cookie

Ми використовуємо файли cookie для покращення вашого досвіду перегляду. Натиснувши «Прийняти все», ви погоджуєтеся на використання файлів cookie.

avatar

TEFSIRI I KUR'ANIT

Abdur-Rahman Ibn Nasir El Sa'dij

Більше
Країна не вказанаМова не вказанаКатегорія не вказана
Рекламні дописи
1 387
Підписники
Немає даних24 години
Немає даних7 днів
Немає даних30 днів

Триває завантаження даних...

Приріст підписників

Триває завантаження даних...

💎Profetët, përmes ajeteve kuranore💎 ✨Ibrahimi alejhi selam ✨ ✨Allahu i Lartësuar thotë: {إِنَّ إِبْرَاهِيمَ كَانَ أُمَّةً قَانِتًا لِلَّهِ حَنِيفًا وَلَمْ يَكُ مِنَ الْمُشْرِكِينَ} “Vërtet, Ibrahimi ishte shembull i së mirës, adhurues i Allahut, besimtar i drejtë (monoteist) dhe nuk ka qenë kurrë nga idhujtarët.” (Nahl: 120) 🔹Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na njofton për mirësitë e mëdha që i kishte dhuruar Ibrahimit dhe për virtytet e larta me të cilat e dalloi atë. 🔹Ibrahimi (alejhi selam) ishte një imam i madh, një njeri me cilësitë më të larta. 🔹Ai ishte i udhëzuar nga Zoti në rrugën e drejtë dhe ishte udhëzues i të tjerëve në këtë rrugë. 🔹Ai ishte “kaniten lil-lahi’ - i përkushtuar në adhurime të vazhdueshme ndaj Zotit dhe me sinqeritet të plotë për Të. 🔹Ai ishte i përulur në adhurimin ndaj Zotit dhe i larguar nga çdo gjë tjetër veç Zotit. 🔹Ai kurrë nuk u bë idhujtar, as me fjalët e as me veprat e tij. 🔹Ibrahimi ishte prijësi i të gjithë njësuesve të Zotit, që pasojnë fenë e drejtë dhe besimin e saktë monoteist. https://t.me/Tefsiri_Sadit
Показати все...
Показати все...
"Vlera e salavateve"

00:29
Відео недоступнеДивитись в Telegram
IMG_1963.MP42.42 MB
💎 Vlera dhe shpërblimi i madh i të dashurve të Allahut ✨Allahu Te’ala thotë: {أَلَا إِنَّ أَوْلِيَاءَ اللَّهِ لَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ (62) الَّذِينَ آمَنُوا وَكَانُوا يَتَّقُونَ (63) لَهُمُ الْبُشْرَىٰ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ ۚ لَا تَبْدِيلَ لِكَلِمَاتِ اللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ (64)} [يونس : 62-64] “Nuk ka dyshim se të dashurit e Allahut nuk kanë aspak frikë dhe as brengosje. Ata besojnë dhe janë të devotshëm. Atyre u jepen përgëzime në jetën e kësaj bote dhe në Jetën Tjetër. Premtimet e Allahut nuk mund të ndryshohen. Kjo është fitorja e madhe.” (Junus, 62-64) 🔖Allahu i Madhëruar na tregon rreth të dashurve të Tij të zgjedhur dhe shpërblimit të tyre të madh: 💧Kështu, ata janë të sigurt nga dy gjëra: ▫️1. Nga frika për atë që i pret në të ardhmen. Asgjë nuk e frikëson shpirtin e këtyre të zgjedhurve, për sa u përket gjendjeve nëpër të cilat do të kalojnë. ▫️2. Nga dëshpërimi e brengosja për gjithçka që ka kaluar. 🍃E si të frikësohen, kur ata lënë pas vepra të mira, pendim të sinqertë e bindje ndaj Zotit?! 🍃Duke qenë të sigurt nga frika për të ardhmen dhe brengat për të shkuarën, ata do të jenë gjithmonë të qetë dhe të lumtur. 🍃Ata do të shoqërohen gjithmonë nga mirësi të shumta, që vetëm Allahu i Lartësuar i dhuron. 🍃Më pas, duke na nxitur të bëhemi si ata, Allahu i Madhëruar na tregon cilësitë e tyre: 💧- Ata besojnë dhe janë të devotshëm. - Së pari: ❈ - Ata besojnë Zotin, ❈ - besojnë melekët, ❈ - besojnë librat, ❈ - besojnë profetët e Zotit, ❈ - besojnë Ditën e Llogarisë, ❈ - besojnë caktimin e të mirës dhe të keqes prej Tij. 📍Besimi i tyre është korrekt dhe i bazuar në dritën që vjen nga Allahu i Lartësuar. Së dyti: Ata e jetësojnë besimin përmes devotshmërisë, duke zbatuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave, në emër të dashurisë për Zotin, në formë nënshtrimi e përunjësie ndaj Tij, duke iu frikësuar ndëshkimit të Tij dhe duke shpresuar shpërblimin e Tij. 💧Atyre u jepen përgëzime në jetën e kësaj bote dhe në Jetën Tjetër. Çdokush që është i devotshëm ndaj Allahut, është edhe i dashuri ose miku i zgjedhur i Allahut. 🌿Përgëzimet në këtë botë: ❁ - fama dhe emri i mirë ndër njerëz, ❁ - dashuria në zemrat e besimtarëve, ❁ - ëndrrat e mira që shihen për ta, ❁ - dhe shumë e shumë shenja të butësisë, mëshirës dhe bujarisë së Zotit. ❁Formë tjetër përgëzimi janë edhe lehtësimet e krijuara, udhëzimi për të kryer shumë vepra të mira, pajisja me morale të larta, si dhe largimi nga rrugët e ligësisë dhe veset. 🌿Përgëzimi në ahiret: Ky përgëzim fillon që në momentin e marrjes së shpirtit, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: "S’ka dyshim se atyre që thonë “Allahu është Zoti ynë” dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur në këtë, do t’u zbresin melekët (e do t’u thonë): “Mos u frikësoni e mos u pikëlloni, por gëzohuni me Xhenetin, që ju është premtuar! Ne jemi miqtë tuaj, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Botën Tjetër. Atje ju do të keni atë që dëshirojnë shpirtrat tuaja dhe gjithçka që kërkoni. Kjo është dhuratë nga Ai që është Falës e Mëshirëplotë.” [Fussilet 30-32]. 🌿Përgëzimi në varr: Robi do të përgëzohet se Zoti është i kënaqur me të dhe ai do të kënaqet me Zotin dhe mirësitë e përjetshme. 🌿Përgëzimi në Xhenet: Ky është përgëzimi i plotë, në momentin kur të hyjë në Xhenetet e mirësisë dhe të shpëtojë përfundimisht nga ndëshkimi i dhembshëm. 💧- Kjo është fitorja e madhe. - Sepse ajo përmban shpëtimin nga çdo gjë që ti i druhesh dhe fitimin e çdo gjëje që ti e synon dhe e dëshiron. I Madhëruari e përkufizon “fitoren” me këta fatlumë, sepse askush tjetër nuk meriton të jetë i fituar dhe i sigurt, përveç atyre që kanë të plotë imanin dhe devotshmërinë. 📍Si përfundim, përgëzimi përfshin çdo mirësi dhe mbarësi që Zoti e ka premtuar në dynja dhe në ahiret, për ata që kanë iman dhe devotshmëri. Zoti e solli fjalën “përgëzim” të papërcaktuar, pikërisht që ajo të përfshijë të gjitha llojet e përgëzimit, por me kusht, aritjen e imanit dhe të devotshmërisë. https://t.me/Tefsiri_Sadit
Показати все...
💎Ji i devotshëm të fitosh Xhenetin! ✨Thotë Allahu i Lartësuar: {إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَنَهَرٍ} {فِي مَقْعَدِ صِدْقٍ عِنْدَ مَلِيكٍ مُقْتَدِرٍ} “Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në kopshte e në lumenj. Në një vend të kënaqshëm, te një Sundues i Plotfuqishëm.” (Kamer, 54-55) 🔹Të devotshëm janë: 🌿Ata që druhen ndëshkimit të Allahut; 🌿Ata që i druhen zemërimit të Allahut, 🌿Ata që i kryejnë urdhëresat e Allahut; 🌿Ata që i largohen harameve; 🌿Ata që ruhen nga idhujtaria; 🌿Ata që ruhen nga gjynahet e mëdha; 🌿Ata që ruhen nga gjynahet e vogla. 📍Këta do të jenë në kopshte dhe lumenj të Xhenetit. 🍃Atje do të gjejnë atë që syri s’e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe zemra nuk e ka përfytyruar ndonjëherë. 🍃Atje ka pemë të mrekullueshme, lumenj që rrjedhin, kështjella të larta, shtëpi të këndshme, ushqim dhe pije të shijshme, hyri të hijshme dhe të bukura. Mes pyjeve, ka kopshte të lulëzuara e stolisura. 🍃Mbi të gjitha, atje do të gjejnë kënaqësinë e Mbretëruesit, Sunduesit të vetëm e Shpërblyesit të pamat, ashtu si dhe kënaqësinë e qëndrimit pranë Tij. 🍃Pas kësaj, mos pyet se çfarë do t’u dhurojë Zoti i tyre nga bujaria dhe mirësia e Tij. 🍃Ata do të përjetojnë lumturi të papërshkrueshme nga dhuratat e Zotit të tyre. 💫E lusim Allahun të na bëjë prej tyre dhe të mos na privojë nga mirësitë që gjenden tek Ai për shkak të ligësive që ne bëjmë! https://t.me/Tefsiri_Sadit
Показати все...
💎 Vetëm njohja e ligjeve të Zotit bën të mundur gjykimin e drejtë! ✨Allahu i Lartësuar thotë: {إِنَّ اللَّهَ يَأْمُرُكُمْ أَنْ تُؤَدُّوا الْأَمَانَاتِ إِلَىٰ أَهْلِهَا وَإِذَا حَكَمْتُمْ بَيْنَ النَّاسِ أَنْ تَحْكُمُوا بِالْعَدْلِ ۚ إِنَّ اللَّهَ نِعِمَّا يَعِظُكُمْ بِهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ كَانَ سَمِيعًا بَصِيرًا} “Allahu ju urdhëron që amanetet t’ua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni me drejtësi. Vërtet, sa të mrekullueshëm janë urdhrat që ju jep Ai! Allahu dëgjon dhe sheh si veproni.” (Nisa, 58)  ✏️‘Amanet’ quhet çdo punë dhe përgjegjësi me të cilën njeriu ngarkohet për ta kryer dhe për ta plotësuar. 🔹Kështu, Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i plotësojmë detyrat me të cilat jemi ngarkuar; pra, t’i kryejmë ato në formën më të plotë dhe më të mirë, pa cenuar gjë dhe pa i vonuar nga koha e tyre. 🔹Amanetet që merr njeriu përsipër janë të natyrave të ndryshme, por ne jemi të urdhëruar që të gjitha ato t’i çojmë në vend, ashtu sikurse na është ngarkuar. 🔹Edhe nëse nuk na sheh kush, të jemi të sigurt që Zoti na sheh dhe do të na marrë në përgjegjësi për to. ✍️Dijetarët thonë se, nëse dikujt i lihet një amanet për ta ruajtur, ai e ka detyrë ta ruajë atë, duke marrë masat e nevojshme, që merren zakonisht në të tilla raste. Veçse në këtë mënyrë mund të thuhet se e kemi kryer detyrën. ✨Allahu Teala më pas thotë:  “...dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni me drejtësi.” ❓Por me çfarë drejtësie jemi urdhëruar që të gjykojmë?Vallë, a mos caktohet ajo nga oreksi dhe arsyetimi i njerëzve? ▪️Jo! Drejtësi është vetëm ajo që Zoti e ka përcaktuar si të tillë në Shpalljen e sjellë nëpërmjet Profetit të Tij. ▪️Në Kur’ân dhe në Traditën e Profetit të Tij, Allahu i Lartësuar ka vendosur ligjet që mbrojnë pesë domosdoshmëritë: fenë, jetën, mendjen, nderin dhe pasurinë. 📍Por që të gjykojmë me drejtësi, duhet që fillimisht t’i njohim këto ligje të Zotit. 🔸Pra, ajeti është së pari një nxitje për njohjen e ligjeve të Zotit, që pastaj të bëhet i mundur gjykimi i drejtë. 🔸Nuk mund të ketë drejtësi pa dije dhe pa frikë ndaj Zotit. 🔸Urdhrat dhe ligjet e Zotit janë të mrekullueshëm, siç thotë Ai: - “Vërtet, sa të mrekullueshëm janë urdhrat që ju jep Ai! Allahu dëgjon dhe sheh si veproni.” 📍Allahu i Lartësuar lëvdon urdhrat dhe ndalesat e Tij, sepse ato përmbajnë udhëzimin e plotë dhe të vetmin që u siguron njerëzve lumturinë dhe që i ruan ata nga çdo e keqe në të dyja jetët. 💫E si të jetë ndryshe, kur Ai që i caktoi ato është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi, të Cilit nuk i fshihet asgjë dhe i Cili e di shumë mirë se cila është e mira dhe e keqja për krijesat?! 💫Ai di atë që ata nuk e dinë.   ✏️Përzgjedhur nga Tefsiri i Sa’dit. https://t.me/Tefsiri_Sadit
Показати все...
▫️▫️▫️ XHUZI 3️⃣0️⃣ Xhuzi i fundit i Kur'anit njihet si Xhuzi Amme, sipas fjalës së tij të parë në ajet dhe përmban 36 suret e fundit të Kur'anit Madhështor. Pasi që këto sure janë të shkurtra dhe kanë ajete përgjithësisht të shkurtra, ky është një xhuz mjaft i njohur për ta filluar mësimin përmendësh të Kur'anit. Ashtu si tek xhuzi i mëparshëm, shumica e këtyre sureve iu shpallën Pejgamberit sa ishte në Mekë. Si të tilla, ajetet e ngushëllojnë Pejgamberin dhe besimtarët me premtime se komuniteti i vogël që ishte në fenë e vërtetë do t'i tejkalonte sprovat e rënda që atyre ua zinin rrugën. Ç'NA MËSON KY XHUZ❓ 💧Ngjarjet e Ditës së Fundit; 💧Aspekte të karakterit të mirë dhe atij të keq; 💧Allahu betohet në krijesat e Tij të ndryshme – reflektoni këto dhe në atë se për çfarë betohet Ai; 💧Të reflektojmë për vetë jetën dhe fundin e njeriut që kjo më pas të na inkurajojë shtimin e veprave të mira dhe pasimin e së vërtetës; 💧Shpallja e parë që iu zbrit Pejgamberit tonë (paqja qoftë mbi të) fillon me urdhrin për të lexuar. E, ku ka libër më të mirë sesa Kur’ani për t'u lexuar? 💧Sureja e parë prej tri sureve të fundit, el-Ihlas (Sinqeriteti) është sa një e treta e Kur'anit – mendoni mirë pse është kështu duke e lexuar dhe duke e mësuar atë; 💧Të kapemi fort tek Allahu dhe të braktisim gjithçka tjetër, përveç Tij. ✍🏼 Përktheu: Visar Zeka https://t.me/Tefsiri_Sadit
Показати все...
sticker.webp0.27 KB
- Mos, vallë, po thonë se atë e trilloi ai? ⚡️Mohuesit dhe mosbesimtarët inatçorë, të mbushur me urrejtje dhe armiqësi shpifin dhe thonë se Kur'ani është i trilluar nga Muhamedi. Drejtoju këtyre mashtruesve që shpifin dhe kërkojnë një argument, që do të nxjerrë në pah mashtrimin e shpifjen e tyre nëse nuk e sjellin: - Thuaju: “Sillni ju një sure të ngjashme me të dhe thërrisni në ndihmë kë të doni, veç Allahut, nëse jeni të sinqertë në atë që thoni!”! ⚡️Nëse ju mund të sillni diçka të ngjashme me Kur'anin, atëherë pretendimi juaj qëndron. Në të kundërt, ju jeni mashtrues dhe refuzues të së vërtetës. 📍Por, sigurisht, që është e pamundur që ata të bëjnë diçka të tillë. Nëse do të mundeshin, do ta kishin bërë atë dhe do të pretendonin se e kanë pushtetin për ta bërë diçka të tillë. - “Ata e mohuan atë (Kur'anin) pa marrë dituri të plotë rreth tij dhe pa u ardhur plotësisht shpjegimi i tij.” ⚡️Duke qenë se ata tregojnë qartë pafuqinë e tyre përballë sfidës së Kur'anit, u kuptua se ajo që pretendojnë është e kotë dhe e pabazuar në fakte e argumente. 📍Nga e gjithë kjo kuptohet qartë se ajo që i shtyn këta të mjerë që të mohojnë dhe refuzojnë Kur'anin, që përmban të vërtetën, e cila qëndron mbi çdo gjë, është shumë e kuptueshme: "...ata e mohuan atë pa marrë dituri të plotë rreth tij." 📍Domethënë, ata nuk kanë dije të mjaftueshme rreth këtij libri. Nëse do të kishin marrë dije të mjaftueshme rreth tij dhe do ta kuptonin saktë atë, atëherë patjetër që do të nënshtroheshin para tij dhe do të gjenin forcë e motiv për të jetuar sipas tij. ⚡️Allahu i Lartësuar thotë se ata e mohojnë Kur'anin 'pa u ardhur plotësisht shpjegimi i tij'. A thua sikur presin të realizohet ndëshkimi që u kërcënohet, që pastaj të besojnë. ⚡️Atyre akoma nuk u ka ardhur ndëshkimi që paralajmëron ky libër, prandaj vazhdojnë në të kotën dhe në paditurinë e tyre rreth këtij libri, të mashtruar nga afatizimi që u ka bërë Zoti, i Cili është Bujar dhe i Mëshirshëm. ⚡️Mohimi i tyre i ngjan mohimit të popujve të shkuar. ⚡️Ata nuk duhet të nxitohen dhe të presin realizimin e ndëshkimit me të cilin i kërcënon ky libër, por mjafton të shohin se si ishin ndëshkimet e popujve të shkuar: - Ja, kështu mohonin edhe ata që ishin përpara tyre. Por shih se si qe përfundimi i keqbërësve. 📍Përfundimi i tyre ishte ndëshkimi shfarosës, që nuk la të gjallë asnjë prej tyre. 💥Ky është një mesazh kërcënues i qartë. Le të kenë frikë, të ruhen dhe të mos vazhdojnë me mohimin e tyre, se përfundimi është i sigurt dhe i pashmangshëm, njëlloj si popujt që shkuan. 💥Ky ajet na mëson, gjithashtu, që të sigurohemi mirë rreth një çështjeje të caktuar. Nuk lejohet që të pranojmë apo refuzojmë diçka pa marrë dije të nevojshme e të mjaftueshme rreth saj. ✏️Përzgjedhur nga Tefsiri i Sa’dit https://t.me/Tefsiri_Sadit
Показати все...
‘ 💎 Madhështia e Kur’anit 💎 ✨Allahu i Lartësuar thotë: {وَمَا كَانَ هَٰذَا الْقُرْآنُ أَنْ يُفْتَرَىٰ مِنْ دُونِ اللَّهِ وَلَٰكِنْ تَصْدِيقَ الَّذِي بَيْنَ يَدَيْهِ وَتَفْصِيلَ الْكِتَابِ لَا رَيْبَ فِيهِ مِنْ رَبِّ الْعَالَمِينَ} {أَمْ يَقُولُونَ افْتَرَاهُ ۖ قُلْ فَأْتُوا بِسُورَةٍ مِثْلِهِ وَادْعُوا مَنِ اسْتَطَعْتُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ} {بَلْ كَذَّبُوا بِمَا لَمْ يُحِيطُوا بِعِلْمِهِ وَلَمَّا يَأْتِهِمْ تَأْوِيلُهُ ۚ كَذَٰلِكَ كَذَّبَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۖ فَانْظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الظَّالِمِينَ} “Ky Kur'an nuk është i tillë që të mund të bëhet nga dikush tjetër veç Allahut, por është vërtetues i asaj që ishte më parë dhe shtjellues i qartë i Librit (Ligjit të Zotit). Nuk ka dyshim se ai është (zbritur) nga Zoti i botëve. (Junus, 37) “Mos, vallë, po thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi)? Thuaju: “Sillni ju një sure të ngjashme me të dhe thërrisni në ndihmë kë të doni, veç Allahut, nëse jeni të sinqertë në atë që thoni!” (Junus, 38) “Ata e mohuan atë (Kur'anin) pa marrë dituri të plotë rreth tij dhe pa u ardhur plotësisht shpjegimi i tij. Ja, kështu mohonin edhe ata që ishin përpara tyre. Por shih se si qe përfundimi i keqbërësve.” (Junus, 39) ✨ Është e pamundur dhe as që mund të përfytyrohet që dikush të mund të sjellë një libër si Kur'ani. ✨Ky libër është, sikurse thotë i Madhëruari: "Nuk ka dyshim se ai është nga Zoti i botëve". ✨Kur'ani është një libër i paarritshëm nga krijesat. Sikur të mblidhen njerëzit dhe xhinët për të sjellë qoftë edhe një kapitull të ngjashëm me të, nuk mund t'ia arrijnë. ✨Kur'ani është libri i Allahut. ▫️Kur'ani është fjala që e ka thënë dhe e ka folur Zoti i botëve. ▫️E si mundet që dikush nga krijesat të mund të flasë diçka të tillë, apo qoftë edhe diçka që mund t’i afrohet fjalës së Krijuesit të botës?! ▫️Fjala përmban madhështinë e folësit të saj dhe të atributeve të tij madhështore. 💥Vetëm nëse supozojmë se dikush i afrohet Allahut në madhështinë dhe cilësitë e Tij, mund të mendohet se ai mund të sjellë një fjalë të ngjashme me të. 💥Nëse dikush do të pretendonte diçka të tillë, pra, që është i ngjashëm me Zotin në cilësitë e Tij, dhe të thotë se mund të sjellë Shpallje si Ai, atëherë Zoti do ta ndëshkonte menjëherë dhe pa vonuar. 📍Por Allahu i Lartësuar e zbriti Kur'anin si mëshirë për botët dhe si argument për të gjithë robtë. Kur'ani është gjithashtu: "...vërtetues i asaj që ishte mëparë", domethënë i shpalljeve të mëparshme të Zotit. ✨Librat dhe shpalljet e Zotit janë vërtetues e mbështetës të njëri tjetrit. ✨Kur'ani dëshmon për vërtetësinë e shpalljeve të mëparshme dhe vërtetësinë e profetëve të shkuar. ✨Nga ana tjetër, edhe shpalljet e mëparshme dëshmojnë për vërtetësinë e Kur'anit dhe besnikërinë e Profetit të fundit. ✨Ata të gjithë kanë paralajmëruar për këtë libër madhështor dhe këtë profet besnik. Kështu, Kur'ani është vërtetim i asaj çfarë kanë parathënë profetët e parë. Kur'ani gjithashtu është: "…shtjellues i qartë i Librit (Ligjit të Zotit)", domethënë është sqarues i hallallit dhe haramit, i ligjeve të fesë, por edhe tregues i ligjeve të kaderit dhe krijimit të Zotit. ✨Ky libër pëmban lajme të vërteta e të sigurta rreth të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes. E si të jetë ndryshe, kur Zoti thotë: "Atij (Kur'anit) nuk mund t’i atribuohet e pavërteta nga asnjë anë. Ai është Shpallje prej të Urtit, të Lavdëruarit.” [Fussilet 42]. ✨Pra, nuk ka asnjë lloj dyshimi për këtë fakt. Kur'ani është el hakul jakin - e vërteta e sigurt. 🌿Ai është Shpallje e Zotit të botëve, i Cili përkujdeset dhe administron të gjitha çështjet e krijesave të Tij, përmes mirësive, mëshirës dhe bujarisë së Tij. 🌿Ndër aspektet më të rëndësishme të përkujdesit të Tij është edhe shpallja e këtij Libri, në të cilin janë përfshirë e shtjelluar të gjitha mirësitë dhe udhëzimet e vyera, si ato fetare, ashtu edhe ato që kanë të bëjnë me rregullimin e jetës së kësaj bote. 🌿Përmes Kur'anit, Allahu i Lartësuar i edukon robtë e Tij me moralin më të lartë dhe me cilësitë e virtytet më të mrekullueshme.
Показати все...