ch
Feedback
Dobitë Selefije

Dobitë Selefije

前往频道在 Telegram

Mbledhja, tubimi dhe publikimi i dobive të ndryshme nga fjalët e dijetarëve të mëdhenj të Ummetit.

显示更多
未指定国家宗教与灵性34 256
2 172
订阅者
无数据24 小时
-77
-1330
帖子存档
Porosia e Sufjan eth-Theuriut.pdf2.01 KB

photo content
+2

#gra #madhështore #urtësi që #më_pëlqeu #medito 💎 Merjemja nuk u martua kurrë. 💎 Asija e kishte bashkëshortin më të keq të njerëzimit. 💎 Hadixhja e gjeti bashkëshortin e përsosur në moshën dyzetvjeçare. 💎 Aishja nuk pati fëmijë. 💎 Fatimja vuajti nga vështirësitë ekonomike. 🔸 Megjithatë, këto janë zonjat më të larta të Xhenetit. 🔸 Jeta e kësaj bote nuk është medoemos të jetë e plotësuar me të gjitha aspektet. Besimtari e synon Xhenetin dhe Fytyrën e Allahut, pa u kthyer dhe pa u mashtruar pas të mirave të ulëta dhe kalimtare. ✍ Xhemal Jakupi

〰 Transmetohet nga Abdullah ibën Amri, radijAllahu 'anhuma, se i Dërguari i Allahut ﷺ u pyet: 🔸 O i Dërguar i Allahut! Kush është njeriu më i mirë? 〰 Ai tha: «كلُّ مخمومِ القلبِ، صدوقِ اللسانِ.» "Çdo njeri me zemër të pastër dhe me gjuhë të sinqertë." 🔸 Thanë: "Me gjuhë të sinqertë e kuptojmë. Por, kush është ai me zemër të pastër?" 〰 Ai tha: «هو التقيُّ النقيُّ، لا إثمَ فيه، ولا بغيَ، ولا غِلَّ، ولا حسدَ.» "Ai është njeriu i devotshëm dhe i dëlirë, tek i cili nuk ka gjynahe, as padrejtësi, as mllef e as zili." 📚 Ibën Maxhe, nr. 4216. Albani e konsideron sahih në Sahih et-Tergib, nr. 2889. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j

💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:   🔸 Solidariteti me besimtarët shfaqet në disa forma: me pasuri, me autoritet, me ndihmë fizike dhe shërbim, me këshillë e udhëzim, me lutje dhe kërkim faljeje për ta, si dhe duke ndarë me ta dhembjen dhe pikëllimin.   🔸 Solidariteti është në përpjesëtim me imanin. Sa më i dobët të jetë imani, aq më i dobët është edhe solidariteti; e sa më i fortë të jetë imani, aq më i fortë solidariteti.   🔸 I Dërguari i Allahut ﷺ ishte njeriu më solidar me shokët e tij në të gjitha këto aspekte. Edhe pasuesit e tij do të jenë solidarë me njëri-tjetrin për aq sa e ndjekin shembullin e tij.   📚 elFeuaid, f. 380–381.   ✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j

〰 Nga Ebu Hurajra, radijAllahu 'anhu, transmetohet se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: يُؤتَى الرَّجُلُ فِي قَبْرِهِ، فَإِذَا أُتِيَ مِنْ قِبَلِ رَأْسِهِ دَفَعَتْهُ تِلَاوَةُ الْقُرْآنِ، وَإِذَا أُتِيَ مِنْ قِبَلِ يَدَيْهِ دَفَعَتْهُ الصَّدَقَةُ، وَإِذَا أُتِيَ مِنْ قِبَلِ رِجْلَيْهِ دَفَعَهُ مَشْيُهُ إِلَى الْمَسَاجِدِ. Njeriut i vjen dënimi në varrin e tij. Kur i vjen nga ana e kokës, e mbron leximi i Kuranit. Kur i vjen nga ana e duarve, e mbron sadakaja (lëmosha). Kur i vjen nga ana e këmbëve, e mbron ecja e tij për në xhami. 📚 etTaberani, elEusat, nr. 9438. 📚 Albani e vlerëson hasen në Sahih etTergib, nr. 3561. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j

photo content

Ju këshilloj ta lexoni ditë pas dite disa herë dhe ta krahasoni gjendjen personale me këto dimensione. Allahut i kërkojmë sukses dhe ndihmë.

🔸 Gjashtë dimensione shpirtërore, me të cilat namazi ngrihet në nivel të lartë shpirtëror dhe e sjell dobinë e pritur te robi 💎 Nga Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë! 📚 Letra e Ibnul Kajiimit drejtuar njërit prej vëllezërve të tij, fq. 39 - 55. ✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi

💎Këshillë e çmuar nga Shejhu i çmuar - Dr. #Arafat el-Muhammedi
💎Këshillë e çmuar nga Shejhu i çmuar - Dr. #Arafat el-Muhammedi

💎 Amir ibën Jesaf, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 💎 el-Euza'iu më tha: 🔸 Kur të të vijë një fjalë nga i Dërguari i Allahut ﷺ, atëherë assesi mos merr, o Amir, ndonjë qëndrim (mendim) ndryshe nga fjala e tij, sepse i Dërguari i Allahut e ka kumtuar atë që i ka ardhur nga Allahu i Lartësuar. 📚 elBejhekij, elMedkhal ila esSunen elKubra, faqe 234. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j

🌟Imam Ibn Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ▫️Pikëllimi e dobëson zemrën, e ligështon vendosmërinë dhe e dobëson vullnetin. Nuk ka gjë më të dashur për shejtanin sesa pikëllimi i besimtarit. 📚Tarik Hixhretejn, fq.279 🖋️Përktheu: Semir Veliu 📍https://telegram.me/selefit

⭐️Imam Sadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 💎 ”Më i lumturi prej njerëzve është ai që ka një furnizim që i mjafton, një shtëpi që e strehon dhe një bashkëshorte me të cilën është i kënaqur. Gjithashtu, ai që është i shpëtuar nga borxhi që e rëndon dhe e mundon.” 📚El‘Fevakihu Shehijje, fq. 81 ✍️ Përktheu: Semir Veliu 🎙️https://telegram.me/selefit

Ibën El-Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Shejtani është më këmbëngulës për ta penguar njeriun pikërisht atëherë kur ai synon të bëjë një vepër të mirë ose kur hynë në hajr. Në atë çast ai menjëherë e shton përpjekjen e tij për ta shkëputur prej tij (hajrit)." (Igathetul-Lehfan, 1/160) Përktheu: Kamer Abazi

💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 SubhanAllah! 🔸 Nefsi i ka: mendjemadhësinë e Iblisit, zilinë e Kabilit, mospërfilljen e Adit, arrogancën e Themudit, guximin e Nemrudit, teprimin e Faraonit, sulmin e Karunit, fëlliqësinë e Hamanit, epshin e Bel'amit, hilet e njerëzve të së Shtunës, rebelimin e Velidit dhe injorancën e Ebu Xhehlit. 🔸 Nga morali i kafshëve, nefsi i ka: lakminë e korbit, pangopësinë e qenit, budallallëkun e fazanit, ultësinë e brumbullit të plehut, pabindshmërinë e hardhucës, inatin e devesë, nxitimin e tigrit, sulmin e luanit, ligësinë e miut, keqdashjen e gjarprit, kotësinë e majmunit, grumbullimin e milingonës, dinakërinë e dhelprës, mendjelehtësinë e fluturës dhe gjumin e hienës. 🔸 Mirëpo, përpjekja dhe lufta kundër nefsit i largojnë këto cilësi. Ndërsa, kush u dorëzohet atyre, është prej ushtrisë së të keqes. 📚 el-Feuaid, fq. 188–189 ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j

"Ti nuk ke asgjë në dorë sa i përket asaj që ndodhi." [AlImran, 128] Ibnul-Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Nëse robi është i bindur plotësisht se çdo vendim i përket Allahut dhe se ai vetë nuk ndikon (në kader) as pak e as shumë, atëherë nuk i ngel atij rrugë tjetër pos që të jetë i kënaqur me ndodhinë e caktimeve!" [Medarixh EsSalikin, 2/541] Përktheu: Kamer Abazi

Transmeton Jahja ibnul Muhtar se Hasen ElBasri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Besimtari është një degë e besimtarit. Ai e bën të veten nevojën, vështirësinë dhe sprovën e tij. Gëzohet me gëzimin e tij dhe pikëllohet me pikëllimin e tij. Nëse sheh tek ai diçka që nuk i pëlqen, e orienton në të drejtën, e përmirëson dhe e mbron, si në të fshehtë ashtu edhe në të dukshme!" [Sunen EsSalihin] Përktheu: Kamer Abazi

🌟Imamu Sunnah Rabië ibn Hadi El’Medkhali, ka thënë: 💎Besimtari i sinqertë është më i mirë në vetmi sesa kur është në shoqërinë e njerëzve. Prandaj, o vëllezër, bëhuni të tillë! Allahu na dhëntë sukses neve dhe juve, na ruajttë nga hipokrizia – Allahu na mbroftë prej saj – dhe nga shtirja me të mirë, ndërkohë që e fshehim të keqen. 📚Dherijeh, (2/571) 🖋️Përktheu: Semir Veliu 📍https://telegram.me/selefit

photo content