fa
Feedback
Drita e zemrave

Drita e zemrave

رفتن به کانال در Telegram

Përmbajtja e këtij Kanali: Ajete Kur'anore me tefsir, Thënie të Dijetarëve-Hoxhallarëve, Hadithe të sakta, Poezi, Dua, Tregime Islame, Kuiz, si dhe aktivitete të ndryshme!

نمایش بیشتر
کشور مشخص نشده استدین و مذهبی52 712
1 173
مشترکین
+124 ساعت
-67 روز
-430 روز
آرشیو پست ها
Lini një distancë të caktuar midis vetes dhe njerëzve, sepse jo çdo afërsi është dashuri, as çdo distancë nuk është e ftohtë... E huazuar t.me/dritaezemrave

30 Ajete, 30 Reflektime Përzgjedhje nga secili xhuz me reflektime të zemrës ♡ Ajeti i përzgjedhur nga xhuzi i 15-të: Mos e shtrëngo dorën, as mos u bëj dorëshpuar e të mbetesh i qortuar dhe i mjerë.  [El-Isra: 29] Reflektim: SubhanAllah, sa qartë dhe bukur na i mëson Allahu gjërat! Por sa pak ndodh që t’i marrim ato si udhëzim në jetën tonë. Çdo gjë që Allahu na ka ndaluar dhe çdo gjë që na ka lejuar është për të mirën tonë. Allahu na bëftë prej atyre që nuk janë dorështrënguar, por as shpërdorues. ✎𓂃 𝐸.𝑀 t.me/dritaezemrave

Tregim motivues: Fara që guxon rritet
Dy kokrra farash u gjendën pranë njëra-tjetrës në një tokë pjellore, në kohën e mbjelljeve të vjeshtës. Fara e parë tha: "Unë dua të rritem! Dua t'i shtrij rrënjët thellë në tokë dhe të forcohem, që një ditë filizi im të çajë sipërfaqen e dheut. Dua të nxjerr sythat e njomë si lajmëtarë të ardhjes së pranverës. Dua të ndiej ngrohtësinë e diellit dhe freskinë e vesës së mëngjesit mbi petalet e mia!" Dhe filloi të rritej. Fara e dytë tha: "Çfarë fati më ka gjetur! Kam frikë. Nëse i lëshoj rrënjët thellë në tokë, kush e di çfarë më pret në atë errësirë. Nëse përpiqem të dal mbi sipërfaqe, mund të dëmtoj filizat e mi të brishtë. Nëse nxjerr sythat, mund t'i shohë një kërmill dhe t'i hajë. Nëse çel lulet, mund të vijë një fëmijë dhe të më këpusë. Jo, do të pres një kohë më të sigurt." Dhe mbeti duke pritur. Në fillim të pranverës erdhi një pulë, e cila po gërmonte tokën në kërkim të ushqimit. Ajo gjeti farën që po priste dhe e gëlltiti. Mësimi i tregimit Problemet dhe sfidat tona janë shkallët drejt suksesit. Sfida e motorit të një anijeje është të mposhtë rezistencën e ujit, dhe pikërisht mposhtja e kësaj rezistence e vë anijen në lëvizje. Kështu është edhe me jetën tonë. Problemet nuk na ndalojnë; përkundrazi, kapërcimi i tyre na jep forcën për të ecur përpara, për t'u rritur dhe për të arritur suksesin. t.me/dritaezemrave

30 Ajete, 30 Reflektime Përzgjedhje nga secili xhuz me reflektime të zemrës ♡ Ajeti i përzgjedhur nga xhuzi i 14-të: Dhe, kur ndonjëri prej tyre merr lajmin se i lindi një vajzë, fytyra i nxihet dhe i mbushet me mjerim.   [En-Nahl: 58] Reflektim: SubhanAllah… Ky ajet na kujton se edhe sot ekzistojnë njerëz të tillë, të cilëve u prishet qejfi kur u lind vajzë. Ata harrojnë se është Allahu Ai që jep: dikujt i jep vajza, dikujt djem, dikujt të dyja, e dikujt nuk i jep fëmijë fare. Çdo gjë është me urtësinë dhe caktimin e Tij. Harrojnë gjithashtu fjalën e Muhamedi ﷺ, i cili na ka mësuar se rritja e vajzave me drejtësi dhe dashuri është shkak për hyrjen e prindit në Xhenet. Allahu na faltë, na udhëzoftë dhe na vetëdijësoftë që të mos biem në mendime apo veprime të tilla, por ta pranojmë me zemër të hapur çdo dhuratë që Ai na jep. ✎𓂃 𝐸.𝑀 t.me/dritaezemrave

Gjith atyre që u thonë të mbuluarave shkoni në arabi, unẽ po ju them ju shkoni e dilni pak në europë e shihni a ka diku femra si ju? Dilni shihni a ka ndonjë nxënëse ose studente e cila shkon në shkollë, në punë, e është veshë si me shku nuse, dilni ecni botën dhe shifeni a del dikush të moderojë një program e të jetë e veshur sikur po del në plazhë?! Për fat të keq na është rritë bebza e syrit aq shumë pēr të kritikuar të mirën, e jemi bë qorr ndaj tẽ shëmtuarës! Emine Bajrami t.me/dritaezemrave

30 Ajete, 30 Reflektime Përzgjedhje nga secili xhuz me reflektime të zemrës ♡ Ajeti i përzgjedhur nga xhuzi i 13-të: O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në Ditën, kur do të jepet llogari!” [Ibrahim: 41] Reflektim: Ne si njerëz jemi mëkatarë dhe kemi nevojë çdo herë të kërkojmë falje tek Allahu. Nuk duhet t’i anashkalojmë prindërit në lutjet tona, sepse ata kanë një pozitë të lartë dhe një hak të madh mbi ne. Po ashtu, është prej mirësisë së zemrës që të lutemi edhe për të gjithë besimtarët. Allahu mos na kurseftë nga lutjet drejtuar Atij dhe na bëftë prej atyre që pendohen dhe kërkojnë falje vazhdimisht. ✎𓂃 𝐸.𝑀 t.me/dritaezemrave

“Një nga shenjat e pjekurisë dhe fisnikërisë së njeriut është pakësimi i kureshtjes së panevojshme.” Një beduin tregonte: “Më
“Një nga shenjat e pjekurisë dhe fisnikërisë së njeriut është pakësimi i kureshtjes së panevojshme.” Një beduin tregonte: “Më edukoi një shërbëtore që mbante një enë të mbuluar. E pyeta: ‘Çfarë ka në enë?’ Ajo m’u përgjigj: ‘Po sikur të duhej të dihej, pse do ta kishim mbuluar?’” Mesazhi: Jo çdo gjë që e shohim duhet ta pyesim. Respektimi i privatësisë së të tjerëve dhe shmangia e kureshtjes së panevojshme janë shenja të edukatës, pjekurisë dhe moralit të mirë.       #p_f_i t.me/dritaezemrave

30 Ajete, 30 Reflektime Përzgjedhje nga secili xhuz me reflektime të zemrës ♡ Ajeti i përzgjedhur nga xhuzi i 12-të: Ajo tha: “Ah! E mjera unë! A mos vallë, kështu plakë do të lind unë, ndërkohë që edhe burri im është plak! Me të vërtetë, kjo është diçka e jashtëzakonshme!”  [Hud: 72] Reflektim: Ky ajet na mëson sa e madhe është fuqia e Allahut. Kur Ai dëshiron diçka, i thotë “Bëhu!” dhe ajo bëhet. Në këtë rast përmendet Sara dhe Ibrahimi alejhi selam, të cilët ishin në moshë të shtyrë, por Allahu i furnizoi me fëmijë. Kjo tregon se asgjë nuk është e pamundur për Të. Andaj, për çdo gjë në jetën tonë, nuk duhet t’i humbim shpresat tek Allahu i Lartësuar. ✎𓂃 𝐸.𝑀 t.me/dritaezemrave

Pajtohu me caktimin e Allahut Subhanehu ue teala dhe rizkun e përcaktuar për ty, sepse gjithçka është nën caktimin e Tij. Pra lëre hutinë dhe pajtohu e kënaqu me tẽ.
E huazuar t.me/dritaezemrave

“Vepro me dijen që mësove, sepse dija pa vepër është si trupi pa shpirt.” Imam Ebu Hanife Allahu e mëshiroftë t.me/dritaezemrave

Tri hadithe të përzgjedhura nga ana ime për ju, të cilat besoj se shumica prej jush i keni dëgjuar ose i keni lexuar më parë. Megjithatë, përkujtimi gjithmonë i bën dobi besimtarit.
🌿 1. Veprat më të dashura tek Allahu janë ato që bëhen vazhdimisht, edhe nëse janë të pakta. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Veprat më të dashura tek Allahu janë ato që janë të vazhdueshme, edhe nëse janë të pakta." Sa shpesh ndodh që t'i nënvlerësojmë veprat e vogla? Ndoshta një faqe Kur'an në ditë, disa minuta dhikër, dy rekate namaz vullnetar ose një sadaka e vogël. Mirëpo, pikërisht vazhdimësia në këto vepra është ajo që Allahu e do më së shumti. Prandaj, mos i anashkalojmë veprat e mira, sado të vogla të na duken, për sa kohë që përpiqemi t'i bëjmë vazhdimisht.
🌿 2. Buzëqeshja jote ndaj vëllait tënd është sadaka. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Buzëqeshja jote në fytyrën e vëllait tënd është sadaka." Sa e madhe është mëshira e Allahut! Mund të fitojmë shpërblim pa shpenzuar asgjë nga pasuria jonë, vetëm me një buzëqeshje të sinqertë. Përveç shpërblimit tek Allahu, buzëqeshja sjell qetësi, afërsi dhe gëzim edhe në zemrat e njerëzve.
🌿 3. Më i miri prej jush është ai që e do më shumë vëllanë e tij për hir të Allahut. Dashuria për hir të Allahut është një nga lidhjet më të forta mes besimtarëve. Le t'i duam motrat tona në Islam me sinqeritet, ta këshillojmë njëra-tjetren për të mirë dhe të lutemi për njëra-tjetren. Kjo është një dashuri që sjell bereqet në këtë botë dhe shpërblim në botën tjetër.
Allahu na bëftë prej atyre që dëgjojnë këshillën dhe e zbatojnë atë. Amin. t.me/dritaezemrave

Sa herë që vjen Ashuraja, ajo i kujton besimtarit se fitorja mund të vonohet, por nuk mungon për atë që mbështetet tek Allahu. — Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë!

“Kur të kuptosh se çdo ditë më shumë është një ditë më pak, atëherë do t’u japësh rëndësi gjërave me vlerë.” (Meditim) | Huazim t.me/dritaezemrave

30 Ajete, 30 Reflektime Përzgjedhje nga secili xhuz me reflektime të zemrës ♡ Ajeti i përzgjedhur nga xhuzi i 11-të: Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër! Fytyrat e tyre nuk do t’i mbulojë as errësira, as poshtërimi. Ata do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të banojnë përherë.  [Junus: 26] Reflektim: Ky ajet na motivon edhe më shumë që të bëjmë vepra të mira që e kënaqin Allahun, por edhe vetveten ta shpëtojmë nga Xhehennemi, duke na dërguar në Xhenet përgjithmonë. Allahu na bëftë banorë të Xhennetul Firdeusit. ✎𓂃 𝐸.𝑀 t.me/dritaezemrave

Tregim | Njeriu që e fali namazin e jacisë 27 herë!
Tregon Abdullah el-Kavariri, shejhu i Buhariut dhe Muslimit: Pothuajse kurrë nuk më kishte ikur namazi i jacisë me xhemat. Mirëpo, një natë më erdhi një mysafir në shtëpi. Teksa merresha me mikpritjen e tij, koha kaloi pa e kuptuar dhe më iku namazi me xhemat. Dola me nxitim të kërkoja ndonjë xhami në Basra ku mund ta falja ende namazin me xhemat, por pashë se njerëzit i kishin përfunduar faljet dhe xhamitë ishin mbyllur. U ktheva në shtëpi i mërzitur dhe mendova: "Në hadith thuhet se namazi me xhemat vlen njëzet e shtatë shkallë më shumë se namazi i falur vetëm." Prandaj, vendosa ta falja jacinë njëzet e shtatë herë, me shpresën se do ta arrija të njëjtën vlerë. Pasi përfundova, fjeta. Në ëndërr pashë veten mbi një kalë duke garuar në një fushë të gjerë bashkë me një grup kalorësish. E ngisja kalin tim me të gjithë fuqinë për t'i arritur, por sa më shumë përpiqesha, aq më tepër shtohej largësia mes nesh. Atëherë, njëri prej tyre u kthye nga unë dhe më tha: Mos e lodh kalin tënd, o Abdullah, sepse nuk do të na arrish dot. Ne e falëm jacinë me xhemat, ndërsa ti e fale vetëm. U zgjova nga gjumi me zemër të rënduar dhe me një trishtim të thellë për atë mirësi që kisha humbur.   E huazuar t.me/dritaezemrave

A e dini se me një gotë ujë mund të fitoni 50 shpërblime? Si? - E pini me dorën e djathtë. - Thoni Bismilah para pirjes. - E
A e dini se me një gotë ujë mund të fitoni 50 shpërblime? Si? - E pini me dorën e djathtë. - Thoni Bismilah para pirjes. - E pini ulur (kur është e mundur). - E pini me 3 gllënjka, jo me një frymë. - Thoni Elhamdulilah pas pirjes. Si arrihen 50 shpërblime? Për secilin prej këtyre veprimeve fitoni nga një shpërblim, ndërsa një vepër e mirë shumëfishohet të paktën dhjetë herë. Pra, 5 vepra × 10 shpërblime = 50 shpërblime, me lejen e Allahut. Andaj, le ta praktikojmë këtë sunet dhe t'ua tregojmë edhe të tjerëve. *Sa e bukur është feja islame! Me një gotë ujë e shuajmë etjen, freskohemi dhe, me lejen e Allahut, fitojmë edhe shpërblime. t.me/dritaezemrave