!
📚 Transmeton Nesaiu, et-Taberani dhe el-Bejhakī në Shu'ab el-Īmān; dhe e kanë saktësuar hulumtuesit e shkencës së hadithit.
2 195
Repost from Shënime dhe Citime
Me këtë kapitull madhështor e përmbyll Ibn el Xheuzi librin e tij "Telbisu Iblis" duke thënë:
Mashtrimet e Iblisit përmes shpresave të rreme e të tejzgjatura:
"Sa e sa herë i ka shkrepur në mendje një jehudiu apo të krishteri dëshira për të përqafuar Islamin, por Iblisi e ka zmbrapsur duke i thënë: 'Mos u ngut, pezulloje vendimin e shqyrtoje me maturi!'
Kësisoj, ai e shtyn me premtime të rreme (jusevvifuhu), derisa e zë vdekja në plogështinë e mosbesimit.
Po kështu, ai ia shtyn pendimin edhe mëkatarit: përpeqet t'ia nxitojë përmbushjen e menjëhershme të epsheve, ndërsa kthimin te Zoti ia ushqen me iluzione të largëta, siç ka thënë edhe poeti:
I nxiton mëkatet për çdo lakmi që ka,
e pendimin e shpreson për vitin që vjen...
Sa e sa njerëzve me vullnet të çeliktë ua ka pamundësuar sipërmarrjen! E sa e sa udhëtarëve drejt majave të virtytit u ka ndërprerë hovin!
Mund të ndodhë që një dijetar (fakīh) të marrë vendim për përsëritjen e mësimit, e ai shkon dhe i pëshpëritë: 'Çlodhu edhe një orë!'
Ndodh që adhuruesi të zgjohet natën për t'u falur, e ai t'i thotë: 'Koha është e bollshme!'
Kësisoj, ai vijon t'ia bëjë të dashur përtacinë, t'ia prapësojë veprat e mira për më vonë dhe t'i mbështetë të gjitha çështjet mbi iluzionin e jetëgjatësisë.
Por, njeriu i matur e i vendosur (el-hāzim) duhet të veprojë me rreptësi e largpamësi. E largpamësia qëndron te shfrytëzimi i menjëhershëm i kohës, te braktisja e shpresave të rreme (tesvīf) dhe tek shmangia e iluzioneve jetëgjata ; sepse e panjohura e frikshme nuk i garanton siguri kërkujt, kurse e djeshmja e humbur nuk kthehet më kurrë.
Shkaku i çdo parregullsie e mangësie në të mirë, si dhe i çdo prirjeje drejt së keqes, është pikërisht shpresa e tejzgjatur. Njeriu vazhdimisht i premton vetes shkëputjen nga e keqja dhe kthimin nga e mira, mirëpo këtë gjë e lë vetëm në kuadrin e zotimeve pasive.
Padyshim, ai që mendon se do të arrijë mbrëmjen, gjatë ditës do të ecë me hapa të pafuqishëm; e ai që shpreson të arrijë mëngjesin, gjatë natës do të veprojë me përpjekje të dobtë. Ndërsa ai që e përqas vdekjen si një realitet të afërt, ai përvishet me seriozitet të plotë.
Për këtë arsye në hadith është thënë: «Falu ashtu siç falet ai që po i jep lamtumirën kësaj bote!» Sahih el Xhami me nr 3670.
Disa nga të parët tanë të mirë (Es-Selef) kanë thënë: «Ju tërheq vërejtjen nga fjala "më vonë" (sevfe), sepse ajo është ushtria më e madhe e Iblisit!»
Shembulli i atij që vepron me maturi përkundrejt atij që ushqehet me shpresë të rreme është si shembulli i disa udhëtarëve që hyjnë në një fshat. I maturi shkoi menjëherë, blen gjithçka që i nevojitej për përmbylljen e udhëtimit dhe ulet i përgatitur për nisje.
Ndërsa i pakujdesshmi thotë: 'Do të përgatitem më vonë, sepse ndoshta do të qëndrojmë këtu një muaj.' Por në atë çast bëhet thirrja e nisjes! I kujdesshmi u gëzua për parapërgatitjen e tij, kurse i pakujdesshmi mbeti i kapluar nga hidhërimi i pafund.
Ky është shembulli i njerëzve në këtë botë: prej tyre ka nga ata që janë të kthjellët e të përgatitur, prandaj kur t'u vijë Engjëlli i Vdekjes nuk ndiejnë pendesë.
Ka të tjerë që janë të mashtruar e neglizhentë, të cilët e pijnë me pikatore hidhërimin e pendimit në çastin e largimit.
Nëse në natyrën e njeriut është e mbjellë prirja për plogështi e shpresë të gjatë, e pastaj vjen Iblisi për ta nxitur të veprojë sipas kësaj natyre, atëherë vetëpërmbajtja dhe përpjekja me veten bëhet jashtëzakonisht e vështirë. Mirëpo, kushdo që zgjohet nga kjo gjendje dhe ndërgjegjësohet, e kupton se ndodhet në fushëbetejë dhe se armiku i tij nuk pushon kurrë. Edhe nëse duket sikur po tregon plogështi, në fakt ai përbrenda po thur kurthe e po ngre pritë.
Allatut i kërkojmë të na shpëtojë nga kurthet e armikut, nga sprovat e kësaj bote dhe nga e keqja e vetvetes; me të vërtetë Ai është i Afërt dhe Dëgjues i lutjeve!"
📚 Telbis Iblis (Mashtrimet e Iblisit) fq 921-922 — Ibn el-Xheuzi (Allahu e mëshiroftë!)
2 195
Repost from Shënime dhe Citime
📜 Renditja e shenjave të mëdha të Ditës së Kijametit, ashtu siç i përmend shejh Salih Al-Shejh në shpjegimin e tij mbi veprën "Et-Tahavije", është si vijon:
🔸 E para që do të ndodhë është shfaqja e Dexhallit.
🔸 Më pas do të zbresë Isa, biri i Merjemes, nga qielli.
🔸 Pastaj do të dalin Jexhuxhët dhe Mexhuxhët.
🔸 Më pas do të ndodhë një fundosje në lindje, një fundosje në perëndim dhe një fundosje në Gadishullin Arabik.
🔸 Pastaj do të lindë dielli nga perëndimi.
🔸 Më pas do të dalë kafsha dhe do të shfaqet përpara njerëzve në mëngjes.
🔸 Pastaj do të shfaqet tymi.
🔸 Më pas do të dalë zjarri që do t'i mbledhë njerëzit në tokën e tubimit.
📋 Sa i përket renditjes së tymit, nëse ai do të ndodhë para lindjes së diellit nga perëndimi apo pas saj, ka mospajtime mes dijetarëve. Megjithatë, më e dukshmja është ajo që përmenda në renditje!
2 195
Repost from Shënime dhe Citime
ALLAHU...
Në dy librat e saktë të hadithit (el-Buhari dhe Muslim) përcillet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili thotë:
Zhvilluam një ekspeditë me të Dërguarin e Allahut ﷺ në drejtim të Nexhdit. Kur na zuri vala e vapës së mesditës, ne u gjendem në një luginë me shumë pemë me gjemba.
I Dërguari i Allahut ﷺ zbriti nën një pemë, u strehua në hije të saj dhe vari shpatën e tij. Edhe njerëzit u shpërndanë nëpër pemët e asaj lugine për të kërkuar hije.
Ndërsa ndodheshim në këtë gjendje, i Dërguari i Allahut ﷺ na thirri dhe ne shkuam tek ai. Përballë me të pamë një beduin të ulur.
Ai ﷺ tha: "Ky njeri më erdhi ndërsa isha në gjumë dhe më nxori shpatën. U zgjova dhe e pashë të qëndronte mbi kokën time me shpatën e zhveshur.
Ai më tha: 'Kush të mbron prej meje?' Ndërsa unë iu përgjigja: Allahu! Allahu! Allahu!
Atëherë ai e futi shpatën në këllëf dhe u ul; ja është ky këtu." Dhe i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e ndëshkoi atë.»
ALLAHU...
Komentuesit e hadithit kanë thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ e tha këtë fjalë nga bindja e tij e plotë tek Zoti dhe nga forca e mbështetjes (tevekulit) tek Ai...
ALLAHU... është përgjigjja e besimtarit për të gjitha pyetjet e jetës; pyetjet e frikës, ankthit, pikëllimit dhe mundimeve.
Është përgjigjja e tij në spital, në rrugë, në udhëtim e nëpër ngushtica.
Nëse të pyesin: Kush do të të shërojë nga kjo sëmundje e rëndë ?
Thuaj duke e mbledhur të gjithë forcën e mbështetjes te Zoti yt dhe bindjen në mëshirën e Tij:
ALLAHU!
Nëse të pyesin: «Kush do të të mbrojë nga ky armik i egër?»
Thuaj: ALLAHU!
Nëse shpirti yt të pyet:
Kush do të të mbrojë nga varfëria, nga borxhet, nga brengat e fëmijëve, nga dhimbja e gurbetit e nga trysnitë e jetës?»
«Kush e sjell shpresën, e largon mungesën, t'i plotëson nevojat e t'i ruan të dashurit?»
Thuaj: ALLAHU!
Shijoje shqiptimin e këtij Emri bashkë me shijen e mbështetjes te Zoti yt dhe dorëzimit të të gjitha çështjeve tek Ai.
Bëje atë përgjigjen tënde për të gjitha pyetjet e jetës!
✍ Dr. Abdullah bin Belkasim
2 195
Repost from Shënime dhe Citime
◽️ Pyetje: A ka ndonjë sinjal në mësimin e dhikrit para gjumit që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ia mësoi vajzës së tij, Fatimes — kur i tha asaj se kjo është "më e mirë për ju të dy se një shërbëtor/e" — se këto dhikre (lutje) ndihmojnë në kryerjen e punëve të përditshme?
◽️ Përgjigje: Po ju tregoj përvojën time, të cilën e konsideroj një thesar për veten time. Një thesar që nuk shteron kurrë, një thesar i përhershëm!
Fatima ishte nga njerëzit më të dashur për të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ajo ishte një pjesë e tij. Ajo iu ankua atij për punët e shumta të shtëpisë. Burri i saj, Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ishte një njeri bujar dhe një dijetar i nderuar, prandaj shtëpinë e tij e vizitonin shumë njerëz të cilët ai i mikpriste. Fatima shpresonte që Profeti t'i siguronte një shërbëtor ose shërbëtore për t'i ndihmuar me mysafirët.
Por Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha: "A t'ju udhëzoj për diçka më të mirë se një shërbëtor?" Dhe i tha asaj: "Para se të flini, kur të jeni në shtrat — dëgjojeni mirë këtë porosi — thuaj 'Elhamdulilah' tridhjetë e tri herë, 'SubhanAllah' tridhjetë e tri herë dhe 'Allahu Ekber' tridhjetë e katër herë, sepse kjo është më e mirë për ju sesa të keni një shërbëtor."
Një grup dijetarësh kanë thënë: Kushdo që i praktikon rregullisht këto lutje para se të flejë — duke thënë Elhamdulilah 33 herë, SubhanAllah 33 herë dhe Allahu Ekber 34 herë — Allahu i Madhëruar do t'i japë atij fuqi në jetë dhe do t'i kryhen punët e tij në një mënyrë që askush tjetër nuk mund ta arrijë.
O vëllezër, nga mirësia e Allahut mbi mua është se unë prej shumë vitesh e praktikoj rregullisht këtë dhikr dhe nuk ndiej as lodhje, as plogështi, as shqetësim e as ngushtim në punën time. Aq sa një grup nga miqtë e mi, nga Jordania dhe jashtë saj — disa prej tyre erdhën nga jashtë dhe qëndruan një javë në shtëpinë time — para se të largohej, njëri prej tyre më tha: "O Shejh, a e di pse erdha? Betohem se nuk erdha për ndonjë hall, por erdha për të parë programin tënd! Produktiviteti jot në punë është sa i një grupi të tërë njerëzish. Punët që bën ti nuk janë si të një personi të vetëm, as sa të dy apo tre personave, por sa të një grupi të tërë."
I thashë: "Për Zotin, nuk bëj asgjë tjetër përveç kësaj! Prej vitesh, para se të fle thjeshtë them: 'Elhamdulilah' 33 herë, 'SubhanAllah' 33 herë dhe 'Allahu Ekber' 34 herë. Pastaj gjatë ditës vazhdoj punën që nga mëngjesi, e ndonjëherë kur dita është e gjatë, bëj vetëm një pushim shumë të shkurtër dhe i rikthehem punës."
Allahu më ka dhënë bereqet në punën time, dhe i lutem Allahut t'ju japë bereqet juve dhe mua në jetët tona, në pasardhësit tanë dhe në pasuritë tona! I lutem Allahut të Madhëruar që të mos na e heqë bereqetin.
Ky dhikr është një sekret që Allahu i Madhëruar ia dhuron robit të Tij, duke e udhëzuar atë në realizimin e qëllimeve të tij në jetë. Ai arrin atë që dëshiron për shkak të këtij dhikri. Kushtojini vëmendje kësaj para se të flini!
Kushdo që vazhdon të jetë i kujdesshëm për këtë dhikr para gjumit — e gjumi është "vdekja e vogël" — me lejen e Allahut do të mësohet dhe do ti bëhet pjesë e pandashme para se t'i vijë "vdekja e madhe" dhe do të jetë nga ata që e përmendin Zotin. Nga mirësitë e kësaj është se, nëse njeriu është mësuar për ditë e vite me radhë ta përmendë Allahun para gjumit, kjo bëhet një nga shkaqet e një përfundimi të mirë të jetës (Husn el-Khatimeh), me lejen e Allahut të Madhëruar.
✍ Shejh Mesh'hur Hasen Al Selman
2 195
Repost from Shënime dhe Citime
◽️ Kuptimi i thënies: إنا لله وإنا إليه راجعون
«Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi» (Innā lillāhi ve innā ilejhi rāxhi'ūn)
El-Fudajl ibn Ijad (Allahu e mëshiroftë!) e pyeti një burrë: «Sa vjeç je?»
Ai u përgjigj: «Gjashtëdhjetë vjeç.»
El-Fudajl i tha: «Atëherë, prej gjashtëdhjetë vitesh ti po udhëton drejt Zotit tënd dhe pothuajse je duke mbërritur.»
Burri tha: «Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!»
El-Fudajli e pyeti: «A e di kuptimin e kësaj fjalie?»
Kjo është sikur të thiash: "Unë jam rob i Allahut... dhe tek Ai do të kthehem."
Kush e di se është rob i Allahut dhe se tek Ai do të kthehet, duhet ta dijë se do të qëndrojë [për llogaridhënie]. Kush e di se do të qëndrojë (para Allahut), duhet ta dijë se do të pyetet. Dhe kush e di se do të pyetet, le të përgatitë përgjigjen për ato pyetje!
Burri e pyeti: «E cila është rrugëdalja?»
Ai u përgjigj: «Është e thjeshtë.»
Burri i tha: «Cila është ajo?»
El-Fudajli i tha: «Vepro mirë në pjesën që të ka mbetur nga jeta, që të të falet ajo që ka kaluar. Sepse, nëse bën keq në pjesën që të ka mbetur, do të merresh në përgjegjësi si për atë që ka kaluar, ashtu edhe për atë që ka mbetur.»
📚 Xhāmi' el-'Ulūmi ve el-Hikem — Ibn Rexheb el-Hanbelī (1/383).
