Selefi.org
Ir al canal en Telegram
Selefi.org - Kur'ani dhe Suneti sipas kuptimit të Selefëve të këtij Umeti.
Mostrar más4 020
Suscriptores
-524 horas
+227 días
+3330 días
Carga de datos en curso...
Canales Similares
Nube de Etiquetas
Sin datos
¿Algún problema? Por favor, actualice la página o contacte a nuestro gerente de soporte.
Menciones Entrantes y Salientes
---
---
---
---
---
---
Atraer Suscriptores
septiembre '26
septiembre '26
+34
en 0 canales
agosto '26
+84
en 0 canales
Get PRO
julio '26
+32
en 0 canales
Get PRO
junio '26
+38
en 0 canales
Get PRO
mayo '26
+248
en 0 canales
Get PRO
abril '26
+21
en 0 canales
Get PRO
marzo '26
+465
en 0 canales
Get PRO
febrero '26
+77
en 0 canales
Get PRO
enero '26
+48
en 0 canales
Get PRO
diciembre '25
+46
en 0 canales
Get PRO
noviembre '25
+330
en 0 canales
Get PRO
octubre '25
+333
en 0 canales
Get PRO
septiembre '25
+144
en 0 canales
Get PRO
agosto '25
+65
en 0 canales
Get PRO
julio '25
+67
en 0 canales
Get PRO
junio '25
+50
en 0 canales
Get PRO
mayo '25
+71
en 0 canales
Get PRO
abril '25
+72
en 0 canales
Get PRO
marzo '25
+182
en 0 canales
Get PRO
febrero '25
+96
en 0 canales
Get PRO
enero '25
+63
en 0 canales
Get PRO
diciembre '24
+83
en 0 canales
Get PRO
noviembre '24
+80
en 0 canales
Get PRO
octubre '24
+91
en 0 canales
Get PRO
septiembre '24
+84
en 0 canales
Get PRO
agosto '24
+90
en 0 canales
Get PRO
julio '24
+106
en 0 canales
Get PRO
junio '24
+82
en 0 canales
Get PRO
mayo '24
+102
en 0 canales
Get PRO
abril '24
+148
en 0 canales
Get PRO
marzo '24
+190
en 0 canales
Get PRO
febrero '24
+114
en 1 canales
Get PRO
enero '24
+115
en 0 canales
Get PRO
diciembre '23
+89
en 0 canales
Get PRO
noviembre '23
+90
en 1 canales
Get PRO
octubre '23
+99
en 1 canales
Get PRO
septiembre '23
+74
en 0 canales
Get PRO
agosto '23
+87
en 0 canales
Get PRO
julio '23
+81
en 0 canales
Get PRO
junio '23
+77
en 0 canales
Get PRO
mayo '23
+92
en 0 canales
Get PRO
abril '23
+92
en 0 canales
Get PRO
marzo '23
+92
en 0 canales
Get PRO
febrero '23
+77
en 0 canales
Get PRO
enero '23
+111
en 0 canales
Get PRO
diciembre '22
+86
en 0 canales
Get PRO
noviembre '22
+77
en 0 canales
Get PRO
octubre '22
+96
en 0 canales
Get PRO
septiembre '22
+108
en 0 canales
Get PRO
agosto '22
+103
en 0 canales
Get PRO
julio '22
+94
en 0 canales
Get PRO
junio '22
+73
en 0 canales
Get PRO
mayo '22
+116
en 0 canales
Get PRO
abril '22
+107
en 0 canales
Get PRO
marzo '22
+112
en 0 canales
Get PRO
febrero '22
+91
en 0 canales
Get PRO
enero '22
+109
en 0 canales
Get PRO
diciembre '21
+87
en 0 canales
Get PRO
noviembre '21
+74
en 0 canales
Get PRO
octubre '21
+63
en 0 canales
Get PRO
septiembre '21
+76
en 0 canales
Get PRO
agosto '21
+88
en 0 canales
Get PRO
julio '21
+78
en 0 canales
Get PRO
junio '21
+60
en 0 canales
Get PRO
mayo '21
+86
en 0 canales
Get PRO
abril '21
+110
en 0 canales
Get PRO
marzo '21
+110
en 0 canales
Get PRO
febrero '21
+95
en 0 canales
Get PRO
enero '21
+91
en 0 canales
Get PRO
diciembre '20
+2 508
en 0 canales
| Fecha | Crecimiento de Suscriptores | Menciones | Canales | |
| 05 septiembre | +3 | |||
| 04 septiembre | +5 | |||
| 03 septiembre | +16 | |||
| 02 septiembre | +5 | |||
| 01 septiembre | +5 |
Publicaciones del Canal
🛑 Qortim për gratë që preokupohen me karrierën dhe neglizhojnë jetën familjare!
🔸Ka thënë dijetari i madh, Shejkh Ahmed ibën Jahja en-Nexhmij, Allahu e mëshiroftë:
"Gruaja, sado diploma që të marrë, prapëseprapë jeta nuk do t'i duket e bukur veçse me fëmijë, djem e vajza. Kam dëgjuar se një grua studioi dhe përparoi gradualisht në marrjen e diplomave, derisa arriti diplomën më të lartë. Mirëpo, në fund tha:" "Merrini të gjitha diplomat e mia dhe në këmbim më jepni një fëmijë që të lodroj me të!"
Allahu i ka krijuar gratë që ato të jenë nëna, edukatore dhe kujdestare të zonja. Prandaj, nëse ato nuk e kryejnë më këtë funksion dhe e braktisin, më pas ato kanë për t'u penduar dhe do të duan të kthehen sërish mbasi të ketë kaluar një kohë e gjatë dhe rinia të ketë ikur. Gjithsesi, Allahu na ndihmoftë!"
فَالْمَرأَة مَهْمَا حَصَلَ لَهَا مِن شَهَادَاتِ، فَإِنَّ الْحَيَاة لا تطيب لَهَا إلا بالبنين والبنات، ولقد سمعت أَنَّ امرأة دَرَسَتْ وتَدَرَّجَتْ فِي الشَّهَادَاتِ حَتَّى أخذت أعلاها، وفي النهاية قالت: خُذُوا شَهَادَاتِي كُلها، وأعطوني طفلاً ألاعبه.
ولقد خلق الله النساء ليكُنَّ أُمَّهَاتِ مُرَبيات وحاضنات ماهرات ، فَإِذَا خَرَجَت عن هذه الوظيفة وتركتها؛ ندمت بعد ذلك، وحنّت إليها بعد أن ذَهَبَ الزَّمَن وبَلِيَ الشباب، فالله الْمُسْتَعَان.
📚Burimi: Te'siis el-Ahkaam, vëll.2/fq.312
✍️Përktheu: Umm 'Akil
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi
| 2 | 💎Ka thënë Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë:
“Një burrë iu ankua Ibrahim ibën Ed'hemit për numrin e madh të fëmijëve që kishte. Ai i tha: “M’i dërgo mua ata fëmijë që nuk e kanë rrizkun e tyre të caktuar nga Allahu!” Atëherë burri heshti.”
شكى رجل إلى إبراهيم بن أدهم كثرة عياله، فقال له:” ابعث إليّ منهم من لا رزقه على الله “!فسكت الرجل.
📚Burimi: el -Bidajeh uen-Nihajeh (vëll.10/fq.150)
✍️Përktheu: Umer Bushi
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 388 |
| 3 | ⚖️ A lejohet të këndojmë Kur'an mbi ujë dhe të spërkatim shtëpinë për të larguar magjinë?
🎙Shejkh Albani
🔹Pyetje: Allahu të begatoftë o Shejkh! A ka ndonjë problem nëse këndon Kur'an mbi ujë dhe fryn në të, pastaj me të spërkat shtëpinë ku ka xhin?
🔸Shejkh Albani: Nuk ka në Sunet asnjë gjë të tillë, porse Suneti është që muslimani duhet të lexojë Kur'anin në shtëpinë e tij, sidomos suren el-Bekarah, sepse shejtani nuk i afrohet shtëpisë ku lexohet sureja el-Bekarah. Ky është ilaçi që zëvendëson atë që përmende ti.
💻 Përktheu: Alban Malaj
📱Videoja në Youtube: https://youtube.com/shorts/xRKJUZ1GvKk?feature=shared
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 634 |
| 4 | 🛑 Qëndrimi i dijetarit të madh Sheukanit për bidatin e mevludit
🔸Ka thënë Sheukani, Allahu e mëshiroftë:
“Deri tani nuk kam gjetur ndonjë argument që të vërtetojë se ai është i ligjësuar, as në Librin e Allahut, as në Sunet, as në konsensusin e dijetarëve, as në analogjinë juridike dhe as ndonjë argumentim tjetër. Përkundrazi, muslimanët kanë konsensus se ai nuk ka ekzistuar në kohën e brezit më të mirë (Sahabëve), as në kohën e atyre që i pasuan ata e as në kohën e atyre që i pasuan ata.”
لم أجد إلى الآن دليلاً يدلّ على ثبوته من كتابٍ ولا سنّةٍ ولا إجماع ولا قياسٍ ولا استدلالٍ؛ بل أجمع المسلمون أنّه لم يُوجد في عصر خير القرون، ولا الّذين يلونهم، ولا الّذين يلونهم.
📚Burimi: el-Fet'h err-Rrabbanij, (vëll.2/fq.1087)
✍️Përktheu: Umer Bushi
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 541 |
| 5 | 💠 Ka thënë Shejkh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë:
"Ne përcjellim të mirën, ftojmë për tek Allahu dhe u mësojmë njerëzve mirësinë, kurse tradhtari nuk na dëmton gjë."
قال العلامة صالح الفوزان -حفظه الله- : " نبلّغ الخير وندعو إلى الله ونعلّم الناس الخير والمخذّل لا يؤثّر علينا ".
📚Burimi: Likaun meftuh, 11 rexheb 1439 h.
✍️Përktheu: Abdullah Beqiri
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 588 |
| 6 | 💎Ka thëne Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë:
🔸Duhen patjetër këto tri cilësi:
1️⃣- Dituria,
2️⃣- Butësia,
3️⃣- Durimi.
🔹Dituria duhet të jetë para urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, butësia duhet ta shoqërojë atë gjatë veprimit, ndërsa durimi duhet të jetë pas tij.”
فلا بد من هذه الثلاثة:
١- العلم
٢- والرفق
٣- والصبر
العلم قبل الأمر والنهي، والرفق معه، والصبر بعده.
📚Burimi: el-Istikameh (vëll.2/fq.233)
✍️Përktheu: Umer Bushi
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 597 |
| 7 | 💎 Si ta prishësh magjinë?
🎙Shejkh Sulejman Rruhajli
Çfarë duhet të bëjë ai që gjen hajmali me magji? Së pari o vëllezër, i tërheqim vëmendjen atij që gjen diçka të tillë që, përpara se ta hapë atë, ai duhet të këndojë mbi të suret Kul Hu-UAllahu Ehad, el-Felek dhe en-Nas, sepse disa hajmali janë të kënduara me fjalë apo formula magjie. E nëse hapet hajmalia përpara se të lexohen ato sure, ekziston frika se mund të dëmtohet ai që do ta hapë. Siguria këtu është që përpara se t'i hapësh këto hajmali, kur dyshon se janë bërë me magji, atëherë lexo mbi të ato tre suret dhe pastaj hape. E nëse gjen diçka prej magjisë në të, atëherë prishe, mundohu ta shkatërrosh atë dhe pastaj digje deri sa të mos mbetet asgjë prej saj, duke vazhduar këndimin e atyre tre sureve mbi të. Në këtë mënyrë largohen të gjitha gjurmët e magjisë in shaa Allah.
💻Përktheu: Alban Malaj
📱Videoja në Youtube: https://youtube.com/shorts/_9TYXDghxS8?feature=shared
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 658 |
| 8 | 🛑 Mevludi është shpikur për qëllime politike!
🎙Shejkh Salih Aal esh-Shejkh
Me rastin që tani jemi në muajin Rabij el-Euel, kur dihet se tani bëhet bidati i mevludit, duhet të dihet që shpikja e mevludit – siç është e njohur te historianët - u bë nga Shijat Fatimijunë, i cili ishte bidat me qëllime politike, sepse Fatimijunët – që realisht ata janë Shijat Ubejdijunë, edhe pse është përhapur emërtimi i tyre si Fatimijunë –, ngaqë njerëzit në fillim nuk e pranuan qeverisjen e tyre në Egjipt, atëherë Ubejdijunët shpikën bidatin e mevludit që t’u tregonin njerëzve se ata e donin të Dërguarin e Allahut – ‘alejhis-salatu ues-selam –. Më pas, ata bënë bidate të tjera për çdo natë të vitit dhe bënë festime të ndryshme, derisa i angazhuan njerëzit me to dhe i larguan nga baza e Sunetit. Ata përhapën aq shumë bidate saqë njerëzit u larguan nga baza e fesë. Këtë fakt historik e ka përmendur një numër dijetarësh.
💻Përktheu: Alban Malaj
📱Videoja në Youtube: https://youtube.com/shorts/fmW3mqFE3NE?feature=shared
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 646 |
| 9 | ⚖️Çfarë gjykimi kanë tatuazhet në Islam?
🎙Shejkh Salih el-Feuzan
Ky pyet për gjykimin e tatuazhit. Tatuazhi që bëhet në lëkurë, që është gërvishtja e lëkurës dhe ngjyrosja e saj me kuhël apo me ndonjë lëndë tjetër, derisa mbetet boja e saj në lëkurë, kjo është harram, është prej gjynaheve të mëdha sepse është ndryshim i krijimit të Allahut të Plotëfuqishëm e të Madhërishëm. E ka mallkuar Profeti - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - atë që e ka zanat tatuazhin dhe atë që kërkon të bëjë tatuazh në trupin e tij. Pra, tatuazhi është prej gjynaheve të mëdha.
Nëse njeriu ka tatuazh në trupin e tij dhe është penduar tek Allahu për atë që ka bërë, ai duhet të bëjë çmos që ta heqë atë, duhet të shkojë te mjeku, të shkojë në spital që t'ia heqin, nëse është e mundur.
E nëse është e pamundur, ai duhet të pendohet tek Allahu i Plotëfuqishëm e i Madhërishëm dhe kaq mjafton in shaa Allah.
💻Përktheu: Alban Malaj
📱Videoja në Youtube: https://youtube.com/shorts/g3PNsuTN_lM?feature=shared
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 747 |
| 10 | ⚖️Çfarë gjykimi ka festimi i ditëlindjes së Profetit Muhamed - sal-lAllahu alejhi ue selem -?
🎙Shejkh Salih el-Feuzan
🔹Pyetje: Çfarë gjykimi ka festimi i ditëlindjes së Profetit Muhamed dhe a merr gjynah ai që shkon për të marrë pjesë në atë festim?
🔸Përgjigje: Është bidat. Festimi i ditëlindjes së Profetit është bidat dhe çdo bidat është humbje, ashtu siç ka ardhur në hadith.
Prandaj, muslimanët duhet të largohen dhe të mos marrin pjesë në këto tubime.
💻Përktheu: Abdullah Beqiri
📱Videoja në Youtube: https://youtube.com/shorts/PYZtihXKHjU?feature=shared
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 797 |
| 11 | ⚖Fitnet të heqin logjikën!
📝Autor: Shejkh Hamud et-Tuvejxhiri
🔸Është transmetuar nga Hudhejfeh- radijAllahu 'anhu - se ai ka thënë:
"Alkooli nuk ta heq logjikën më shumë se sa e heqin fitnet logjikën e burrave!" [1]
🔸Është transmetuar gjithashtu nga Hudhejfeh - radijAllahu 'anhu - se ai ka thënë:
"Do të ndodhin fitne që kanë për ta shtrembëruar logjikën e burrave, aq sa pothuajse s'ke për të parë ndonjë burrë të logjikshëm!" [2]
🔸Është transmetuar gjithashtu nga Hudhejfeh - radijAllahu 'anhu - se ai ka thënë:
"Do të ndodhin fitne dhe mbas tyre do të ketë xhemat. Pas atij xhemati do të ketë prapë xhemat, pastaj do të ndodhin fitne dhe s'do të ketë më xhemat. Atëherë do të ngrihen zërat, do të zgurdullohen sytë dhe do të hiqet logjika, aq sa pothuajse s'ke për të parë ndonjë burrë të logjikshëm!" [3]
🔸Është transmetuar nga Ibën Mes'udi - radijAllahu 'anhu - se ai ka thënë:
"Kam frikë për ju se mos ju zënë fitnet që do të jenë sikur nata, atëherë do të vdesë zemra e burrit njësoj siç do të vdesë trupi i tij." [4]
📚Burimi: It'haaf el-Xhema'ah bima xhaa'e fil-Fiteni uel-Melaahim ue Eshraat es-Sa'ah, vëll.1/fq.23-24
_
Fundnota:
[1] E ka transmetuar Ibën Ebi Shejbeh dhe Ebu Nu'ajmi në Hiljetul-Eulijaa.
[2] E ka transmetuar Nu'ajm ibën Hamad në librin el-Fiten. Autori i librit Kenzul-'Umal tha që ky është transmetim i saktë.
[3] E ka transmetuar Dejlemiu. E ka transmetuar gjithashtu Ibën Ebi Shejbeh dhe Nu'ajm ibën Hammad me një tekst ndryshe nga ky, i cili do të përmendet në temën e fitneve të mëdha, in shaa Allah.
[4] E ka transmetuar Nu'ajm ibën Hammad në librin e tij el-Fiten.
✍️Përktheu: Alban Malaj
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 929 |
| 12 | 🛑 Çfarë ka përfituar Islami nga xhihadi i Ikhuancave⁉️
🎙Shejkh Rabij' ibën Hadij el-Medkhalij
Të gjitha këto fatkeqësi kanë ndodhur si shkak i belasë së Ikhuancave. Xhihadi i Ikhuancave nuk i ka sjellë asnjë dobi Islamit.
Xhihad! Xhihad! Xhihad! Në fund përfitojnë Çifutët dhe të Krishterët dhe nuk përfiton Islami! Po theren bijtë e muslimanëve dhe po shkojnë dëm pasuritë e tyre, madje përfundojnë në xhepat e Ikhuancave. Unë po them që plaçka e luftës që merrnin Sahabët dhe muxhahidinët në kohën e Selefëve ishte nga pasuritë e qafirave, kurse plaçka e luftës që marrin sot Ikhuancat është nga xhepat e muslimanëve. Ata po zhvasin pasuritë e muslimanëve dhe po i depozitojnë nëpër banka. Këtej i luftojnë bankat kurse për vetet e tyre i mbajnë paratë nëpër banka! Ata kanë miliarda nëpër banka, kanë para sa buxhetet e disa shteteve, e me ato para luftojnë rrugën selefije.
Asgjë s'ka përfituar Islami nga xhihadi në Palestinë, as nga xhihadi në Çeçeni, as nga xhihadi në Bosnjë dhe Hercegovinë, as nga xhihadi në Afganistan, asgjë s'ka përfituar Islami!
Nëse vërtet ja duan të mirën Umetit, atëherë le të perhapin në Umet shpirtin e Teuhidit, të luftojnë bidatet e shirkut dhe bestytnitë. Nëse përmbushet kjo fe, atëherë kanë për të triumfuar mbi armiqtë në vendet tona dhe do t'i përzëmë dhe do t'i dëbojmë në vendet e tyre. E kështu do të çlirohet patjetër Roma dhe Kostandinopoja, me duart e njerëzve të Teuhidit in shaa Allah.
Kështu që, nxitoni të dilni në mbrojtje të Islamit, duke triumfuar fillimisht mbi shpirtrat tuaj. Kush ka shkelje të Sheriatit, ka gjynahe e ka bidate, duhet të çlirohet nga ato njëherë e mirë. Muslimanët duhet ta deklarojnë këtë nëpër gazeta, nëpër minbere dhe rrjetet sociale, se tani është koha që të riktheheni o Umeti Islamit!
Pasha Allahun, s'ka shpëtim për ju veçse duke u kthyer tek Islami! Nuk keni për të shpëtuar nga ky poshtërim përveçse duke iu kthyer Islamit. Por nëse ju vazhdoni në këtë gjendje që jeni, Allahu ka për t'ju shtuar juve veçse poshtërim, kurse armiqve tuaj do t'u japë fuqi që t'ju shtypin juve, si hakmarrje mbi ju, ngaqë ju refuzuat që të ktheheni tek Allahu i Madhëruar e i Lartësuar.
💻Përktheu: Alban Malaj
📱Videoja në Youtube: https://youtube.com/shorts/QV6H6Rssk-0?feature=shared
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 885 |
| 13 | ⚖️Çfarë gjykimi ka personi që merr pjesë në tubimet e bidateve dhe mevludit?
🎙Shejkh Ibën Bazi
🔹Pyetje: Ai që merr pjesë në tubimet e bidateve, siç është bidati i mevludit etj., a mund të thuhet që ai person është bidatçi?
🔸Shejkh Ibën Bazi: Po! Nëse ulet me ta dhe nuk i kundërshton ata, atëherë ai është me ata, është vëllai i tyre!
💻Përktheu: Alban Malaj
📱Videoja në Youtube: https://www.youtube.com/shorts/Sp7d2Dy33ow
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 849 |
| 14 | 🛑 Gjykimi i leximit dhe studimit të jetëshkrimit të Profetit me rastin e ditëlindjes së tij!
🎙Shejkh Salih es-Suhajmi
🔹Pyetje: Keni përmendur në mësimin e fundit se mevludet nuk kanë bazë në Sheriat. Çfarë gjykimi kanë aktivitetet e fondacioneve aktuale që organizojnë për lavdërimin e Profetit dhe studimin e jetëshkrimit të tij?
🔸Përgjigje: Këtë do ta shpjegojmë detajisht nesër in shaa Allah kur të flasim për ditët e dalluara, por thelbi i përgjigjes është se nuk ka mirësi te këto fondacione, përkundrazi ato janë ngritur mbi bidate, mbi bestytni e mbi mashtrime. Kush kërkon jetëshkrimin e Profetit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, le ta lexojë në çdo ditë, le të fillojë leximin e jetëshkrimit të tij mbas namazit të sabahut dhe në çdo moment të jetës së tij të praktikojë jetëshkrimin e Profetit, ta zbatojë në namazin e tij, në gjumin e tij, në abdesin e tij, në ecjen e tij, në agjërimin e tij, në sjelljen e tij me vëllezërit e tij, në sjelljen e tij me njerëzit e tjerë. Kështu duhet ta përjetojë jetëshkrimin e Profetit derisa të takojë Allahun e Përsosur e të Lartësuar larg çdo mangësie! Kurse specifikimi i një dite të caktuar për të lexuar jetëshkrimin e tij dhe lavdet e tij, kjo është nga bidatet më të mëdha. Dhe me këtë bidat kemi imituar Çifutët dhe të Krishterët!
💻Përktheu: Alban Malaj
📱Videoja në Youtube: https://youtube.com/shorts/wne2CSYEhqM?feature=shared
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 900 |
| 15 | ⚖️ Gjykimi i leximit të jetëshkrimit të Profetit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – me rastin e ditëlindjes së tij!
🎙Shejkh Salih el-Feuzan
🔹Pyetje: A është bidat leximi i jetëshkrimit të të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – në ditën e lindjes së tij, personi e bën këtë qëllimisht e jo rastësisht?
🔸Përgjigje: Jetëshkrimi i të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – lexohet në çdo kohë, kurse specifikimi i një dite apo një kohe të përcaktuar në vit është bidat. Është bidat që të specifikohet një ditë apo një muaj apo një javë pa patur argument për këtë. Pra, kjo gjë është bidat.
💻Përktheu: Alban Malaj
📱Videoja në Youtube: https://youtube.com/shorts/hnZnelYkCJk?feature=shared
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 894 |
| 16 | 💠 Ka thënë Ebu Bekër el-Uasitij,Allahu e mëshiroftë:
“Jemi sprovuar me një kohë në të cilën nuk gjendet as edukata e Islamit, as morali i Xhahilijetit, e as urtësia e njerëzve që kanë burrëri.”
أبتلينا بزمان ليس فيه آداب الإسلام و لا أخلاق الجاهلية و لا أحلام ذوي المروءة.
📚Burimi: Hiljetul-Eulija, vëll.10/fq372
✍️Përktheu Umer Bushi
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 912 |
| 17 | 🛑 Nuk kemi besuar ngaqë jemi mendjelehtë!
🎙Shejkh Salih Aal esh-Shejkh
Do të shikosh që shkaku i devijimit të atyre që morën rrugën e filozofisë, lexuan filozofi saqë devijuan, shkaku ishte që ata nuk i kushtuan rëndësi Fjalës së Allahut të Madhëruar e të Lartësuar por i kushtuan rëndësi fjalëve që kanë thënë njerëzit e mençur. Po! Por ata nuk i kushtuan rëndësi fjalës së Allahut të Madhëruar e të Lartësuar. Nëse nuk beson në Allahun, prapëseprapë lexo, lexo që të përfitosh nga një Libër të cilin e besojnë qindra miliona njerëz të mençur e intelektualë, sepse ai që beson në Allahun dhe të Dërguarin e Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – nuk është mendjelehtë.
Ne nuk kemi besuar ngaqë jemi mendjelehtë, nuk kemi besuar ngaqë jemi imitues të verbër, nuk kemi besuar ngaqë na janë mpirë trutë, jo! Por kemi besuar ngaqë kemi mësuar dituri dhe njohuri, kemi studjuar, besojmë në Allahun e Madhëruar e të Lartësuar sepse ne e kemi parë Allahun e Madhëruar e të Lartësuar në çdo gjë! Ky besim që kemi ne nuk është imitim i verbër ndaj baballarëve dhe stërgjyshërve tanë, porse është besim i bazuar në argument të qartë! Ne e lexuam Kur`anin, e mësuam përmendësh Kur`anin, i studjuam ajetet e Kur`anit, e mësuam besimin Islam, mësuam se si Allahu i Madhëruar e i Lartësuar vë në lëvizje universin dhe si ka ardhur çdo gjë në këtë jetë dhe në këtë univers!
Por, duhet të jesh mesatar. Po, njohuria të duhet, nuk po themi që të heqësh dorë nga njohuria. Ne s’po themi që të besosh ashtu siç thotë fjala popullore, “Beso ashtu siç kanë besuar plakat më përpara!” Ky është një besim në gradën e dorëzimit total! Në fakt është mirësi e madhe kur njeriu beson pa patur asnjë mëdyshje, por ama kur një djalosh ka ndonjë mëdyshje në çështjen e besimit dhe nis të shfletojë librat e filozofisë, ai duhet të ndalet! Lexo Kur`anin, lexo studimet që lidhen me Kur`anin, studimet e universit, studimet e mjekësisë, studimet e bujqësisë… ky Kur`an s’ka mundësi që të jetë nga dikush tjetër veç Allahut të Madhëruar e të Lartësuar!
💻Përktheu: Alban Malaj
📱Videoja në Youtube: https://www.youtube.com/shorts/xhgeOC1ddjc
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 977 |
| 18 | 💎Ka thënë dijetari i madh, Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë:
"Disa mëkatarë, pasi pendohen, fillojnë që të flasin për mëkatet që kanë bërë, me qëllim që njerëzit të marrin mësim prej tyre, mirëpo, njeriu nuk duhet të flasë për mëkatet e tij, përderisa Allahu ia ka mbuluar ato."
بعض العصاة بعد أن يتوب يتحدث عمَّا فَعَلَ من باب العبرة؛ فلا ينبغي له أن يتحدث عن المعاصي ما دام قد سَتَرَهُ .
📚Burimi: Sherh Sahih el-Bukharij (vëll.10/fq.217)
✍️Përktheu: Umer Bushi
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 904 |
| 19 | 💠Ka thënë Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë:
"Njeriu më zullumqar për vetveten është njeriu i poshtër, i cili nëse ngrihet mbi të tjerët, ka për t'i shtypur ata që i kishte të afërt dhe do t'i mohojë të mirat e tyre, do t'i nënçmojë njerëzit fisnikë dhe do tregohet arrogant me ata që kanë merita."
أظلم الناس لنفسه اللئيم، إذا ارتفع جفا أقاربه وأنكر معارفه، واستخف بالأشراف وتكبر على
ذوي الفضل.
📚Burimi: Siraxh el-Muluk, fq.69
✍️Përktheu: Alban Malaj
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 954 |
| 20 | 🛑 Refuzim për ata që festojnë mevludin duke pretenduar dashurinë për Profetin - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -
🎙Shejkh Uthejmini
"O ti që feston mevludin për të Dërguarin e Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -, a e do ti të Dërguarin e Allahut më shumë se sa e donte Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu, se sa e donin dijetarët e Sahabëve, se sa e donin të gjithë Sahabët e tjerë, si dhe Imamët e Tabi’inëve pas tyre dhe pasardhësit e Tabi’inëve? Nëse ai thotë: "Po!", atëherë ai është prej njerëzve më gënjeshtarë.
E nëse ai thotë: "Jo!", atëherë ne i themi atij:
Të mjafton ty ajo që u mjaftoi atyre, të mjafton ty ajo që u mjaftoi atyre!”
💻Përktheu: Umer Bushi
📱Videoja në Youtube: https://youtube.com/shorts/Iq9Zq9BSHh4?feature=shared
Mund të na ndiqni në:
🆕 Selefi.org
📱Telegram📱Facebook 📱TikTok
📱WhatsApp📱Instagram📱Viber📱X 📱AudioSelefi | 1 085 |
