cookie

Sizning foydalanuvchi tajribangizni yaxshilash uchun cookie-lardan foydalanamiz. Barchasini qabul qiling», bosing, cookie-lardan foydalanilishiga rozilik bildirishingiz talab qilinadi.

avatar

Revista Medina

Kanali zyrtar i revistës elektronike Medina

Ko'proq ko'rsatish
Mamlakat belgilanmaganTil belgilanmaganDin & Maʼnaviyat79 634
Reklama postlari
806
Obunachilar
-124 soatlar
+27 kunlar
+830 kunlar

Ma'lumot yuklanmoqda...

Obunachilar o'sish tezligi

Ma'lumot yuklanmoqda...

🔴 Shprehja e gabuar ‘kam besim tek vetja’ 🔴 🔸 Kjo shprehje është marrë nga jomuslimanët dhe bie në kundërshtim me adhurimin e mbështetjes tek Allahu i Lartësuar, për të cilin jemi urdhëruar nga Ai. Allahu i Lartësuar thotë: وَعَلَى اللَّهِ فَتَوَكَّلُوا إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِين “Dhe mbështetuni tek Allahu nëse jeni besimtarë!” El Maide: 23. 🔸 Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse kërkon ndihmë, atëherë kërko ndihmë prej Allahut!” Transmeton Tirmidhiu. 🔸 Madje është obligim që njeriu të ketë mendim të keq për veten e tij. 🔹 Imam Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Vëtem ai që e njeh vetveten ka mendim të keq për të, ndërsa ai që ka mendim të mirë për vetveten, atëherë është prej njerëzve më të paditur për të.” 📚 Për më shumë le të shikohet libri Medarixhus-salikin. 🔹 Shejh Muhamed ibën Ibrahim, Allahu e mëshiroftë, më herët Myfti i Arabisë Saudite, kur është pyetur se a duhet të kihet besim tek vetja, është përgjigjur: “Nuk duhet dhe nuk lejohet besimi tek vetja. Në hadith thuhet: “O Allah! Mos më lër në dorë të vetvetes as sa bën syri të hapet dhe mbyllet!” Kush e thotë këtë gjë? Kam frikë mos është gabim nga ana yte d.m.th. nga ana e pyetësit – dhe nuk mendoj se një person me mendje mund ta thotë këtë gjë, pa përmendur njerëzit e dijes.” 📚 Fetaua ue rasail esh-shejh Muhamed ibën Ibrahim 1/170. 🔹 Shejh Salih el Feuzan, Allahu e ruajttë, është pyetur rreth gjykimit të shprehjes ‘kam besim tek vetja’ dhe është përgjigjur: "Kjo është shprehje injorante dhe nuk merret për bazë! Askush nuk duhet të ketë besim tek vetja, ashtu siç thotë Allahu xhel-le ue ala’ për Jusufin: وَمَا أُبَرِّئُ نَفْسِي إِنَّ النَّفْسَ لأَمَّارَةٌ بِالسُّوءِ إِلاَّ مَا رَحِمَ رَبِّي "Unë nuk e shfajësoj veten, sepse shpirti (i njeriut) është fort i prirur për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im”. Jusuf:53. Allahu xhel-le ue ala’ thotë: فَلا تُزَكُّوا أَنفُسَكُمْ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنْ اتَّقَى "Prandaj, mos u lavdëroni! Ai i njeh më së miri ata që ruhen nga gjynahet”. En-Nexhm: 32. 📚 Marrë nga fetvatë e shejh Salih el Feuzan që transmetohen në televizion. E lusim Allahun që mos të na lërë në duart e veteve tona as sa bën syri të hapet dhe mbyllet! Suksesi vjen nga Allahu! ✍🏻 Mblodhi: Besmir Cacani ____________ https://t.me/medinarevista
Hammasini ko'rsatish...
Revista Medina

Kanali zyrtar i revistës elektronike Medina

16👍 2
📌 Gjykimi i masturbimit 🎙 Shejh Salih el-Luhajdan 🔹Thotë: jam një djalë i ri beqar, falem dhe agjëroj, urrej dhe armiqësoj ata që sulmojnë Islamin, po ashtu përpiqem të jem thirrës në Islam, mirëpo bëj diçka që është gjynah i madh dhe më ka bërë ta urrej veten. Nganjëherë mendoj ta lë namazin ngase nuk jam në gjendje ta lë këtë gjynah. Jam në gjendje të keqe dhe gjynahu që bëj është masturbimi. A më lejohet ta lë namazin ngaqë nuk mund ta lë këtë gjynah? Çfarë të bëj? 🔸 Përgjigjja: lënia e namazit është kufër që të nxjerr nga feja dhe, bën që njeriu t’i bashkangjitet mosbesimtarëve. Sa i përket masturbimit, ai është gjynah prej gjynaheve. Shejtani e mashtron njeriun dhe e frymëzon duke i thënë: përderisa nuk mund ta lësh këtë gjynah, atëherë lëre të gjithë Islamin. SubhanAllah! A ka njeri të mençur që të kënaqet me këtë gjë?!!! Detyra yte është që të përpiqesh dhe të veprosh çfarë ke mundësi. Nëse je burrë me personalitet, atëherë je në gjendje ta mposhtësh epshin tënd të mjerë dhe prirjen anormale që ke. Si nuk qënke në gjendje të lësh masturbimin?! Mirëpo, duke supozuar se nuk mund ta lësh këtë gjynah, ty nuk të lejohet të gabosh dhe të lësh Islamin! ✍🏻 Përktheu: Besmir Cacani 🔗 https://youtu.be/Eihn1YCC-PY?si=rfuoKhx5PfwCGPIr
Hammasini ko'rsatish...
Gjykimi i masturbimit - Shejh Salih el-Luhajdan

Gjykimi i masturbimit Shejh Salih el-Luhajdan

👍 3 2
📌KOMENTIM I SURES KAF [e plotë] 🎙 Hoxhë Jusuf Kapidani 🔹 Mësimi i parë 🔗 https://www.youtube.com/watch?v=wawhe8XK_M4 🔹 Mësimi i dytë 🔗 https://www.youtube.com/watch?v=a2fvEGIHDcY 🔹 Mësimi i tretë 🔗 https://www.youtube.com/watch?v=K-q-L096LX8 🔹 Mësimi i katërt 🔗 https://www.youtube.com/watch?v=rDYL9BIDQ0E 🔹 Mësimi i pestë 🔗 https://www.youtube.com/watch?v=EnYRYdSAahw
Hammasini ko'rsatish...
Koment i shkurtër i sures Kaf - pjesa 1

Koment i shkurtër i sures Kaf - pjesa 1 Hoxhë Jusuf Kapidani

Repost from Revista Medina
📌 Vlerat e muajit el Muharrem ✍🏻 Nga shejh Salih el Feuzan Vërtet ky muaj ka vlera. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: أَفْضَلُ الصِّيَامِ بَعْدَ رَمَضَانَ شَهْرُ اللَّهِ الْمُحَرَّمُ "Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është agjërimi i muajit të Allahut el Muharrem”, andaj pëlqehet që të shtohet agjërimi gjatë tij. Ky muaj gjithashtu është prej muajve të shenjtë. Ky është muaji të cilin e kanë zgjedhur sahabët në kohën e Umerit radijAllahu anhu që të jetë muaji i parë i vitit hixhri, andaj ky muaj ka vlera. Prej vlerave më madhështore të tij është se në të gjendet dita e Ashures, ditë për të cilën, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka lajmëruar se agjërimi i saj i shlyen gjynahet e vitit të kaluar. Këtë ditë e ka agjëruar Musai alejhis-selam si falenderim ndaj Allahut kur Allahu e mbyti në ujë Faraonin dhe popullin e tij, andaj Musai e agjëroi këtë ditë si falenderim ndaj Allahut dhe gjithashtu e agjëruan këtë ditë edhe çifutët pas Musait. Kur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem mbërriti në Medine si muhaxhir, i gjeti çifutët që e agjëronin këtë ditë, andaj tha: ما هذا الصوم الذي تصومونه؟ “Çfarë është ky agjërim që e agjëroni?” Thanë: “Kjo është ditë në të cilën Allahu e lartësoi Musain dhe popullin e tij, ndërsa e poshtëroi Faraonin dhe popullin e tij. Këtë ditë e agjëroi Musai alejhis-selam dhe ne gjithashtu e agjërojmë.” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: نَحْنُ أَحَقُّ بِمُوسَى مِنْكُمْ أو أولا بِمُوسَى مِنْكُمْ “Ne kemi përparësi më shumë se ju ndaj Musait”, kështu që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e agjëroi atë ditë dhe urdhëroi që të agjërohet, e kështu agjërimi i kësaj dite u bë Sunet i fortë. Mirëpo, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka dashur që ne t’i kundërshtojmë çifutët, andaj urdhëroi që të agjërohet një ditë përpara Ashures, ditë e cila i bie të jetë e nënta. Në një transmetim tjetër thuhet që të agjërohet një ditë pas Ashures, mirëpo agjërimi i ditës së nëntë [d.m.th. një ditë përpara Ashures] është më i fortë. Pra, kjo ditë agjërohet si pasim i pejgamberëve të Allahut; i Musait alejhis-selam dhe i Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në agjërimin e tij. Në këtë ditë, Allahu i ka lartësuar muslimanët përmes Musait alejhis-selam. Kjo ditë është fitore për muslimanët derisa të bëhet Kiameti, është mirësi prej Allahut azze ue xhel-le, andaj falenderohet Allahu për të, duke agjëruar. Agjërimi i kësaj dite është Sunet i fortë pejgamberik, andaj muslimani agjëron ditën e nëntë dhe të dhjetë, e cila është dita e Ashures. Lavdi Allahut, ky Sunet ka vazhduar në këtë ymet, andaj është shumë mirë që të agjërohet, për t’u shpërblyer dhe për ta falenderuar Allahun azze ue xhel-le. 🔗 http://revistamedina.net/archives/718 🖥 Shiko videon: https://youtu.be/k9_JMty4FVc Përktheu: Besmir Cacani
Hammasini ko'rsatish...
Vlerat e muajit el Muharrem - Shejh Salih el Feuzan

Vlerat e muajit el Muharrem Shejh Salih el Feuzan

Repost from Revista Medina
Transmeton Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: أَفْضَلُ الصِّيامِ، بَعْدَ رَمَضانَ، شَهْرُ اللهِ المُحَرَّمُ "Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është ai i muajit të Allahut el Muharrem." 📚 Transmeton Muslimi nr 1163. Përktheu: Besmir Cacani _ https://t.me/medinarevista https://www.facebook.com/medinarevista https://twitter.com/MedinaRevista
Hammasini ko'rsatish...
Revista Medina

Kanali zyrtar i revistës elektronike Medina

👍 3
Es Selamu Alejkum ue RahmetUllahi ue BarakatuHu Përkujtim! Kujtojmë vëllezërit dhe motrat e Imanit se sonte mbahet mësimi me Temë: KOMENT I SHKURTËR I SURES DHARIJAT Mësimi 1 Hoxhë JUSUF KAPIDANI, Allahu e ruajtë E Mërkurë 10 Korrik 2024 Ora 19 30 Transmetimi live do të bëhet në kanalin tonë në Telegram: https://t.me/medinarevista
Hammasini ko'rsatish...
Revista Medina

Kanali zyrtar i revistës elektronike Medina

👍 2 1
Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu! Me kënaqësi lajmërojmë se nga dt. 24-07-2023 deri më dt. 30-07-2023, në Shqipëri do të jetë për vizitë shejkhu i nderuar Feuaz ibën Ali el-Med'halij. Njoftojmë vllezërit, se shejkhu i nderuar nuk do të mbajë mësime për shkaqe zyrtare, mirëpo kush dëshiron t'a takojë ose të njihet me shejkhun nga afër, të kontaktojë paraprakisht me talebet: Idris Manushi, Jusuf Kapidani apo Besmir Cacani. E lusim Allahun që t'i shpërblejë të gjithë ata që e kanë mundësuar këtë vizitë, e lusim që të na lehtësojë pritjen dhe përcjelljen siç i ka hije shejkhut, dhe gjithë kjo të jetë e sinqertë për Fytyrën e Tij. Allahu jua shpërbleftë të gjithëve për mirëkuptimin!
Hammasini ko'rsatish...
19👍 3
Es Selamu Alejkum ue RahmetUllahi ue BarakatuHu Njoftim! Njoftojmë të gjithë vëllezërit dhe motrat e Imanit se mësimi i programuar për sonte nga Talebeja i Nderuar, Hoxhë JUSUF KAPIDANI, për arsye personale, do të mbahet nesër. Allahu jua shpërbleftë të gjithëve për mirëkuptimin!
Hammasini ko'rsatish...
Es-Selamu Alejkum ue RahmetUllahi ue BarakatuHu REVISTA MEDINA ka kënaqësinë t'ju lajmërojë për mësimet online që do të transmetohen këtë javë: "KOMENT I SHKURTËR I SURES edh-DHARIJAT" Mësimi 1 Hoxhë JUSUF KAPIDANI, Allahu e ruajtë. E Martë 9 Korrik 2024 Ora 19³⁰ "TEJSIR UL A'LAMU SHER'H UMDETUL A'HKAM" Autor: ABDUL-GANIJ el-MAKDISIJ, Allahu e mëshiroftë. Me shpjegim të shejkh ABDULLAH el-BESAM, Allahu e mëshiroftë. Përshtat në shqip: Hoxhë IDRIS MANUSHI, Allahu e ruajtë. Mësimi 14 E enjte 11 Korrik 2024 Ora 21⁰⁰ "RREGULLAT E DOBISHME PËR NJË JETË TË LUMTUR" Mësimi 10 Hoxhë IBRAHIM GJEDIKU, Allahu e ruajtë E Xhuma 12 Korrik 2024 Ora 21⁰⁰ Transmetimi live do të bëhet në kanalin tonë në Telegram: https://t.me/medinarevista
Hammasini ko'rsatish...
Revista Medina

Kanali zyrtar i revistës elektronike Medina

👍 4 1
Es Selamu Alejkum ue RahmetUllahi ue BarakatuHu Përkujtim! Kujtojmë vëllezërit dhe motrat e Imanit se sonte mbahet mësimi me Temë: KOMENT I SHKURTËR I SURES KAF Mësimi 5 Hoxhë JUSUF KAPIDANI, Allahu e ruajtë E Premte 5 Korrik 2024 Ora 19⁴⁵ Transmetimi live do të bëhet në kanalin tonë në Telegram: https://t.me/medinarevista
Hammasini ko'rsatish...
Revista Medina

Kanali zyrtar i revistës elektronike Medina

👍 2
Boshqa reja tanlang

Joriy rejangiz faqat 5 ta kanal uchun analitika imkoniyatini beradi. Ko'proq olish uchun, iltimos, boshqa reja tanlang.