cookie

نحن نستخدم ملفات تعريف الارتباط لتحسين تجربة التصفح الخاصة بك. بالنقر على "قبول الكل"، أنت توافق على استخدام ملفات تعريف الارتباط.

avatar

Nxiti besimtarët!

إظهار المزيد
لم يتم تحديد البلدلم يتم تحديد اللغةالدين والقيم الروحية95 166
مشاركات الإعلانات
538
المشتركون
+124 ساعات
+57 أيام
+930 أيام

جاري تحميل البيانات...

معدل نمو المشترك

جاري تحميل البيانات...

Photo unavailableShow in Telegram
Allahu i pranoftë veprat e mira nga ne dhe ju! Urime Kurban Bajramin!
إظهار الكل...
👍 3 3
Abdullah Ibnul Mubarak (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: "Erdha te Sufjan eth-Theuri pasditën e Arafatit, e gjeta të gjunjëzuar, sypërlotur. U kthye kah unë e i thashë: Kush është njeriu më i keq në këtë tubim? Tha: Ai i cili mendon se Allahu nuk ia fal atij!"
إظهار الكل...
4
Krahasoni mes haxhit të muslimanëve në Mekkeh dhe gëzimit të fëmijëve të tyre dhe pelegrinazhit të mushrikëve shia në Kerbela dhe tmerrimit të fëmijëve të tyre! I gjithë falënderimi i takon Allahut që na begatojë dhe na nderojë me Islam dhe Teuhid... الله ٲڪبر ؛ الله ٲڪبر لا ٳله ٳلا الله الله ٲڪبر ؛ الله ٲڪبر ولله الحمد "All-llahu Ekber... All-llahu Ekber... la ilahe il-lAll-llah... All-llahu Ekber... All-llahu Ekber ue lil-lahil-hamd"...
إظهار الكل...
1
Lutja në ditën e Arafatit I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Lutja më e mirë është ajo në ditën e Arafatit dhe fjalët më të mira që i kam thënë unë dhe Profetët para meje janë: (لا إِلَهَ إِلا اللَّهُ وَحْدَهُ لا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرَ) La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu, ue hue a’la kul-li shej’in kadir. (S'ka të adhuruar përveç Allahut, Një dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi. Ai është i plotfuqishëm mbi çdo send.)” (Sahih El-Xhami’, 3274)
إظهار الكل...
1
00:59
Video unavailableShow in Telegram
PERËNDIMI DHE PËRMBYSJA E NATYRSHMËRISË Shejkh AbdulAziz et Tarifi Allahu e forcoftë dhe e liroftë! https://t.me/nxitibesimtaret02
إظهار الكل...
17.46 MB
3👍 1
Repost from N/a
Nga një faqe arabe me më shumë se gjysmë milioni ndjekës.
إظهار الكل...
👎 1
Repost from N/a
Fotot nga një këngë e Nickelodeon në gjuhen angleze për "Fun Pride Festival", që flet për të gjitha llojet e familjeve dhe preferencave seksuale, e cila ka mbi 3 milionë shikime në YouTube!
إظهار الكل...
👍 1
Repost from N/a
Photo unavailableShow in Telegram
🔥 1
Repost from N/a
"Muaji i krenarisë", a na intereson? Muaji aktual i qershorit përkon me atë që ata e quajnë "muaji i krenarisë", një muaj të tërë që ata çdo i vit ia kushtojnë intensifikimt të përpjekjeve për përhapjen e devijimit seksual dhe çrregullimin e identitetit gjinor; për ta pranuar atë dhe për t'u përmbajtur nga "diskriminimi" ndaj njerëzve të tij të ftuar këtu për të qenë krenarë për veten e tyre dhe për të shpallur kreativitetin e tyre në devijimin e tyre dhe kufirin që kanë arritur me sjelljen e tyre larg nga gjithçka që njerëzit e konsideronin normale që nga agimi i njerzimit të tyre (ata nuk besojnë në krijimin e Ademit عليه السلام , por e besojnë teorinë e Darvinit) e deri në pesëdhjetë vitet e fundit përafërsisht. Dhe vëni re emërtimin "muaji i krenarisë", domethënë nuk u kërkojnë njerëzve t'i respektojnë dhe pranojnë, por thonë se janë krenarë për veten e tyre dhe duan që edhe personat tjerë me sjellje (vese) homoseksuale të krenohen, dhe gjithashtu ta bëjnë homoseksualitetin identitet të tyrin. Pastaj detyra jote është të pajtohesh e të mbyllësh gojën dhe të buzëqeshësh pa asnjë lloj kundërshtimi, edhe nëse ata pushtojnë shtëpinë tënde dhe ndryshojnë mendimin e fëmijëve tuaj dhe sulmojnë konceptet bazë mbi të cilat bazohet shoqëria juaj për burrërinë, feminitetin, përkufizimin për familjen, madje për vetë qenien njerëzore! Festimi i këtij muaji është shumë i dukshëm në vendet perëndimore, nga përhapja e flamujve ylber kudo (rrugë, restorante, kafene, librari...) e deri te disa festime zyrtare në disa qytete (në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një festival të madh kushtuar të krenuarit me devijimin gjinor dhe seksual, aty lejohen gjëra që zakonisht janë të ndaluara nga lakuriqia në rrugë dhe e deri te disa skena të pista mu në mes të ditës) si dhe shpeshtimi i përmbajtjeve mediatike qe e mbështesin këtë me anë të reklamave, emisioneve, filmave dhe animacioneve. Për shembull, Nickelodeon Children's Channel prezanton reklama duke festuar muajin e krenarisë, nga këngët e interpretuara nga një burrë me parukë gruaje ngjyrë vjollce, të veshur me një fustan me gëzof dhe grim të plotë që i fton fëmijët të jenë krenarë për identitetin e tyre gjinor ose orientimin seksual të çuditshëm, e deri te këngët vizatimore që i paralajmrojnë fëmijët për "Festivalin e Krenarisë", në të cilin ata "duhet" të marrin pjesë sepse është "shumë argëtues!" (Shih fotot më poshtë!) Bibliotekat publike po shtojnë gjithashtu koleksione të reja librash për të njoftuar rreth identiteteve gjinore të çuditshme dhe për të "edukuar" fëmijët me ato (Shih fotot më poshtë!), njëjtë edhe kompanitë e mëdha të veshjeve, ushqimit dhe argëtimit po konkurrojnë për të prodhuar reklama pro homoseksualizmit këtë muaj. Kështu që kompania GAP e cila në të kaluarën mohoi që emri i saj të jetë shkurtim i “Gay And Proud” dhe thoshte se kjo është një akuzë e papranueshme që i është mveshur, tani thotë se nuk i intereson nëse ka qenë në fillim akuzë, porse sot është krenare me të dhe dëshiron ta ngrejë dhe publikojë. Sa i përket kompanisë së njohur Oreo, ajo publikoi një reklamë në të cilën një vajzë njofton babanë e saj me të "dashurën e saj", i cili në fillim refuzon atë çështje pastaj përfundon me lyerjen e mureve të shtëpisë me ngjyrat e ylberit për të treguar pajtueshmërinë e tij me qështjen. Gjithashtu, Burger King vendosi një reklamë në rrjetet sociale me sanduiçe të ngjashëm me bukë të sipërme dhe të poshtme, duke shprehur kështu animin nga homoseksualizmi! Pastaj shtoja listës edhe kompanitë si Levi's, Apparel, McDonald's, Nike, Doritos dhe shumë të tjera! Sa i përket vendeve arabe, përpjekjet në këtë muaj janë ende më të pakta në terren (Elhamdulilah!), por ato janë shumë të dukshme në produktet e kompanive ndërkombëtare dhe në përmbajtjen mediatike që ne importojmë të gatshme nga perëndimi, si p.sh.
إظهار الكل...
👍 1
Repost from N/a
programet për fëmijë, filmat, serialet, lajmet e aktorëve si dhe video lojërat, pastaj këtë dukuri e has në pjesën më të madhe të përmbajtjes së webfaqeve perëndimore që flasin arabisht ose ato arabe të ndikuara nga perëndimi që ndiqen nga fëmijët tanë në mediat sociale. Disa linja ajrore ndërkombëtare (Lufthansa, British Airways dhe Air Canada) shndrruan logon e tyre në mediat sociale në ylber për festimin e muajit. Nickelodeon TVChannel, të cilin e kemi në version arab, njoftoi për "kalimin në homoseksualizëm" të një numri personazhesh vizatimorë të tij me rastin e muajit, kurse drejtoresha në kompaninë Disney njoftoi pak kohë më parë se synon që deri në fund të vitit të bëjë së paku gjysmën e personazheve vizatimorë të saj përfaqësues të komunitetit homosekskual. Poashtu shumë nga faqet kryesore arabe që pretendojnë se njerëzia është identiteti i tyre tani po konkurrojnë në botimin e artikujve dhe materialeve të ndryshme për pranimin e çështjes dhe "shëmtinë" e diskriminimit ndaj saj! Po mirë, ne e dimë se kjo vepër është e gabuar (mëkat) dhe ne e refuzojmë atë, kështu që pse të shqetësohemi? Edhe shoqëria perëndimore e dinte se ishte një gabim dhe e refuzoi, vetëm disa dekada më parë homoseksualiteti ishte një krim i dënueshëm me ligj kurse tani refuzimi i tij është krimi që dënohet me ligj (në disa raste)! Imagjinoni që mund të humbisni punën tuaj në shumicën e kompanive të mëdha nëse tani shprehni ndonjë nga mendimet në këtë botim. Paramendo që një universitet të mos punësojë një profesor që deklaron refuzimin e ideologjisë gjinore, madje e quan atë ideologji! Imagjinoni që një klient i dyqanit tuaj mund të thërrasë policinë sepse i keni folur në formën mashkullore dhe ai e sheh veten si një grua, madje imagjinoni që një padi mund të ngrihet kundër jush nëse keni një dyqan ëmbëlsirash dhe refuzoni të bëni një tortë për dasmën e dy burrave ose dy grave! (Allahu na ruajtë!) Kjo është gjendja tek e cila kanë arritur ata, e cila është ende në hapat e parë tek ne dhe po ndjek saktësisht të njëjtën rrugë... Pra, përshkak të të lartpërmendurave ne kujdesemi dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për atë që po ndodh në një muaj në të cilin janë bashkuar kompanitë e mëdha ndërkombëtare, lobet e të drejtave të njeriut, projektet e tyre dhe degët e tyre mes nesh për të ndryshuar mendjen e fëmijëve tanë dhe për t'i edukuar ata se "nuk ka asnjë problem!”, “çfarë është pengesa?!”, “ç'lidhje ka me ne?!”, “Pse, çfarë ka në të?!”, dhe “kjo është liria personale!”. Për të ndryshuar shoqërinë gradualisht qoftë edhe gjatë dekadave, derisa të arrinë aty ku arriten perëndimorët në shformimin dhe diskreditimin e natyrshmërisë dhe më pas kriminalizimin e atyre që përpiqen të qëndrojnë në natyrshmëri... Kështu që kur të shfaqet Dexhalli, ta ndjekin atë shumica, atëherë nuk është për t'u habitur... Allahut i kërkojmë falje dhe shpëtim...! (Unë do t'i bashkangjis më poshtë fotot e shembujve të asaj që po ndodh në këtë muaj, të përpjekjeve globale nga kompanitë dhe mediat kryesore për të ndryshuar mendjet dhe natyrshmërinë e njerëzve) #Përkthyer_nga_arabishtja
إظهار الكل...
👍 1