cookie

Мы используем файлы cookie для улучшения сервиса. Нажав кнопку «Принять все», вы соглашаетесь с использованием cookies.

avatar

Dituria e Dijetarëve

Kur'ani dhe suneti me kuptimin e selefëve

Больше
Страна не указанаЯзык не указанРелигия и духовность118 287
Рекламные посты
273
Подписчики
Нет данных24 часа
Нет данных7 дней
-330 дней

Загрузка данных...

Прирост подписчиков

Загрузка данных...

💥Forma e tekbireve ditën e bajramit 🎙Shejkh Abdul-Aziz Ibn Baz -Allahu e mëshiroftë- Pyetja: Cila është forma e tekbireve në dy bajramet dhe a lejohet të bëhen tekbiret me xhemat me një zë? Përgjigje: Tekbiret janë: Allahu ekber, Allahu ekber, La ilahe il-l Allah, Allahu ekber, Allahu ekber, ue lilahi-lhamd Ose i bën tre herë: Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber La ilahe il-l Allah Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber Ue lilahi-lhamd. Apo përshembull: Allahu ekberu kebiran, ue-lhamdu lilahi kethiran, ue subhan Allahi bukraten ue esilan. Të gjitha këto janë të ligjësuara në bajramin e fitrit pas përfundimit të diellit (natës së fundit në ramazan) deri në mbarim të khutbes (hytbes), dhe  për kurban bajram, që në kohën e hyrjes së muajit dhul-hixhe deri në fundin e ditëve të teshrikut, trembëdhjetë ditë. Nga fillimi i muajit dhul-hixhe e deri në perendim të diellit të ditës së trembëdhjetë, të gjitha janë kohë tekbiresh, mirëpo në ditët e teshrikut, në ditën e Arafatit dhe ditën e bajramit tekbiret janë mutlak (absolut) dhe mukajed (specifik), në fund të namzave në të gjitha kohët. Në ditën e Arafatit, në ditën e kurbanit dhe në tre ditët e teshrikut bashkohen në të tekbiret absolut dhe specifik. E ndërsa para ditës së Arafatit janë vetëm absolut të cilat bëhen natën dhe ditën. Kjo është sunet. E sa i përket tekbireve me xhemat, ato janë të pa ligjësuara, janë bidat (shpikje). Të qenurit se ata flasin duke bërë dhikër me një zë, kjo është bidat, nuk është e ligjësuar. Po. https://binbaz.org.sa/byreference/fatwas/15812 ✅Përktheu: Xhevdet Lika
Показать все...
صيغة التكبير في العيدين

الجواب: التكبير: الله أكبر الله أكبر لا إله إلا الله، الله أكبر الله أكبر ولله الحمد، أو

2
Urime Kurban Bajramin تقبل الله منا ومنكم صالح الأعمال Allahu na i pranoftë neve dhe juve veprat e mira
Показать все...
👍 3 1
💥A lejohet të agjërohet dita e shtunë nëse bie në të dita e Arafatit apo ashuras? 🎙Shejkh Abdul-Aziz ibn Baz -Allahu e mëshiroftë- Nuk ka gjë të keqe të agjërosh ditën e shtunë në mënyrë absolute, qoftë (agjërim) farz qoftë nafile. Dhe hadithi i cili tregon ndalesën e agjërimit të ditës së shtunë është hadith i dobët, i ngatërruar, i çrregullt, kundërshtues i haditheve të sakta. Nuk ka asgjë të keqe nëse agjëron muslimani ditën e shtunë, qoftë nëse është agjërim farz qoftë nafile, edhe nëse nuk agjëron një ditë tjetër me të. Dhe hadithi i cili është transmetuar për ndalesën agjërimit të ditës së shtunë përveç agjërimit farz, është hadith i pa saktë. 📚 فتاوى نور على الدرب (16/459) ✅️ Përktheu: Xhevdet Lika 🔗 https://t.me/Dituria_e_Dijetareve
Показать все...
Dituria e Dijetarëve

Kur'ani dhe suneti me kuptimin e selefëve

2
💥Gjykimi i kurbanit 🎙Shejkh Abdul-Aziz Bin Baz -Allahu e mëshiroftë- Lexuesi: Nga Provinca Ninauah, dëgjuesi Said Ahmed në Irak pyetë në një pyetje të gjatë për gjykimin e kurbanit, a është uaxhib (detyrë) apo jo? Shejkhu: Kurbani është sunet. E ka vepruar i Dërguari i Allahut ﷺ. Ishte që bënte kurban dash të përhirt çdo vit. Ai është sunet që duhet të ndiqet me të udhëzimi i tij ﷺ. Një kurban në shtëpi mjafton. Nëse ai bën një kurban, atëherë është i mjaftueshëm për të dhe njerëzit e shtëpisë së tij, dhe nëse bën kurban dy apo tre, atëherë nuk ka problem. Një është i mjaftueshëm, dhe nëse shton nuk ka problem. Hanë prej tij dhe ushqen me të të varfërin, të afërmin, fqinjin etj.. Kjo është më e mirë, për shkak të fjalës së Allahut -Subhanehu ue Teala- : {Hani prej tij dhe ushqejeni nevojtarin e varfër} (Haxh: 28) Muslimani hanë nga kurbani i tij dhe e jep edhe sadaka për të varfërit, gjithashtu tek fqinjët dhe të dashurit e tij nëse dëshiron, dhe nëse hanë pjesën më të madhe dhe fukarenjëve i jep vetëm pak, nuk ka problem. Po Lexuesi: Allahu të shpërbleftë me të mira! https://binbaz.org.sa/byreference/fatwas/26890 ✅Përktheu: Xhevdet Lika
Показать все...
2
💥Këshillë për atë që kohën e tij e shpenzon në internet 🎙Shejkh Sulejman Er-Ruhejli -Allahu e ruajtë- Pyetja: A mund të na jepni një këshillë në lidhje me ata të cilët e humbin kohën e tyre në internet dhe thashethemet që gjenden në të -Allahu ju shpërbleftë- ? Përgjigja: Fola pak më parë në lidhje me këtë. Them: Kur është që selefët e mirë nuk preokupoheshin me të ngrënit dhe të pirit para diturisë, e si është çështja pastaj që nxënësi i diturisë të preokupohet me çështje që nuk i bëjnë dobi apo që mund ta dëmtojnë atë?! Një nga gjërat që të thyejnë zemrën është se ne shohim që në arena në të cilat duhet të futet ai i cili ka dituri të madhe sepse ato janë arena që hapen për nxënësit e dijes të cilët janë të njohur për dituri, shikon në to gjëra dhe fjalë të cilat nuk i thonë vetëm se fëmijët e rrugës. Habitesh se si mund të thuhen këto fjalë. Pra duhet që nxënësi i dijes ta dijë se çfardo fjale që e flet do të jetë përgjegjës për të para Allahut -Azze ue Xhel- . Nëse do që të flasësh me një fjalë, vendose para syve të tu si përkujtim që ti sot flet me këtë fjalë, por nesër do të jesh përgjegjës për të përpara Allahut -Azze ue Xhel-. A mund të gjesh përgjigje që të shpëtosh me të?! Nëse fjala jote është prej sunetit të Profetit ﷺ, atëherë thuaje atë, nëse nuk është prej tij, mbaje gojën dhe mjerë për ty nëse flet. Nxënësi i dijes nuk duhet që të preokupohet me kuriozitetet që fliten në internet. Na ka arritur neve që disa nxënës të dijes preokupohen me shqyrtimet e poetëve, me shqyrtimet e mjekëve, me refuzimin e filanit dhe alanit nga poetët prej të cilëve nuk ka asnjë dobi, mirëpo në këtë gjë nuk ka vetëm se humbje të kohës. Duhet që nxënësi i dijes ta përcaktojë kohën e tij për nxënjes e dijes dhe të përpiqet shumë në nxënjen e saj, dhe nëse dëgjon për diçka që refuzohet duhet që ai të shkojë tek njerëzit e dijes (dijetarët) dhe t'i thotë Shejkhut të tij apo Dijetarit: O Shejkh, është shkruar kështu në faqen e filanit, sikur ju të përgjigjeshit në lidhje me këtë apo ta refuzonit atë, -e të tjera si këto. Në këtë ka mirësi të madhe. E ndërsa nxënësi i dijes ta preokupojë veten e tijë gjatë gjithë kohës me internet -saqë na ka arritur që disa nxënës e gdhijnë natën deri në sabah duke mos arritur asnjë dituri dhe asnjë dobi-, nuk ka dyshim se kjo është humbje kohe, dhe padyshim që nxënësi i dijes duhet të largohet nga kjo gjë. Allahu e di më së miri. 📚العلم وسائله وثماره (57-56) ✅️Përktheu: Xhevdet Lika
Показать все...
👍 2 2
💥Vlera e dhjetë ditëshit të muajit dhul-hixhe 📘Nga Ibn Abasi -radij Allahu anhu- se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ :《Nuk ka ndonjë ditë që veprat e mira në të të jenë më të dashura tek Allahu se sa në këto dhjetë ditë》 I thanë: O i Dërguari i Allahut, as xhihadi në rrugë të Allahut Tha:《As xhihadi në rrugë të Allahut, përveç atij njeriu i cili del me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë》 Hadith i saktë, transmeton Tirmidhiu: 757 ___ 💎Thotë Shejkh Ibn Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- : "Fjala e tij 《Vepra të mira》 përfshin namazin, sadakanë, agjërimin, dhikrin, tekbiret, leximin e Kur'anit, bamirësinë ndaj prindërve, lidhjet farefisnore, bamirësinë ndaj krijesave, sjelljen e mirë me fqinjët, e të tjera vepra të mira". 📚شرح رياض الصالحين"(5/ 303) ➖Po ashtu  thotë: "Ky hadith na tregon që duhet t'i shtojmë veprat e mira në dhjetë ditëshin e dhul-hixhes, t'i agjërojmë dhjetë ditët sepse agjërimi është nga veprat e mira, edhe nëse nuk është transmetuar në hadith në mënyrë të veçantë (specifike) ajo është brenda së përgjithshmes, sepse ato janë vepra të mira. Pra ne i agjërojmë këto nëntë ditë, sepse dita e dhjetë është dita e bajramit dhe nuk agjërohet, dhe është i vërtetuar agjërimi ditës së Arafatit përveç haxhilerëve". اللقاء الشهري"(رقم:26) ✅Përktheu: Xhevdet Lika https://t.me/Dituria_e_Dijetareve
Показать все...
Dituria e Dijetarëve

Kur'ani dhe suneti me kuptimin e selefëve

2
💥Nga çfarë ndalohet ai i cili dëshiron të bëjë kurban? 📘Nga Umu Seleme nga Profeti -sal-l Allahu alejhi ue selem- se ka thënë:《Nëse shikoni hënën e dhul-hixhes (muajit dhul-hixhe) dhe dikush nga ju do që të bëjë kurban, atëherë le të përmbahet nga heqja e flokëve dhe thonjëve të tij》. [Transmeton Muslimi: 1977] ____ 💎Thotë Shejkh Ibn Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- : "Nëse hynjë dhjetë ditët e dhul-hixhes dhe dikush do të bëjë kurban, atëherë ai nuk duhet që të marrë (presë) nga flokët e tij, as nga thonjtë e tij dhe as nga lëkura e tij (qimet e tij). Nuk hiqet asgjë nga këto perderisa ai dëshiron të bëjë kurban, ndërsa ai për të cilin bëhet kurban nuk ka problem (nuk e ka obligim). Dhe kështu nëse njeriu dëshiron që të bëhet kurban për të dhe për njerëzit e shtëpisë, atëherë njerëzit e shtëpisë nuk e kanë të detyrë që të përmbahen nga heqja e flokëve apo thonjëve, apo qimeve në lëkurë. Mirëpo ai të cilit i bie detyrë është ai i cili bën kurban i cili është babai (në këtë rast)" (اللقاء الشهري 📼 /63) ✅Përktheu: Xhevdet Lika ___ Sqarim: Në fjalën e Shejkhut: "Ndërsa ai për të cilin bëhet kurban nuk ka problem" pra nuk i ka detyrë këto, është për qëllim ai apo ata për të cilët theret kurbani si ushqim, pra për t'i ushqyer, dhe nuk është për qëllim ai i cili kurbani është i tij, dhe kjo dallohet qartë në fjalën e tij kur shpjegon që njerëzit e shtëpisë nuk e kanë detyrë që të përmbahen nga ndalesat e përmendura në hadith, e ndërsa ai i cili bën kurban (pra kurbani është i tij) po. Ai e ka obligim që të mos heq asgjë nga trupi i tij përderisa ai është personi i kurbanit. E ndërsa therësi i kurbanit nëse është dikush tjetër nuk ka obligim asgjë nga këto. ___ https://t.me/Dituria_e_Dijetareve
Показать все...
Dituria e Dijetarëve

Kur'ani dhe suneti me kuptimin e selefëve

Фото недоступноПоказать в Telegram
1
💥 Shpejtoni në pendim 🔥Ka thënë Shejkh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-: "Nëse të vjen vdekja pendimi nuk të pranohet. Dhe unë e pyes çdo njeri: A e di ti se kur të vjen vdekja? Nuk e di, dhe kështu duhet patjetër shpejtimi për në pendim sepse ti nuk e di se në ç'kohë të vjen vdekja. Sa ka prej njerëzve që dikush prej tyre ka fjetur në shtratin e tij i shëndosh dhe shendetshëm, dhe pastaj është marr nga shtrati i tij për në shtratin e larjes (qefinosjes). Dhe ka prej njerëzve që dikush prej tyre është ulur në karrigen e punës për të punuar, dhe pastaj është ngarkuar për në shtratin e larjes (qefinosjes). E gjithë kjo është realitet, dhe shembujt të këtyre befasive janë të shumtë. Pra është detyrë që të shpejtojmë në pendim. E lusim Allahun që të na ndihmojë ne dhe ju në këtë. Shpejtoni në pendim para se të mbyllen dyert". [لقاء الباب المفتوح (40) ✅Përktheu: Xhevdet Lika 🔗 https://t.me/Dituria_e_Dijetareve
Показать все...
Dituria e Dijetarëve

Kur'ani dhe suneti me kuptimin e selefëve

2
Фото недоступноПоказать в Telegram
🔥Ka thënë Ibn Kajim (Allahu e mëshiroftë): "Ditët e dynjasë janë si ëndërrat e gjumit ose si hija e shkurtër (e rreme), nëse qesh pak do të qash shumë, nëse gëzohesh një ditë apo disa ditë, do hidhërohesh me muaj apo me vite" 📚 عدة الصابرين (326) ✅️Përktheu: Xhevdet Lika
Показать все...
👍 1 1
Выберите другой тариф

Ваш текущий тарифный план позволяет посмотреть аналитику только 5 каналов. Чтобы получить больше, выберите другой план.