Arabia Saudite - Toka e Teuhidit
Kanalga Telegram’da o‘tish
Faqe me karakter kryesisht politik dhe historik, ku pasqyrohet pozita dhe merita e Arabisë Saudite në botën arabe dhe në botën muslimane.
Ko'proq ko'rsatishMamlakat belgilanmaganDin & Maʼnaviyat162 455
462
Obunachilar
+224 soatlar
+57 kunlar
+2130 kunlar
Postlar arxiv
🛑 Nuk është detyrë e dijetarit ta ndalë të keqen me dorë në shtet
🎙Shejkh Ibrahim Muhajmid
Para një periudhe në këtë vend (Arabinë Saudite), kishte njerëz që bënin zhurmë kundër dijetarëve të Umetit. Pse! Ata thonin: “Dijetarët nuk e ndalojnë të keqen!”
Pse sot ekziston kjo filan e keqeje, kjo e keqe, koncerte...
Ky që thotë këtë fjalë është injorant dhe i devijuar!
Pse?! Sepse nuk është detyrë e dijetarëve ta ndalojnë... (të keqen me dorë).
O xhemat! A është detyrë e dijetarit, siç është Ibën Bazi, Ibën Uthejmini, Feuzani, që ta lënë mësimin dhe të shkojnë të kapin shkopin dhe ta ndalin të keqen?! A është kjo përgjegjësi e dijetarit?! Detyra e dijetarit është të këshillojë.
Khauarixhët dhe Khauarixhët Ka’adije (që nxisin të tjerët për kaos dhe vet s’bëjnë asgjë) i quajnë “Murxhi” këta dijetarë. Ata thonë: “Këta janë murxhiat e
udhëheqësve!”
Pasha Allahun, ai që e thotë këtë fjalë kihet frikë për të se mund të dalë prej Islami.
Video në Youtube: https://youtube.com/shorts/_Za_O5pi144?feature=shared
Poshtërsia e udhëheqësve Turq 🇹🇷 dhe fisnikëria e mbretit Al Sa'ud 🇸🇦
Mbasi që u themelua Republika e Turqisë, në vitin 1924 u dha urdhëri që të dëbohet nga Turqia sulltani i fundit i Osmanllinjve, Abdul-Mexhidi i Dytë. Kështu, ai u detyrua që të jetojë në Evropë dhe iu mohua e drejta që të kthehej në atdheun e tij, derisa vdiq në vitin 1944. Amaneti i tij i fundit ishte që të varrosej në atdheun e tij, në Stamboll, në tokën e babait të tij dhe stërgjyshërve të tij. Por, me moralin e tyre të ulët, turqit refuzuan që ta çonin në vend amanetin e Sulltanit të tyre të fundit!
Rrjedhimisht, kufoma e Sulltan Abdul-Mexhidit qëndroi në frigorifer në Paris për dhjetë vjet me radhë, pa u varrosur, ngaqë turqit nuk pranonin në asnjë mënyrë që ai të varrosej në atdheun e tij. Atëherë, ka ndërhyrë Mbreti Su'ud Bin AbdulAziz Al Su'ud në vitin 1945 dhe ofroi që ai të varrosej në varrezën el-Bekij në Medine, ku janë varrosur disa anëtarë të Ehli Bejtit dhe një numër i madh i Sahabëve të Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -.
Përfundimisht, me ndërhyrjen e mbretit Su'ud, kufoma e sulltanit të fundit të osmanllinjve Abdul-Mexhidi i Dytë, u soll në Medine dhe u varros me nderime, nder të cilën nuk ia kryen bijtë e popullit të tij turk, nder që i mbeti familjes fisnike Al-Su'ud, shërbëtorëve të Teuhidit dhe Dy Xhamive të Shenjta.
🔴 Kolonializmi i ri
Dr. Abdus-Selam es-Suhejmi thotë: “Kanali “Al-Jazeerah” është kanal i trazirave, i cili mbështetet nga Izraeli dhe aleatët e tij, nga Irani dhe bishtat e tij, nga xhemati Vëllazëria Muslimane (Ikhuanët) dhe zogjtë e tij, si dhe nga çdo armik i arabëve dhe Muslimanëve. "Al-Jazeera" është më e rrezikshme sesa shumë prej atyre shteteve. Ky kanal është një mjet i ri kolonializues që mbështetet financiarisht, teknikisht dhe ideoligjikisht sipas planeve dhe programeve që janë studiuar me shumë kujdes nga aspekti ideologjik dhe psiqik. Ky stafi televiziv është nën përkujdesjen dhe asistencën e ekspertëve të fushave të ndryshme. Ai është një intrument i shkëlqyer i Zionizmit dhe Shi'izmit Batinij të Persisë.”
🇸🇦 Si e deformojnë mediat realitetin e Arabisë Saudite
🎤Shejkh Ibrahim Muhajmid
Falendero Allahun për mirësinë e Sunetit dhe Teuhidit që po hasim në këtë shtet. Ne nuk pretendojmë që ky shteti ynë është i përsosur. Ka mangësi, ka gjynahe, ka mëkate. Por ama, të imagjinosh se mund të ketë ndonjë shoqëri pa gjynahe, kjo ndodh vetëm në mendjet e filozofëve. Unë po ju tregoj një çështje. Sot, kush del jashtë këtij shteti, do të shikojë se njerëzit mendojnë se të gjithë ne kemi filluar të kërcejmë e të këndojmë e t'i biem defit e të bëjmë gjynahe! Kështu po mendojnë njerëzit për ne sot! Mendojnë se ne i kemi lejuar pijet alkoolike, diskotekat dhe lokalet! Por ama kur vijnë haxhinjtë këtu, ata habiten! Mirësia gjendet akoma këtu! Nëse ikin dhjetë mijë veta në festat me muzikë, apo nëse ikën njëzetë mijë veta, çfarë dobie ka që ta përmendësh këtë? Çfarë dobie ka, ndërkohë që njëzetë milion shkojnë nëpër xhamija! Madje, shoqata e mësimit të Kur'anit në Rrijad ka publikuar një statistikë përpara nëntë muajsh se, janë afërsisht 300 mijë hafiza burra dhe gra nëpër xhamija! Mirëpo prapëseprapë mediat e sulmojnë këtë shtet!
Unë isha në një shtet afrikan përpara shtatë muajsh dhe u çua një burrë inatçi që i përkiste atyre xhemateve që merren me politikë. Ai më tha mua: "Përse i keni lejuar ju diskotekat dhe pijet alkoolike në shtetin tuaj?"
Unë kisha mundësi që t'i thoja se kjo është shpifje, se kjo është kështu e është ashtu, por unë u thashë njerëzve: Dëshmoni! Unë po ia paguaj biletën këtij njeriu nga llogaria ime, vizën e umres po ia paguaj nga llogaria ime, makinën që do ta çojë atë nga shtëpia e tij deri ne kryeqytet, që zgjaste tetë orë udhetim, po ia paguaj nga llogaria ime, ngrënien dhe pirjen në Saudi po ia paguaj nga llogaria ime. Por ama me një kusht të vetëm! Që ai të marrë në Saudi një shishe të vogël me pije alkoolike dhe ta fusë në çantë, pastaj të na e tregojë neve atë. Atëherë plasën së qeshuri të gjithë njerëzit.
Mbasi që mbarova ligjëratën thashë: Ku shkoi ai miku jonë? Kurse ai tha: "Në rregull, u pendova unë, perderisa atje të fusin në burg dhe të arreston policia!"
Pra, kështu mendojnë njerëzit për këtë shtet! Po.
📽 Video në youtube: https://www.youtube.com/watch?v=4V5ZgI1tj6g
🇸🇦 Lavdërimi i Shejh Salih Suhejmit, mësues në Xhaminë e Profetit në Medine, për Princin e Kurorës në Arabinë Saudite
"Përpara disa ditësh më erdhi një pyetje në Xhaminë e Profetit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ku thuhej: "Ju nuk i respektoni xhenazet! Përse nuk vendosni kurora me lule mbi xhenazet?"
Ata duan që ne të imitojmë qafirat!
Ata duan që ne të imitojmë qafirat!
Ata duan që ne të imitojmë qafirat në këtë temë Allahu na ruajttë!
Shikoni te shembulli i bukur e madhështor që dha emiri i lartë Muhamed bin Selman bin AbdulAziz, princi i kurorës në Arabinë Saudite, i dhëntë Allahu i Lartësuar sukses në çdo gjë të mirë, si dhe i dhëntë shoqëruesit më të mirë! Lusim Allahun që ta ndihmojë dhe ta përkrahë me ndihmën dhe përkrahjen e Tij. Kur ai shkoi te një shtet në të cilin kishte një varr të një ushtari apo gjenerali të atij vendi, të gjithë prijësit e shteteve shkuan dhe vendosën kurora me lule mbi atë varr. Por ai është njeri me Teuhid, është bir i një burri me Teuhid, është nip i themeluesit të Shtetit të Teuhidit. Ai dha shembullin më të bukur dhe nuk shkoi që të vendosë lule tek ai idhull apo bust. Allahu e shpërbleftë me të mira! Kjo që bëri ai shkaktoi shumë polemika në të gjitha mediat, saqë thanë se këta janë ata Selefijunët që nuk pranojnë asgjë që lidhet me varret, në çfarëdolloj forme të jetë. Madje edhe radioja e Londrës e kishte përmendur këtë.
Pikërisht kjo është mirësi nga Allahu i Plotëfuqishëm e i Madhërishëm. Pra, këtu shfaqet Teuhidi, nga njerëzit e Sunetit dhe Xhematit."
🎞 https://www.youtube.com/watch?v=gvtmJaoj4Rs
Lavdërimi i muhadithit të Egjiptit, Ahmed Shakir, për themeluesin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Abdul-Aziz Aal Su'ud
Muhadithi i Egjiptit, Ahmed Shakir (1892-1958), Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Mbreti i madhërishmëm, zotëria i arabëve, ngritësi i flamurit të Teuhidit, ringjallësi i medh’hebit të Selefëve dhe imami i njerëzve të Teuhidit, është mbreti Abdul-Aziz bin Abdurr-Rrahman el-Fejsal Al-Su'ud, Allahu e mëshiroftë.”
📚Burimi: Parathënia e tij në librin “Sherh el-Akideti et-Tahauijeh”
🇸🇦 Përgënjeshtrim për ata që thonë se Arabia Saudite po i ndalon lutjet në Meke dhe Medine për muslimanët në Palestinë!
🔉Shejkh Sulejman Rruhejli
Sot po shfaqen disa njerëz me mjekrra, fatkeqësisht, të cilët pretendojnë se ata janë imamë në xhamitë e vendeve të tyre, edhe gënjejnë në mënyrë që të dalin si heronj përpara njerëzve dhe që t’i bëjnë muslimanët ta urrejnë këtë shtet (Arabinë Saudite), ndërkohë që fuqia e Arabisë Saudite – pasha Zotin e Qabes! – është fuqi për muslimanët!
Prej tyre, ishte njëri i cili iu është shfaqur njerëzve duke pretenduar se ai ndodhej në Medine, ishte në Xhaminë e Profetit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – në Medine dhe qëndroi atje duke bërë dua për popullin në Palestinë, por sakaq ai u arrestua apo u ndalua etj., por pasha Allahun që ata ose janë gënjeshtarë ose pështjelluesa, sepse lavdi Allahut ja ku jemi ne që jetojmë në këtë Medine, po e mbushim Xhaminë e Profetit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – dhe po bëjmë dua për vëllezërit tanë, edhe ju gjithashtu! Ja ku jam edhe unë, pavarsisht dobësisë që kam unë, prapëseprapë unë bëj dua për vëllezërit e mi në Palestinë, gjatë mësimeve të mia në Xhaminë e Profetit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – dhe ato transmetohen direkt për muslimanët! Unë lutem gjatë hytbeve të mia në ditën e xhuma, si dhe lutem në faqet e mia në internet! Pasha Allahun pos të Cilit nuk ka asnjë të adhuruar tjetër me të drejtë, asnjëherë nuk më kanë thënë mua mos bëj dua! Pasha Allahun pos të Cilit nuk ka asnjë të adhuruar tjetër me të drejtë!
Ose ata gënjejnë dhe e kanë bërë gënjeshtrën mjet dhe ua kanë mbushur mendjen veteve të tyre se kjo është një gënjeshtër që po e bëjnë për hir të dobisë, ose ata janë pështjelluesa të cilët përmendin vetëm një pjesë nga ajo që ka ndodhur, por ama nuk e përmendin të gjithë atë që ka ndodhur në të vërtetë. Disa prej tyre kanë bërë gjëra që janë të ndaluara, si për shembull dikush prej tyre kishte inçizuar disa video të cilat binin ndesh me besimin e Selefëve ose përmbajnë thirrje në bidate e gjëra të tjera të kësaj natyre. Por ama forcat e sigurisë – Allahu i shpërbleftë me të mira! – janë mbrojtësit e Besimit, janë mbrojtësit e Sunetit, prandaj ata i ndalojnë këto gjëra, që të mos pështjellohen muslimanët dhe të mendojnë se këto miratohen në Xhaminë e Profetit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –.
📽 Videoja në Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=9tmbxJ1s9UU
Princi i Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Muhamed Bin Selman, nga zyra e mbretit Feisal - Allahu e mëshiroftë! - i cili dikur tmerroi shtetin zionist dhe aleatët e tij, sot i bën thirrje Komunitetit Ndërkombëtar që të ndalin furnizimin me armë dhe municione për Izraelin, si dhe të mbështesin përpjekjet që po bën Mbretëria e Arabisë Saudite për të shpëtuar popullin palestinez në Gaza dhe që t'u garantohen atyre të gjitha të drejtat e tyre legjitime.
🇸🇦 Arabia Saudite nuk është sikur vendet e tjera!
🔉Shejh Muhamed Ramzan el-Haxhirij
Islami është i fortë dhe i lartë, Islami nuk bie poshtë kur bien poshtë flamujt! Ju jeni nën një flamur madhështor! Udhëheqësit tuaj kanë bërë vepra madhështore! Qaben, qëkurse e ndërtoi Ibrahimi, ajo nuk është zgjeruar kurrë kaq shumë sa është zgjeruar tani!
Xhamia e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – që nga ndërimi i saj, ajo kurrë nuk ka arritur ndonjëherë që të zgjerohet kaq shumë sa është zgjeruar tani! Ç’duan ata nga Mbretëria e Arabisë Saudite? Janë mllefosur nga uniteti dhe harmonia që kemi ne, e pikërisht kjo është realitet!
Janë thyer te shkëmbi i këtij realiteti të gjithë ithtarët e çdolloj shkatërrimi! Nuk arritën të realizonin synimet e tyre as në revoltën e dështuar të Hunejnit dhe as kur ndodhën revolucionet në vendet arabe! Përse? Sepse ne jemi një shoqëri muslimane që jetojmë nën flamurin “La ilahe il-lAllah Muhamedun Rasul-Ullah”!
Vendi ynë nuk u ngrit nëpërmjet kutive të votimit! As nuk u ngrit nga ndonjë vendim i OKB-s e as nga dalja e ndonjë kolonizatori! Vendi ynë u ngrit nëpërmjet besëlidhjes sheriatike që kanë dhënë baballarët dhe gjyshërit tuaj!”
🎞 https://www.youtube.com/watch?v=Y0dwwndgNAU
🇹🇷Kontributi i qeverisë turke në bombardimin e Gazas💥
▪️Pilotët që kanë bombarduar Gazën dhe Palestinezët janë stërvitur në Konya(Turqi)!
▪️Karburanti i avionëve të tyre vjen nga Iskenderun (Turqi)!
▪️ Ushqimi për ushtarët e tyre vrasës vjen nga Alanya (Turqi)!
▪️Uji për ushtarët e tyre vjen nga Manavgati (lagje në provincën e Antalya)!
Tregtia detare e të gjitha llojeve vazhdon me ata! Ajo që bie në sy është se prodhimet e hekurit dhe çelikut zënë vendin e parë që arrin deri në 20 miliard dollar!
Ndoshta këtë që do ta them, s’do mund ta them, por madje edhe armatimi që është në duart e atyre vrasësve vjen nga financimi juaj.
Andaj unë them: nëse ju keni burrëri, hajdeni e flisni këtu! E vërteta do të thuhet! Prandaj, mos u pikëlloni o ju shokë! Bëni atë që duhet bërë! Mos u pikëlloni! Rebelohuni!
Vazhdoni të postoni tweete, të postoni slogane, vazhdoni të qortoni, apo mos ndoshta edhe shpëtimin e Palestinës do e lini për në vitet 2053-2071?
Ndërkohë që për Ukrainën dërgonit drone, ndërkohë që për Azerbajxhanin dërgonit drone, e tani për Palestinën do mjaftoheni vetëm me lutje?!
Ndërprerja e mbështetjes (për Izarelin) do mjaftonte. Por ato ndihma humanitare dhe ushqimore që do të ofrohen nga sot e tutje (për Palestinën), nuk janë kurrë të mjaftueshme. Ndihma ushqimore është njësoj sikur te thuash “mos vdisni te uritur”. Ajo që ju takon juve është të ndërprisni mbështetjen tuaj (për Izraelin), të ndërprisni mbështetjen tuaj dhe të hidhni një hap serioz.
📽 Video në youtube: https://www.youtube.com/watch?v=72tuMS82aTA
💶 Qendra e Mbretit Selam bin Abdul-Aziz ka nisur fushatën për mbledhjen e donacioneve për popullin palestinez në Gaza.
🟣 Donacionet deri tani ka vajtur 118,331,112 rijal
https://sahem.ksrelief.org/Pages/ProgramDetails/1ca8852b-9e6d-ee11-b83f-005056ac5498
Ushtarët Izraelitë që po bombardojnë Gazan janë stërvitur në qytetin Konia të Turqisë, kurse karburanti i aeroplanëve ka mbërritur në Izrael nga Azerbajxhani, nëpërmjet tubacionit turk "Ceyhan".
Kurse naivët presin me padurim që Turqia të dërgojë ushtrinë e saj për të çliruar Palestinën, nga ana tjetër akuzojnë Arabinë Saudite se ajo komplotoi me Anglinë për të shkatërruar Perandorinë Osmane!
Harrojnë apo nuk e dinë naivët se ishte Perandoria Osmane ajo që ja dorëzoi Palestinën anglezëve dhe ua shitit tapitë e tokave palestineze kolonëve jehudë!
Harrojnë apo nuk e dinë naivët që pasardhësit e Osmallive sot me ushtrinë e tyre janë çuditërisht pjesë e aleancës së ushtrive kryqalie të udhëhequra nga Amerika dhe Anglia!
Harrojnë naivët se Turqia e ka dërguar ushtrinë e saj në Siri, në Irak, në Libi dhe në Armeni, ndërkohë që nuk ka dërguar asnjë ushtar të vetëm në Palestinë!
Harrojnë apo nuk e dinë naivët që Turqia është i pari shtet musliman që e ka njohur zyrtarisht, menjëherë, shtetin e Izraelit që u ngrit padrejtësisht mbi tokat e pushtuara të Palestinës!
🇸🇦 Qëndrimi i prerë i Arabisë Saudite për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin
♦️Deklarata e Ministrit të Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Fejsal Bin Ferhan Al Su’ud për deklaratat e fundit të Izraelit që kërkon arritjen e marrëveshjes së paqes me Saudinë:
“Mes të tjerash, ne folëm për zhvillimet e fundit të proçesit për paqen dhe me këtë rast unë i rikonfirmova kolegut tim se Mbretëria Saudite qëndron e vendosur për arritjen e paqes, me opsionin strategjik të saj që bazohet në Planin Arab për Paqe, i cili pajtohet me rezolutat ndërkombëtare dhe që i jep të drejtën popullit palestinez që të ndërtojnë shtetin e tyre me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet i tij. Ne i vlerësojmë të gjitha përpjekjet pozitive që synojnë arritjen e paqes. E sigurisht që ne i konsiderojmë jo legjitime të gjitha masat e njëanshme të ndërmarra nga Izraeli për të aneksuar territoret palestineze apo për të ndërtuar në to kolonitë hebreje, dhe se ato përbëjnë kërcënim për të ardhmen e zgjidhjes së përherëshme për paqen. Dhe ne vlerësojmë çdo përpjekje që bëhet për të pezulluar ato masa të njëanshme që po ndërmerr Izraeli.”
💠Sqarim:
Plani Arab për Paqe të cilit iu referua Minsitri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite është plani i hartuar dhe i propozuar nga Mbreti Abdullah Bin AbdulAziz (Allahu e mëshiroftë) në Asamblenë e Vendeve Arabe, e mbledhur në vitin 2002 në Bejrut të Libanit, për të arritur paqen në Lindjen e Mesme.
▪️Plani i Mbretit Abdullah konsistonte në:
🔹 formimin e shtetit palestinez në kufijtë e tij përpara luftës së vitit 1967 dhe të njohur nga OKB,
🔹 kryeqyteti shtetit palestinez të jetë Kudsi,
🔹 të rikthehen refugjatët palestinez në tokat e tyre,
🔹 të largohen trupat hebreje nga Lartësitë e Golanit në Siri,
🔹 e si këmbim të gjitha shtetet arabe do të pranojnë marrëveshjen e paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve me shtetin e Izraelit.
♦️Deklarata e mbretit Abdullah Bin AbdulAziz, Allahu e meshirofte:
"Lidhje te normalizuara dhe siguri për Izraelin si këmbim për tërheqjen e tij të plotë nga të gjitha tokat arabe që i ka pushtuar, njohja e shtetit të pavarur të Palestinës me kryeqytet Kudsin e nderuar, si dhe rikthimi i refugjatëve palestinezë."
♦️Deklarata e princit Su'ud el Fejsal, ish-ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, Allahu e mëshiroftë:
"Gjakderdhja duhet të ndalojë. Ne e themi qartazi se populli i Izraelit ka të drejtën e tij për të jetuar në paqe nëse ata u përgjigjen kushteve të paqeve. Thirrja ime për popullin e Izraelit është po e njëjta thirrje që ua tha sot hirësia e tij (Mbreti Abdullah): Nëse ju doni paqe, atëherë ju duhet të përgjigjeni me mirësi. Nëse doni paqe, dijeni se ajo nuk vjen nga grykët e armëve, porse ajo vjen nga zemrat dhe mendjet."
📽 Video: https://www.youtube.com/watch?v=gcGA0AMCm94
🇸🇦Deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite për krimin bombardimit të spitalit në Gaza nga ushtria izraelite
Mbretëria e Arabisë Saudite dënon ashpërsisht, me fjalët më të rënda, krimin e tmerrshëm që kryen forcat ushtarake pushtuese izraelite, me bombardimin e spitalit "el Ehli el Muamedani" në Gaza që shkaktoi vdekjen e qindra civilëve, mes të cilëve fëmijë, të plagosur e të lënduar.
Mbretëria e Arabisë Saudite refuzonin kategorikisht këtë agresion kafshëror që konsiderohet shkelje flagrante e të gjitha konventave dhe traditave ndërkombëtare, mes të cilave është edhe Konventa Humanitare Ndërkombëtare, si dhe shpreh gjithashtu refuzimin e saj për mos-ndaljen e sulmeve të vazhdueshme izraelite kundër civilëve, pavarësisht thirrjeve të panumërta të komunitetit ndërkombëtar.
Ky zhvillim i rrezikshëm e obligon komunitetin ndërkombëtar që t'i japë fund gjykimit me dy standarde dhe në mënyrë selektive, në zbatimin e Konventës Humanitare përballë akteve kriminale të Izraelit, si dhe i kërkon që të mbajë një qëndrim serioz e të vendosur, për të ofruar mbrojtje për civilët e paarmatosur.
Gjithashtu, Mbretëria e Arabisë Saudite potencon obligueshmërinë e hapjes urgjente të korridoreve të sigurisë, për t'iu përgjigjur thirrjeve për ndihmë që po bëjnë shtetet dhe organizatat, për të dërguar ushqime dhe medikamente te civilët e rrethuar në Gaza.
Gjithashtu, forcat ushtarake pushtuese izraelite mbajnë përgjegjësi të plotë për shkeljen e vazhdueshme e të përsëritur i të gjitha traditave dhe konventave ndërkombëtare.
Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite
17 Tetor 2023/02 Rabij el Thani 1445
