✨️ Qendra Aishe ✨️
الذهاب إلى القناة على Telegram
Mirë se u bashkangjitët në kanalin e Qendrës Aishe! Këtu do të gjeni lajme për kurse dhe ligjërata, ajete, hadithe, dobi të ndryshme dhe thënie të dijetarëve që kanë ndjekur dhe ndjekin sunnetin e Profetit ﷺ. Allahu i bëftë të dobishme për të gjithë! 🤍
إظهار المزيد3 346
المشتركون
-124 ساعات
-77 أيام
لا توجد بيانات30 أيام
أرشيف المشاركات
3 345
🎀 Takohemi sot in sha Allah me temën :
🎀Rinia mes sfidave dhe tundimeve bashkëkohore
🎙Me ligjëruesen:
Zysh Rrumejsa Hasani
🗓 30 Korrik
⏰ Ora 21:00
📍 Përmes aplikacionit Zoom
📲 Linku dërgohet në grupet tona 15 minuta para ligjëratës.
Mos mungoni! 🤍
3 345
🌹 Elhamdulilah, falënderimi i takon Allahut! 🌹
Me mirësinë, ndihmën dhe begatinë e Allahut u përmbyll me sukses ceremonia e ndarjes së çmimeve të Garës Ndërkombëtare të Kuranit Famëlartë, e zhvilluar në Maqedoni, ku morën pjesë konkurrentë nga vende të ndryshme.
Elhamdulilah, edhe këtë vit Qendra jonë pati nderin të përfaqësohej me disa prej nxënëseve të saj. Të gjitha konkurruan me përkushtim, seriozitet dhe një nivel shumë të lartë përgatitjeje. Allahume barik! 🌸
Konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë. Madje edhe vetë anëtarët e jurisë u shprehën se ky ishte një nga edicionet më të forta, për shkak të nivelit shumë të lartë të pjesëmarrëseve dhe diferencave tepër të vogla mes tyre.
Megjithatë, Allahu i nderoi tri prej nxënëseve tona me rezultate të shkëlqyera:
🥇 Suhejla – Çmimi i Parë në kategorinë e memorizimit të gjithë Kuranit.
🥈 Ebrari – Çmimi i Dytë në të njëjtën kategori.
🥉 Marigona – Çmimi i Tretë në kategorinë e memorizimit të 10 xhuzëve.
Lusim Allahun t’i lartësojë në këtë botë dhe në Ahiret dhe të mos ua ndërpresë kurrë suksesin. Amin! 🤲
Allahu u dhëntë sukses të gjitha pjesëmarrëseve, i shpërbleftë me të mirat e Tij në Ahiret dhe i nderoftë si di Ai më mirë. Amin! 🤍💞
Vallahi, në gara të tilla nuk ka humbës.
Kush ecën me Kuranin është gjithmonë fitues: Ka forcuar lidhjen me Fjalën e Allahut, ka disiplinuar veten dhe ka grumbulluar shpërblime që nuk humbasin kurrë.
Allahu na bëftë të gjithëve prej njerëzve të Kuranit; ta jetojmë me të, ta zbatojmë, ta mësojmë dhe të largohemi nga kjo botë me Fjalën e Allahut në zemrat dhe në gjuhët tona.
Allahumme Amin. 🤍📖
3 345
Nënshtroju Zotit tënd... dhe përgëzohu!
«...dhe përgëzoji të nënshtruarit (të përulurit)!» (22:34)
• Kush është i nënshtruari (El-Muhbit)?
I nënshtruari është ai që i përulet Allahut, i ka frikën Atij, i kënaqur me caktimin e Tij, modest me robërit e Tij, i përkushtuar në bindje ndaj Tij dhe tërësisht i dorëzuar ndaj urdhrit të Tij.
Qetësia e vërtetë nuk qëndron te largimi i sprovës, por te nënshtrimi dhe përulësia e zemrës ndaj Allahut!
𝑸𝒆𝒏𝒅𝒓𝒂 𝑨𝒊𝒔𝒉𝒆✨
3 345
••• O miku im…
💡Në rrëmujën e jetës dhe ndryshimin e rrethanave të saj, mbetet gjithmonë një dritë që nuk fiket kurrë, sa do që të dëndësohet errësira: drita e mirësisë.
》Sepse mirësia nuk është thjesht para që shpenzohet, as fuqi që shfaqet, por është një zemër që di se si t'ua lehtësojë barrën të tjerëve.
🏷️ Mëshira nuk ka nevojë për ndonjë status të lartë e as për dije të gjerë, ajo është thjesht të ndjesh për tjetrin…
💌 Të kujtosh se pas çdo fytyre fshihet një histori, dhe pas çdo buzëqeshjeje të heshtur ka një dhimbje të durueshme, dhe se një prekje e vogël mirësie mund të ndryshojë jetën e dikujt pa e kuptuar ti fare.
📮Bëju mirë njerëzve, sepse mirësia kthehet tek ty, qoftë edhe pas një kohe…
🌱 Dhe mbill mëshirë në çdo rrugë ku kalon, sepse për ato zemra që zbuten për të tjerët, Zoti do ta zbutë këtë botë dhe botën tjetër.
✋🏻 Dhe kujto:
🤍 Dhënia nuk është vetëm ajo që dhurojmë me duart tona, por edhe ajo që ofrojmë me zemrat tona.
Njeriu mbetet madhështor për sa kohë që është i mëshirshëm, shpirtgjerë dhe me gjurmë të ëmbla mirësie.
👣 Prandaj, bëhu ti ajo gjurmë e mirë…
📜Profeti ﷺ ka thënë: Njerëzit më të dashur tek Allahu janë ata që janë më të dobishëm për njerëzit.
Qendra Aishe
3 345
Ai është Allahu... si është e mundur të mos e duash Atë?😞😢
Një nga gjërat më të çuditshme është ta njohësh Atë, e megjithatë të mos e duash; ta dëgjosh thirrjen e Tij, por të vonohesh t'i përgjigjesh; ta dish se sa i madh është fitimi në marrëdhënien me Të, por t'i japësh përparësi dikujt tjetër; ta njohësh madhështinë e zemërimit të Tij, e prapëseprapë të ekspozohesh ndaj tij.
Ta provosh vetminë dhe zbrazëtinë që sjell mosbindja ndaj Tij, e pastaj të mos kërkosh ngushëllimin dhe afërsinë përmes bindjes ndaj Tij.
Ta ndiesh shtrëngimin e zemrës kur merresh me biseda që nuk kanë lidhje me Të ose me përmendjen e Tij, e megjithatë të mos mallëngjehesh për qetësinë dhe çlirimin që sjell dhikri dhe lutja e sinqertë drejtuar Atij.
Ta përjetosh vuajtjen kur zemra lidhet me dikë ose diçka tjetër përveç Tij, por të mos ikësh nga kjo gjendje drejt lumturisë së kthimit tek Allahu, drejt afrimit dhe pendimit të sinqertë ndaj Tij.
Dhe edhe më e çuditshme se kjo është ta dish se nuk mund të bësh pa Të, se je më i nevojshëm për Të se për çdo gjë tjetër, ndërsa vazhdon të largohesh prej Tij dhe të dëshirosh atë që të largon edhe më shumë nga Ai.
✒️ Ibn Kajjim
✉️ Qendra Aishe
3 345
Nëse sheh dikë që ishte në rrugën e bindjes (adhurimit) e më pas rrëshqiti, gjëja e parë që duhet të ndjesh është frika për veten tënde, jo ta gjykosh atë dhe as të mburresh me veten.
Mbulimi (i të metave) në të cilën ndodhemi nuk është dëshmi se jemi më të mirë, por është prej mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij. Allahu i Lartësuar thotë:
{E sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej gjynaheve), por Allahu pastron atë që dëshiron.} (24:21)
Kështu që qëndrueshmëria në bindje, në namaz, në hixhab dhe afërsia me Allahun, të gjitha këto janë mirësi nga Allahu dhe nuk janë prej fuqisë sonë.
Zemrat janë mes dy gishtave prej gishtave të të Gjithëmëshirshmit, ndaj kërkojini Allahut gjithmonë qëndrueshmëri!
Përpiquni në përmirësimin e vetes suaj, lutuni për udhëzimin e të tjerëve dhe për veten tuaj për qëndrueshmëri, sepse askush nuk është i sigurtë ndaj sprovave (fitneve).
"O Rrotullues i zemrave, përforcoji zemrat tona në fenë Tënde!"
𝑸𝒆𝒏𝒅𝒓𝒂 𝑨𝒊𝒔𝒉𝒆✨
3 345
✋🏻 Çdo gjë të duket më e madhe, derisa ta shohësh nga këndvështrimi i fuqisë së Allahut.
• Problemi bëhet i madh, sepse e ke harruar fuqinë e Allahut.
• Frika bëhet e madhe, sepse shikon të nesërmen, por nuk shikon Atë në Dorën e të Cilit është e nesërmja.
• Padrejtësia e njerëzve të duket e madhe, kur harron se mbi çdo zullumqar është Gjykatësi që nuk i bën padrejtësi askujt.
• Humbja bëhet e madhe, kur e sheh këtë botë sikur këtu përfundojnë të gjitha takimet.
🍃 Akideja (besimi i drejtë) nuk i ndryshon ngjarjet e jetës, por e ndryshon madhësinë që ato kanë në zemrën tënde.
📬 Prandaj, gjëja e parë me të cilën edukohet besimtari nuk është se jeta do të jetë pa sprova, por se:
▪︎ Allahu është më i Madhi.
~ Më i Madh se brenga jote.
~ Më i Madh se frika jote.
~ Më i Madh se çdo derë që është mbyllur.
~ Më i Madh se çdo dëshirë që është dukur e paarritshme.
🤍 Nëse Allahu bëhet i Madh në zemrën tënde, shumë gjëra bëhen të vogla; jo sepse ato kanë ndryshuar, por sepse më në fund i ke parë në madhësinë e tyre të vërtetë.
Qendra Aishe
3 345
👉🏻 Nëse të ngushtohet gjoksi, bëj sexhde.!
👉🏻 Nëse të shpërqendrohen mendimet, bëj sexhde.!
👉🏻 Nëse të ndryshon zemra, bëj sexhde.!
🤍 Sexhdeja është vendi më i afërt midis teje dhe Atij që të njeh më mirë se kushdo tjetër.
Qendra Aishe
3 345
Është vërtet e çuditshme që disa njerëz, ndonëse kanë vdekur dhe ndodhen në varret e tyre, vazhdojnë të marrin shpërblime çdo ditë e çdo natë, madje shpërblimi i tyre shtohet vazhdimisht.
Ndërsa të tjerë ecin mbi tokë; kalojnë netët, ditët dhe muajt, por nuk fitojnë asnjë shpërblim. Përkundrazi, grumbullojnë mëkate dhe barra gjynahesh. Allahu na ruajtë!
SubhanAllah, sa dallim dhe kontrast i madh!
Ku është atëherë marrja e mësimit?
Dhe ku është përkujtimi?
𝑺𝒉𝒆𝒋𝒉 𝑨𝒃𝒅𝒖𝒓𝒓𝒆𝒛𝒂𝒌 𝒆𝒍-𝑩𝒆𝒅𝒓 (𝑨𝒍𝒍𝒂𝒉𝒖 𝒆 𝒓𝒖𝒂𝒋𝒕)
𝑸𝒆𝒏𝒅𝒓𝒂 𝑨𝒊𝒔𝒉𝒆✨
3 345
❔Sa njerëz kanë thënë: "Po qesh", ndërsa brenda tyre fshihet një dhimbje që askush nuk e sheh?
❔Sa zemra qeshin para njerëzve, ndërsa përbrenda janë të lodhura dhe të mbushura me dhimbje?
👉🏻 Jeta nuk është pamja e jashtme dhe as një buzëqeshje që shihet. Jeta e vërtetë është qetësia e zemrës.
﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اسْتَجِيبُوا لِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُمْ لِمَا يُحْيِيكُمْ﴾
“O ju që besuat! Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit, kur ai ju thërret në atë që ju jep jetë!” (El-Enfal: 24)
✋🏻 Meditoje fjalën: ju jep jetë.
▫️Allahu nuk tha: ju shpëton, ju qetëson apo ju lumturon, por tha: ju jep jetë.
🪷 Sikur të na tregonte se jeta e vërtetë nuk qëndron në të qeshurat e shumta dhe as në arritjet e kësaj bote, por vetëm në afërsinë me Allahun.
🥀 Çdo rrugë që të largon nga Allahu është vdekje për shpirtin, edhe nëse duket e mbushur me jetë.
🌷 Dhe çdo rrugë që të çon tek Allahu është jetë, edhe nëse disa e mendojnë të vështirë.
》Në fund, jeta e vërtetë është në bindjen ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ; në respektimin e kufijve që Ai ka vendosur, në ndalimin nga ajo që Ai e ka ndaluar dhe në afrimin tek Ai me atë që e do dhe e pëlqen.
🫀 Me Allahun, dhimbja qetësohet, zemra gjen prehje dhe shpirti bëhet i lehtë, sikur të kishte lindur përsëri.
🤍 Me Allahun fillon vërtet jeta.
Qendra Aishe
3 345
🎀Tema: *Ruajtja e shikimit dhe mbrojtja e zemrës nga harami*
🎀Ligjëruese: *Zysh Arlinda Behrami*
🔗 Linku i ligjëratës:
https://us06web.zoom.us/j/7893321690
🔑 Kodi: 000
Na ndiqni tani 🌷
