cookie

Utilizamos cookies para mejorar tu experiencia de navegación. Al hacer clic en "Aceptar todo", aceptas el uso de cookies.

avatar

Tevekul Ala Allah☝

التوكل على الله Allahut mbështetuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë.” (5-Maide: 23)

Mostrar más
El país no está especificadoEl idioma no está especificadoLa categoría no está especificada
Publicaciones publicitarias
219
Suscriptores
Sin datos24 horas
Sin datos7 días
Sin datos30 días

Carga de datos en curso...

Tasa de crecimiento de suscriptores

Carga de datos en curso...

Ibn Mes'udi r.a. thoshte: “Mjafton dituria për të shkaktuar frikë ndaj Allahut dhe mjafton injoranca për t'u mashtruar me arrogancë mbi Allahun. Ibn Kajim el-Xheuzije
Mostrar todo...
sticker.webp0.21 KB
Repost from N/a
Ebu Hurejra r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: Me të vërtetë Allahu nuk shikon tek ju trupat (aparencën) apo pasurinë, por shikon tek ju zemrat dhe veprat (e mira). Transmeton Muslimi me nr. 2564
Mostrar todo...
sticker.webp0.21 KB
Njohja e Allahut, është maja e njohurive. (Ibnu Tejmije) (Mexhmu’l Fetaua 5/7)
Mostrar todo...
sticker.webp0.21 KB
Abdullahu r.a. tregon se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: " *Xheneti është më afër çdonjërit prej jush sesa lidhëset e këpucëve të tij, po kështu është edhe Zjarri!* " (Buhariu )
Mostrar todo...
sticker.webp0.21 KB
Ngado që unë përplasesha për të gjetur një zgjidhje, përpara më dilte vetëm imazhi i mikut tim, ai imazh i tmerrues dhe drithërues. Nuk po më zinte më as gjumi pasiqë m’u bë barrë tepër e rëndë ajo llogari, e tani akoma dhe keq, më dukej sikur miku im dënohej prej meje. Elhamdulilah, pas aq përpjekjesh, Allahu më ndihmoi dhe unë gjeta një person të aftë për eleminimin e llogarive, e informova për gjendjen e mikut tim, e që të mos zgjatem më tepër, me lejen e Allahut brenda 24 orëve ai arriti ta fshinte. Atë ditë u fala dhe iu luta shumë Allahut që ta falte dhe ta mëshironte mikun tim. Që nga ajo ditë unë nuk dëgjoj më muzikë dhe e luftoj atë ngado që të më dalë. E falenderoj Allahun që më udhëzoi e më shpëtoi nga ajo humbje. Për të gjithë ata që e shohin si problem të parëndësishëm muzikën dhe që nënvlerësojnë kufijtë e Allahut, bëj Allahun dëshmitar që e hoqa barrën nga kurrizi im! (Sh.p: Mesazhi i historisë s’është i kufizuar vetëm në lënien e muzikës, por në të gjitha ato vepra që e zemërojnë Allahun. Kujdes nga çdo vepër e keqe e cila mund të shndrrohet në burim mëkatesh dhe dënimi pas vdekjes tënde! Një këshillë e veçantë shkon për të gjithë ata të cilët bëjnë dawa në rrjetet sociale: Kini frikë Allahun në mesazhet që përçoni tek njerëzit. Veçanërisht një problem që thuajse të gjithë s’e marrin në konsideratë; shpërndarja e mesazheve në formë video-je, background-et i së cilave janë ilahitë me sfonde muzikore, si dhe shpërndarja e çdo ilahije me sfond muzikor. Mos u justifiko duke thënë; “jo kjo s’është muzikë”, sepse shumica e ilahive përmbajnë sfonde muzikore. Nuk arrihet kënaqësia e Allahut duke e kundërshtuar Atë!
Mostrar todo...
Repost from جَنَّة🤍
*Histori e dhimbshme* lexoje deri në fund... Es-Selamu alejkum! Jam një djalë 21 vjeçar. Dua të ndaj me ju një histori në të cilën dhe unë u implikova. Ndërroi jetë miku im para disa muajsh në një aksident. Ishte njeri tepër i sjellshëm dhe i edukuar. S’kishte ndonjë njeri që të mos e donte atë, përkundrazi të gjithë dëshmonin për mirësjelljen dhe edukatën e tij të shkëlqyer. Të gjithë u pikëlluan për ndarjen e tij nga jeta, mirëpo historia nuk fillon këtu, por disa javë pasi ai ndërroi jetë... Fillova të shihja disa ëndrra të çuditshme, sikur ai dënohej me zjarr. Për Zotin më dilte gjumi i tmerruar dhe s’e kuptoja se pse ai duhej dënuar kur të gjithë dëshmonin për sjelljet e tij të shkëlqyera... Ëndrra vetëm përsëritej e sikur ai po përpiqej të më kërkonte ndihmë nëpërmjet kësaj forme. Ju s’mund ta imagjinoni se çfarë britmash lëshonte ai, ato nuk ishin normale, të natyrshme, ato britma ishin tmerruese, terrorizuese. Fillova ta kujtoj me sadaka e me dua’ në kohën mes ezanit dhe ikametit, me shpresën se Allahu do t’ia lehtësonte dënimin, por dukej sikur përpjekjet e mia s’kishin dobi sepse dënimi sa vinte e shtohej. Nga veshët, goja, dhe thonjtë e tij, dilte qelb. Është tepër e pamundur ta harroj atë imazh drithërues. Fillova të urrej gjumin madje ‘përpiqesha’ të mos flija nga frika e përsëritjes së të njejtës ëndërr ku unë as që kisha mundësi ta ndihmoja me ndonjë një gjë veç duave dhe sadakasë. Pyeta disa shpjegues ëndrrash por as ata s’më bindnin me shpjegimet e tyre, ose më saktë unë dëshiroja të sigurohesha që këto ëndrra s’janë të vërteta, që ai s’po dënohet. Dy ditë pas kësaj situate, shoh të njëjtën endërr. Më paraqiten dy njerëz tepër të mëdhenj dhe sikur e tërhiqnin mikun tim për në një vend me kafka dhe me njerëz që dënoheshin. Ata hidhnin në veshin e tij qelb dhe i dilte nga veshi tjetër. Nuk u mjaftuan me kaq, por filluan t’i fusnin një shtizë të hekurt nga njëri vesh, e ia nxirrnin nga tjetri. Pra dënimi i tij u bë tepër i qartë (për mua) dhe bëj Allahun Dëshmitar për atë çfarë po them. Fillova ta pyes: “O filan, pse po dënohesh kaq rëndshëm ndonëse ti në dynja ishte tepër i sjellshëm me prindërit e tu e i kujdesshëm për namazin? Çfarë gjynahu ke bërë që ata po të dënojnë kaq dhimbshëm? Më në fund m’u përgjigj duke më thënë: “Këngët o filan, këngët... MUZIKA. Që ditën që u varrosa, unë vetëm dënohem. Varri im është kthyer në një gropë prej gropave të xhehennemit për shkak të këngëve dhe mëkateve të rrjedhshme! Pasha Allahun, asnjë ditë nuk kam përjetuar qetësi. Unë dënohem ditë e natë, në veshët e mi hidhet qelb dhe futen shtiza të hekurta!” Kjo është ajo ç’ka më kujtohet nga fjalët e tij. Më pas e tërhoqën melaiket e dënimit për të kryer mbi të dënimin. Betohem në Allahun që ajo çfarë pashë ishte e frikshme, e dhimbshme, e tmerrshme. Ndërsa britmat e tij pikëlluese u bënë shkaku i makthit tim... E kuptova mirë arsyen pse ai dënohej, por s’kuptova se ç’kishte për qëllim me frazën “mëkatet e rrjedhshme”?! Kjo temë u bë intriguese dhe vetëm më thellonte në mendime. WAllahi nuk më shijonte asgjë, nuk qetësohesha dot deri në momentin që m’u kujtua se miku im zotëronte një llogari në instagram që në vitin 2014. Ajo llogari ishte ekzistuese dhe pse e vjetër dhe e lënë në harresë. Në atë llogari ai kishte shpërndarë shumë këngë dhe shīlāt (këngë tradicionale arabe). Me të shpejtë e kërkova atë në llogarinë time në instagram, dhe ja tek më del. Ishte ajo, pikërisht ajo që shumë vite më parë ishte hapur nga miku im. Fillova të mendohesha shumë mbi arsyen e dënimit të tij. Doja ta fshija atë llogari, por si ta eliminoja kur s’dija as email-lin e as password-in?! Hedh shikimin mbi like-t dhe followers-at, ato vetëm shtoheshin. Ata as që e dinë se zotëruesi i kësaj llogarie ka vdekur... Zemra ime u drodh kur pashë gjithë ata ndjekës, gjithë ato gjynahe që rëndonin mbi qafën e mikut tim. Pikërisht aty kuptova se ç’donte të thoshte miku im me “mëkate të rrjedhshme”.
Mostrar todo...
Elige un Plan Diferente

Tu plan actual sólo permite el análisis de 5 canales. Para obtener más, elige otro plan.